Strategjia që shtron tapetin për Argitën

October 1, 2014 00:44

Strategjia që shtron tapetin për Argitën

Organet drejtuese duket se janë të rezervuara për pasardhësit e ish-krerëve të PD-së. Në kupolën drejtuese të Partisë Demokratike, sikurse është Këshilli Kombëtar, që do të ketë në dorë edhe departamentet apo dhe të zgjedhë nënkryetarët dhe sekretarët, janë futur fëmijët apo të afërmit me lidhje gjaku, të cilët kanë milituar më parë në listat e PD-së, apo që janë miq tepër të ngushtë me Sali Berishën.

Një nga ligjet e pashkruara që është respektuar edhe në zgjedhjet e fundit të Kuvendit Kombëtar të PD-së, ka qenë ai i trashëgimisë. Do të mjaftonte vetëm një vështrim i listave të emrave të rinj të zgjedhur dhe do të rezultonin se shumë prej tyre janë aty vetëm për hir të kontributit të mëparshëm të prindërve të tyre për këtë subjekt politik.

 

Trashëgimtarët

Emri më i spikatur është ai i Jamarbër Malltezit, dhëndri i Sali Berishës. Basha do t’ia shpërblente Berishës duke e përfshirë në jetën aktive të politikës Jamarbrin, që një vit më parë. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha ka qenë një nga rreth 40 koordinatorët e Partisë Demokratike që monitoruan procesin e regjistrimit të ri të anëtarëve demokratë për kryeqytetin, si dhe organizuan zgjedhjet në grup-seksione. Emri i tij ka dalë nga mbledhja që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, zhvilloi me strukturat e kësaj partie për Tiranën, me rastin e nisjes “de jure” të procesit të anëtarësimeve për kryeqytetin.

Një tjetër emër që bie në sy është Kiri Hajdari, djali i Kryetarit të parë të PD-së, Azem Hajdari. Ky i fundit ka pasur disa herë mosmarrëveshje me Berishën gjatë aktivitetit të tij politik. Siç thonë edhe personazhet e asaj kohe, ka pasur gjithmonë një dualitet midis Berishës dhe Azemit. Djali i Azemit ka qenë aktivizuar fillimisht pranë strukturave të PD-së në zonën e “Qytetit Studenti” dhe Saukut.

Një tjetër pasardhës i deputetëve të PD-së është Bardh Spahiu. Ky i fundit është djali i Ali Spahisë, ish-deputetit të Shkodrës. Gjatë qeverisjes së demokratëve, Bardh Spahia ka mbajtur pozicione të rëndësishme në pushtet, duke qenë Sekretar i Përgjithshëm i Presidentit Nishani për 7 muaj, ndërsa ka ushtruar edhe detyrën e Zv/ministrit te Shëndetësisë.

Të djathtët nuk kanë harruar as kontributin e dhënë për këtë subjekt politik të Bashkim Gazidedes. Ky i fundit ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike, ndërsa do të mbahet mend për mënyrën se si drejtoi Shërbimin Informativ Kombëtar në vitet kur Berisha ishte President. Djali i tij, Besar Gazidede, është një nga prurjet në Këshillin Kombëtar të PD-së.

Një tjetër emër i ri në listën e anëtarëve të Këshillit është nusja e të ndjerit Ferdinand Poni, i cili ka mbajtur funksione tepër të rëndësishme në zgjedhje, ndërsa është konsideruar gjithmonë si “truri” i strategjisë dhe përgatitjeve elektorale në kampin e PD-së, kjo për shkak të besimit absolut të Berishës. Këta janë disa nga emrat që vijnë në linjë trashëgimie, që mesa duket do të shtrojë tapetin për të katapultuar në politikë edhe Argita Malltezin, vajzën e madhe të Sali Berishës. Më këto zhvillime e djathta po hap një precedent të ri në politikën shqiptare, atë të trashëgimisë së pushtetit brenda partisë, që do të jetë si një alternativë nesër për marrjen edhe të pushtetit ekzekutiv.

 

Një shpërblim për shërbimin në KQZ

Një pjesë e mirë e anëtarëve të porsazgjedhur të Këshillit Kombëtar të PD-së kanë qenë administratorët kryesorë të zgjedhjeve të 2009-s, 2011-s dhe të 2013-s. Përveç Arben Ristanit, që përmbysi rezultatin në tavolinë për zgjedhjet dhe u shpërblye me mandatin e deputetit, edhe anëtarë të tjerë të KQZ dhe punonjës të këtij institucioni kanë marrë shpërblimin nga PD. Kështu në Këshill është futur edhe Alfred Spahiu, ish-Drejtori i Komisioneve Zgjedhore. Madje Alfred Spahiu ka qenë i paditur në prokurori në muajin maj 2011 nga Partia Socialiste, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumenteve dhe rezultateve të zgjedhjeve. Një tjetër ish-punonjës i KQZ-së është zëdhënësi i këtij institucioni, Alfred Olli. Pjesë e Këshillit do të jetë tashmë edhe Eneo Zguri, i cili është djali i anëtarit të KQZ-së, Klement Zguri. Ky i fundit ka 3 mandate si anëtar i KQZ-së. Genti Malko është audituesi i pavarur që u propozua nga PD që në emër të KQZ-së të verifikonte listat e zgjedhësve gjatë 2013-s, për raste dublimesh apo heqjen e emrave të pasaktë. Edhe përgjegjësi direkt për përgatitjen e listave të zgjedhësve në vitin 2011, Armand Teliti, do të jetë në Këshill. Teliti ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile në kohën kur u zhvilluan zgjedhjet vendore tepër të kontestuara dhe kur Basha e mori mandatin në tavolinë. Edhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Niazi Kosovrasti, do të jetë anëtar i Këshillit. Edhe pse nuk mundi që të futej në Këshill, një prej kandidateve ka qenë edhe Aljona Mansaku, që ka qenë Sekretare e Përgjithshme gjatë kohës që Arben Ristani ka qenë kryetar.

Kandidat tjetër edhe Endrit Reka, i cili ka qenë një nga katër kandidatët për të qenë kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por që shumica e asaj kohe mbështeti kandidaturën e Lefterie Lleshit (Luzit).

October 1, 2014 00:44
Komento

6 Komente

  1. shqiptari October 1, 07:34

    perfundimishte duhete larguare nga shqiperia serbia po punone me forte dhe me mme shume besnike e injoranter qe ta zhduke kete populle me vuajteje mjer ky vende ce pret

    Reply to this comment
  2. info analitike October 1, 11:37

    I pari qe po lufton kunder Shqiperise, je ti o “shqiptar” qe po ia merr shpirtin gjuhes shqipe.

    Reply to this comment
  3. labinot October 1, 14:47

    Kjo eshte Akademia e Krimit.Sa mafioze ka pd,nuk i ka gjithe bota.

    Reply to this comment
  4. yis October 1, 16:58

    Gazete me qelbesire nul ke ku gjen.tamam si gazetat e korese se veriut ;qe flasin vetem per partine kriminele ne fuqi!

    Reply to this comment
  5. M A R K O October 1, 22:10

    Moj Argita, ul kurrizin, se une ta hipa…

    Reply to this comment
  6. drejtesia October 1, 22:19

    lesh arapi..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*