​Bitcoin pranon: Në Shqipëri ka tregtues të monedhës virtuale

July 17, 2017 09:55

​Bitcoin pranon: Në Shqipëri ka tregtues të monedhës virtuale

 

Bitcoin.com, faqja zyrtare e monedhës virtuale bitcoin, ka pohuar se në Shqipëri ka disa tregtues të localbitcoin, megjithëse ajo pranon që ende ka një pjesë tregu shumë të vogël në këtë vend.

Bitcoin ka referuar disa transaksione, ku këta tregtues shqiptarë, me emër të koduar, dëshirojnë që të shesin ose blejnë bitcoin dhe takimet, apo edhe transksionet i bëjnë gjithnjë në vende publike.

P.sh. përdoruesi BtcExMtl do të shesë bitcoin me çmimin e luhatshëm 1876.14 EUR / BTC, ku shuma minimale që mund të fillojë tregtimi është 300 euro. Tregtuesi lë takim me të interesuarin për të blerë bitcoin në një ambient publik. Ky tregtues rezulton ta ketë hapur llogarinë tre vjet më parë dhe ka më shumë se 1000 tregtime të konfirmuara me 678 partnerë të ndryshëm.

Një tjetër tregtues, DragosWarrior, po në Tiranë, e blen monedhën virtuale me çmimin 1596.65 EUR / BTC. Në këmbim të blerjes së monedhës tregtuesi jep euro në cash.

Ai thotë se vendi i preferuar i takimit është publik (ndonjë bar-kafe), ndërsa edhe shkëmbimi do të bëhet po në vend publik. Ky tregtues e ka krijuar llogarinë 2 vjet e 6 muaj më parë dhe ka 100 tregtime të konfirmuara me 92 partnerë të ndryshëm.

Lajmin dhe linkun e informacionit për tregtuesit, faqja zyrtare e Bitcoin.com e ka dhënë kur ajo ka ripublikuar një deklaratë të Bankës së Shqipërisë, e cila paralajmëronte publikun për 5 rreziqet e monedhës virtuale.

“Kjo është hera e parë që Banka e Shqipërisë ka publikuar një paralajmërim rreth bitcoin, që ende ka një pjesë shumë të vogël tregu në vend dhe vetëm një grusht tregtuesish Localbitcoin.”

Në fund të artikullit Bitcoin.com ka pyetur lexuesit se çfarë mendojnë ata rreth paralajmërimit të Bankës së Shqipërisë.

Javën e kaluar Banka e Shqipërisë  paralajmëroi se ajo nuk ka licencuar asnjë subjekt financiar në veprimtarinë e të cilit të përfshihet përdorimi i monedhave virtuale. Për rrjedhojë, çdo shoqëri e cila përfshihet në këtë aktivitet në Republikën e Shqipërisë nuk është e licencuar, e për rrjedhim aktiviteti i saj nuk i nënshtrohet kuadrit rregullues dhe atij mbikëqyrës nga ana e Bankës së Shqipërisë.

Si pasojë, në kushtet e mungesës së rregullave që do të disiplinonin aktivitetin financiar dhe mbikëqyrjen e tyre, veprimtaria e këtyre subjekteve karakterizohet nga një shkallë e konsiderueshme rreziku dhe pasigurie, pa garanci të plota për mbrojtjen e klientëve nga humbja në investim. Nisur nga ky këndvështrim, përfshirja e çdokujt në këtë lloj veprimtarie mbetet një veprim në përgjegjësinë individuale të çdo personi që e ndërmerr atë.

Më herët, Monitor bëri të ditur se mania e monedhës virtuale ka ardhur dhe në Shqipëri. Megjithëse Banka e Shqipërisë, si dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare thonë se nuk ka asnjë kompani të licencuar për tregtimin e kriptomonedhës, e cila nuk është asgjë më shumë se një kod kompjuteri, individë të ndryshëm kanë filluar të promovojnë dhe të asistojnë në blerjen e parasë virtuale./Monitor

July 17, 2017 09:55
Komento

5 Komente

  1. Futcoin July 17, 11:34

    Kjo eshte nje PIRAMIDE MASHTRUESE ,me e rrezikeshme dhe me e pa kontrollueshme se ato te 97-tes.
    Njerez,mos u mashtroni prap!

    Reply to this comment
  2. Arben July 17, 14:10

    FLORIRI FLORIRI,

    I VETMI QE NUK KA HUMBUR VLEREN NE 12,000 VITE TE HISTORISE SE NJOHUR TE NJEREZIMIT.

    Reply to this comment
  3. Crusader July 17, 14:28

    Po te besosh ato qe thote banka e Shqiperise, normale qe do demonizojne Bitcoin. Banka e ka konkurrent Bitcoin dhe keto jane ceshtje interesi dhe kontrolli. Pra banka ka konflikt interesi me Bitcoin, dhe si rrjedhoje nuk mundet qe te jape nje opinion apo keshille te pavarur dhe te besueshme, per platformat e parase elektronike.

    Bitcoin ka bere shume njerez te pasur, dhe do te vazhdoje te rritet si monedhe virtuale, sepse fuqia e tij qendron te njerezit dhe jo Bankieret. Kjo monedhe nuk eshte nen kontrollin e bankiereve, te cilet kane shkaterruar boten.

    Dita ju lutemi na i postoni komentet.

    Reply to this comment
  4. Crusader July 17, 14:37

    O dita po perse nuk i postoni komentet, apo trembeni nga Banka e Shqiperise. Banka e Shqiperise i thencin!

    Reply to this comment
  5. Crusader July 17, 14:55

    Komenti Dita????

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*