Farsa gjyqësore për vrasjet e 2 Prillit

June 2, 2013 13:13

Farsa gjyqësore për vrasjet e 2 Prillit

Si u zhvillua procesi gjyqësor në Shkodër për vrasjet e 2 Prillit? Gjek Celaj, zv.shef i policisë së Shkodrës në kohën e vrasjeve, e më pas i pandehur sjell në vëmendje atmosferën e rëndë dhe pasigurinë e frikën që shoqëronte hetuesit por edhe trupin gjykues. Duhej patjetër një kokë turku. Në këtë atmosferë ankthi, bien në sy dëshmia në gjyq e Pjetër Arbnorit dhe një bisedë e Celajt me ish- Prokurorin e Përgjithshëm Maks Haxhia

Në qoftë se organet shqiptare të drejtësisë do të kishin qenë në nivelin e duhur profesional, por, mbi të gjitha, po të kishin qenë të ndershme dhe të pandikuara nga politika, do të duhej t’i shtronin vetes disa pyetje që do të përbënin edhe boshtin e hetimeve. Duke pasur parasysh kronologjinë e ngjarjes, do të duhej të hetohej e zbulohej se kush e organizoi demonstrimin e paligjshëm dhe pse e organizoi atë, kush, si dhe pse i vrau 4 qytetarë të pafajshëm atë ditë dhe, gjithashtu, kush i vuri zjarrin ndërtesës partiake, asaj të bibliotekës së qytetit si dhe Radio Shkodrës….
Në përfundim të 3 muajve hetim, grupi hetimor nuk ishte në gjendje t’i thoshte popullit asgjë të vërtetë e të saktë nga ajo ngjarje. Meqenëse çështja kishte marrë karakter politik dhe po përdorej prej saj, hetuesit kishin menduar me mendjelehtësi dhe në kundërshtim me detyrën e tyre, se e kishin kryer detyrën duke akuzuar e arrestuar tre drejtues të policisë. Me këto veprime ata mund t’i kishin bërë qejfin përkohësisht politikës, por po i bënin një dëm të madh të vërtetës.
Ndonëse akuza nuk na bënte fajtorë për vrasje, ajo aludonte se ato janë kryer nga policët dhe, meqë s’po gjendej dot nga cilët policë, ata menduan të dënojnë tre drejtuesit e policisë si përgjegjës që “me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar që të vijnë pasojat e sipërpërmendura”. Një argumentim kaq sipërfaqësor dhe i pabazuar nuk mund të bëhej as për një ngjarje fare të thjeshtë e jo më për atë ngjarje me pasoja shoqërore, politike e morale në gjithë jetën e vendit.
Data e gjyqit tonë u caktua 22 korriku 1991, por u shty më 29 korrik, sepse në Shkodër po krijohej i ashtuquajturi Komitet Ekzekutiv pluralist. Krijimi i organeve të pushtetit lokal pluralist në Shqipëri, pa bërë zgjedhje, por sipas përqindjes së votave të fituara në fshat, qytet apo rreth më 31 mars 1991, ka qenë jo vetëm lëshim por edhe akt i paligjshëm i shtetit të Ramiz Alisë. Meqë në rrethin e Shkodrës shumicën e votave i kishte fituar PD-ja, kryetar i Komitetit Ekzekutiv Pluralist u caktua deputeti i PD-së Ali Spahia.

Kryetari i trupit gjykues ishte Qazim Gjonaj, një gjykatës me rreth 20 vjet eksperiencë dhe anëtar i kolegjit ushtarak të Gjykatës së Lartë. Q.Gjonaj ishte nga Tropoja dhe qysh nga dhjetori i vitit 1990, ishte lidhur ngushtë me Sali Berishën si bashkëkrahinorë që ishin. Kur, mbas zgjedhjeve të 1991, do të formohej Gjykata e Lartë e Shqipërisë, Gjonaj do të propozohej prej S.Berishës për t’u bërë anëtar i saj dhe parlamenti do ta miratonte. Kryetari i Gjykatës së Lartë, duke ditur këtë fakt, do ia caktonte atij gjykimin e çështjes më mënyrë që t’i mbyllte rrugën çdo pretendimi të Berishës për manipulim të çështjes dhe fshehje të së vërtetës. Që nga ky moment, timoni i drejtimit gjyqësor të çështjes do të kalonte në duart e opozitës, sigurisht në prapaskenë, pasi në skenë shihej vetëm juristi Gjonaj.
Hyrja jonë në sallë u prit me shumë zhurmë e britma individuale që shoqëroheshin me gjithfarë fyerjesh në adresë të të pandehurve e, veçanërisht, ndaj Ç.Taçit.

Seanca gjyqësore e datës 29 korrik u mbyll rreth orës 16.00 dhe u hap të nesërmen rreth orës 09.00 me fjalën time të mbrojtjes. Nuk kisha përgatitur gjë me shkrim por pasi bëra një përshkrim të hollësishëm të ngjarjes, argumentova se ligjërisht akuza nuk qëndronte, se ne nuk kishim shkelur ndonjë akt ligjor ose nënligjor dhe se policia kishte pasur, jo vetëm të drejtën, por dhe detyrimin ligjor që të shkonte në sheshin ku ishte shkelur ligji, të shpërndante me forcë demonstruesit, si dhe të mbronte godinën që ishte objekt i Rëndësisë së Veçantë, njëlloj si Radio Shkodrën apo selinë e PD-së  së rrethit. Edhe dy kolegët e mi që bënë deklarime një ditë më parë i ishin përmbajtur po kësaj linje të trajtimit të çështjes. Të tre pohuam se “vrasjet e personave kishin qenë të paligjshme dhe ata që i kanë bërë duhet të përgjigjen sipas ligjit, por ne nuk kemi asnjë lidhje objektive e as subjektive me to”. E vërteta ishte se të katër personat ishin vrarë jashtë objekteve dhe në kohë e vende të ndryshme që shkonin nga 17 metra deri në 47 metra larg mureve të godinës që ruante policia.

..gjyqtari Gjonaj arriti deri aty sa të më drejtonte pyetjen shumë të çuditshme për çdo mendje normale. Fjalë për fjalë, njëra nga pyetjet e tij ishte: “I pandehur, përse më dy prill ju shpejtuat të zbatonit ligjin?!”. Në botë mund të jenë dënuar miliona njerëz të pafajshëm, por, ndoshta, unë isha i pari i pandehur në botë që më kërkohej llogari haptas pse kisha shpejtuar për të zbatuar ligjin kur, detyrimi ligjor i gjyqtarit ishte të kërkonte llogari pse ishte shkelur ligji dhe jo pse ishte zbatuar ai.

Kërkesa e paligjshme e llogarisë nga ana e gjyqtarit ishte derivat i propagandës së PD-së se, gjoja, në datën 2 prill policia kishte marrë urdhër për të vrarë drejtuesit e PD-së. Duke mos dyshuar për batakun ku kishte rënë gjyqtari, iu përgjigja: “Zoti kryetar, edhe po të kisha shkuar më dy prill, siç shkova për të zbatuar ligjin, edhe po të mos kisha shkuar, unë këtu do të isha…”. Kjo thënie do të bënte shumë përshtypje tek punonjësit e policisë së Shqipërisë, sepse shprehte krizën morale, politike dhe juridike të shtetit shqiptar. Një shtet serioz u kërkon llogari nëpunësve të vet, ashtu si gjithë qytetarëve, vetëm për moszbatimin ose shkeljen e ligjit, por, kurrsesi pse ata zbatojnë ligjin shpejt. Ia shpjegova Qazim gjyqtarit të vërtetën. Më 1 prill, ne preferuam që, në vend të zbatimit të ligjit, pra të shpërndarjes me forcë të demonstruesve, të kërkonim ndihmën e PD-së për qetësimin dhe shpërndarjen e tyre me anën e thirrjeve. Dhe ata na e dhanë këtë ndihmë, ndonëse nuk qe e plotë. Edhe më 2 prill ua kërkuam këtë ndihmë, me shkrim e me gojë, por ata refuzuan. Atëherë, mbetej vetëm rruga e ligjit. Pra, ata që ndryshuan më 2 prill ishin drejtuesit e PD-së dhe jo ata të policisë. Arsyet e kësaj metamorfoze do t’i shpjegojmë në pjesën e fundit të librit.

