Rroku-Gjebrea, rikthimi i vrasjes së 2001 pushton rrjetet sociale

March 1, 2016 01:29

Rroku-Gjebrea, rikthimi i vrasjes së 2001 pushton rrjetet sociale

15 vjet pas vrasjes se Alda Canajt dhe nënës së saj pranë pallatit të sportit “Asllan Rusi“ në Tiranë, ish Agjenti i Shërbimit Informativ Kombëtar, Marjan Rroku ka rrëfyer krimin që tronditi më 29 mars 2001 kryeqytetin. I dënuari me burgim të përjetshëm e ka bërë këtë në një intervistë të gjatë me Ardit Gjebrean, në emisionin e së dielës në Tv Klan.

Në 2001 unë kam bërë diçka që s’e kisha menduar as une as familja ime as kush më ka njohur mua. Duke shku për shpi tek Zogu Zi ka qëllu rastësisht që kam parë të emën dhe shkova me i dhënë letrën. Kalova andej i kam parë nga Pallati Sportit dhe i them Rimes: Thuj vajzës, mos të më çoj letra – Ça thotë letra? – Thotë që jam i poshtër. Ajo më kthehet, por ti i poshtër je dhe me gjuan me çantë dhe kam ra ne tokë. Që nga ai moment çdo gjë është e turbullt në jetën time” – rrëfeu ai për moderatorin e njohur televiziv Gjebrea.

Megjithëse nuk është e ndaluar të intervistosh një vrasës, shumë shikuesve u ka bërë përshtypje një lloj empatie e Arditit me të dënuarin e përjetshëm, një si përpjekje e sforcuar për të ngjallur te publiku mëshirë për vrasësin.

Kjo gjë ka ngjallur shumë reagime.

Veçanërisht të zemëruar janë shfaqur familjarët e dy viktimave. Motra e Aldës së vrarë, Ornela, është personi që për vite me radhë iu qep Rrokut të arratisur pas vrasjes. Ajo arriti të sensibilizonte autoritetet amerikane, të cilat kërkuan për vite me radhë Rrokun dhe arritën ta kapin atë ndërsa ai kishte ndërruar identitetin, ishte martuar dhe ishte baba i një fëmije. Arratisja Marjan Rroku u arratis pas vrasjes me një pasaportë sllovene.

Kaloi nga Mali i Zi, në Belgjikë e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nis një jetë të re, martohet dhe lind një fëmijë. Por historia e 29 marsit të vitit 2001 do ta ndjekë si hije nga pas. E motra e Aldës, Ornela nuk kishte lënë gur pa lëvizur që Marjani të kapej edhe përtej oqeanit. Për herë të parë ai e sheh foton e tij në emisionin “Most Wanted” në Amerikë ku kërkoheshin personat e kërkuar nga e gjithë bota. Jo larg nga ky moment FBI amerikane gjen gjurmët e Marjan Rrokut që në Amerikë njihej si Jeton Mirakaj.

“Më trokitën në 6 mëngjesi unë isha në gjumë. U çova, hapa deren. Një të dalë jashtë më kthyen me shpinë. Dhe me thanë “mos lëviz Marjan”. Hera e parë që degjova Marjan pas shumë vitesh” – e përshkroi ai për Gjebrenë momentin e arrestimit pas më shumë se një dekade në kërkim.

Marjan Rroku u ekstradua në Shqipëri vitin e kaluar. Ish-studenti i fizikës bërthamore thotë se me viktimën Aldën nuk ka patur të bëjë dhe se ishte ajo që e bezdiste me letra. Ai i tha Gjebresë se e mitura Alda nuk ka qenë kurrë e dashura e tij, por ajo ishte futur në mes të një historie dashurie që ai kishte patur me një shoqen e saj.

Dhe se ishte ndeshur rastësisht në rrugë ditën e vrasjes me Aldën dhe nënën e saj. Por ky version i treguar për Gjebrenë, ka rënë poshtë nga faktet që dolën menjëherë pas transmetimit të intervistës. Motra e Aldës Ornela publikoi një gazetë të vjetër të ditëve pas vrasjes, ku vetë Rroku kishte pranuar që dashuronte Aldën që ishte lidhur me të dhe se ajo e kishte tradhtuar etj.

Të dhënat dëshmojnë se Rroku kishte njohje me të miturën dhe jo vetëm kaq.

Sipas familjarëve ai kishte muaj që përndiqte vajzën dhe familjen e saj duke i detyruar të ndërronin edhe banesë. Materialet amerikane të çështjes e përshkruajnë fiksimin e Rrokut me viktimën e tij si një gjendje thuajse psikopatie./DITA

Për të lexuar historinë e plotë të kapjes së Marjan Rrokut klikoni KETU

March 1, 2016 01:29
Komento

3 Komente

  1. KUSH PO NA TRAJTON SI KAVIE EKSPERIMENTALE ?? March 1, 03:39

    ky eshte krimi me horror qe kam ndegjuar ne jeten time 70 vjecare..ndoshta ne nje koment tjeter mund ta sqaroj pse-ne..eshte krim berishian se jane vrare me armen e shtetit..

