Hakmarrja e natyrës për atë që i kemi bërë pas ’90-s

Ing. Sokol Marku - INTERVISTË February 3, 2015 19:34

Hakmarrja e natyrës për atë që i kemi bërë pas ’90-s

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë marrë përpara gjithçka; shtëpi, bagëti, ura të varura. Fatmirësisht, deri më tani, nuk ka dëme në njerëz.

Dëmet që po shkakton Vjosa në pjesën urbane të Shqipërisë, janë dëme që kanë të bëjnë me papërgjegjësinë urbane të qeverive pas vitit 1990 dhe rrumpallën shqiptare të ndërtimeve buzë lumit, në fusha dhe në zona të ndaluara për të banuar.

Fshatra që i janë afruar lumit me ndërtime në tokë bujqësore, pasarela të ndërtuara jashtë standardit, prita të asgjesuara dhe gërmime në lumenj për zhavor, pika të hedhjes së mbeturinave të qyteteve dhe komunave buzë Vjosës, që po merren prej saj për t’u çuar në det etj, etj.

Kur njeriu bëhet arrogant me natyrën ajo bëhet kapriçoze me të.

Për të mësuar pak më shumë rreth shkaqeve që çojnë në përmbytje, apo edhe për të kuptuar se si mund të parandalohen situata të tilla, ne shkuam në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Inxhinier Gjeolog, Sokol Marku, na ka rrëfyer si trajtohet lumi dhe toka nga dora e njeriut dhe çfarë duhet të bëjmë për ta mbrojtur nga dora “vrastare” e tij, duke na sjell disa shembuj se si i menaxhon bota këto situata.

 

 

Marku, jemi në një situatë përmbytjesh në jug të vendit, çfarë po ndodh me lumenjtë?

Dalja e një lumi nga shtrati është një situatë, s’po përdor termin e zakonshme, por po them e përshtatshme, e cila nëse nuk do të kishte brenda vetes rrezikimin e jetëve njerëzore dhe dëmet ndaj shtëpive dhe ekonomisë së tyre, do shihej me të njëjtin kuriozitet siç shohim një shpërthim vullkanik, apo një eklips, qoftë të Diellit qoftë të Hënës. Kushtet klimaterike të vendit tonë, nuk i përjashtojnë shtrëngatat dhe përmbytjet e këtij lloji, si në stinën e dimrit, ashtu dhe në atë të verës. Shqipëria ka dy periudha të njohura ku reshjet bien më me intensitet. Zakonisht ato janë gjatë periudhave muajve nëntor-dhjetor dhe mars-prill, prandaj një intensitet i tillë reshjesh mendoj se nuk ka qenë i zakontë, e për rrjedhojë kjo ka sjellë një vërshim jashtë kapaciteteve të ujërave në rrjetin e lumenjve, e sidomos të atyre në hapësirën mes Osumit dhe Vjosës, të cilët për momentin po rrezikojnë më shumë me prurjet e tyre. Meqenëse lumi në vetvete është një rrjedhë ujore e cila transportohet me vetërrjedhje prej burimit apo burimeve, drejt grykëderdhjes, edhe situata problematike do krijohet në zonën fundore të lumit, pra në grykëderdhjen e tij. Një zonë e tillë për shembull është Novosela për lumin e Vjosës.

Sipas të dhënave, në një gjendje të tillë nuk gjendet vetëm Shqipërisë, por edhe Greqia, në zonën e Artës, madje lajme të sotme tregojnë për një ngritje të nivelit të detit Adriatik në gjirin e Venecias, çka është shoqëruar me një situatë përmbytjeje në qytetin historik, por kjo përmbytje për vetë strukturën e këtij qyteti si qytet i përmbytur nuk ka ndikuar shumë, përveçse vizualisht, sepse siç thuhet turistët sot kanë marrë masa dhe janë pajisur me çizme llastiku.

A mund të flasim për lumenjtë problematik dhe më pak problematik?

Çdo lumë i Shqipërisë, në rrjedhjen e poshtme të tij, pra sapo hyn në Ultësirën Perëndimore të vendit, apo shkon në zona fushore si rasti i Drinosit, paraqet rrezikun e daljes nga shtrati në rast shtrëngatash. Klima e këtij viti, e cila në fakt ishte një përsëritje e kushteve të vitit 2001, pati një dimër më të ashpër e me reshje më të shumta, që në veri e verilindje u shfaqën në formën e dëborës, ndërsa në jug e jugperëndim po shfaqen në formë shirash të dendur. Pra nuk mund të përjashtojmë nga fenomeni i përmbytjes asnjë nga lumenjtë.

A parandalohet kjo situatë?

Natyra ka huqet e saj që nuk mund të ndalen, por pasojat mbi njerëzit dhe ekonominë mund të parandalohen në njëfarë mase. Në qoftë se do i referohemi përvojës botërore, do të shohim se kemi dy raste të trajtimit, atë të vendeve të zhvilluara, dhe atë të vendeve të prapambetura. I pari i del të keqes përpara sapo shfaq shenjat e para, e në disa raste ende pa i shfaqur ato. Dhe në këtë kuadër, mjaft shtete perëndimore kanë financuar shkencëtarët e tyre për të përllogaritur ndikimin e ngrohjes globale dhe masat për të parandaluar efektet e tyre negative.

Në rastin e dytë mund t’ju përmend rastin e Indonezisë kur në kohën e cunamit të famshëm megjithëse të paralajmëruar nga Shërbimi Gjeologjik Europian, struktura monitoruese, e përbërë nga një person i vetëm, me specializim në meteorologji, nuk e pa të arsyeshme të jepte alarmin, dhe pasojat dihen. Pra së pari duhet të vendosim se cilit rast duam t’i ngjajmë. Për mua është më i mirë i pari. Por për këtë duhet financuar shkenca, e cila të ketë mundësi të studiojë fenomenet. Duhet që specialistët tanë të mbështeten me specializime, laboratorë, aparate monitoruese dhe me një strategji kombëtare për të kuptuar ku jemi dhe ku do arrijmë.

Duhet patur parasysh se shkencës nuk duhet ti kërkosh paratë e investimit mbrapsht. Paratë e shkencës kthehen pa e kuptuar në investimet e suksesshme. Kështu teoritë që po përdoren sot për të shpjeguar arsyet e ngrohjes globale apo e ndryshimit të nivelit të detit, janë punimet e shkencëtarëve Milanchovitch dhe Suess, financuar në fillimin e shekullit të XX, pra një shekull më parë, dhe po i shërbejnë sot njerëzimit. Kjo duhet patur parasysh, në financimin e shkencës, asaj i duhet dhënë një mbështetje e fortë, dhe specialistë shqiptarë të cilët kanë një vëllim e prodhimtari të trurit të njëjtë me çdo shkencëtar Homo Sapiens të kësaj bote, do jenë të aftë të venë në përdorim dijet e tyre dhe teoritë globale në dobi të parandalimit të katastrofave në vendin e vet. Të mos harrojmë, se vendet e zhvilluara, janë të tilla sepse shkenca shkeli kudo, më parë se aty të shkelte këmba e njeriut.

Një tjetër fakt është se në disa zona të vendit, janë njerëzit ata që ndërtojnë afër lumenjve dhe më pas kur lumi vjen, ankohen për përmbytje… sa kujdes duhet të kemi me ndërtimet?

Ndërtimi afër lumenjve mund të them se është një gabim trashanik i gjithsecilit. Toka ndahet në zona konfliktesh, dhe zona paqeje, qoftë në pikëpamjen natyrore, e qoftë në atë shoqërore. Në këtë aspekt të ndërtosh pranë një lumi është e barasvlershme me të ndërtuarit në sot në qytetin Kobanes, apo në Mariupoli të Ukrainës. Të tilla janë në pikëpamje natyrore zona e bregdetit, buzët e lumenjve, buzët e shpateve, një pjesë e madhe e kodrave argjilore. Në këto zona ka një konflikt të vërtetë mes tokës dhe detit, tokës dhe lumit, tokës dhe gravitetit e tokës dhe reshjeve. Për mendimin tim, njerëzit e kanë një memorie historike, të cilën nuk duhet ta harrojnë. Kështu po t’i kthehemi cunamit të Indonezisë, një fshat që ju bind legjendës që sapo të bjerë tërmet duhet të vrapojmë në majën e kodrës, shpëtoi i paprekur në jetë njerëzore kur erdhi vala e bregut. Njerëzit që ndërtojnë në buzë lumenjve, në një hapësirë që dihet se mbulohet nga ujët sa herë ka përmbytje, në përgjithësi janë produkt i dyndjeve masive që shoqëruan 25 vitet e fundit. Këta të ardhur në zona që nuk i njihnin, u vendosën në toka pa zot, një pjesë e të cilave ishin ato që konsiderohen si fusha të përmbytjeve të lumit. Dhe kjo ka sjellë si rezultat edhe pasojat.

Të parët tanë kanë patur një tjetër traditë ndërtimi, kështu ata kanë ndërtuar në kodra, në hapësirat e krijuara nga tarracat detare, mjaft më horizontale se faqet e kodrave, e për rrjedhojë më të qëndrueshme. Lartësia e tyre deri 50 metra mbi fusha i mbronte edhe nga përmbytja. Në zonën e Shënkollit dhe Bregut të Matës ndërtimet bëheshin mbi platforma të cilat ishin më të larta se niveli i përmbytjes, ndërsa në Myzeqe ndërtesat ishin kasolle pa shumë shpenzime.

Ne u mësuam t’i quajmë të parët tanë katundarë, pra fshatarë, dhe i konsideruam si të pa ditur, por sot del sidomos me shfaqjen e analfabetizmit funksional, te jesh analfabet nuk do të thotë të jesh i paditur, dhe as të dish shkrim e këndim nuk do të thotë të jesh i mësuar. Pra duhet ta shohim me një sy tjetër, jo vetëm folklorik përvojën tonë popullore. Unë do i këshilloja njerëzve, të ndërtojnë sa më larg greminës, shtratit të lumit apo bregut të detit, por në radhë të parë të mos ndërtojnë pa leje, sepse një ndërtim me leje, jo vetëm ndikon në regjistrimin e pasurive dhe shmangies së disa telasheve ligjore me shtetin, por në radhë të parë nënkupton se atij ndërtimi i është bërë një ekspertizë shkencore nga inxhinieri i ndërtimit, arkitekti, dhe së fundmi nga ai që megjithëse i lënë në hije, është më i rëndësishmi, eksperti gjeolog.

permbtyje 1A ka përgjegjësi shteti për mirëmbajtjen e vazhdueshme shtretërve të lumenjve?

Shteti në rastin e përmbytjes aktuale, po i kryen siç duhet, në mendimin tim, përgjegjësitë e veta. Një fakt i reagimit është angazhimi maksimal në shpëtimin e çdo jete njerëzore. Por puna duhet vazhduar në investimin në shkencë, e sidomos në atë të gjeologjisë, e cila duhet nxitur më financime të veçanta në drejtime specifike, duke shtuar në radhë të parë mundësinë e provëmarrjes në terren dhe analizimit të thellë të të dhënave. Asnjëherë nuk mund ta ndalojmë vërshimin e natyrës, por ama mund të bëjmë të mundur që të mos gjendemi në shtratin e rrugës së vërshimit të saj.

Nga ato çka keni studiuar, si është marrëdhënia e njeriut me tokën?

Po ta shohim me vëmendje njerëzimi ka ecur nëpër disa faza të marrëdhënieve me tokën. Fillimisht, ishte “Toka-Zot”, kur njeriu e adhuronte tokën si perëndi. Ky ishte një besim që shihet tek perëndia “Gea”, krijuese e gjithçkaje për grekët e lashtë, apo e “Tokës-Mëmë” tek persët. Pas kësaj, erdhi “Zoti i Tokës”, ku njeriu besonte se mund t’i merrte gjithçka tokës, sepse i përkiste. Kjo lindi mendoj me fenë e krishterë, kur për herë të parë njerëzimi filloi masivisht të hiqte dorë nga besimet në idhuj, e të kalonte në besimin monoteist. Mirëpo, kjo e bëri njeriun mjaft mendjemadh, dhe sidomos me fillimin e revolucionit industrial ai filloi ta vinte tokën përposhtë e t’ia “merrte shpirtin”, duke e shpyllëzuar, duke transformuar sipërfaqen e tokës, duke ndryshuar rrjedhat e lumenjve, duke ngritur mbi sipërfaqe malet artificiale prej betoni “qiejgërvishtësit”, e duke shfrytëzuar energjinë e pamatë që morën sipërfaqja e brendësia e tokës për të kryer provat bërthamore. Këto tërmete artificiale, që u pagëzuan në vitin 1945 me 450 mijë viktimat e Hiroshimës e Nagasakit dhe që sot me dy diktaturat e Iranit dhe Koresë së Veriut po e drithërojnë botën, e cila edhe pa ato armë në duart e atyre shteteve, është boll e shqetësuar nga kriza ekonomike dhe ajo e besimit që e ka mbërthyer.

Po në Shqipëri, si është trajtuar dhe si trajtohet Toka?

Në këtë vend, në përgjithësi, ai që është më i dobët, ai që nuk bërtet, trajtohet si skllav. Kështu vazhdon ende sot, pavarësisht, një komuniteti shkencor që e kundërshton, edhe trualli. Në periudhën socialiste, në kuadër të zhvillimit intensiv të bujqësisë u shpyllëzua. U ndërhy në rrjedhat e lumenjve, u bënë tarraca, të cilat kanë pasur jo pak ndikim në ngjarjet e fatkeqësive natyrore në këtë vend pas viteve ’90, kur këto punime për shkak të krizës së ekonomisë u lanë pa përkujdesjet e nevojshme. Por sikur mos të mjaftonte kjo, u ndërhy pa kriter prej gjithkujt në atë që e quan “toka ime”, duke ndërtuar pa plan, duke gërmuar sa nuk mbante më, dhe të gjithë përditë e më shumë janë dëshmitarë të rrëshqitjeve të panumërta që aktivizohen sidomos në periudhat e shirave.

Intervistoi: Entela Resuli

 

Ing. Sokol Marku - INTERVISTË February 3, 2015 19:34
Komento

24 Komente

  1. preng pjetri February 3, 02:46

    DHE NATYRA ME DY FYTYRA SHKON E VJEN NJE QEVERI
    Sot ne jug.
    Neser ne veri!

    Reply to this comment
  2. A më kuptoooon...?! February 3, 04:20

    Më ngjethet mishi tek e shikoj kete foto….dhe kete banore fatkeqe para ashpersise dhe hakmarrjes se Natyres….
    Ku eshte marre ajo dhe a ka shpetuar kjo fatkeqe?….
    Simbol i nje Populli te lene ne meshire te Fatit nga R r u m p a l l a jone Çerekshekullore…..
    A më kuptooooooooooooon?!….

    Reply to this comment
  3. shqiptari February 3, 08:26

    po ka te drejte natyra se me antishqiptarizmine e gjithe qeverive qe nga 90 e deri me sote qe hodhene poshte pere faje te sistemite ate pune kolosale dhe te bukure te prinderve tane qe dhe ky shkrime e thote pra 90 % e tokes ishte e mbrekullueshme e shkatruane politika dhe injorantete qe na sollene dmokracine agjentete e serbeve malokete pisa dhe injorante dhe tani ska shtet qe te funksionoi pra gjithe koha 45 deri ne 90 ishe nje lule dhe nje mbrekulli ne pune dhe kjo qe po jetojme nje poshtersi qe do ta vuajme kushedi sa kohe dhe me paturpesi ja hedhni fajine atyres nje gabime i pafalshem faji eshte i gjithe antishqiptarizmite dhe gjithe atyreve qe ii sherbyen kesaj antishqiptarie qe jane politikante qe nga 90 e deri me sote shtoi dhe injotanetet shqiptare qe vjedhine e ndertojne ku ne toke buke e poshte lumite dhe ja shkatrime renime eshte fundi poshte antishqiptaret qe bejne politiken shqiptare dhe ata qe po rekrutohen pere ta shkatruare ne vazhdime

    Reply to this comment
  4. politikane kurva February 3, 09:51

    U kujtuan tashi se cfare beri enveri po shum vone.le tu behet nena tashi aty te ngordhin popull shkerdhat.le tja kerkojn sales cekun e bardh qe premtoi ne 90 e lugen e floririt popull injorant

    Reply to this comment
  5. Lleshi February 3, 12:21

    Deri diten qe ketij populli do t’i shahet , mohoet dhe nuk do t’i njihet puna , djersa dhe gjaku i derdhur per ndertimin , arsimimin , shendetin dhe mbrojtjen e vendit te vet Shqiperise , per 50 vjet , Shqiperia do te shkoje keq dhe me keq !

    Dhe kete pune 50 vjecare sigurisht qe nuk ia shajne kot ! Ia shajne dhe mohojne sepse nuk kane bythe ta bejne vete , por dhe se Shqiperia eshte paracaktuar te shkoje drejt zhberjes !

    Keto qe po kalon nuk jane asgje ! Tragjedi akoma me te medha e presin perpara ! Do t’i shikojme dhe degjojme ! Ketu do te jemi !

    Ke genjen mendja se Enverin e shajne si komunist , eshte ose qorr ose truthare ! Antishqiptaret e vullnetshem e dine mire pse e bejne ! Enverin e sulmojne vetem pse ishte nacionalist 24 karat dhe ndertoi Shqiperine , te cilen sot ne e shikojme ne kete gjendje mjerane ! Shikojme gjithashtu perpjekjet titanike per ta shkaterruar nga klikat serbo-greko file qe kane drejtuar Shqiperine keto 25 vjet , madje qe nga Ramiz Haleja me 80%-shin !

    Sic po dallojme edhe nderkombetaret “dashnore” te medhenj te Shqiperise ne lengate dhe shkaterrim ! Para se te jete Nga “lindja” apo “perendimi” , Shqiperia duhet te jete vetvetja ! Po kush ta leje dhe kush ta beje ? Te shiturit ?

    Reply to this comment
  6. Dani February 3, 13:00

    Me shume se e shiti bythen Enver llumi nuk e ka shitur dot asnje. Te jugosllavet, te sovjetiket, te kinezet duke detyruar popullin te mbante zi kur vdisnin qytyket komuniste te Jugosllavise, Rusise e Kines. Por pune beri kodoshi, e mbajti me triska e rracion ushqimesh qytetin dhe me buk tull misri fshatin per 50 vjet. Po keto i ke harruar or Llesh leshi?

    Reply to this comment
    • Lleshi February 3, 13:17

      Ja dhe Dani , ose “dami” sic i themi na ! Ky eshte lloji i morrit te tifos qe i ka hy ne gjak shqiptarit dhe Shqiperise ! Dha ja ta helmo gjakun Dani , ja nuk ka mikrob me te ndyte !

      Megjithese eshte i bindur dhe vete qe po genjen , prape se prape Dani nuk rri pa ba “damin” , ose pa e hedh helmin !

      Reply to this comment
    • bonifikuesi February 3, 17:17

      Une se kam dashur Enverin se doja ne ate kohe Titon por duhet ta dish qe babai yt ka jetuar me lemoshat e yugosllaveve,sovjetikeve,kinezeve dhe nga hambaret e tyre qe kishin minj me shumice je helmuar edhe ti Me shume duhej te flisni per artikullin qe eshte i goditur dhe me mend,per mendimin tim me mire te mbyten 100 veta qe pasi kalon kjo kohe marrin sepatat dhe presin pemet se sa qurraviteni ne forume, natyra nuk ka goje por hakmerret pa fjale ,shqiptaret shepiat e tyre brenda i duan te bukura pleherat i hedhin nga dritaret,fshataret ne lumenj dhe liqene dhe pastaj natyra hakmerret me njerezit,rilindasit e bythes duhet te hapin burgjet per ata qe presin peme dhe te lirojne ata qyqare qe nuk kane as telefona dhe kompjutera para syve si puna jote dhe skane me se te paguaje.Shqiptare thirrini mendjes dheI RESPEKTONI DHE DUAJENI SI SYTE E BALLIT NATYREN

      Reply to this comment
      • plaku i mocem February 3, 20:06

        C’fare po flet o “bonifikues”?Lexoje vete komentin tend edhe nje here dhe korigjoji gabimet kuptimore te fjalive te cilat bijen ndesh me njera tjetren.

        Reply to this comment
    • Shqip February 3, 22:47

      Dani Dani Dani mendohu parà se te pjerdhesh– Enver Hoxha kishte shume gabime por edhe shume merita –Merita nr 1 ti Dani ke mesuar te shkruash fale Enver Hoxhes….

      Reply to this comment
    • arjani February 4, 11:16

      Ore ti Dan Dani dum dumi..e kupton per ca behet fjale?..Behet fjale qe qeverite ndyresira te pasviteve 90 e kane masakruar kete vend duke toleruar paligjshmerine nga keto arsye:
      1-nevoja per te marre votat
      2-injoranca
      3-paaftesia
      4-korrupsioni

      nuk ke se si te ndertosh buze lumenjve(me mijera familje),
      nuk ke se si te derdhesh pehrat ne lume(me qindra komuna e bashki)
      nuk ke se si te germosh shtratin e lumenjve(me qindra firma e komuna te korruptuara)
      nuk ke se si te zesh hapesira vend e pa vend e te thuash..KJO O E XANME(me qindra mijera)
      nuk ke se si te masakrosh sistemin e flores e faunes..pyjet kullotat..ullishtat..vreshtat..e te kthehesh ne mesjeten e hershme..
      nuk ke se si te shkaterrosh nje sistem te tille kanalizimesh qe u ndertua pas viteve 60 duke zene kolektore e duke devijuar prita e duke shkaterruar dhe echo-sistemin
      e plot te tjera qe qeverite e ketij vendi kane bere ne bashkepunim me njerezit pas viteve 90′..keshtu qe ska lidhje as shitja te kinezi e te serbi e greku..jemi nje komb injorant qe drejtohemi nga injorante e te korruptuarit..
      Kurse sot them ..Nje projekt italo-zviceran, me financim te BB dhe me vlere kaq milione euro dhe me se fundi?..katastrofe..financimet e veprat i kishim..por sali gjememadhi me nanot etj i masakruan..natyra po na shperblen per te keqijat qe i kemi bere..

      Reply to this comment
  7. "Horri i Bulevardit" February 3, 13:49

    Dan ose Danush, Lleshi te dha nje pergjigje, por do te desha te jap edhe une nje pergjigje.
    Duhet te dish ne rradhe te pare, se kur nje kryetar shteti e shet bythen tek te huajt, shume shpejt vjen katastrofa dhe faktin e kemi, ku i vetshpalluri Zogj, ja shiti bythen Italise fashiste dhe pasojat ishin, qe gjithe ajo ekonomi, aq sa patem, kryesisht nafta dhe mineraret, u shfrytezuan nga italianet.
    Kur nje kryetar shteti e shet bythen, sidomos tek sllavo-ortodokset komuniste, vjen nje katastrofe akoma me e madhe, se te urdherojne teshkaterrosh gjithe shtetin, ekonomine, bujqesine, pyje e lumenj, turizmin dhe familjen.
    Te gjitha keto qe i permenda me lart, ne kohen e atij xhaxhit, skishin shanc te shkaterroheshin, sipas urdherave te sllavo-ortodokseve, por perkundrazi, u fuqizuan nga vete shteti shqiptar.
    Mbyllja e te gjitha ndermamrrjeve dhe shkaterrimi total i ekonomise, u fillua ne vitin 90 dhe ne vitin 92, ju dha shkaterrimi perfundimtar nga serbofili sali berisha.
    Me urdher te serbise, u shkaterruan pyje e lumenj, pasuri nentoksore dhe mbitoksore, u shkaterrua shteti.
    Te siguroj se po te kishte mundesi qe te cohej njehere nga varri Enver Hoxha, saliu me saleshet, nano me nanoistet dhe shume pjella qe shkaterruan kete vend, do ti digjte te gjalle, aty para sheshit Skenderbe, para gjithe popullit.
    Prandaj po te Them, se Enver Hoxha vetem nje gabim beri, qe u mbylli kufirin shqiptareve, por beri edhe nje gabim me te madh, qe para se te vdiste, duhej ti jepte urdher Sulo Gradecit, qe tja u shkerd…te nenat, te gjitheve atyre qe i kishte prane dhe qe i lepiheshin cdo ore e minute.

    Reply to this comment
  8. ujku epirot enver ylli February 3, 14:36

    Kështu, deri në vitin 1990, thotë Dojaka, gati 95 përqind e tokës bujqësore ishte nën ujë, ose ndryshe në sistem vaditje, dhe po kaq sasi ishte nën regjim drenazhimi e kullimi. Që do të thotë se toka ujitej, por nuk përmbytej kur kishte tepricë shirash dhe natyra bënte kapriçiot e saj të radhës. “Mua personalisht”, thotë Dojaka, “më ka shokuar shifra, kur ma thanë detajin e mëposhtëm disa specialistë izraelitë të vaditjes. Sipas tyre, volumi i punës që do të duhej për të bërë atë sistem vaditjeje-drenazhimi-menaxhimi të ujërave që kishte Shqipëria në vitin 1990, kushton sot jo më pak se 2 miliardë dollarë amerikanë”. Po, të dashur lexues, kjo është shifra.

    Dhe ja ku jemi sot, me shtëpi mbi kolektorë dhe buzë ujit, mbase edhe tre a katërkatëshe, dhe me një apo më shumë makina luksoze në garazh, por të mbuluara nga uji. Sepse natyra ta kthen kusurin. Atë që i ke bërë, nuk ta harron, por të vjen mbrapsht e të përplaset në fytyrë, bash atëherë kur mendon se ja ke hequr paq dhe i ke rregulluar punët e tua mirë e bukur. Këtë i kemi bërë Shqipërisë këto 25 vjet, dhe hakmarrja po na vjen rregullisht, me racion të dhimbshëm
    Enver hoxha yll epoke..

    Reply to this comment
  9. isi February 3, 14:40

    Ky popull edhe kur ndertoi,ndertoi me friken e dhunes.Sapo vdiq dhuna shteteroire,ishte populli si qen i terbuar i leshuar nga zinxhiret qe shkaterroi gjithe ckishte ndertuar.Eshte e vertete qe Berisha i nxiti te shkulnin edhe pllakat e kanaleve,po nuk e dinte ai fshatar se duke rrafshuar pyllin dhe duke ndertuar siper kanaleve nje dite do ta ndeshkonte natyra vete ?

    Reply to this comment
  10. Tomorri February 3, 17:51

    Shikoni vellezer shqipetare se si te gjithe antishqiptaret ferkojne duarte dhe thone me plote gojen,O sa mire ,me keq i pafshim akoma.Keta jane orgjinale keshtu se po te ishin ndryshje nuk do te prishnin çdo gje qe ndertuane baballaret tane te cilet nuk pane nje dite te bardhe por per aq sa bene e bene per brezat e ardhshem qe pikerishte tani jemi ne,jemi ne vulehunburit qe erdhi nje malok nga viçidoli dhe shkaterroj te gjitha ato qe ju pane syte.
    Vandalizmi u perdor per te sunduare dhe pasuruare ata grupe malokesh pa shkolle dhe kulture dhe e bene pershesh çdo gje.Pasuria e tyre eshte ne majat me te larta dhe shtepite e tyre ne zona shume komode nuk kane te numeruare,po populli i shkrete qe i ndoqi symbyllur ku ndodhet tani.Le te thone si te duane edhe per gjeologet edhe per ligjet dhe rregullat tani ka marre fund çdo gje.Natyra nuk denon kurre te mençurit se me ta eshte ne aleance por denon injorantet,budallenjte,qorrat,servilat dhe bythelepirast qe shkojne mbas politikaneve palaço dhe pa pike dinjiteti dhe kulture.Vellezer a mund te shkoshe mbas Nard Ndokes,Edi Paloqes,Zhozit,Strazimirit,Halimkes dhe me qindera te tjere si keta.Si ju beson populli ketyre,une them se jo nuk u beson por keta genjejne fukarenjte me therrime dhe pastaj bejne dasem ashtu siç kane bere keto 24 vjete.Popull degjo dhe vepro ashtu siç kane thene te paret dhe mos i hiq asnje presje dhe mos ki asnje dyshim se ashtu gjithmone fiton ,ndersa po u besove vagabondeve qe e quajne veten politikane,analiste,politologe,kuadro serioz,gazetare dhishe etj gjithmone do te humbesh dhe me keq se kesaj radhe.
    Popull zbato thenjen “Guri i rende ne vendin e vete”kjo eshte filozofi e gjalle dhe jo te pushtojme qytetet se do kokerra e malokut per te marre vota dhe per te sunduare me pas.Kete pesim o popull ktheheni ne mesim dhe kurre mos ju ndodhte me kjo fatekeqesi qe ju la pa shtepi dhe pa katandi.Vigjilent o popull ne se do te fitoshe dhe jetoshe me nder ne punen tende dhe token tende.

    Reply to this comment
  11. shpatar February 3, 19:04

    Nje shqetsim qe duhet te terheqi veshin e kujdo qe jeton ne Shqiperi .Ne shqiptaret jemi aventurier qe nuk i gjukojme se cpasoja do te kemi nga ato qe bejme .Nuk kemi qene keshtu. Shume komentues sjellin fakte ku si popull kemi punuar qe ti parandalojme keto fenomene. Fatkeqsia nuk eshte e natyres por tek injorantet qe hypen ne maje te plehut dhe u bene te pasur duke transformuar gjithcka per interesat e tyre .
    Politikat e 24 vjetve demokraci kane qene te tmershme per tu perballur me fatkeqsit qe prodhon natyra .Vec skamjes qe po na ndjek kemba kembes na shtohen dhe gabimet qe bejme ne sjellje me ligjet qe dikton natyra .Vendi yne nuk karaktirizohet nga fenomene ekstreme te natyres por nga sjelljet ekstreme te njerzve e ne vecanti nga ata qe kane drejtuar deri me sot .Kam ngulur kembe dhe po e perseris .Jane qarqe te interesuara qe ne te mos bejme perpara por te kthehemi si ne kohen e Zogut e me keq .
    Pyesni gjyshrit ne se rrojne se cfare kane hequr ata nga keto fenomene .Pyesni baballaret se cfare pune kolosale bene qe Shqiperia nga nje mocal te kthehej ne nje vend me nje pamje krejte ndryshe nga e shkuara .Por djersa dhe kontributi i brezave, per te disiplinuar token, per tu mbrojtur nga fenomenet e natyres, u hodhen poshte me nje shprehje .Cna duhen jane komuniste .Do ti bejme, ulerinte Saliu, si Perendimi demokratike dhe sdo lem asnje shenje te se shkuares .E cberi ne fakte .Nje mu… qe po e ham cdo dite duke u perballur dhe me fenomenet e natyres .Pervec injorances ne paguajme dhe aktet tradhetare qe i behet popullit me politikat qe ndiqen .Mbytej Shkodra dhe Beu Yne na ngushellonte se ky fenomen (me ka thene baba mue) ndodh njehere ne 100 vjete . Harronte ky Donkishot se ne si popull na kane kaluar neper syte tane fenomenet e natyres .Ka patur statistika te sakta nga 1923 e deri sa u parandaluan permbytjet ne Shqiperi .Ato rifilluan nga 97 dhe i duhet shtetit me mendje e patriot qe te punoje dhe 25 vjete te tjera per ti shpure devijimet e natyres ne rrjedhen e tyre .
    Per te qeshur
    Perball pallatit ku banoja nje hallexhi donte te zgjerohej .Nuk e dim se si e mori lejen dhe shtoje 4 metra ne pjesen e pasme .Filluan punimet dhe ne te gjithe i thoshnim .Aty kalojne tubacjonet e ujrave te zeza e te bardha .Pergjigja .Nuk me duhet gje se cfare kalon .Kam mare leje dhe na tundte nje leter me firma e vula .Cti thoshnim me .Mbas 20 vjetve, Bashkia u detyrua te vinte dore ne urbanistiken e lagjes ,filluan punimet per te sistemuar lagjen nga pislleku dhe permbytjet e fekalet qe shetisnin neper rruge .Firma qe zbatonte planin ngeci kur erdhi tek pallati .Punimet u nderpren mbasi duhej prishur shtesa .Cberi miku .Largon familjen dhe firma vinte verdalle se nuk gjente njeri per ti thene se do ta prishim shtesen. Kaluan 3 muaj dhe asnje vendim.Cndodhi .U be devijimi i tubacjoneve egzistues ne nje drejtim tjeter .Keto punime shtese prishen linjat egzistuese te kabllove si dhe tubacjonin e ujte te pishem .U bene dhe gabime nga firma zbatuese dhe per 4 vjete te tjera lagjia vuante per uje te pishem .Kesje si tja veme emrin o Beu Ine.Cte ka thane baba per kanalet e mu.. ???.

    Reply to this comment
  12. SHURRAN KOSTRECI February 3, 22:08

    KESAJ HERE KE GABUAR RENDE ENTELA

    duke intervistuar nje “shkencetar” te autodeklaruar, gjeolog mendje ndritur i lene ne harres nga shteti i Edi Rames. Nuk i mungon “kocienti i intelektit”, i mungojne parate, kompjuterat, shkencetare te tjere si ai !!!

    Per te realizuar nje interviste serioze e te bazuar ne te dhena tekniko-shkencore, po te niseshe vetem nga perbindeshi i momentit “uji”, me e paketa duhej ti drejtoheshe nje specialisti hidroteknik.

    Kisha degjuar nga Sh’Urran Kostreci te fluturojne gomaret, apo nga e lindura ne maj (Majlinda) qe per te, kodrat zakonisht ndodhen pas Bregut, qe palmat sherbejne per te varur “komunistet” ne mes te Tirones se Enkelejdit te Mesiles, por nuk kisha degjuar budallallekun me qesharak ne kete bote: ujerat e larta te ketyre diteve ne Venezia jane rezultat i shirave te rrembyera qe kane mberthyer gjithe brigjet e lagura nga deti Adriatik !!!

    Kisha degjuar qe tek plepat u dipllomuan juristet e sot’tem, na qenkesh dipllomuar edhe gjeologu Sokol Marku.

    Me pak fjale po perpiqem te te argumentoj problemet e trajtuara ne kete interviste.

    E para: ujerat e larta te Venezia-s shkaktohen nga fenomeni i batice-zbaticave te detit. Sistemi i digave levizese qe po realizohet ne tre “grykat” e komunikimit te Lagunes se Venezia-s, i sherben pikerisht ketij fenomeni. Ndersa fundosja e Venezia-s shkaktohet nga shtresezimet e paqendrueshme te terreneve ku eshte ngritur qyteti.

    E dyta: Ne bazenet ujembledhes te lumenjve Vjose, Seman, Drino e te tjere, gjithe zonat pyjore jane prere, vjedhur, demtuar, djegur nga “shpirti i lirise se fituar” te idioteve qe sot ngasherehen per ndeshkimin qe u dha natyra.

    Pyjet jane mbrojtja per ekselence natyrale nga rreshjet qe nuk i mungojne vendit tone, rrenjet e pemeve “mbajne ujin e shiut” per disa ore para se te arrije ne shtratin e lumit, koha eshte e llogariteshme me formula qe edhe per nje student perserites te hidroteknikes nuk e ka te veshtire ti aplikoje. Gjithashtu rrenjet e drureve ne shumicen e rasteve konsolidojne edhe terrenet e rrepireta nga rreshqitjet e mundeshme pasi “ngopen” me ujerat e shiut, gje qe ne rastin e ketyre diteve, po te shohesh edhe filmimet ujerat jane pothuajse te baltezuara.

    Edhe ne veri jane demtuar pyjet, por ndryshe nga jugu, “amortizimin” e kohes se perfundimit te reshjeve ne shtreterit e lumenjve, e bejne digat ujembledhese te hidrocentraleve.

    Pa u zgjatur ne jugun e votuesve te te korruptuarit nga çepani, apo te kokedhjereve te nerenxave te laberise, koha e “amortizimit” te reshjeve eshte pothuajse “zero”!

    E treta: shkaterrimi i sitemit te kullimit, te digave dhe argjinaturave te lumenjve, nxjerrja jashte perdorimit e mijera stacioneve hidrovore, mos mirembajtja e tyre, eshte dhe faktori tjeter qe pamundeson perballimin e ketyre fenomeneve natyrore, te pa shmangeshme por te parashikueshme ne kohe, natyrisht jo nga gjeologe si Sokoli i intervistes.

    Per t’a mbyllur, perveç ligjeve kunder demtuesve te pyjeve, qe duhet te jene te njejta me ato qe denohen vrasesit, per te ndaluar perfundimisht kete shkaterrim dy kemboresh te kthyer ne kater kembore, mjafton riaktivizimi i te gjithe stacioneve te meteorologjise ne te kater anet e vendit – (nje termometer, nje pluviometer, nje barometer, nje shpejtesi ere mates dhe nje telefon celular per te komunikuar te dhenat ne Institutin Qendror) dhe fatkeqesi te tilla jane parashikueshme ne kohe.

    Ripyllezimi ne shkalle te gjere dhe riaktivizimi i sistemeve kulluese dhe mbrojtese gjate brigjeve dhe ne shpatet e baseneve ujembledhese, e planifikuar sipas mundesive ekonomike te vendit, jane imperativi numur nje i ediramistit (wow) Edi Rama dhe qurralaceve qe e shendeverojne per rreth.

    Reply to this comment
    • s. marku February 4, 11:27

      o shurran

      kur e hedhen perpjete kij parasysh se lagen fytyren, keshtu qe mire eshte me kuptu ca do te thote gjeolog ca do te thote hidrotekt pastaj fol o burre. Ose te pakten kur permenden emrin tim, thuj edhe emrin tat pa frike se nuk te ha kush.

      Do doja te debatoja me ty, por e shoh qe nuk ke ndonje pergatitje te rendesishme per koncepre si teoria e Milankovicit, ajo e eustasise e Suessit, nga konceptet e izostazise etj., etj.

      Keshtu qe po te le te pertypesh njohurite e tua te vakta te marra ne studime te lendeve te thjeshta si gjeografia per shkollat e mesme, apo dhe te perfundimeve “shkencore” te emisioneve te gallates si puna e Fiksit psh.

      Dhe prandaj ndodhin keto se ne vend qe te pyesin shkencetaret pzesin barinje qe mjaft te shohin nje termometer apo pluviometer e ngazellehen si indianet a Amerikes kur i dha pasqyrat Kolombi.

      Meqe une jam diplomu te plepat, po te ndriçoj me faktin se bota qe me forumin e tokës të Rio De Zhaniros e këndej ka theksuar se në parandalimin e rreziqeve natyrore që i shfaqen njerëzimit, rëndësi parësore kanë Gjeoshkencat, me në krye shkencën gjeologjike.
      Pra askush nuk ka fol për hidrotektë, meteorologë, matës shëtitës të reshjeve edhe produkte bujqësore apo pyjore.

      Apo edhe keta e kanë mbaru shkollën te plepat dhe dhe shurrani si pjerdh…

      Reply to this comment
    • SHURRAN KOSTRECI February 4, 11:58

      NGA NA ZBRITE O SOKOL I FERRAVE

      Ate titullin inxhinjer qe i ke vene vehtes perpara eshte mire te fshish nje here e pergjithnje, sepse ofendon plejaden e mijera inxhinjereve te vertete, perfshire ata hidroteknike (dhe jo hidrotekte – me duket se nuk gaboj qe je nga Mitrovica apo Prizreni qe furnizoi me jeniçere Zogun te vriste shqiptaret)

      Ja te te tregoj nje histori te vockel: kur ne konviktin tone te inxhinjerise (ne mos gaboj godina 13) bllokoheshin halet, vendi me i preferuar per tu dhjere ishin rrethinat e Fakultetit te Gjeologji Minierave, e benim edhe kur halet ishin funksionale. Sot e kuptoj perse ndjenim kete kenaqesi: prodhonim gjeologet e te ardhmes !!!

      Ja, me qe çuni i Shiqere Berishes qe te ka sjelle ne Tirone pasi te dipllomi tek ferrat nen plepat tek Shkembi i Kavajes, te tregoj me nje shembull te marre nga abetarja mekanizmin e “amortizimit” kohor te reshjeve natyrore: merr nje sfungjer (nese nuk ke mundesi ta blesh – kerko ne kazanet e plehrave se i gjen me shumice) dhe hap rubinetin e ujit ler te bjere vetem nje currile ( si ato te shpellave nga vjen). Do kendrosh qe uji bie direkt ne lavabythe. Tani merr sfungjerin dhe nje ore dore (jo Rolex) dhe mat kohen pas sa minutash uji pasi te kete mbushur gjithe poret e sfungjerit (te blere apo te gjetur ne kazanet e plehrave) do filloje te bjere mbi lavabythen tende.

      Ky eshte mekanizmi qe nuk ta paskan treguar ne Rio De Janeiro, kjo eshte katastrofa qe ju “dru me pre”-te e shpellave te Viçidolit i bete pyjeve, argjinaturave, hidrovoreve, sistemeve te kullimit ne kater anet e nje vendi qe quhet Shqiperi.

      Ndersa per “ujrat e larta” te Venezia-s, ne se ke deshire te kuptosh perse ndodhin, hap librin e gjeografise se fillores dhe do gjesh disa emra aty: Vilun, Patok, Karavasta, Butrint … dhe hypi gomarices se çunit te Shiqere Berishes e vizitoi keto laguna: do shohesh te njejtin fenomen te Venezia-s – baticat dhe zbaticat e ujit te detit. IDIOT !

      Reply to this comment
      • s. marku February 4, 13:22

        Ti o shurran e shoh qe kenaqesine me te madhe e paske pas me nejt banjove, se i paske njoft mire. Dhe ngarkesen emocionale te renduar ta paskan shkaktu jashteqitjet te kodrat rrotull gjeologjise.
        I shkreti ti se paske be gjithe ate rruge duke u shtrengu e tu e majt me zor nga konvikti qe ne ate kohe duhet te kete qene te qyteti studenti e deri te Fakulteti jone qe me vrap ne pike te hallit ka qene nja 10 minuta rruge.

        Kuptohet se shpesh edhe nuk e ke arrit destinacionin dhe te eshte dasht me i la pantallonat bashke me nderresa, e meqe ne ate kohe nje pale rroba kan pas njerezit (se kuptohet flasim para 1988 kur ndryshoi destinacioni e ju cuan te 21-shi), ke vujt dhe nga i ftohti, nga te prerat e barkut etj., etj.

        Me te ndricu pak, lexoje intervisten qe te kuptosh se une ngritjen e nivelit ne Venecia nuk ja dedikoj shiut, por e nxjerr si nje shkak plus per mos derdhjen e ujrave ne det, se po i nxorre nje pengese ujit ai ndalet dhe krijon pellg, e meqe hiqesh si hidrotekt (se keshtu ju thone, nqs je vertete) duhet te dish se uji i detit me te emblin ka ca ndryshime dendesish, plus qe arsyeja kryesore e meneandrimit te lumenjve tane ne rrjedhen e poshtme eshte se energjia e batce zbatices dhe valeve te detit adriatik eshte me e madhe se energjia e rrjedhave lumore. Po ti kesh pak tru e kupton.

        Tashti nga kushtet Patoku, Kunja, Narta, Karavastaja nuk ngjajne fare me Venecian dhe kete fute ne koke.
        Se dyti Venecia nuk zhytet nga formacionet e paqendrueshme, por per faktin se eshte qe ne krijim me themele nen uje. Kete mund ta mesosh thjesht nese ke ndonje shok shkolle qe ka vleresim per ty me profesion arkitekt qe ka be pak histori arkitekture

        Ne pergjithesi ja ke fut kot si kur do te flasesh per shkence, ashtu dhe per prejardhjen time. Nuk jam as nga Mitrovica as nga Prizreni.

        Kurse une per ty duke u nis nga zhargoni, profesioni dhe ne fund fare nga aftesia bejte krijuese, (si i thone sot shkrues tekstesh kengesh), jam i sigurte se e di kush je. Dhe nuk kam piken e respektit. Por edhe ta kisha pas, ky diskutimi jot me kujton ate poemen e P. Vases, se ste ka met as emn’ as bes’, vet e ke prish per faqe te zeze.

        Tashti te uroj gjithe te mirat, edhe bere mire qe fole, pavaresisht fjalorit te ulet, se ne njefare mase ndihmum me i kuptu njerezit gjerat pak me thelle, e me qarte. Klm

        Reply to this comment
      • Desert rose February 4, 13:38

        @ shuran
        ty te ka rrjedhur mendja fare . lere qe te kemi ekspertin e forumit per cdo gje ,[marksizem leninizmin,po inxh. me siper nuk te njeh]
        po pse nuk debaton ne menyre korrekte ,pa fyer dhe pa nxjerre reaksionaret ne cdo koment ?
        kaq e veshtire eshte te flasesh me edukate ?
        kaq e veshtire eshte te pranosh se dikush tjeter di dicka ,ka sakrifikuar dhe studiuar me shume apo me pak …
        une nuk kuptoj asgje nga keto probleme ,por ka folur me nje gjuhe aq te sakte dhe te thjeshte ,saqe e pakta do ta falenderoja
        mesova dicka me shume .
        ti cfare problemi ke ?
        nuk je dakort ? ok …shkruaj si person normal ose merr kurajen dhe pergjigju me nje kunder replike ,vendos perpara emrit te gjithe titujt qe ke marre dhe na spjego te kuptojme me shume

        nuk dua as te zgjatem ,por gjuha denigruese dhe e urrejtjes qe te kane ngulitur ne koke ,nuk con asgjekundi .behesh e pakuptueshme dhe i / e palexueshme .
        me kurse ato kopi past me sharjet qe me shkruan dhe reflekto !

        Reply to this comment
      • SHURRAN KOSTRECI February 4, 14:16

        NE 88-ten ADMIROJA DYQANET NE AVENUE-n E PESTE

        ne nje qytet qe me sa me kujtohet quhet New York, ndersa ti ishe duke u formuar nga jashteqitjet e banoreve te godines 21 (tek godina 21 inxhenjeria kishte qe ne 76-ten qe ishte transferuar nga godina 13) te bera gjate shetitjeve mbremore, ne intervalin mes studimeve ne biblioteken e studenteve dhe deshires se papermbajtur per te krijuar “gjeologet e se ardhmes”, ne rrethinat e Fakultetit te Gjeologji-Minierave.

        Ketu me poshte po hedh ca rrjeshta te Komunes se Venezia-s per fenomenin ne fjale, ne serbisht, gjuhen tende te preferuar:

        “Ad alterare la regolarità della marea astronomica in modo a volte notevole, intervengono fattori meteorologici e tra essi soprattutto il vento e la pressione. Nel caso del Mare Adriatico, bacino lungo e stretto, chiuso nel lato superiore e aperto in quello inferiore, un forte vento soffiante da sud-est (scirocco), lungo l’asse longitudinale, produce un accumulo d’acqua verso l’estremità chiusa. Il fenomeno viene favorito dalla lunga zona d’azione disponibile per il vento (“fetch”) ed è ulteriormente amplificato a causa dei bassi fondali della parte settentrionale dell’Adriatico.
        Il contributo dovuto al vento può superare anche il metro e provocare da solo fenomeni di inondazione.
        La prima figura riporta uno schema ideale di circolazione depressionaria che può provocare il fenomeno dell’acqua alta, mentre nella seconda viene evidenziata la particolare forma del Mare Adriatico.
        Anche la bora, che spira da nord-est con intensità spesso superiore allo scirocco, tende ad accumulare acqua verso la laguna, pur se in misura minore a causa del fetch ridotto. Quando alla bora sull’alto Adriatico si associa lo scirocco sul basso e medio Adriatico, si verifica la cosiddetta “scontraura”, cioè la convergenza di correnti marine provocate da venti da nord-est e sud-est.
        Il fenomeno, noto fin dai tempi antichi, ha fatto registrare numerosi eventi di marea eccezionale.
        La pressione atmosferica altera il livello del mare con “effetto barometrico inverso”: ad una diminuzione della pressione corrisponde un aumento del livello e viceversa. Di conseguenza, il passaggio di una perturbazione caratterizzata da un’area di bassa pressione sul Nord Adriatico e una di alta al Sud provoca uno spostamento della massa d’acqua verso l’area di pressione più bassa, con una variazione che può arrivare anche a 20 cm.”

        Ne intervisten tende “te mjeruar” ke folur vetem nje here per pyjet, rreshqitazi dhe aq. Nuk kam çfare ti shtoj idiotizmave tuaja, nuk eshte as vendi dhe as koha te perballemi ne menyre shkencore me fenomenin, shkaqet, pasojat dhe masat qe duhen marre. Eshte vetem humbje kohe.

        Nje gje desha te shpreh: i jap plotesisht te drejte Edi Rames qe kembengul te testoje gjithe plejaden e “plepareve”, ku nje vend te rendesishem mban edhe ti. Kushdi çfare vend pune uzurpon arbitrarisht, shfrytezoje ate deri sa te marresh fryme.

        Testimeve te Edi Rames, une do i shtoja edhe per “ngelesit” tu hiqej edhe e drejta e ushtrimit te profesionit te marre me “shporta vezesh”, “thase leshi” apo “patate dragobie”.

        Reply to this comment
        • s. marku February 4, 14:34

          kete qe ke nxjerr nga italishtja mund ta gjeje shume mire ne udhezuesin e lundrimit ne detet Adriatik dhe Jon te MMP te vitit 1967, ribotuar ne 1987.
          Ngaterron kekun me byrekun. Me vjen keq per ty.

          Reply to this comment
  13. beni February 4, 09:51

    Krimineli Berisha dihet te pergjigjet edhe per krimin e shkaterrimit te sistemit te kullimit…qeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*