Qysh nga fillim i gjyqit, situata në sallë kaloi në duart e turmës zhurmëbërëse. Ajo ishte krejtësisht e verbër, po të gjykohet nga fjalët që shprehte dhe veprimet që kryente. Sa herë që shpjegimet e të pandehurve nuk përputheshin me dëshirat e tyre, apo me idenë që kishte krijuar në kokat e tyre propaganda politike, rrugaçët e mbledhur në sallë me ftesë të PD-së dhe të Sindikatës së Pavarur, reagonin me shumë egërsi duke fyer e kërcënuar të pandehurit e shpesh edhe prokurorin dhe trupin gjykues. Kujt i mbushej mendja, ngrihej nga salla, dilte para mikrofonave dhe kamerave televizive, mbante “leksione” për të kaluarën, e paraqiste veten luftëtar kundër komunizmit qysh kur kishte lindur, bënte biografitë e të pandehurve dhe përcaktonte fajësinë e tyre. Këto akte e arritën kulmin kur një bandit, i pajisur me pistoletë në brez, u ngrit nga vendi, hoqi këpucën dhe tentoi të godiste me të Ç.Taçin, por këpuca u përplas në kokën e njërit prej avokatëve. Gjyqtari Gjonaj “urdhëroi” nxjerrjen e tij jashtë, por ai doli nga njëra derë dhe hyri pas 3′ nga dera tjetër
….
Ditën e dytë, më 30 korrik, mbas fjalës time të mbrojtjes, nisi pyetja e dëshmitarëve. Lista përmbante rreth 70 persona që do të pyeteshin si dëshmitarë. U pyetën  ish-ministri dhe ish-zëvendësministri i brendshëm G.Ruçi dhe A.Shyti, ish-sekretari i parë i PPSH-së për Shkodrën Xh.Dymylja, si dhe P.Arbnori, A.Spahia, Xh.Uruçi, M.Kadria, Xh.Hoxha, F.Bëridica etj.
Dy deputetët e PD-së, Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia, u sollën në sallën e gjyqit tamam si në sheshet e mitingjeve politike. Në vend që të flisnin për çfarë kishin parë e dëgjuar rreth ngjarjes së 2 prillit, ata mbajtën fjalime të gjata dhe bënë përcaktime për fajësinë e të pandehurve, por pa sjellë asnjë provë konkrete që të vërtetonte konkluzionet e tyre politike. Ata flisnin me patos dhe derdhnin lot krokodili për viktimat e ngjarjes duke u përpjekur të preknin të tjerët dhe të fajësonin kundërshtarët politikë. Pjetër Arbnori, në mënyrë të turpshme, arriti deri aty sa të mohonte faktin se grumbullimi i kundërligjshëm i 2 prillit kishte nisur nga dyert e selisë së PD-së, ndërsa Spahia e pranoi këtë, por u përpoq të fajësonte organet e policisë si nxitëse për grumbullimin e njerëzve më 1 e 2 prill. Sipas tij, grumbullimet kishin ndodhur sepse në orën 03.00 të 1 prillit, në DPB Shkodër ishte zbrazur një breshëri automatiku për të festuar fitoren e PPSH-së. Një pretendim i tillë ishte qesharak e dashakeq. Edhe sikur të kishte ndodhur vërtet, është absurde të besohet që zbrazja e një arme të bëhej shkak që njerëzit të dilnin në demonstratë. Në qytetin e Shkodrës prej muajsh dëgjoheshin çdo natë me qindra krisma armësh e lëndësh plasëse.   Spahia, që i kishte të shënuara në një bllok ato që thoshte, pohoi paturpësisht se nga forcat e policisë nuk ishte plagosur askush. Sipas tij, edhe një polic i Tiranës që u plagos me armë zjarri në pasditen e 2 prillit, ndërsa patrullonte në qytet, ishte qëlluar nga shoku i tij. Spahia dhe gjithë spahinjtë e atij kallëpi hiqeshin se dinin gjithçka, megjithëse e pranonin se s’kishin qenë të pranishëm në ato ngjarje për të cilat flisnin. Ata s’e kishin dhe nuk e kanë për gjë të akuzojnë e fajësojnë këdo që u intereson atyre pa sjellë asnjë provë në favor të pretendimeve të tyre.

Fjalimet e krerëve të PD-së në sallën e gjyqit dhe qëndrimet e gjyqtarit ndaj tyre, patën ndikim mbi dëshmitarët e tjerë. Dëshmitari i radhës,  Muhamet Kadria tha se kishte qenë vetëm 2-3 metra larg Bujar Bishanakut, kur një polic e kishte qëlluar me pistoletë dhe pastaj kishte tentuar të vriste edhe vetë dëshmitarin Kadria. Por,  sipas tij, ky ishte shmangur dhe plumbi kishte depërtuar në një pemë selvie aty afër. M.Kadria tha se nuk e njihte personin që kishte bërë vrasjen “por tani, vazhdoi ai, më ngjan sikur ka qenë ky zëvendësshefi i policisë”. Një pjesë e sallës u ngrit në këmbë e irrituar dhe nisi të çirrej e të fyente. Gjyqtari i çështjes pa nga unë, dhe nga frika se mos reagoja ashpër, më bëri shenjë që të mos flisja.

Pasi ra qetësia, gjyqtari Gjonaj e pyeti dëshmitarin se çfarë kishte veshur personi që qëlloi me pistoletë drejt Bishanakut. Kadria u përgjigj se ai mbante një xhaketë si ngjyra e këmishës që kishte veshur vetë gjyqtari. Gjonaj ishte i veshur me uniformë kaki, që mbante ushtria. Kërkova të më jepej e drejta  për të bërë pyetje dhe  me qetësi e pyeta dëshmitarin: “Meqë ju dëshmitar thoni se e keni pasur shumë afër personin që qëlloi Bishanakun dhe juve, a mund të na thoni çfarë mbante tjetër në dorë autori i krimit?”.

Dëshmitari, i zënë ngushtë, tha se “Unë nuk them me siguri se keni qenë ju por me hamendje, dhe mua mos m’i kërkoni gjithë këto gjëra, sepse vuaj nga amnezia”.

Në sallë ra heshtja. Pretendimi i tij i hamendësuar u rrëzua. Më e rëndësishmja ishte se ai vuante nga mungesa e kujtesës e, rrjedhimisht, thëniet e tij ishin pa vlera juridike.

Iu drejtova gjyqtarit dhe i thashë se thëniet e dëshmitarit janë të pavërteta, se unë atë ditë kam pasur në njërën dorë megafonin dhe në tjetrën radion e ndërlidhjes, se pistoletën s’e kam nxjerrë asnjëherë dhe se nuk jam larguar asnjëherë më shumë se 5 metra nga muri anësor i godinës, ndërsa viktima rezultonte të ishte vrarë mbi 40 metra larg saj.

Me palën e dëmtuar nuk më lidhte asgjë, përveç fatkeqësive të përbashkëta. Ata e kishin pësuar më keq, por, jo pak edhe ne që akuzoheshim padrejtësisht për fatkeqësinë e tyre. Shkaktarët e vërtetë të të dy fatkeqësive po luanin pingpong me të vërtetën në fushën e drejtësisë, por pa rregulla ligjore. Mendova se mbrojtësi i posaçëm për ta do t’i ndihmonte që të kërkonin ato që i shërbenin drejtësisë dhe që të kuptonin lojën e pështirë të politikës.