    POR GJEJA E PARE QE NXORRA NGA KJO INTERVISTE BOMBE ESHTE:

    KUSH E COI KETE ISHMUT TE BLLOKUT TE HEDHE KETE BOMBE PIKERISHT NE DITEN E ARDHJES SE VENECJANEVE ?? KUSH PERVEC BAJLOZIT VIQIDOLIT ??

    PSE PIKERISHT NE KETE DITE ??

    NUK KA DITE QE NUK NDEGJOJME LAJME HORROR

    KUSH E KTHEU SHQIPERINE NE KOLUMBINE E EUROPES ?!

    50 nga 10000 krimet më të rënda në Shqipëri nga viti 1990

    1. 29 Maj 1992

    Në Libofshë të Fierit, dy vëllezërit Çuko grabisin një banesë dhe vrasin 5 pjesëtarët e familjes, duke përfshirë edhe foshnjen 6-muajshe.

    2. 21 Tetor 1995

    Rrëmbehet në Tiranë dhe më pas zhduket, biznesmeni shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshohet se ka vdekur pasi është torturuar nga punonjës të SHIK-ut. Ende nuk është gjetur trupi i tij.

    3. Mars 1997

    Në Lushnje, vritet dhe më pas i pritet koka një personi. Autori shëtit në qytet me kokën e prerë, në prani të kalimtarëve.

    4. 23 Maj 1997

    Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në kilometrin 29, gjendet e masakruar një grua 35 vjeç. Policia arreston për këtë krim, të dashurin e saj. Ndërkohë që shkaku ishte xhelozia.

    5. 5 Mars 1998

    Në plazhin e Patokut, gjendet i vrarë dhe më pas i djegur, roja i lokalit. Viktimën e kishin lidhur me pranga dhe e kishin vendosur të lidhur në një shtyllë.

    6. 15 Mars 1998

    Në Qafë-Priskë në Tiranë, gjendet në rrugë kufoma e një pedagogu të Inxhinierisë së Ndërtimit, Mirajn Bubsi. Mendohet se autorët e kanë mbytur me peshqir dhe më pas e kanë djegur kufomën.

    7. 9 Janar 1999

    Gjendet rrugës drejt malit të Dajtit, në bagazhin e një makine, trupi i djegur i një të riu.

    8. 19 Shkurt 1999

    Në Qytetin Studenti gjendet e masakruar me një gurë në kokë studentja 21-vjeçare Kozeta Hyseni, e fakultetit Histori-Filologji. Edhe sot, nuk është gjetur autori.

    9. 30 Mars 2000

    Pranë rrugës nacionale Tiranë-Durrës, gjendet e masakruar kufoma e Erieta Avdylit, punonjëses së UNICEF-it, e cila rezultonte e zhdukur.

    10. 7 Shkurt 2001

    Në afërsi të pallatit “Asllan Rusi” në Tiranë, një ish-punonjës i SHIK-ut vret me pistoletë nënë e bijë, për shkak se vajza refuzoi të martohej me të.

    11. 11 Tetor 2001

    Në Durrës masakrohet me 11 thika një prift italian dhe më pas është munduar të fshihet kufoma.

    12. 3 Korrik 2003

    Në Bërxull të Tiranës, babai vret të bijën 16-vjeçare, pasi u largua një natë nga shtëpia. Në fillim, ngjarja u mbajt si vdekje natyrale, por policia arriti të zbulojë krimin. I ati u dënua me 18 muaj burg.

    13. 4 Shkurt 2004

    Në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko” në Tiranë, babi vret vajzën 22-vjeçare sepse kishte tre ditë që nuk ishte kthyer në shtëpi.

    14. 16 Dhjetor 2004

    Zhduket nga trageti që po vinte nga Italia drejt Durrësit, Irena Seli, rreth të 40-ve. Mendohet se e kanë hedhur nga trageti në ujë dhe më pas duhet të ketë vdekur.

    15. 9 Shkurt 2006

    Në fshatin Kozarë të Kuçovës, gjenden të pajetë në banesën e tyre, tre pjesëtarët e një familje, kryefamiljari, gruaja e tij shtatëzënë dhe djali i tyre 3-vjeçar. Për këtë krim është arrestuar vëllai i viktimës, por ai nuk e ka pranuar krimin.

    16. 7 Korrik 2006

    Në Has, zhduket dhe më pas gjendet i vdekur, mjeku dhe kryetari i degës së PD-së, Behar Kastrati. Mendohet se më parë ai është vrarë dhe është hedhur në rezervuar.

