Hakmarrja e natyrës për atë që i kemi bërë pas ’90-s

Ing. Sokol Marku - INTERVISTË February 3, 2015 19:34

Hakmarrja e natyrës për atë që i kemi bërë pas ’90-s

Lumenjtë kanë dalë nga shtrati dhe kanë marrë përpara gjithçka; shtëpi, bagëti, ura të varura. Fatmirësisht, deri më tani, nuk ka dëme në njerëz.

Dëmet që po shkakton Vjosa në pjesën urbane të Shqipërisë, janë dëme që kanë të bëjnë me papërgjegjësinë urbane të qeverive pas vitit 1990 dhe rrumpallën shqiptare të ndërtimeve buzë lumit, në fusha dhe në zona të ndaluara për të banuar.

Fshatra që i janë afruar lumit me ndërtime në tokë bujqësore, pasarela të ndërtuara jashtë standardit, prita të asgjesuara dhe gërmime në lumenj për zhavor, pika të hedhjes së mbeturinave të qyteteve dhe komunave buzë Vjosës, që po merren prej saj për t’u çuar në det etj, etj.

Kur njeriu bëhet arrogant me natyrën ajo bëhet kapriçoze me të.

Për të mësuar pak më shumë rreth shkaqeve që çojnë në përmbytje, apo edhe për të kuptuar se si mund të parandalohen situata të tilla, ne shkuam në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar.

Inxhinier Gjeolog, Sokol Marku, na ka rrëfyer si trajtohet lumi dhe toka nga dora e njeriut dhe çfarë duhet të bëjmë për ta mbrojtur nga dora “vrastare” e tij, duke na sjell disa shembuj se si i menaxhon bota këto situata.

 

 

Marku, jemi në një situatë përmbytjesh në jug të vendit, çfarë po ndodh me lumenjtë?

Dalja e një lumi nga shtrati është një situatë, s’po përdor termin e zakonshme, por po them e përshtatshme, e cila nëse nuk do të kishte brenda vetes rrezikimin e jetëve njerëzore dhe dëmet ndaj shtëpive dhe ekonomisë së tyre, do shihej me të njëjtin kuriozitet siç shohim një shpërthim vullkanik, apo një eklips, qoftë të Diellit qoftë të Hënës. Kushtet klimaterike të vendit tonë, nuk i përjashtojnë shtrëngatat dhe përmbytjet e këtij lloji, si në stinën e dimrit, ashtu dhe në atë të verës. Shqipëria ka dy periudha të njohura ku reshjet bien më me intensitet. Zakonisht ato janë gjatë periudhave muajve nëntor-dhjetor dhe mars-prill, prandaj një intensitet i tillë reshjesh mendoj se nuk ka qenë i zakontë, e për rrjedhojë kjo ka sjellë një vërshim jashtë kapaciteteve të ujërave në rrjetin e lumenjve, e sidomos të atyre në hapësirën mes Osumit dhe Vjosës, të cilët për momentin po rrezikojnë më shumë me prurjet e tyre. Meqenëse lumi në vetvete është një rrjedhë ujore e cila transportohet me vetërrjedhje prej burimit apo burimeve, drejt grykëderdhjes, edhe situata problematike do krijohet në zonën fundore të lumit, pra në grykëderdhjen e tij. Një zonë e tillë për shembull është Novosela për lumin e Vjosës.

Sipas të dhënave, në një gjendje të tillë nuk gjendet vetëm Shqipërisë, por edhe Greqia, në zonën e Artës, madje lajme të sotme tregojnë për një ngritje të nivelit të detit Adriatik në gjirin e Venecias, çka është shoqëruar me një situatë përmbytjeje në qytetin historik, por kjo përmbytje për vetë strukturën e këtij qyteti si qytet i përmbytur nuk ka ndikuar shumë, përveçse vizualisht, sepse siç thuhet turistët sot kanë marrë masa dhe janë pajisur me çizme llastiku.

A mund të flasim për lumenjtë problematik dhe më pak problematik?

Çdo lumë i Shqipërisë, në rrjedhjen e poshtme të tij, pra sapo hyn në Ultësirën Perëndimore të vendit, apo shkon në zona fushore si rasti i Drinosit, paraqet rrezikun e daljes nga shtrati në rast shtrëngatash. Klima e këtij viti, e cila në fakt ishte një përsëritje e kushteve të vitit 2001, pati një dimër më të ashpër e me reshje më të shumta, që në veri e verilindje u shfaqën në formën e dëborës, ndërsa në jug e jugperëndim po shfaqen në formë shirash të dendur. Pra nuk mund të përjashtojmë nga fenomeni i përmbytjes asnjë nga lumenjtë.

A parandalohet kjo situatë?

Natyra ka huqet e saj që nuk mund të ndalen, por pasojat mbi njerëzit dhe ekonominë mund të parandalohen në njëfarë mase. Në qoftë se do i referohemi përvojës botërore, do të shohim se kemi dy raste të trajtimit, atë të vendeve të zhvilluara, dhe atë të vendeve të prapambetura. I pari i del të keqes përpara sapo shfaq shenjat e para, e në disa raste ende pa i shfaqur ato. Dhe në këtë kuadër, mjaft shtete perëndimore kanë financuar shkencëtarët e tyre për të përllogaritur ndikimin e ngrohjes globale dhe masat për të parandaluar efektet e tyre negative.

Në rastin e dytë mund t’ju përmend rastin e Indonezisë kur në kohën e cunamit të famshëm megjithëse të paralajmëruar nga Shërbimi Gjeologjik Europian, struktura monitoruese, e përbërë nga një person i vetëm, me specializim në meteorologji, nuk e pa të arsyeshme të jepte alarmin, dhe pasojat dihen. Pra së pari duhet të vendosim se cilit rast duam t’i ngjajmë. Për mua është më i mirë i pari. Por për këtë duhet financuar shkenca, e cila të ketë mundësi të studiojë fenomenet. Duhet që specialistët tanë të mbështeten me specializime, laboratorë, aparate monitoruese dhe me një strategji kombëtare për të kuptuar ku jemi dhe ku do arrijmë.

Duhet patur parasysh se shkencës nuk duhet ti kërkosh paratë e investimit mbrapsht. Paratë e shkencës kthehen pa e kuptuar në investimet e suksesshme. Kështu teoritë që po përdoren sot për të shpjeguar arsyet e ngrohjes globale apo e ndryshimit të nivelit të detit, janë punimet e shkencëtarëve Milanchovitch dhe Suess, financuar në fillimin e shekullit të XX, pra një shekull më parë, dhe po i shërbejnë sot njerëzimit. Kjo duhet patur parasysh, në financimin e shkencës, asaj i duhet dhënë një mbështetje e fortë, dhe specialistë shqiptarë të cilët kanë një vëllim e prodhimtari të trurit të njëjtë me çdo shkencëtar Homo Sapiens të kësaj bote, do jenë të aftë të venë në përdorim dijet e tyre dhe teoritë globale në dobi të parandalimit të katastrofave në vendin e vet. Të mos harrojmë, se vendet e zhvilluara, janë të tilla sepse shkenca shkeli kudo, më parë se aty të shkelte këmba e njeriut.

Një tjetër fakt është se në disa zona të vendit, janë njerëzit ata që ndërtojnë afër lumenjve dhe më pas kur lumi vjen, ankohen për përmbytje… sa kujdes duhet të kemi me ndërtimet?

Ndërtimi afër lumenjve mund të them se është një gabim trashanik i gjithsecilit. Toka ndahet në zona konfliktesh, dhe zona paqeje, qoftë në pikëpamjen natyrore, e qoftë në atë shoqërore. Në këtë aspekt të ndërtosh pranë një lumi është e barasvlershme me të ndërtuarit në sot në qytetin Kobanes, apo në Mariupoli të Ukrainës. Të tilla janë në pikëpamje natyrore zona e bregdetit, buzët e lumenjve, buzët e shpateve, një pjesë e madhe e kodrave argjilore. Në këto zona ka një konflikt të vërtetë mes tokës dhe detit, tokës dhe lumit, tokës dhe gravitetit e tokës dhe reshjeve. Për mendimin tim, njerëzit e kanë një memorie historike, të cilën nuk duhet ta harrojnë. Kështu po t’i kthehemi cunamit të Indonezisë, një fshat që ju bind legjendës që sapo të bjerë tërmet duhet të vrapojmë në majën e kodrës, shpëtoi i paprekur në jetë njerëzore kur erdhi vala e bregut. Njerëzit që ndërtojnë në buzë lumenjve, në një hapësirë që dihet se mbulohet nga ujët sa herë ka përmbytje, në përgjithësi janë produkt i dyndjeve masive që shoqëruan 25 vitet e fundit. Këta të ardhur në zona që nuk i njihnin, u vendosën në toka pa zot, një pjesë e të cilave ishin ato që konsiderohen si fusha të përmbytjeve të lumit. Dhe kjo ka sjellë si rezultat edhe pasojat.

Të parët tanë kanë patur një tjetër traditë ndërtimi, kështu ata kanë ndërtuar në kodra, në hapësirat e krijuara nga tarracat detare, mjaft më horizontale se faqet e kodrave, e për rrjedhojë më të qëndrueshme. Lartësia e tyre deri 50 metra mbi fusha i mbronte edhe nga përmbytja. Në zonën e Shënkollit dhe Bregut të Matës ndërtimet bëheshin mbi platforma të cilat ishin më të larta se niveli i përmbytjes, ndërsa në Myzeqe ndërtesat ishin kasolle pa shumë shpenzime.

Ne u mësuam t’i quajmë të parët tanë katundarë, pra fshatarë, dhe i konsideruam si të pa ditur, por sot del sidomos me shfaqjen e analfabetizmit funksional, te jesh analfabet nuk do të thotë të jesh i paditur, dhe as të dish shkrim e këndim nuk do të thotë të jesh i mësuar. Pra duhet ta shohim me një sy tjetër, jo vetëm folklorik përvojën tonë popullore. Unë do i këshilloja njerëzve, të ndërtojnë sa më larg greminës, shtratit të lumit apo bregut të detit, por në radhë të parë të mos ndërtojnë pa leje, sepse një ndërtim me leje, jo vetëm ndikon në regjistrimin e pasurive dhe shmangies së disa telasheve ligjore me shtetin, por në radhë të parë nënkupton se atij ndërtimi i është bërë një ekspertizë shkencore nga inxhinieri i ndërtimit, arkitekti, dhe së fundmi nga ai që megjithëse i lënë në hije, është më i rëndësishmi, eksperti gjeolog.

permbtyje 1A ka përgjegjësi shteti për mirëmbajtjen e vazhdueshme shtretërve të lumenjve?

Shteti në rastin e përmbytjes aktuale, po i kryen siç duhet, në mendimin tim, përgjegjësitë e veta. Një fakt i reagimit është angazhimi maksimal në shpëtimin e çdo jete njerëzore. Por puna duhet vazhduar në investimin në shkencë, e sidomos në atë të gjeologjisë, e cila duhet nxitur më financime të veçanta në drejtime specifike, duke shtuar në radhë të parë mundësinë e provëmarrjes në terren dhe analizimit të thellë të të dhënave. Asnjëherë nuk mund ta ndalojmë vërshimin e natyrës, por ama mund të bëjmë të mundur që të mos gjendemi në shtratin e rrugës së vërshimit të saj.

Nga ato çka keni studiuar, si është marrëdhënia e njeriut me tokën?

Po ta shohim me vëmendje njerëzimi ka ecur nëpër disa faza të marrëdhënieve me tokën. Fillimisht, ishte “Toka-Zot”, kur njeriu e adhuronte tokën si perëndi. Ky ishte një besim që shihet tek perëndia “Gea”, krijuese e gjithçkaje për grekët e lashtë, apo e “Tokës-Mëmë” tek persët. Pas kësaj, erdhi “Zoti i Tokës”, ku njeriu besonte se mund t’i merrte gjithçka tokës, sepse i përkiste. Kjo lindi mendoj me fenë e krishterë, kur për herë të parë njerëzimi filloi masivisht të hiqte dorë nga besimet në idhuj, e të kalonte në besimin monoteist. Mirëpo, kjo e bëri njeriun mjaft mendjemadh, dhe sidomos me fillimin e revolucionit industrial ai filloi ta vinte tokën përposhtë e t’ia “merrte shpirtin”, duke e shpyllëzuar, duke transformuar sipërfaqen e tokës, duke ndryshuar rrjedhat e lumenjve, duke ngritur mbi sipërfaqe malet artificiale prej betoni “qiejgërvishtësit”, e duke shfrytëzuar energjinë e pamatë që morën sipërfaqja e brendësia e tokës për të kryer provat bërthamore. Këto tërmete artificiale, që u pagëzuan në vitin 1945 me 450 mijë viktimat e Hiroshimës e Nagasakit dhe që sot me dy diktaturat e Iranit dhe Koresë së Veriut po e drithërojnë botën, e cila edhe pa ato armë në duart e atyre shteteve, është boll e shqetësuar nga kriza ekonomike dhe ajo e besimit që e ka mbërthyer.

Po në Shqipëri, si është trajtuar dhe si trajtohet Toka?

Në këtë vend, në përgjithësi, ai që është më i dobët, ai që nuk bërtet, trajtohet si skllav. Kështu vazhdon ende sot, pavarësisht, një komuniteti shkencor që e kundërshton, edhe trualli. Në periudhën socialiste, në kuadër të zhvillimit intensiv të bujqësisë u shpyllëzua. U ndërhy në rrjedhat e lumenjve, u bënë tarraca, të cilat kanë pasur jo pak ndikim në ngjarjet e fatkeqësive natyrore në këtë vend pas viteve ’90, kur këto punime për shkak të krizës së ekonomisë u lanë pa përkujdesjet e nevojshme. Por sikur mos të mjaftonte kjo, u ndërhy pa kriter prej gjithkujt në atë që e quan “toka ime”, duke ndërtuar pa plan, duke gërmuar sa nuk mbante më, dhe të gjithë përditë e më shumë janë dëshmitarë të rrëshqitjeve të panumërta që aktivizohen sidomos në periudhat e shirave.

Intervistoi: Entela Resuli

 

Ing. Sokol Marku - INTERVISTË February 3, 2015 19:34
Komento

24 Komente

  1. preng pjetri February 3, 02:46

    DHE NATYRA ME DY FYTYRA SHKON E VJEN NJE QEVERI
    Sot ne jug.
    Neser ne veri!

    Reply to this comment
  2. A më kuptoooon...?! February 3, 04:20

    Më ngjethet mishi tek e shikoj kete foto….dhe kete banore fatkeqe para ashpersise dhe hakmarrjes se Natyres….
    Ku eshte marre ajo dhe a ka shpetuar kjo fatkeqe?….
    Simbol i nje Populli te lene ne meshire te Fatit nga R r u m p a l l a jone Çerekshekullore…..
    A më kuptooooooooooooon?!….

    Reply to this comment
  3. shqiptari February 3, 08:26

    po ka te drejte natyra se me antishqiptarizmine e gjithe qeverive qe nga 90 e deri me sote qe hodhene poshte pere faje te sistemite ate pune kolosale dhe te bukure te prinderve tane qe dhe ky shkrime e thote pra 90 % e tokes ishte e mbrekullueshme e shkatruane politika dhe injorantete qe na sollene dmokracine agjentete e serbeve malokete pisa dhe injorante dhe tani ska shtet qe te funksionoi pra gjithe koha 45 deri ne 90 ishe nje lule dhe nje mbrekulli ne pune dhe kjo qe po jetojme nje poshtersi qe do ta vuajme kushedi sa kohe dhe me paturpesi ja hedhni fajine atyres nje gabime i pafalshem faji eshte i gjithe antishqiptarizmite dhe gjithe atyreve qe ii sherbyen kesaj antishqiptarie qe jane politikante qe nga 90 e deri me sote shtoi dhe injotanetet shqiptare qe vjedhine e ndertojne ku ne toke buke e poshte lumite dhe ja shkatrime renime eshte fundi poshte antishqiptaret qe bejne politiken shqiptare dhe ata qe po rekrutohen pere ta shkatruare ne vazhdime

    Reply to this comment
  4. politikane kurva February 3, 09:51

    U kujtuan tashi se cfare beri enveri po shum vone.le tu behet nena tashi aty te ngordhin popull shkerdhat.le tja kerkojn sales cekun e bardh qe premtoi ne 90 e lugen e floririt popull injorant

    Reply to this comment
  5. Lleshi February 3, 12:21

    Deri diten qe ketij populli do t’i shahet , mohoet dhe nuk do t’i njihet puna , djersa dhe gjaku i derdhur per ndertimin , arsimimin , shendetin dhe mbrojtjen e vendit te vet Shqiperise , per 50 vjet , Shqiperia do te shkoje keq dhe me keq !

    Dhe kete pune 50 vjecare sigurisht qe nuk ia shajne kot ! Ia shajne dhe mohojne sepse nuk kane bythe ta bejne vete , por dhe se Shqiperia eshte paracaktuar te shkoje drejt zhberjes !

    Keto qe po kalon nuk jane asgje ! Tragjedi akoma me te medha e presin perpara ! Do t’i shikojme dhe degjojme ! Ketu do te jemi !

    Ke genjen mendja se Enverin e shajne si komunist , eshte ose qorr ose truthare ! Antishqiptaret e vullnetshem e dine mire pse e bejne ! Enverin e sulmojne vetem pse ishte nacionalist 24 karat dhe ndertoi Shqiperine , te cilen sot ne e shikojme ne kete gjendje mjerane ! Shikojme gjithashtu perpjekjet titanike per ta shkaterruar nga klikat serbo-greko file qe kane drejtuar Shqiperine keto 25 vjet , madje qe nga Ramiz Haleja me 80%-shin !

    Sic po dallojme edhe nderkombetaret “dashnore” te medhenj te Shqiperise ne lengate dhe shkaterrim ! Para se te jete Nga “lindja” apo “perendimi” , Shqiperia duhet te jete vetvetja ! Po kush ta leje dhe kush ta beje ? Te shiturit ?

    Reply to this comment
  6. Dani February 3, 13:00

    Me shume se e shiti bythen Enver llumi nuk e ka shitur dot asnje. Te jugosllavet, te sovjetiket, te kinezet duke detyruar popullin te mbante zi kur vdisnin qytyket komuniste te Jugosllavise, Rusise e Kines. Por pune beri kodoshi, e mbajti me triska e rracion ushqimesh qytetin dhe me buk tull misri fshatin per 50 vjet. Po keto i ke harruar or Llesh leshi?

    Reply to this comment