Ditën e tretë të gjyqit, më 31 korrik 1991, prokurori Viktor Xhomo i kërkoi trupit gjykues ndërprerjen e procesit gjyqësor dhe kthimin e çështjes hetuesisë për plotësim hetimesh. Të nesërmen, më 1 gusht, trupi gjykues njoftoi vendimin e tij për pezullimin e gjykimit dhe kthimin e çështjes hetuesisë për rihetim.

Ndër të tjera, vendimi kërkonte nga hetuesia: bashkimin e hetimit për shpërdorim detyre me hetimin për vrasje, verifikimin e gjithë dokumentacionit të mbledhjeve të qeverisë dhe Presidencës, si dhe të korrespondencës së MPB, MMP, Presidencës, qeverisë dhe DPB Shkodër për periudhën para, gjatë dhe menjëherë pas ngjarjes.

Megjithëse neve na interesonte përfundimi sa më parë i gjyqit, nuk ishim kundër atij vendimi. Hetimet e bëra deri në atë kohë rreth ngjarjes kishin mangësi serioze dhe përgjegjësitë ishin të pafalshme për ata që i kishin drejtuar. Edhe verifikimet e sipërshënuara ishin të nevojshme. Shqyrtimi i dokumentacionit dhe korrespondencës së institucioneve shtetërore e partiake, do të ishte njëra nga rrugët për të vërtetuar ose hedhur poshtë pretendimin se, ngjarja e 2 prillit ishte “një masakër komuniste e kryer nga shteti, sipas një skenari të parapërgatitur”.

Ndërsa, kërkesa e gjyqtarit Gjonaj për “të bashkuar hetimin për shpërdorim detyre me atë për vrasjen” ishte një absurditet, ashtu si shumë akte të tjera të tij që më shumë frymëzoheshin nga dashakeqësia prej shërbëtori politik, sesa nga padija profesionale. ………………

Dëshmia e Pjetër Arbnorit në gjyq

E veçanta, në njoftimin e gjyqtarit Gjonaj, ishte se më 21 dhjetor do të vinin të dëshmonin edhe Pjetër Arbnori dhe Azem Hajdari pasi, sipas tij, “Z.Pjetër e ka kërkuar Aredini, ndërsa zoti Azem kërkon të dëshmojë vetë”. Aredini bëri një gjest mohues. Në të vërtet ai, duke debatuar me Ali Spahinë, pati pyetur gjyqtarin, nëse do vinte z. Pjetër për të dëshmuar, mbasi do vendoste për të rezervuar ose jo pyetje për të. Përgjigja e gjyqtarit qe: “Nuk  e di i pandehur a do vijë”. Shumë e sinqertë përgjigjja. As për listën e dëshmitarëve, që sipas ligjit ishte e drejtë e tij, nuk vendoste dot. E nga ta dinte ai, do vinin apo jo të dëshmonin ata që i jepnin detyra? Në përpjekje për të ndrequr diçka, ai e zbuloi edhe më keq qenien e tij marionete, kur tha:

“Atyre u është lakuar disa herë emri këtu në gjyq nga të pandehurit”. O tempora, o mores! Domethënë, të lartpërmendurit do të “thirreshin” si dëshmitarë, jo pse kishin dijeni për ngjarjen dhe këto dijeni do të shërbenin si prova në procesin penal, por sepse “iu është lakuar emri”. Pra, sepse u ishte cenuar nderi dhe tani shërbëtori i pushtetit, gjyqtari mercenar Gjonaj, merrte përsipër t’ua mbronte nderin dy prej njerëzve më të pushtetshëm të vendit nga disa njerëz që ndodheshin me pranga në duar.(!)

Këtu lexuesi e ka të lehtë të nxjerrë përfundime, nëse gjyqi bëhej për të dhënë drejtësi apo për të mbrojtur “nderin” e pushtetit. Mirëpo, nuk mund të mbrohet diçka që nuk ekziston. Të presim datën 21 dhjetor 1992.

Ditët e pritjes në qeli ishin vërtet të mërzitshme. E merrnim me mend përfundimin e gjyqit, por e lusnim të vinte sa më parë, pavarësisht nga hidhëtia që do kishte.

Më datën 21 dhjetor do të rifillonte gjyqi i ndërprerë. Sapo hymë në sallën e gjyqit, rreth orës 09.00, gjëja e parë që na ra në sy ishte mungesa e kamerave televizive. …

Sapo hyri trupi gjykues, Shyti kërkoi fjalën dhe tha: “Zoti kryetar! Sot vëmë re se mungojnë kamerat e televizionit. Nuk dimë arsyen, pse? Mendojmë se sot mund të ketë ndonjë dëshmitar interesant dhe kjo do ta bënte më të domosdoshme praninë e televizionit këtu”.

Shyti u ul dhe gjyqtari Gjonaj, i ndodhur në siklet, mbasi, disa seanca më parë, gjatë një proteste, Shyti kishte lexuar në seancë përgjigjen zyrtare të Arbnorit dhe ajo qe administruar në dosjen gjyqësore, u përgjigj: “Televizioni nuk varet nga unë dhe unë nuk mund t’i urdhëroj të vijnë apo jo në gjyq”.

Kërkova leje për të folur dhe thashë: “Është e vërtetë se ju zoti kryetar nuk mund t’i urdhëroni ata të televizionit, por është gjithashtu e vërtetë se në hapje të këtij gjyqi, kryetari i parlamentit, z.Arbnori, në emër të shtetit shqiptar, na ka siguruar me anën e një përgjigjeje me shkrim se radio e televizioni do të jenë të pranishëm gjatë gjithë gjyqit dhe do të bëjnë transmetimin e tij. Prandaj do të ishte mirë që shteti të jetë konsekuent deri në fund”.

Ishte me të vërtetë e çuditshme se si kishte mundësi që televizioni shqiptar të mungonte pikërisht atë ditë që do të paraqitej si dëshmitar kryetari i parlamentit, figura numër dy e shtetit, që na kishte “siguruar” për praninë në gjyq të RTVSH-së. Mirëpo, jo çdo gjë e çuditshme është e pashpjegueshme. Nuk ka asnjë dyshim se vetëm ai që kishte fuqi për të urdhëruar praninë e televizionit në gjyq, do të kishte fuqi për të urdhëruar edhe mungesën e tij aty. Dy kanë qenë faktorët që i kanë imponuar shtetit shqiptar të urdhëronte mosardhjen e televizionit në gjyq. I pari, ishte fakti që transmetimi gati i plotë i seancave gjyqësore të deriatëhershme kishte qenë bumerang i vërtetë për shtetin shqiptar dhe drejtuesit e tij. Populli kishte parë se asnjë prej versioneve dhe akuzave të shumëpërsëritura prej lidershipit të PD-së, tashmë të ardhur në pushtet, nuk po gjente mbështetje në asnjë provë. Po kaq qartë kishte parë edhe pafajësinë e të pandehurve. Faktori i dytë, kishte të bënte me përhapjen në Shkodër dhe jo vetëm, të thashethemeve se A.Brocin e kishte vrarë P.Arbnori etj. Ky version gjendej shpesh i shkruar nëpër muret e ndërtesave të atij qyteti dhe, po aq shpesh, e fshinin agjentët e policisë e të SHIK-ut, bashkë me militantët e PD-së.

Pjetër Arbnori nuk po vinte në gjyq pse dijenitë e tij kishin vlerën e provës për procesin penal. Po të ishte ky shkaku, atëherë, gjyqtari do ta kishte përfshirë emrin e tij në listën e  dëshmitarëve që kishte parapërgatitur.  Kryetari i parlamentit shqiptar do të vinte në gjyq (me iniciativën e vet apo i këshilluar nga “të tjerë”),  në përpjekje për të davaritur retë e dyshimit që qarkullonin atëherë (këto kohë më pak), mbi mundësinë e pasjes dorë, direkt ose indirekt, në vrasjen e A.Brocit. Kjo do të duket qartë edhe nga një pjesë e seancës gjyqësore gjatë pyetjes së tij si dëshmitar.

