Origjina dhe tiparet kryesore të Sars-Cov-2

March 24, 2020 18:38

Origjina dhe tiparet kryesore të Sars-Cov-2

Nga Dr. Nevila Çaushi

SARS-CoV-2 është coronavirusi i shtatë që shkakton infeksion tek njerëzit. SARS-COV, MERS-CoV, SARS-CoV-2 mund të shkaktojnë sëmundje me simptoma shumë të rënda,ndërkohë që  HKU1; NL63; OC43 dhe 229E janë viruse qe shkaktojne semundje  me simptoma të lehta.

Ne kete fakt u bazuan autoret per te deduktuar origjinen e  SARS-CoV-2 nga analizat krahasuese te te dhenave te genomit. Sa me siper autoret japin perspektiven ne lidhje me tiparet me dalluese te genomit te virusit SARS-CoV-2 si dhe diskutojne skenare te cilat mund te ngrihen per cdo rast. Analiza e tyre tregon qarte që ky virus nuk është konstrukt laboratorik, ose me keq një virus i manipuluar qëllimisht.

Tiparet dalluese të genomit te virusit  SARS-CoV-2

Krahasimi i autoreve ne lidhje me  coronaviruset  alfa dhe beta nxjerr në pah dy tipare  shume te qarta dalluese të genomit te SARS-CoV-2.

  1. Në bazë të studimeve strukturale dhe eksperimenteve biokimike, SARS-CoV-2 duket se është optimizuar mjaft mire për t’u lidhur me receptorin human ACE2 (inhibitor).
  2. Proteina Spike e virusit SARS-CoV-2 ka një vend per nje hapje polibazike funksionale (furinë) në lidhjen S1-S2 nepermjet  futjes se dymbëdhjetë nukleotideve të reja dhe për rrjedhojë kjo gje con në përfitimin  e tre glikaneve me lidhje oksigjeni në atë pozicion.
  3. Mutacionet e SARS-CoV-2 në domainin e lidhjes me receptorët.

Domaini ose vendi ku lidhet me receptorët ( RBD ) në proteinën Spike është pjesa më varjable e genomit të coronavirusit. 6 amino acide ( RBD ) eshte vertetuar qe janë kritikë për t’u lidhur me receptorët e  ACE2  duke percaktuar keshtu edhe intervalin mikprites  të viruseve te ngjashme me  SARS-CoV. Duke marre parasysh kordinatat e familjes se viruseve SARS CoV keto  RBD aminoacide njihen praktikisht   si pozicione dhe kordinata dhe korrespondojne me 6 pozicione te tjera praktikisht ne lidhje me koordinatat pozicionale ne genomin e virusit SARS-CoV-2 . Dhe dihet qe 5 nga keto mbetje ndryshojne nga virusi SARS-CoV-2 me familjen e SARS-CoV.

Në bazë të studimeve strukturale dhe eksperimenteve biokimike, SARS-CoV-2 ka një domain ( RBD ) që shoqerohet   me një afinitet shumë të madh me ACE2 e njerezve, për t’u lidhur me ACE2 të njerëzve, maceve, kavjeve, si dhe specieve të tjera me ngjashmeri receptorësh të lartë. Ndërkohë që analizat e genomit te nxjerra tashme, sugjerojnë që SARS-CoV-2 mund të lidhë ACE2 humane me një afinitet të lartë , analizat kompjuterike parashikojnë që ndërveprimi nuk është ideal, si dhe që sekuenca e domainit RBD ndryshon nga ajo e e familjes SARS-CoV, por eshte optimale për lidhjen e receptorëve. Eshte vetem per kete aresye qe , afiniteti shumë i lartë lidhës i proteinës Spike  SARS-CoV-2 me ACE2  human ka shume  të ngjarë të jetë rezultat i një seleksionimi natyral në lidhje me ACE2 humane, ose të ngjashme me humane, i cili ben te mundur zgjidhjen ose skjarimin per nje lidhje tjeter optimale. Ka prova shumë të qarta sot që SARS-CoV-2 nuk është produkt i një manipulimi të qëllishëm.