    17. 20 Tetor 2006

    Në Zall-Herr të Tiranës gjendet një kufomë e masakruar e një vajze rreth 20 vjeçe. Edhe sot nuk është mësuar identiteti dhe autorët e këtij krimi makabër.

    18. 7 Mars 2009

    Në lagjen “Allias” në Tiranë, dhëndri ka vrarë me pistoletë vjehrrin, vjehrrën, si dhe ka plagosur djalin e tij 16-vjeçar dhe më pas ka vrarë veten. Sipas policisë, shkak ka qenë grindja në familje.

    19. 12 Tetor 2009

    Në Bulqizë, gjenden te vdekur në banesën e tyre, një çift i ri bashkëshorësh. Policia hedh dyshimet, se vrasja mund të jetë një krim brenda familjes.

    20. 3 Shkurt 2011

    Në Tiranë masakrohet me thika dhe digjet në banesë një vajzë e re. Nuk janë zbuluar ende autorët.

    21. 15 Shkurt 2010

    Kapet nga policia një person nga Librazhdi, që kishte masakruar me sopatë të ëmën 75 vjeç. Ai dyshohet se kishte kryer edhe 4 vrasje të tjera në fshat.

    22. 11 Maj 2010

    Në Elbasan, në ambientet e shkollës se mesme “Mahir Domi”, ekzekutohet një 19-vjeçare. Sipas policies, autori pasi ka kryer krimin ka vrarë edhe veten. Shkak është bërë refuzimi i vajzës.

    23. 18 Mars 2011

    Në Elbasan, nënë e bijë janë ekzekutuar me armë, nga djali i shtëpisë. 28-vjeçari pasi ka qëlluar për vdekjen nënën dhe motrën e tij është vetëdorëzuar në polici.

    24. 19 Mars 2011

    Tre persona të së njëjtës familje janë vrarë dhe një është plagosur, në Elbasan, në lagjen “Syrja Dylgjeri”. Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e familjes dhe ka vrarë tre burrat e familjes. Policia po heton në pistën e hakmarrjes.

    25. 1 Korrik 2011

    Në Tiranë, ekzekutohen me automatik në shtëpinë e tyre, burrë e grua. Policia nis hetimin dhe arreston autorin. Shkak për vrasjen, dyshohet martesa e mosaprovuar midis autorit me vajzën e çiftit të vrarë.

    26. 26 Shtator 2011

    Në Durrës gjendet në makinën e tij, i djegur, trupi i pajetë i një punonjësi të SHISH-it. Mendohet për shkak të detyrës.

    27. 15 Tetor 2011

    Në një pyll në Shëngjin, gjendet një vajzë 25-vjeçare e masakruar me 20 plagë, nga goditjet e thikës. Mendohet se vajza ishte nga Fieri.

    28. 13 Gusht 2011

    Në vendin e grumbullimit të plehrave në Korçë, gjendet kufoma e masakruar e një gruaje rreth të 30-ve. Asaj i kishin prerë kokën dhe gjymtyrët. Ende dhe sot, nuk është identifikuar.

    29. 3 Shkurt 2012

    Ekzekutohet në një pritë, me 3 plumba, një grua në Tiranë, me profesion laborante dentare.

    30. 2 Gusht 2012

    Në Arrë të Temalit në Shkodër, babai 45-vjeç vret të bijën 14-vjeç sepse nuk donte të kulloste bagëtinë dhe më pas, vret edhe veten.

    31. 7 Gusht 2012

    Në Poliçan të Skraparit, roja i uzinës vret shefin e tij dhe veten. Më pas vëllai i të vrarit dhunon kufomën e vrasësit.

    32. 3 Shtator 2012

    Në zonën e plazhit “Iliria” në Durrës, nipi 26-vjeç vret xhaxhain 56-vjeç, me thikë dhe më pas e fsheh kufomën në tualetin e apartamentit ku banonte.

    33. 11 Tetor 2012

    Në Xhafzotaj të Durrësit, një 80-vjeçar ka masakruar duke i prerë kokën një vajze 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Sipas hetimeve, turpi për këtë lidhje ka bërë që vajza t’i kërkonte 80-vjeçarit ta vriste dhe ai ka kryer krimin.

    34. 18 Nëntor 2012

    Në Berat ekzekutohet për hakmarrje një 65-vjeçar, pasi ishte vrarë i është prerë koka. Shkak, sipas policisë, është bërë aksidenti që kishte bërë djali i tij, nga ku kishte gjetur vdekjen një 52-vjeçare.

    35. 11 Dhjetor 2012

    Në Orikum të Vlorës, një burrë masakron me sqepar gruan shtatzënë dhe për dy netë fle në shtëpi duke pasur kufomën aty.

    36. 31 Janar 2013

    Në Elbasan, babai vret djalin dhe nusen e tij italiane, pas një debati.