Dëshmitari Pjetër Arbnori, hyri në sallën e gjyqit me hap të ngadaltë dhe me fytyrën të zverdhur, ndoshta si pasojë e vuajtjeve të gjata në burgjet e regjimit komunist. Me një servilizëm të pështirë, gjyqtari nisi të komunikojë me të, duke e pyetur në fillim për gjeneralitetet dhe, pastaj, i tha: “Ç’keni për të thënë për ngjarjen e 2 prillit?”

Midis të tjerave, Arbnori tha:

“… Më 1 prill 1991 njerëzit dolën në demonstrim sepse s’po jepeshin rezultatet e zgjedhjeve dhe se ishin bërë manipulime. Ne shkuam pasdite tek godina e Komitetit të PP-së dhe na dhanë një megafon të keq me të cilin i bëmë thirrje turmës të qetësohej e shpërndahej, por ata s’na dëgjonin. Ne bëmë një mbledhje atë pasdite ku vendosëm që të shkojmë nga 2-3 vetë për të qetësuar turmat deri sa të qetësoheshin. Të nesërmen në mëngjes ne morëm një shkresë nga Dega e Punëve të Brendshme ku na kërcënonin që po s’i shpërndatë vetë simpatizantët tuaj, ne do të zbatojmë ligjin… Atë ditë kishte ndryshuar toni i Dilaverit dhe i Terezinës. Ne e kuptuam se ata (policia) duan të na vrasin (?!!!) prandaj nuk shkuam. Nxënësit e shkollave po bënin një demonstrim paqësor spontan kundër manipulimit të zgjedhjeve… Vrasjet janë bërë me urdhër dhe për motive politike. Dilaveri na kërkoi të shkonim tek demonstruesit, por ne i thamë që ti shko për hesapin tënd e ne për hesapin tonë (?!!!). Ne shkuam nga Komiteti Ekzekutiv tek selia e PD-së dhe pastaj unë vajta në shesh ku e mora vesh se janë vrarë njerëz, por populli më largoi me forcë që të mos vritesha, kështu që u ktheva…”.

Dhe tani, ja një pjesë e dialogut (debatit) të zhvilluar në sallë:

N.Bezhani (avokati i familjeve të viktimave): Zoti Pjetër, a keni pasur ju ndonjë kontradiktë apo mosmarrëveshje personale apo familjare me A.Brocin?

P.Arbnori: Asnjë kontradiktë nuk kam pasur me të. Ne gjithmonë jemi marrë vesh. Unë me të atin kam ndenjur në burg.

D.Papare: Unë ju sugjerova të vinit së bashku me mua tek demonstruesit. Po të më vrisnin mua do të ju vrisnin edhe ju. Atëherë, përse s’erdhët?

P.Arbnori: A,a, a. Po ata mund të na vrisnin ne me snajper.

Gj.Celaj: Ju, z.Pjetër thatë që në pasditen e datës 1 prill vendosët në një mbledhje që të shkonit vazhdimisht, me radhë tek demonstruesit për t’i qetësuar. Atëherë  si e shpjegoni faktin që më 2 prill në mëngjes z.Spahia refuzoi të na ofronte ndihmë, duke thënë se s’janë tanët e nuk na dëgjojnë? Gjithashtu, as ju dhe zoti Uruçi s’pranuat të ndihmonit kur ju kërkoi ndihmë Dilaveri tek Komitieti Ekzekutiv, apo jo?

P.Arbnori: (Duke mos ditur si të përgjigjej kalon në kundërpyetje) Po atëherë,  unë po të bëj këtë pyetjen tjetër ty: Si e shpjegon ti që atje tek demonstruesit vajtën A.Broci, Frano Gjergji etj.

Gj.Celaj: Mirë bënë ata që vajtën, po, a nuk bie në kontradiktë qëndrimi i ju të tre kryesorëve më 2 prill në mëngjes, me ato çfarë kishit vendosur më 1 prill në darkë?

P.Arbnori: Jo! Nuk bie në kontradiktë.

Gj.Celaj: Ju, z.Pjetër dhe shokët tuaj i jeni përmbajtur dhe vazhdoni t’i përmbaheni versionit se policia i ka vrarë njerëzit për motive politike. (Arbnori më ndërpret, duke thënë se “jo policia zotëri, por Sigurimi i Shtetit”). Siç e dini zotëri, unë që ndodhem në bankën e të akuzuarve, kam qenë oficer policie dhe jo i Sigurimit të Shtetit. Dihet se ju keni qenë figura kryesore politike e PD-së në Shkodër dhe më e njohura edhe nga OPB, keni qenë edhe deputet. Atëherë , si e shpjegoni faktin që policia i vrau ata të katër dhe juve, megjithëse erdhët atje, dhe unë ju kam parë kur keni ardhur, nuk ju vrau?

P.Arbnori: (si gjithnjë me kundërpyetje) Mos kujto zotëri se më kanë kursyer. A e din ti zotëri se mua më kanë vënë dy herë dinamit në shtëpi dhe, bile, një herë më ka dështuar edhe gruaja? (ilaritet në sallë).

Gj.Celaj: Unë e kam fjalën për rastin konkret, për datën 2 prill. Sepse ja, rezulton që ju kanë kursyer dhe ju jeni këtu sot. Unë e besoj atë që thatë për dinamitin, megjithëse s’di gjë sepse kam gati dy vjet në burg. Por po ju bëj edhe një pyetje të fundit: Ju thatë  se nxënësit e shkollave dolën në mënyrë spontane për të demonstruar kundër manipulimit të zgjedhjeve. Si e shpjegoni ju, nga e dinin nxënësit e shkollave të mesme se janë manipuluar zgjedhjet? (Reagon një pjesë e të pranishmëve në sallë duke thënë se atë e dinte gjithë qyteti).

P.Arbnori: (Jep të njëjtën përgjigje) Atë e dinte gjithë qyteti.

Gj.Celaj: Po nga e dinin, ata s’kanë qenë anëtarë të qendrave të votimit? Ju, nga ana tjetër, thoni se PD-ja e pranoi rezultatin e zgjedhjeve, apo jo?

P.Arbnori: Të gjithë i kishin parë autobusët me ushtarët e DPB, duke votuar në qytet. (Lexuesi e di tashmë faktin se PD-ja i kishte fituar zgjedhjet në qytetin e Shkodrës).

A.Shyti: Z.Pjetër! Shefi i policisë ju propozoi në datën 1 prill 1991 që të bënit një miting për të qetësuar njerëzit e grumbulluar. Z.Hajdari u shpreh dakord. Po ju, përse s’ishit dakord dhe përse s’e bëtë? A s’do të ishte më mirë të bënit një miting të organizuar dhe mund të mos vinte asnjë pasojë?

P.Arbnori: Po ata nuk na dëgjonin, ishin të pakënaqur nga manipulimet…

A.Shyti: Policia në Shkodër e ka zbatuar ligjin edhe herë të tjera si më 13 dhjetor 1990, më 3 dhe 6 janar 1991, më 26 shkurt 1991 (në Gur të Zi kundër “Vullnetarëve të Enverit”) dhe s’kishte vrarë njeri. Atëherë, perse më 2 prill 1991 vrau dhe ju kishit frikë qysh në fillim?

P.Arbnori: Po edhe më 13 dhjetor ka pasur një plagosje. Unë s’e kisha problem sepse, edhe po të vritesha e pashë demokracinë.

A.Shyti: Kur e kuptuat ju që policia do ju vriste, qysh në fillim apo pasi ndodhën vrasjet?

P.Arbnori: Qysh në fillim, pa ndodhur vrasjet.

A.Shyti: Atëherë , përse e dërguat apo e lejuat të shkonte atje A.Brocin?

P.Arbnori: Po ai ka shkuar vetë sepse ne kështu e patëm vendosur qysh më 1 prill pasdite.

A.Shyti: Po mirë, ju shkuat në shesh mbasi ndodhën vrasjet. Si e shpjegoni që juve ju iku frika pikërisht atëherë kur duhej t’ju hynte më tepër?

P.Arbnori: Po unë shkova një herë tek selia e PD-së e pastaj shkova të marr vesh ç’po bëhej në shesh.

A.Shyti: Po pse, cila ishte rruga më e shkurtër për të shkuar nga K.Ekzekutiv tek K.i PP-së, nëpërmjet lulishtes apo duke shkuar njëherë tek selia e PD-së e pastaj tek sheshi para Komitetit të PP-së?

P.Arbnori: (Përgjigjet kot më kot) Po ne propozuam të vinte një përfaqësi nga demonstruesit dhe ne nuk shkuam se mund të na vrisnin.

Arbnori, ashtu si shokët e tij, erdhi për lesh dhe doli i qethur.

Një pjesë e të pranishmëve në sallë ndoqi atë praktikë që kishte ndjekur sa herë që të pandehurit u drejtonin pyetje dëshmitarëve, veçanërisht politikano-dëshmitarëve. Për këta naivë të mjerë, ata ishin e vërteta, e drejta, perëndia, kurse ne përfaqësonim të kundërtën. Shpesh, sidomos kur fliste A.Shyti, mund të dëgjoje që njerëz nga salla të shpreheshin pa leje: “Mos e diskuto, këta (nënkupto të pandehurit- Gj.C.) po e drejtojnë gjyqin… E kthyen në parlament. Edhe këtu duket se ka qenë zv.ministër…” etj.

Përshtypje tjetër bëri mos ardhja A.Hajdari.  Ardhjen e tij për të dëshmuar e kishte paralajmëruar gjyqtari. Nuk u dha ndonjë shpjegim pse nuk u paraqit për të dëshmuar, ndoshta  dikush nga të afërmit apo mbi të e kishte këshilluar ta shmangte përballjen.  Asnjëri prej dëshmitarëve, për të cilët u justifikua ndërprerja e gjyqit, nuk o soll forcërisht, sikundër gjyqtari kishte thënë.  Me gjithë kërkesën tonë të përsëritur, Lame, Sula e R.Marku, që kishin vjellë gënjeshtra në gazeta, nuk u sollën për t’u pyetur si dëshmitarë. Sigurisht, ata e kishin kryer misionin e tyre të turpshëm, e kishin ndihmuar partinë nëpërmjet gënjeshtrave. Dhe ishte koha kur një gënjeshtër shpërblehej fort duke të bërë deputet, ministër e çfarëdo tjetër, por kurrsesi njeri.

Më duhet të shënoj edhe një nga momentet më mbresëlënëse dhe njëkohësisht më domethënës të krejt procesit gjyqësor.

 

Biseda me Prokurorin e Përgjithshëm Maks Haxhia

Më datën 6 korrik 1992, rreth orës 15.30′, policët e shërbimit më njoftuan të paraqitesha në dhomat e hetimit për t’u takuar me Prokurorin e Përgjithshëm. Zbrita poshtë dhe më treguan dhomën ku do të futesha. Trokita në derë dhe hyra brenda.

Para meje u  shfaq një burrë rreth 35 vjeç, me trup mesatar, i shëndoshë, ezmer dhe me flokët e drejtë e të zinj që kishin nisur t’i thinjeshin. Ishte i veshur bukur dhe rrinte serioz. Kur hyra unë, ai ishte vetëm dhe lëvizi nga vendi.

Dy gjëra më çuditën qysh në prezantimin e parë me prokurorin e shtetit. Së pari, përse kishte ardhur për të më takuar mbas orarit zyrtar të punës së administratës shtetërore dhe, së dyti, ai qëndronte si i hutuar, sikur s’e zinte vendi, duke parë herë majtas e herë djathtas, sikur e ndiqte ndokush. Maksim Haxhia kishte qenë pedagog në fakultetin e drejtësisë të Universitetit të Tiranës, anëtar i disa organizmave juridike ndërkombëtare, ishte përfshirë në lëvizjen studentore të dhjetorit 1990 dhe nuk duhej të kishte arsye t’i trembej ndokujt. Mirëpo, një i burgosur e ka të vështirë t’i dijë të gjitha arsyet, pasi, fatkeqësisht nuk i dinë gjithmonë as ata që janë të lirë.

Kisha vendosur të flisja shkurt me të dhe ashtu veprova. Po e sjell këtu pothuajse të plotë dialogun me zotin Haxhia pasi është shumë domethënës për të kuptuar vërtetësinë e asaj që është luajtur në prapaskenë lidhur me këtë ngjarje dhe me procesin tonë penal.

Gj.Celaj: Siç mund ta dini, unë kam qenë zëvendësshef policie në Shkodër kur ka ndodhur ngjarja e 2 prillit. Nuk do iu bëj historinë e saj, por po ju them se jam arrestuar më 26 prill 1991, gjoja për shpërdorim detyre, kam marrë tri aktakuza për shpërdorim detyre. Është pezulluar tri herë gjyqi, një herë me të drejtë e dy herë pa asnjë arsye ligjore. Para tri javësh, kryetari i grupit të hetimit më njoftoi se më akuzonte edhe për vrasje, pa më sjellë asnjë provë për këtë…

M.Haxhia: Shiko, këto që thatë deri këtu, pothuajse i di të gjitha.

Gj.Celaj: Aq më mirë. Unë nuk dua t’ju argumentoj as fajësinë dhe as pafajësinë time, por po ju them vetëm kaq: jam i arrestuar dhe mbahem i burgosur për arsye politike dhe në shërbim të politikës së ditës. Nuk kërkoj as falje, as mëshirë e as përkrahje të kundërligjshme, por vetëm drejtësi. Nga ju, personalisht, kërkoj që, në emër të ligjit, të mos lejoni më të shkelen të drejtat e mia.

M.Haxhia: Shiko, as të njoh dhe as më njeh. E njoh çështjen dhe dosjen tuaj. E di se ke të drejtë dhe për mua je i pafajshëm. Ua kam thënë këtë edhe presidentit të republikës edhe kryesisë së Kuvendit Popullor.

Gj.Celaj: E çfarë ju kanë thënë?

M.Haxhia: (Heziton, mbledh supet dhe ndryshon mimikën për të dhënë të kuptoj se s’dëshiron të më thotë).

Gj.Celaj: Nejse, e kuptoj.

M.Haxhia: Madje, u kam thënë se, meqë s’po gjejmë fajtorët e vërtetë, po kërkojmë t’ua fusim atyre dhe kjo nuk është e drejtë… Unë iu kam ofruar edhe zgjidhjen, domethënë, u kam thënë se është mirë që të thërrasim përfaqësuesit e 4 familjeve të dëshmorëve, t’iu themi troç se për këta të katër shteti s’ka asnjë provë për t’i dënuar, prandaj do i nxjerrim jashtë dhe do të bëjmë çmos të gjejmë fajtorët e vërtetë. Do të punojmë me të gjithë mekanizmat e shtetit.

Gj.Celaj: Me sa duket, ata nuk kanë qenë dakord, por unë kërkoj nga ju që të ushtroni autoritetin tuaj në mënyrë që të bëhet gjyqi sa më parë, veç të bëhet gjyqi e më dënoni sa të doni sepse nuk qëndroj dot më në qeli. Unë do ta mbroj veten vetë në gjyq, pastaj gjykatësi të bëjë si t’i thonë të tjerët.

M.Haxhia: Edhe javën që vjen do të shkoj tek z.Berisha dhe do ta bisedoj edhe njëherë këtë çështjen tuaj sepse kam edhe ca probleme të tjera.

Gj.Celaj: Më falni, a do i thoni zotit Berisha se më keni takuar?

M.Haxhia: Po, edhe mund t’ia them, pse jo.

Gj.Celaj: Nëse s’ju vjen keq, do të ishte mirë t’i thoni presidentit që, ka thënë ai oficeri i policisë se do të mund të më mbani edhe 100 vjet në burg por fajtor s’më bëni dot kurrë.

M.Haxhia: Nejse, unë ju premtoj vetëm kaq që, nëse deri në fund të shtatorit nuk do të dilni në gjyq, unë si Prokuror i Përgjithshëm do të jap dorëheqjen vetëm për këtë çështje.

Gj.Celaj: Ju faleminderit dhe mirë u pafshim.

Prokurori i shtetit iku, ika edhe unë, por në drejtime krejt të kundërta. Fatkeqësisht, konstatova se ai ishte fare pak më i lirë sesa unë. Prokurori i Përgjithshëm kishte ndrojtjen e shtetit për t’u takuar me një të arrestuar dhe, ç’ishte më e keqja, ai nuk ishte i lirë për të vendosur për lirimin ose burgimin e një të arrestuari “ordiner”. Çelësat e burgut për mua, ndodheshin në duart e kryetarit të shtetit që kishte edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Njeriu, që përbetohej nga mëngjesi deri në darkë për shtetin e së drejtës dhe për pavarësinë e organeve të drejtësisë nga pushteti politik, i thotë “jo” prokurorit të shtetit që kërkon të lirojë nga burgu katër njerëz të pafajshëm?! Por, jo vetëm kaq…

 

Nesër do të lexoni

-Skandali me trupat e 4 viktimave, nuk u bë autopsia

– Cilët janë personat që u përmendën si vrasës të mundshëm

– Si u graduan dhe bënë karrierë hetuesit dhe gjyqtarët e kësaj çështje

-Çfarë përfaqëson masakra e 2 Prillit dhe kush nxori përfitime

 

June 2, 2013 13:13
Komento

32 Komente

  1. shkodra heroike June 2, 11:26

    mbeturinat e komunizmit, bastardet qe shkaterruan kisha e xhamia, kriminelet e 2 prillit vrane shkodran te pafajshem per te mbrojtur klyshat e partise e punes, shushunjat qe i kishin pire gjakun shkodres loce per 50 vjet neper burgje e internime u vinte keq se po ikte pushteti nga duart dhe nje dite do jepnin llogari per krimet qe kishin bere.

    Reply to this comment
    • lleshi June 2, 13:27

      Per ke e ke fjalen per Sali Berishen dhe UDB-ashet e tij ?

      Reply to this comment
    • Selim Rroshi June 2, 13:39

      Ske turp o hajvan
      Po Sali komunisti nga doli, po Pjeter Arbnori hafija sigurimse e burgjeve, po Ali Spahia kellire e serbise.
      Po Azem Hajdari nje rrugac pa din e pa pa iman qe dogji mbare pasurine kombetare se mori urdher nga Serbia
      Mortja qe su ha o te malkuar

      Reply to this comment
    • VASILI June 2, 17:29

      te flasesh sot ne kete menyre duket se je jashte realitetit.kur do ta kuptoje ky popull se pergjegjes per gjithcka qe ka ndodhur nga 90 e ketej eshte vetem nje njeri me emrin s.berisha.sa me shpejt te kuptohet aq me mire per ne.

      Reply to this comment
    • albrecht June 2, 21:48

      Mbeturina e vetme qe ka ngelur pa shfarosur eshte Saliu yt. Ideatori dhe frymezuesi i masakres se 2 Prillit. Per shkak te moshes time skam qene ne gjendje te gjykoj atehere per kete gjyq te frikshem dhe te turpshem njekohesisht qe denoi 4 njerez te pafajshem dhe la 4 te tjere pa drejtesi.
      Do ta ble kete liber dhe do ta lexoj me nje fryme.
      Suksese dhe shendet z. Gjek Celaj. (Shpresoj drejtesia te vendoset nje dite).

      Reply to this comment
  2. safiri June 2, 12:49

    sa karikature e bukur!

    Reply to this comment
  3. Alfons Grishaj June 2, 13:47

    Ballafaqimi me Gjekë Çelën

    Për herë të parë e shikova këtë njeri tek rreshtonte policët në formacion pushkatimi, për të qëlluar mbi demonstruesit dhjetoristë. U plagosën me dhjetëra… Pasi demonstruesit ngjeshën radhët, e detyruan këtë person bashkë me policët e tij të futej brenda Komitetit të Partisë. Aty, ky së bashku me shokët e tij, hapnin zjarr, e cila nuk pyeti për plumbin që mori, por pati hallin e fëmijës që mbante. Ajo thirri: “Gati më vratë fëmijën, more ju vraftë Zoti”. Disa demonstrues i vunë zjarrin katit të parë të KPP-së.

    Reply to this comment
    • deshmitari okular June 2, 15:13

      Alfons Grishaj! Jeni nje mashtrues ordiner dhe teper i ndyre. Jeni nje kelysh i organizatorit qe urdheroi zbatimin e skenarit te udb-es jugosllave, si nje lloj kusuri per shkaterrimi qe po i bente Shqiperise, e cila ishte dhe mbeti hale ne sy per Jugosllavine e viçeve. Jeni një monster, qe dhe pas 22 vjetesh kerkoni te mbuloni me paturpesine qe karakterizon sojin tuaj, te nje krimi dyfish makaber, duke vrare kater vete dhe duke burgosur kater te pafajshem. Jeni jnje ushtar kaimikaz i krimineleve Pjeter Toma, Ali Spahia dhe Azem Hajdari. Ti mor mbetje e rrugeve kriminale, kujton se je akoma ne vitin 1991 dhe mund te te shkoje mashtrimi yt i trashe?! Nese ka vertete zot, marrte hak jo vetem per kater viktimat por dhe per kater te denuarit e pafajshem dh jo ta pesoni si tre kriminelet qe kane shkuar ne ferr, por aty ku ju djeg me shume, se nuk te detyron kush te vazhdosh rrugen e mashtrimit, vetem nese je vete nje nga vrasesit e “pazbuluar”.

      Reply to this comment
    • .... June 2, 15:24

      o bojaxhi! mas 97 shum shik-sa iken ne usa

      Reply to this comment
    • .... June 2, 16:12

      fons bojaxhiu, ka “firm” ne usa

      Reply to this comment
    • ermal June 2, 18:38

      nese ti je njeriu i malazezve alfons legen grishaj, nje hajdut xhepash i skeduar qe para 90 ben mire te mbyllesh gojen sepse ti ke llogari per te dhene shume, ti je nje ushtar i paskrupullt i fqinjeve tane ashtu sic mund te kene qene te paret tuaj qe moren pjese ne ushtrine e Danilos qe rrethoi Shkodren per 6 muaj, pra ti si renegat ashtu si te paret tuaj ne 1913, ishe ne krye te amanetit se te pareve te tuaj te 1913 si me 2 prill 1991 ashtu edhe ne vjeshten e viti 98 kur moret peng prefekturen e shkodres, ju vazhdoni te jeni pjese e atij rrethimi qe ska mbaruar akoma por qe ka deshtuar cdo here qe keni marre nje iniciative te tille, te kesh kujdes ti dhe sera jote se do hani koken tuaj, ik e rri me mire ne atje ku je dhe mos u duk ketej sepse e di se ta kane bere bene ne shkoder, ti je njeri i erret i qarqeve antishqiptare dhe me nje miks pro katolik te frymerzuar nga vatikani per te krijuar armiqesi ndermjet myslimaneve dhe katolikeve…..ik o majmun lapangjoz bej dush nje here e lahu….

      Reply to this comment
    • qerosi June 2, 19:33

      E kam thene edhe me perpara per aty ku kam qene vete ky zoteria qe ka bere librin ka thene te verteten. Demostrata e 2 Prillit ka filluar nga gjimnazi “Jordan Misja” ne menyre fizike, se kush na perdori eshte tjeter histori. Dhe po ashtu eshte e vertete qe shkopinjte e gomes kane fluturuat mbi trupat e adoleshenteve te atehershem ne fillim. Nga gjimnazi ish-“29 Nentori” nuk ka dal njeri edhe pse u tentua duke ju bere thirrje te dilnin. Me vone kam qene i strukur ne nje shtepi private ne krah te nderteses duke shikuar pershkallzimin.
      Ke nje gabim persa i perket termit “demostrues dhjetorist”!!!! Po duket qe nuk ke ngrene shkop gome ti! Kur e kupton qe je perdorur, ndihesh si mos me keq! Nuk ta uroj!

      Reply to this comment
    • albert celaj per alfons grishaj June 3, 20:24

      Ti Alfons me Gjeken je ballafaqua , por i lutem Zotit qe te vije dita te ballafaqohesh
      edhe me mua dhe jam i sigurt qe shume shpejt do te shihemi , ALBERT CELAJ

      Reply to this comment
  4. mergimtari fv June 2, 14:19

    Shkodren e sotme e kane zaptue spiujt e UDB

    Reply to this comment
  5. asit June 2, 14:54

    Mire eshte te dale e verteta,qofte dhe te thuhet se ata qe u denuan paten ose jo faj.Mire eshte po ashtu te thuhen te verteta nga deshmitaret e 1,2 Prillit,ne menyre qe pas kaq vitesh te hiqet ca nga mjegulla qe rrethon ngjarjen.Nuk jane normale nderhyrjet pa logjike.Po sot a ruhen objektet dhe a reshtohen policet….Sado e hidhur ,e verteta prap eshte shume e mirepritur…

    Reply to this comment
  6. b.kanani June 2, 15:25

    O shkodra loce akoma nuk keni marre veshe kush vrau me 2 prill,po tju vij turp qe vini akoma prapa vrasesit dhe na i beni hero,po dhe azemi u vra me dijen e tij o te mjere,zgjohi nga gjumi o te mjere.

    Reply to this comment
  7. Gramoz June 2, 15:40

    turma te cmendurish kusuret e sistemit ihengren njerezit endershem .eshte anormale dhe trishtuse kur degjon njeres te tille qe turen ,e fyejne njeres qe fundi fundit bejne detyren.turma te egersuara nga i egri berisha turp njeriu te haje njerine .kete e bejne vetem ata qe duan shkaterojne shqiperine dhe kanibali juajshpirteror turpi ju ndjekte per here .ju nuk e doni demokracine juve doni anarshine te gjithe do ta gjejne vendin..nje dite drejtesia do te vije

    Reply to this comment
  8. Baro Liçaj June 2, 16:13

    Mire eshte qe te dale e verteta,por e verteta nuk ka per te dale kurren e kurres, sepse ata qe e dinin fare mire te verteten se kush i vrau kater demonstruesit,Pjeter Arbnori dhe Ali Spahija,shkuan ne ate bote ,prane tyre.Shkodranet e dine mire se kush i vrau kater demonstruesit.

    Reply to this comment
  9. levizja dhjetorit June 2, 16:29

    dhe demokracia erdhi dhe Sali Berisha i tregoj burgun bastardeve te komunizmit si ky gjeka me shoke, rrofsh me jete e heroi shqiptarve Sali Berisha

    Reply to this comment
  10. Dhori June 2, 16:34

    Ne pjesen e pare te botuar nga “Dita” vura shenimin se e kam lexuar librin, i cili nga fillimi ne fund nuk mund te kontestohet ne asnje paragraf sepse autori i ka mbledhur faketet nga burime qe nuk mund te kundershtohen sic jane procesverbalet e seancave gjyqesore, RTVSH, kaseta e radio Shkodres qe ka transmetuar non stop gjithe seancat etj.
    Me ate rast nuk shenova se informacionin per daljen e librit e mesova ne nje emision televiziv ku merrnin pjese intelektual te njohur te vendit. Midis tyre i ndjeri Ardian Klosi. I ndjeri Klosi e permendi librin e Gjek Celajt dhe beri vleresime te larta.
    Une vete kam mbetur i habitur me punen e mire qe ka bere autori dhe besoj pa medyshje se kushdo qe po lexon nuk do zhgenjehet, perkundrazi. Theksova “kushdo qe e lexon” se ketu behen edhe komente nga njerez qe nuk lexojne asnje rresht se mbajne mend ato qe ka thene e vazhdon te thote Saliu.
    Respekt per autorin Celaj.

    Reply to this comment
  11. Landi June 2, 18:03

    Ju e vini re te dashur komentues, midis komenteve tuaja çfaqen disa perversa qe me sa duket jane trembur nga e verteta e deshmive te pakontestueshme te deshmitarit okular te ngjarjeve te 2 prillit dhe njeheresh te te akuzuarit Gjek çelaj.Eshte vertete per tu habitur se si keta kane kurajon edhe sot pas 23 vjetesh te shprehen me gjuhen e 1991 kur Shqiperise dhe veçanerisht Shkodres ju vu zjarri.
    Ka nje arsye te thelle qe keta flasin me ate gjuhe.Ata jane tromaksur nga keto deshmi autentike . Ata jane tromaksur edhe nga nje shkak tjeter. Bandes se Sali Berishes po i vjen fundi, jo si politike e djathte por si nje bande antishqiptare qe ka 23 vjet duke u fshehur prapa parrullave antikomuniste dhe antienveriste po e kthene vendin ne toke te djegur ku sigurie e jetes po shkon drejt zeros dhe njerzit duan te largohen nje ore e me pare, nga syte kembet , vetem ne vendin e tyre jo.
    Ne njefare menyre ndergjegja popullore kombetare po zgjohet, nje gjyq i pavetedijshem popullor po i ben analizen gjithe ketyre viteve duke i vene gishtin autoreve te vertete te shkaterimit te vendit.Brenda ketij gjyqi mbare popullor, e ndoshta ne menyre pak me te vetedijeshme,populli i Shkodres, me inteligjencen e tij karakteristike, i distancuar tani nga histeria antikomuniste e sloganet bajate mbi “demokracine” i ka vene gishti autoreve te verte te ngjerjeve te 2 prillit .Vetem se akoma mungon ndoshta autori qe ka terhequr kembezen kunder viktimave te kesaj ngjarje. Pikerisht keta qe shkruajne ketu akoma me mllefin antikomunist te vite 90-91 ka te ngjare qe ose e dine mire se kush eshte autori ose ndoshta, dhe kjo ka me shume te ngjare jane nder ata persona qe kane terhequr kembezen dhe gjithesi i tremben se vetetes qe deshmon Gjek çelaj , tamam si! djali temjanit. Ka edhe shkodran qe q komentojne pozitivisht e ne menyre objektive per kete ngjarje pavaresisht pozicionit te tyre politik.Kam bindjen se ata jane ne gjendje ti identifikojne komentuesit e tipit te Mark uk, Levizja e dhjetorit,Alfons Grishaj apo zagare te tjere, si te them, te percaktojne identitetin e tyre qe populli tashme ta dije konkretisht ku fshihet autori i vertete qe ekzekutoi urdherin politik te vrasjes se 4 te rinjeve shkodran. Kjo eshte arsyeja qe keta perverse te pandreqshem ,keta kriminel pa din e imam jane te tromaksut. Ata e ndjejne se ka ardhe koha per tu deshmuar e verteta , e vertete qe do ti nxjerri zbuluar para drejtesise popullore, drejtesise se vertete.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F June 2, 21:24

      Jeni shume i sakte dhe i perpikte ne opinionin tuaj. Ndaj te njejtin mendim, pa asnje shtese.

      Reply to this comment
    • gramo ruci June 9, 17:45

      jua them une te verteten e 2 prillit.ate dite sali berisha ishte veshur polic, dhe me te ishin edhe te tjere te pd-se.kur ishin tek komiteti i partise ata u tremben dhe qelluan turmen.keshtu u vrane 4 demostruesit.dhe nje tjeter gje per te qeshur me keto komente te zjarrta qe beni ne mbrojtje te drejtuesve komuniste te policise se shkodres.shkodranet jane te gjithe komuniste te flakte dhe e donin me gjithe zemer komunizmin qe edhe sote e kesaj dite votojne per partine e punes.lexues derisa nuk ka nje liste te sakte me emrat e personave qe qelluan apo dhane urdher , ligji kishte detyrimin te akuzonte drejtuesit e larte te policise se shteti te shkodres.pastaj si u bene hetimet ishte tjeter gje , pasi edhe vete policet prezent ne godine e dinin kush qelloj.por nga frika nuk kane folur.faktet jane keto drejtuesit mbajne pergjegjesi indirekte ne krime .edhe denimi ishte ne kete prizem

      Reply to this comment
  12. re beli June 2, 18:10

    Une nuk e kam lexuar librin ,por duke lexuar surreterit e Sal Vuçidolit,Ali Spahillarit dhe Pjeper Kungullit e kuptoj kush kane qene vrasesit e vertete.Bile dhe Azem hajdari eshte bashkepunetor me ta,por nga qe dinte dhe fliste shume ustallaret e vet e derguan ne ate bote.

    Reply to this comment
  13. bbb June 3, 04:00

    “I pandehur, përse më dy prill ju shpejtuat të zbatonit ligjin?!”. …NE KETE PIKE ARRITI TA COJE SHTETN FASHISTI SALI BERISHA DHE HORRAT E TIJ!

    Reply to this comment
  14. cendurimmadhi June 3, 07:25

    Nuk e kam lexuar librin e z Gj Cela por si nje qytetar shkodran di pak detaje qe kane ndodhur diten e 2 prillit ne Shkoder.Njerezit,me vone me kalimin e viteve kane pershperitur mbi organizimin e kesaj ngjarjeje nga PD me te deleguarin kryesor A Hajdari.Flitet ne qytet qe ka njerez qe e dine se edhe kush e ka vrare Arben Brocin.Di veçse qe ne si popull “jemi futur qorrazi” dhe jemi manipuluar per qellime te mbrapshta politike.Qe te vinte ne pushtet PD rolet ishin ndare .Dikush duhej te vritej(Arben Broci,plus tre te tjeret),dikush duhej te denohej(z Gj Cela,Xh Dymylja,D Popare,CTaçi)qe te afrohej ardhja ne pushtet e PD me Berishen ne krye.Ashtu siç ishte e organizuar edhe hedhja e bustit ne Tirane,çdo detaj ne ato dite ka qene i mire organizuar. Prandaj edhe sot e kesaj dite gezojme kete medemekdemokraci.

    Reply to this comment
  15. Korabi,France June 3, 08:01

    Dy fjale per Alfoncin e cinit e finit,per foncin e sigurimit e spiunlleqet e tij qe per te mbullua maskaralleqet e tij me demek u bashkua me Pd per te mbulua keto qe thashe ma siper.Tashti qe ka rehatua vehten e familjen e Amerike del e ban llaka llaka ne shtyp per te errersuar figuren e nderuar te Gjek Celajt qe as te thoj e kembes se Gjekes nuk i shkon Alfonci.Me keto nuk mund te mbuloje hajdutlleqet e tij prandaj ban mire me e mbylle shkarpen e gojes.
    Ndersa per komentuesin ” Shkodra heroike” vetem i tille nuk mund te jete sepse mbeturine komunizmit duhet te jete vete ai,por ja ban si puna e hajdutit qe thote “kapeni hajdutin”
    Libri i Gjek Celes ashte nje realitet i pamohueshem qe tregon shume fakte se kush jane vrasesit e 2 Prillin,kjo edhe per faktin se deri tashti nuk jan e denuar urdheruesit e vrasesit e vertete,ka pase kohe boll kjo qeveri me drejtesine ne duar per te zbardhur dosjen e 2 Prillit por nuk i ka interesuar mbase i din mire se kush jane vrasesit.Akoma shpresoj se nje dite drejtesia do te zgjohet nga ” gjumi” letargjik !

    Reply to this comment
  16. Horri i Bulevardit June 3, 09:08

    Urdheruesit e vrasjes se Kater personave ne 2 prill ne Shkoder jane.
    Sali Berisha.
    Ali Spahia i vdekur.
    Pjeter Arbnori i vdekur.
    Azem Hajdari i vdekur.

    E vetmja dhune e rrezikshme ne ate kohe, ka qene ne Shkollen e Bashkuar, Ku bente pjese DHE Bujar Mehmet ose Nishani sic deshiron ai TE quhet, Qe shprehen hapur me dhunen e armeve, mbeshtetjen ndaj diktatures enveriane, ne TE cilen u vra nje vajze 5-vjecare ne dritaren e shtepise se saj Mbas shkolles se bashkuar, si rezultat i gjuatjeve pa adrese TE enveristeve ne KETE shkolle.
    Gjitjashtu Bujar Mehmeti Nishani me kolehet e tij enveriste, vrane Artan Lenjen, deshmorin e pare TE demokracise DHE vrasesi ishte brenda ne Shkollen e bashkuar dhepresidenti kukull e nje ate vrases, ne mos ka qene ai vete.
    Pushteti komunist beri dhune me rrahje, por shkolla ebashkuar DHE grumbullimet e Vullnetareve TE Enverit, ishin rreziku real i dhunes.
    Ne jemi brezi Qe i perjetuam ato ngjarrje DHE smundet Sali Berisha Qe Ne ate kohe bridhte me makinat e sigurimit TE shtetit neper Shqiperi, TE na tregoje Ne perralla.
    Ai eshte vrasesi.

    Reply to this comment
  17. Drejtesia mund te vonoje por nje dite del June 3, 10:00

    O Dhori, po kush do ta lexoje ate liber aq te qarte e qe nxjerr te verteten ne shesh qorrat qe Saliu i ka verbuar me rryshfete e lloj lloj pazaresh! apo analfabetet e Saliut qe akoma sdine te lexojne edhe pse kane kaluar 22 vite “demokraci” Kjo eshte nje fatkeqesi qe ate liber do ta lexojne as 20% e shqiptareve dhe kete ta siguroj.

    Reply to this comment
  18. timi June 3, 10:04

    “I pandehur, përse më dy prill ju shpejtuat të zbatonit ligjin?!” nga gjithe kjo bisede kjo mua mu duk me interesantja…

    Reply to this comment
  19. shqiptarja June 3, 16:15

    Ore ti i Shkodres, po ju jeni popull hajvan, qe nuk dini nga ju vjen e keqja…rrini nen hijen e qytetarise, po qe ju te sotmit nuk e keni, derisa ju kane vene poshte histeriket si topalli apo dhe fara e poshter e Ali spahise – rrace e poshter

    Reply to this comment
  20. kadeti bigler June 4, 08:47

    E cudcme kjo te jete rastesi te tre keta persona qe iskenuan vrasjet pjetri alia dhe hajdari nuk jane me ne kete jet ron vetem kryekrimineli sali der berisha Te tre keta jo se ishin bura te mir por ishin te rezikshem per berishen tr deshmitar me pak

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*