  1. Vendi i carjes së furinës polibazike dhe glikanet me lidhje-O

Tipari i dytë i rëndësishëm i virusit  SARS-CoV-2 është se ka një vend per carje polibazike në lidhje S1-S2  ( me koordinatat RRAR ne genom ), te cilat jane dy  nënnjësite e proteines Spike. Kjo lejon një carje efektive nga furina ( nje aminoacid human ) dhe nga proteaza te tjera , si dhe  ka një rol  te rendesishem në përcaktimin e infektivitetit viral si dhe te intervalit të mikpritësit. Përvec kësaj, një prolinë udhëheqëse futet gjithashtu në këtë vend të SARS-CoV-2 ; duke bërë të mundur qe sekuence e nukleotideve te jete ( PRRA ). Efekti që krijohet nga Prolina parashikohet që con në shtimin e glikaneve me lidhje-O në pozicionet S673, T678 dhe S686 , te cilat e ngop e mbushin këtë  pozicion carje dhe që janë unike për SARS-CoV-2. Këto vende ose pozicione per carje polibazike nuk janë vërejtur në linjën B te beta coronaviruseve, megjithëse beta coronaviruset e tjera humane ku perfshihet virusi HKU1(linja A) i kanë këto vende carje, si dhe glikanet me lidhje-O. Duke marë në konsideratë nivelin e variacionit gjenetik në proteinën Spike, ka shumë të ngjarë që viruse te ngjashem me SARS-CoV-2 me  vende  të pjesshme ose të plota carjeje polibazike, mund të zbulohen edhe në specie të tjera.

Konseguenca funksionale e këtij pozicioni te carjes polibazike ne virusin SARS-COV-2 është ende e panjohur dhe do jete shume e rëndësishme për të përcaktuar impaktin e saj në transmetueshmërinë dhe patogjeniticitetin në modelet e kafshëve.

Eksperimentet me SARS-CoV kanë treguar që pozicioni i varjes per  furinën në lidhjen S1-S2 rrit fuzionimin qelizë-qelizë pa afektuar hyrjen virale. Përvec kësaj, një carje eficiente ne proteinen spike te viruseve MERS-CoV ben te mundur  qe koronaviruset e tipit MERS te kalojne nga lakuriqet e nates dhe te infektojne qelizat njerezore. Ne viruset e gripit te shpendeve shumefishimi i shpejte si dhe trensmetimi ne popullatat shume te dendura me pula perzgjedh per tu futur ne pozicionet e carjs polibazike te proteines hemaglutinine (HA) e cila ofron nje sherbim te ngjashem me ate te proteines spike te koronavirusit. Zaptimi i pozicioneve te carjes polibazike ne proteinen ( HA ) me ane te proceseve te futjes ose rikombinimit i konverton viruset e gripit te shpendeve me pothogeniticitet te ulet ne forma me pathogeniticitet te larte. Zaptimi i pozicioneve te carjes polibazike nga HA eshte vene re gjithashtu edhe pas nje kalimi te perseritur ne kulturat qelizore ose nepermjet kafsheve.

Funksioni i glikaneve te parashikuar me lidhje-O eshte ende i paqarte, por dihet qe keto te fundit mund te krijojne nje ‘domen te ngjashem me mucinen’ i cili i ben mburoje epitopeve ose mbetjeve kryesore ne proteinen spike te virusit SARS-CoV-2. Disa viruse e perdorin kete domen te ngjashem me mucinen si nje imunoevazion qe involvon mburojat e glikaneve.  Megjithëse parashikimi i glikozilimit te  lidhjeve-O është i vështirë, studime eksperimentale nevojiten për të përcaktuar nëse këto vende ose pozicione  përdoren tek SARS-CoV-2.