    37. 23 Shkurt 2013

    Në Lën të Fierit, një person ka vrarë vjehrrin, vjehrrën, ka plagosur bashkëshorten dhe më pas ka vrarë veten.

    38. 25 Shkurt 2013

    Në Luzni të Dibrës, dy nuse masakrojnë dhe më pas i hedhin vaj të nxehtë në vesh, vjehrrës. Më pas, kufomën e groposin në kasollen e lopës, por policia zbulon ngjarjen dhe arreston dy nuset.

    39. 16 Mars 2013

    Kapet në Tiranë pedofili Ardian Përrenjasi, i cili kishte abuzuar me një fëmijë dhe dyshohej se kishte vrarë një fëmijë tjetër.

    40. 17 Mars 2013

    Në një shpellë në Zagorë të Shkrelit, në Malësinë e Madhe, gjendet një kufomë pa kokë mbuluar me gurë.

    41. 28 Korrik 2013

    Në plazhin e ujit të Ftohtë në Vlorë, një 18-vjeçar ekzekutonë me breshëri automatiku tre pushues. Sipas policisë, autori i arrestuar do të qëllonte ata që i kishin ngacmuar të motrën, por gabimisht janë vrarë tre pushuesit.

    42. 16 Tetor 2013

    Në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër, një 57-vjeçar vret gruan dhe më pas veten, në sy të vajzës 25-vjeçare.

    43. 5 Dhjetor 2013

    Në Shkozet të Durrësit, në një orë mësimi vritet me çifte një 15-vjeçar nga shoku i tij i klasës.

    44. 21 Shkurt 2014

    Në Durrës, gjenden të vrarë dhe më pas të djegur në makinë, dy persona.

    45. 9 Mars 2014

    Në Lecco të Italisë, nëna shqiptare Edlira Dobrushi, vret tri vajzat e saj 3, 10 dhe 13 vjeç pas divorcit me të shoqin shqiptar, i cili ishte kthyer në Shqipëri.

    46. 2 Prill 2014

    Gjendet një kufomë pa gjymtyrë dhe kokë, në anë të rrugës, në austrosradën Lushnje-Fier.

    47. 1 Maj 2014

    Në fshatin Kuturman të Librazhdit, nëna mbyt me jastëk foshnjen 2-muajshe sepse bashkëshorti i mohoi atësinë.

    48. 9 Maj 2014

    Në Domgjon të Mirditës, burri masakron gruan dhe më pas var veten. Mendohet se krimi është kryer për motive xhelozie.

    49. 23 Maj 2014

    Në Kurbin, nëna 45-vjeçare vret të bijën 15-vjeçare dhe më pas vret veten. Sipas të dhënave të para, e ëma ka patur si motiv për të penguar vajzën që të shkojë në ekskursion me klasën, por edhe për një lidhje dashurie të saj.

    50. 29 Maj 2014

    Në fshatin Sllatinë të komunës Sllovë në Dibër, babai vret të bijën 21-vjeçare me 8 plumba. E bija ishte shtatzënë në muajin e pestë dhe fakti që ajo nuk ka treguar se kush ishte i ati, ka sjellë reagimin e tij, duke e ekzekutuar.
    20 komisare policie te egzekutuar
    500 police te vrare ne detyre
    1.5 miljon ne emigracjon
    25 mije ne burgje
    11 mije te ngujuar
    18 mije puntore seksi ne perendim
    22 mije ne burgjet e europes
    70 mije ne azil vitin e fundit

    a ka shtet moral dhe dinjitet kombetar sot …Joooooooooooooooo

    thjesht nje republike ambasadoriale me kuslingun berishe…nje pallosh 2 metrosh dhe nje ardit-bandit gjebrea qe dikush i ka thene te beje nje rremuje si me videon e ilir metes si me videon e doshit…etj

    KUSH PO NA TRAJTON SI KAVIE ?!

    Reply to this comment
  2. toni March 1, 07:15

    O Bushat O pleh po ti nuk je me burre i mire se plehra ardit gjebrea nje artist leshi i katapultuar nga regjimi komunist ne institucionet e kultures nje qorr e nje kriminel se fundemi. ju nuk e meritoni qe te dilni ne televizion. nuk duhet te dalin me ne televizion dhe te bejne moral perpara publikut dhe popullit shqipetar keta dy monstra ai ardit plehu dhe ky bushat qelbesira qe mundohet te beje mbrojtesine atij injorantit ardit gjebrea. Ish i perkedheluri i rregjimit komunist dhe tani kriminel qe don te rehabilitoje nje monster qe denimin me burgim te perjeteshem e ka pak.

    Reply to this comment
  3. sula March 1, 16:05

    ju jeni bole komentues.e keni pa horoskopin? patjeter qe ka lidhje me skizofrenine tuaj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*