Çfarë kanë deklaruar si pasuri Ajazi – Llalla

November 2, 2014 02:00

Çfarë kanë deklaruar si pasuri Ajazi – Llalla

Berisha shpërbleu kreun e SHISH me kredi të butë

Erion Habilaj-Jetesa në Kanada duket se i ka siguruar jetesën ekonomike në Shqipëri kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror. Gazeta “Dita” ka siguruar deklaratën zyrtare të pasurisë të numrit një të inteligjencës shqiptare për vitin 2014, ku figuron se është aksioner në disa kompani të ndryshme. Por, ajo që konstatohet, është se si Visho Ajazi Lika, ashtu edhe dy fëmijët e tij, kanë marrë kredi në shuma të konsiderueshme. Sipas deklaratës së dorëzuar në ILKDP në mars të këtij viti, Visho Ajazi Lika rezulton se ka investuar në Fondin e pensionit të një kompanie të huaj IQOR. Shuma e investuar në këtë kompani arrin në 66.5 mijë dollarë kanadezë, ose rreth 60 mijë dollarë amerikanë.  Kreu i shërbimit informativ ka investuar edhe një kompani të dytë, “RRSP-RBC Direct Investing Inc”. Fillimisht Ajazi ka depozituar shumën 21.9 mijë dollarë kanadezë (1 cad – 99 lekë) dhe më pas ka shtuar në këtë kompani edhe shumën prej 33. 4 mijë dollarë të tjerë kanadezë. Në deklaratën e këtij viti të pasurisë, rezulton se kapitali i vendosur nga kreu i shërbimit informativ është tepër i kënaqshëm. Me të ardhurat e siguruara, ai i ka investuar sërish ato në një kompani tjetër, “TFSA-RBC Direct Investing Inc”. Ashtu si në kompaninë e mëparshme, edhe në këtë rast, Ajazi ka depozituar njëherë rreth 7 mijë dollarë kanadezë dhe më pas rreth 14.4 mijë dollarë amerikanë. Në total, investimet në kompani arrijnë në rreth 128 mijë dollarë. Kreu i shërbimit Informativ Shtetëror duket se është mjaft kursimtar, duke kursyer të ardhurat nga paga, si dhe honoraret. Gjatë këtij viti, kreu i SHISH ka mundur që të depozitojë pranë një prej bankave të nivelit të dytë rreth 722 mijë lekë. Të ardhurat e deklaruara nga Visho Ajazi duken se janë ato që lidhen me detyrën që ai ushtron aktualisht si Drejtor i SHISH, për periudhën janar-dhjetor 2013, të cilat arrijnë në 1.9 milionë lekë të rinj. Duket se Visho Ajazi ka përfituar edhe nga programi Brain Gain, shumë prej 400 mijë lekësh.

Kredia

Pas ardhjes në Shqipëri, Berisha është kujdesur që të ndihmojë për strehim ish-nëndrejtorin e SHIK-ut të kohës së Gazidedes duke i dhënë një kredi me interesa të lehtësuara. Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilën do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj. Deri në plotësimin e deklaratës së depozituar në ILDKP, Ajazi deklaron se ka shlyer vetëm 300 mijë lekë, ndërsa ka ende një borxh prej 4. 8 milionë lekësh. Aktualisht, qeveria vendosi që të rishikonte fondin e atyre që kanë përfituar kredi me interesa të buta pasi borxhi që i është shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimi me kreditë e buta arrin në 288 milionë lekë. Janë 145 zyrtarë që kanë përfituar kredi në shkelje të ligjit. Për zyrtarët e nivelit të lartë gjenden vetëm kontrata e kredive dhe asnjë dokument tjetër. Përfituesit kanë qenë zyrtarë të lartë dhe punonjës të administratës “Berisha”. Ish-këshilltari i ish-kryeministrit Sali Berisha, Oerd Bylykbashi dhe ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale janë trajtuar me kredi të buta. Në listën e përfituesve janë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë të Bujqësisë, Ministrisë së Kulturës, Agjencisë së Prokurimeve etj. Në shkurt të këtij viti, Qeveria vendosi dhe që të shfuqizonte VKM-në nr. 600 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civil të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë” dhe çdo akt tjetër nënligjor i nxjerrë në zbatim të tij. Ministrja Gjermeni do të deklaronte se me këtë vendim nuk do të trajtohen më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e shtetit.

Fëmijët e zhytur në kredi

Djali i Visho Ajazit rezulton se është i apasionuar pas motorëve. Në vitin 2009, ai ka blerë një motor rreth 4 milionë lekë, edhe pse ka një kredi bankare ende të papërfunduar në shumë rreth 100 mijë dollarë kanadezë, ose 98 milionë lekë. Të ardhurat e tij gjatë vitit 2013 kanë qenë rreth 50 mijë dollarë kanadezë, ndërsa ka përfituar nga shitja e pjesës së tij në një biznes shumën 12 mijë dollarë kanadezë. Edhe vajza e Visho Ajazit rezulton se ka një kredi në shumë 110 mijë dollarë, ndërkohë që të ardhurat e deklaruara prej saj nga paga janë 20 mijë dollarë amerikanë.

Kredia

Në shtator të vitit 2011, ish-kryeministri Sali Berisha ka vendosur që drejtorit të ri të SHISH, Visho Ajazi Lika t’i japë një kredi me interes të ulët rreth 4 për qind. Shuma e marrë nga Visho Ajazi ishte 5 milionë lekë të rinj, me të cilat ka blerë një apartament banimi në rrugën “Besim Alla”, të cilët do ta shlyejë brenda 30 viteve me një këst mujor 25 mijë lekë në muaj.

llalla lika (1)

Familja e Prokurorit të Përgjithshëm me “over-draft”

 Viti që lamë pas duket se ka qenë një vit i vështirë ekonomikisht edhe për familjen e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pasuria e tij gjatë vitit 2013, për të cilët ka qenë i detyruar që të bëjë edhe deklarimin zyrtar, ka ardhur duke u tkurrur. Në deklaratën e pasurisë të depozituar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, rezulton se kryeprokurori nuk ka asnjë llogari bankare në shuma të konsiderueshme. Ndonëse është Prokuror i Përgjithshëm, familja e tij nuk ka shlyer ende një overdraft të marrë në një prej bankave. Nga të dhënat rezultojnë se kreu i organit të akuzës në vendin tonë, posedon rreth 960 mijë lekë në një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë, ku vetëm gjatë vitit 2013 ka mundur që të kursejë 786 mijë lekë nga paga. Ndërsa bashkëshortja e tij, është detyruar që të marrë një “over-draft” në tetor të vitit të kaluar në shumën 124 mijë lekë. Gjithashtu, familja e kryeprokurorit ka mbyllur edhe një llogari rrjedhëse në bankë në shumën 580 mijë lekë. Aktualisht gjendja cash e familjes së Adriatik Llallës është 500 mijë lekë të cilat janë kursyer nga të ardhurat nga paga. Të ardhurat e vetme të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, janë  vetëm ato që vijnë nga paga. Të ardhurat e tij personale nga puna si Prokuror i Përgjithshëm për vitin 2013, arrijnë në 2 milionë lekë, ndërsa të ardhurat nga paga e bashkëshortes si mjeke në Drejtorinë Spitalore pranë Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë qenë 533 mijë lekë. Para se të emërohej në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla ka qenë për disa vite në krye të ILDKP-së.

 

 “Dhuratat” që duhet të deklarojnë zyrtarët

Ligji për “Deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, detyron zyrtarët e lartë publikë të deklarojnë në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të interesave private, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare.

Zyrtarët janë të detyruar që të deklarojnë: a) pasuritë e paluajtshme dhe të drejtat reale mbi to; b) pasuritë e luajtshme, të regjistrueshme në regjistrat publikë; c) sendet me vlerë të veçantë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë; ç) vlerën e aksioneve, të letrave me vlerë dhe pjesët e kapitalit në zotërim; d) vlerën e likuiditeteve, gjendje në cash jashtë sistemit bankar, në llogari rrjedhëse, në depozitë, në bono thesari dhe në huadhënie, në lekë ose në valutë të huaj; dh) detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë, të shprehura në lekë ose në valutë të huaj; e) të ardhurat personale për vitin, nga paga ose pjesëmarrja në borde, komisione ose çdo veprimtari tjetër që sjell të ardhura personale; ë) licencat dhe patentat që sjellin të ardhura. f) dhuratat dhe trajtimet preferenciale, përfshirë identitetin e personit fizik ose juridik, prej nga vijnë apo krijohen dhuratat a trajtimet preferenciale. Nuk deklarohen dhurata ose trajtim preferencial kur vlera e tyre është më e vogël se 10 000 (dhjetë mijë) lekë, si dhe kur dy e më shumë dhurata ose trajtime preferenciale, të dhëna nga i njëjti person, së bashku, nuk e kalojnë këtë vlerë, gjatë së njëjtës periudhë deklarimi; g) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie që krijon të ardhura, përfshirë çdo lloj të ardhure, të krijuar nga kjo veprimtari ose ky angazhim; gj) interesa privatë të subjektit, që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga marrëdhëniet familjare apo të bashkëjetesës; h) çdo shpenzim i deklarueshëm, me vlerë mbi 300 000 (treqind mijë) lekë, i kryer gjatë vitit të deklarimit.

 

Zyrtarët që duhet të deklarojnë pasurinë

Mbartin detyrimin për deklarim periodik në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri, ministrat e zëvendësministra. Nga ky detyrim i ligjit, nuk shpëtojnë as njerëzit e drejtësisë si gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Prokurori i Përgjithshëm, Avokati i Popullit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.  Deklarimin do të duhet ta bëjnë edhe prokurorët, gjyqtarët dhe përmbaruesit e të gjitha niveleve.

Detyrimin për të bërë publike pasurinë e kanë dhe zyrtarët e nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues, sipas legjislacionit në fuqi për nëpunësin civil, prefektët, nënprefektët, kryetarët e këshillave të qarqeve, kryetarët e bashkive, të njësive bashkiake dhe të komunave.

Ligji ngarkon për të bërë publik pasurinë, drejtorët e drejtorive dhe komandantët e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shërbimin Informativ Shtetëror, drejtuesit e institucioneve të pavarura publike dhe anëtarët e enteve rregullatore. Edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit do të duhet të bëjnë deklarimin pranë ILDKP-së. Drejtorët e përgjithshëm, drejtorët e drejtorive dhe shefat e sektorëve, (komisariateve) në qendër, rrethe e rajone, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe asaj të Doganave dhe nivelet drejtuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave mbartin detyrimin që të bëjnë publik të ardhurat e tyre. Nga ligji nuk shpëtojnë as zyrtarët e administratës doganore dhe tatimore, që merren me mbledhjen e të ardhurave doganore ose tatimore, me përjashtim të zyrtarëve të administratës tatimore të qeverisjes vendore; drejtuesit e të gjitha niveleve të strukturave të kthimit e kompensimit të pronave, të privatizimit dhe regjistrimit të pasurisë;  zyrtarët, që zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, Presidenti i Republikës, Kryeministri, ministrat ose personat e barazuar me ta; Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të saj; drejtuesit e institucioneve publike në varësi të institucioneve qendrore në nivel qarku si dhe drejtuesit e shoqërive anonime me pjesëmarrje të kapitalit shtetëror mbi 50 për qind dhe me më shumë se 50 punëtorë.

 

November 2, 2014 02:00
Komento

3 Komente

  1. preng pjetri November 2, 06:03

    Miremengjesi DITA! I vetmi shok imi ku qaj hallet.
    Mos u merzituni fare o kapo s.u cenon kush pasurin ju jooo. Ne ne po na marrin edhe kafshaten e gojes. Ne jemi “hajduderit” ju jeni admistratoret e vjedhjeve. Beni pallë o plako. Ky popull din me ba politik.ju beni biznes. U pa puna ne politiken ju biznesin. Ju mishin! Ne leshin. Nje popull gezon aq demokrci sa kerkon.! As femijnë s’e mekon e ëma nese nuk qanë.

    Reply to this comment
  2. arif November 2, 13:10

    Jam dakort me ty Preng. Po dashte zoti dhe u kujtofte sa me shpejt. Se Rama ska bythe. Rama eshte dhjakse.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*