Duke u nisur nga keto te dhena shkenctaret kane arritur ne kete perfundim:

Konkluzione

Në mes të urgjencës globale të shëndetit publik per  COVID-19, është e arsyeshme të pyesni pse origjina e çështjes pandemike merr nje rendesi te vecante. Nje kuptimi i hollësishëm se si një virus i kafshëve kërceu kufijtë e specieve për të infektuar njerëzit në mënyrë shume  produktive do të ndihmojë në parandalimin e ngjarjeve të ardhshme zoonotike. Për shembull, nëse SARS-CoV-2 para-përshtatet në specie te tjera shtazore, atëherë ekziston rreziku i ngjarjeve të ardhshme të rishfaqjes. Në të kundërt, nëse procesi adaptiv ka ndodhur te njerëzit, atëherë edhe nëse ndodhin transferime të përsëritura zoonotike, nuk ka gjasa të nisin pa të njëjtën seri mutacionesh. Për më tepër, identifikimi i të afërmve më të afërt viralë të SARS-CoV-2 që qarkullojnë te kafshët do të ndihmojë shumë studimet e funksionit viral. Në të vërtetë, disponueshmëria e sekuencës  RaTG13  tek lakuriqi i nates ndihmoi në zbulimin e mutacioneve kryesore të RBD dhe sitit ose pozicionit  të carjes polibasike

Karakteristikat e genomit  të përshkruara këtu mund të shpjegojnë vecanerisht aftesine  infektuese  dhe transmetueshmërinë e SARS-CoV-2 te njerëzit. Megjithëse provat tregojnë se SARS-CoV-2 nuk është një virus i manipuluar me qëllim, aktualisht është e pamundur të provosh ose kundërshtosh teoritë e tjera të origjinës së tij të përshkruara këtu. Sidoqoftë, duke qenë se kemi vërejtur ose paraqitur ketu  të gjitha tiparet e qenesishme te  SARS-CoV-2, ku perfhsihet  aftesia e optimizuar per te lidhur proteina RBD  si dhe pozicioni i carjes polibazike, në familjen e  koronaviruseve ne natyrë, ne nuk besojmë se çdo lloj skenari i bazuar në laborator është i besueshëm.

Më shumë të dhëna shkencore mund të ndryshojnë ekuilibrin e provave për të favorizuar një hipotezë mbi një tjetër. Perftimi i sekuencave virale  nga burimet shtazore do të ishte mënyra më përcaktuese e zbulimit të origjinave virale. Për shembull, një vëzhgim në të ardhmen i një vendi të carjes polibazike të ndërmjetme ose të plotë në një virus të ngjashëm me SARS-CoV-2 nga kafshët do t’i jepte mbështetje edhe më tej hipotezave të përzgjedhjes natyrore. Do të ishte gjithashtu e dobishme për të marrë më shumë të dhëna gjenetike dhe funksionale në lidhje me SARS-CoV-2, përfshirë studimet e kafshëve. Identifikimi i një pritesi të mundshëm  te ndermjetem  të SARS-CoV-2, si dhe sekuencimi i virusit nga rastet e mepareshme  do të ishte gjithashtu ne menyre te ngjashme shumë informues. Pavarësisht nga mekanizmat e saktë me të cilët SARS-CoV-2 u shfaq  përmes seleksionimit natyror, mbikëqyrja e vazhdueshme e pneumonisë tek njerëzit dhe kafshët e tjera është padyshim e një rëndësie  shume te  madhe.

 

l.h/ dita

March 24, 2020 18:38
Komento

3 Komente

  1. demo March 24, 22:20

    S`mora vesh gje vec faktit se virusi kinez i lakuriqeve nuk eshte krijuar ne Laborator.Hani lakuriqe o kineze,se zbor pas ushtrie po i beni botes.

    Reply to this comment
  2. drini March 25, 02:52

    Perkthim jo i mire

    Reply to this comment
  3. . March 25, 18:54

    perkthimin e thjeshtuar te studimit (periodikja shkencore Nature Science) e publikoi gazeta Tema nja 4-5 dite para, kjo Doktorja ka sjelle perkthim tjeter dhe te plote fatkeqesisht i pakuptueshem si per shqipen si per specifiken shkencore. Rezulat akoma me i keq dmth.
    Sidoqofte origjina e covid19 pak rendesi ka ne kete stad te epidemise, urgjenca mbetet lufta.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim