Veseli: Ndarja e Kosovës, jo temë dialogu. Thaçi: Korrigjim kufijsh

August 6, 2018 11:45

Veseli: Ndarja e Kosovës, jo temë dialogu. Thaçi: Korrigjim kufijsh

Ideja e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve ka prodhuar debate të forta politike në Kosovë.

Sot në një shkrim për Kohën Ditore, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka dalë kundër idesë së presidentit Thaçi. “Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut“, thotë Veseli ndër të tjera.

Vendimet e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës janë tw qarta. Në asnjë rrethanë, ndarja e Kosovës nuk do të jetë temë e dialogut. Kosova do të shkojë në dialog, në mënyrë që finalja e tij ta prodhojë një marrëveshje ndërkombëtarisht obliguese – e cila sjell njohjen e Kosovës, ulësen në OKB dhe përshpejtimin e rrugës së integrimeve euroatlantike. Kjo është agjendë e jona e përbashkët me SHBA-në dhe BE-në” -thotë Kadri Veseli.

Sipas kryeparlamentarit Veseli, Kosova do të hyjë në OKB, NATO dhe në BE me kufijtë e saj të pavarësisë.

Ndërsa Presidenti Hashim Thaçi është shprehur se propozimi i tij për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë.

“Propozimi im për zgjidhje paqësore me Serbinë është i qartë: jo ndarje në baza etnike, mirëpo po për korrigjimin e kufirit dhe njohjen reciproke”, ka shkruar Presidenti Thaçi në Twitter.

o.j/dita

August 6, 2018 11:45
Komento

3 Komente

  1. Alban August 6, 16:03

    Presidenti Thaci thote shqip: “Korigjim kufijsh!”, karrieristet bertasin: “Ndarje te Kosoves!?”

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic August 6, 17:52

    Keshtu than e c`fare nuk than edhe sapo doli ne sken UCK-ja ajo forc vitale qe e solli Kosoven ne keto nivele.
    Thaci sote ka hapur nje kapitull te ri. Nuk dihet e ka nga vetja apo e ka ne planin strategjik te pertnerve tane strategjik.
    Deri me sot kjo nuk eshte thene, Thaci tani vazhdon te sulmohet pore nuk e dijem mire se perse.
    E sulmojne nga Xhelozia se perseri si vigan do te jet ne krye te ketyre korigjimeve apo e sulmojn se nuk dijen gje per probklmin.!
    Le te presim dhe le te sdhofim.
    Une jam shum optimiste.!

    Reply to this comment
  3. alphade August 6, 21:42

    Shkurt e qarte: Thaci nuk gabon ne politike e taktike ! Por
    cdo gje mund te ndodhe ne kete Ballkan te trazuar ?! Per
    shqiptaret brenda kufijve shteteror eshte domosdoshmeri
    qe Kosova dhe udheheqja kosovare te beje me te miren
    per popullin e saj dhe lideret kosovare te mos nisen nga
    interesat e tyre egoiste se kush do jete neser i “pari ven-
    dit” duke u sjellur si dikur si bajraktari Berisha tek ne ne
    Shqiperi, i cili per te shpetuar lekuren e vet te “Shagrenit”
    eshte hedhur ne sulm te eger kunder Presidentit Thaci
    duke i bere nje sherbim plot zell UDB-s se Milloshevicit:
    Se pari, me kete “deklarate superpatriotike”, Sali Berisho-
    vici perpiqet te mbjelle percarje ne radhet e lidershipit ko-
    sovar dhe perkohesisht ia ka arritur ta percaje ate. Dhe ..
    Se dyti, i ka dhene nje sinjal te drejtperdrejte se Ai mbe –
    shtet akuzat e Beogradit se gjoja Kosova perben nje rre-
    zik eminent per pakicat serbe ne Kosove dhe si e tille,li-
    deri kryesor i saj duhet “eliminuar” sepse eshte kunder-
    shtare i Beogradit dhe vete Berishes. Lufta vazhdon ne
    gjirin e vete shqiptareve duke “cuar ne vend ‘amanetin’ e
    Chubrillovicit” per menyrat dhe metodat e “eksterminimit”
    te races shqiptare dhe njera nga keto eshte “futje e grin-
    djes midis shqiptareve” duke perdirur sa me shume shpi-
    fje,intriga,mashtrime qe Monstra e Vicidolit keto vese i ka
    ne GEN, ne RACE…..dhe fundi i tij ne REC …… !!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim