Rrënjët e një legjende urbane të rikthyer

August 5, 2013 12:34

Rrënjët e një legjende urbane të rikthyer

Në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, gjuhëtari dhe publicisti i njohur Ardian Vehbiu, formuloi për herë të parë një përgjigje mbi thashethemin e përhapur në Tiranën e “asaj dhe kësaj kohe”, për kurimin e Berishës nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu, babai i publicistit të njohur:

“…Një mik më shkruante sot nga Tirana, për të më pyetur nëse kish ndonjë bazë thashethemi që qarkullon atje, se kryeministrin Berisha e ka kuruar, dikur në vitet 1980, im atë, Ulvi Vehbiu. Im atë, që tashmë nuk jeton më, nuk e kish zakon të fliste për pacientët e vet. I vetëdijshëm më shumë se të tjerët, për stigmën që i mundon të sëmurët mendorë në një shoqëri primitive si e jona, nuk dëshironte t’ua rëndonte edhe më gjendjen, duke ofruar informacion për ta. Megjithatë, ne që jetonim me të diçka dinim: njerëz që hynin dhe dilnin në shtëpinë tonë, telefonata, ndonjë personalitet që dërgonte makinën për ta marrë mbrëmjeve. Gjithsesi, dr. Berisha nuk është përmendur ndonjëherë, as për mirë, as për keq, në shtëpinë time, derisa ishte mjek… Rrënjët e legjendës urbane, për Berishën të mjekuar nga im atë, ndoshta i duhen kërkuar në një mbledhje të organizatës bazë të Partisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në vitet 1980; kur diskutohej për qarkullimin e kuadrit. Qarkullimi i kuadrit mund të tingëllojë si shprehje e rëndomtë e burokratishtes; por në atë kohë u ngjethte mishtë njerëzve, meqë donte të thoshte të lije Tiranën dhe punën e mirë dhe kolegët dhe jetën sociale që kishe krijuar, për të shkuar të punoje diku tjetër; në një vend të vështirë dhe me probleme. Nuk dua ta krahasoj me internimin, por e keqja është gjithnjë relative; dhe asnjë “kuadër” nuk dëshironte të qarkullonte. Në atë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe dr. Berisha, u fol për të qarkulluar tim atë e për ta çuar ca kohë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Këtu u ngrit të fliste një mjek tjetër, dr. Ilir Gjylbegu, obstetër i njohur në Tiranë dhe mik i tim eti që nga vitet e studentllëkut në Moskë; shakaxhi nga më të hollët në ato rrethe.

“Ju që doni të qarkulloni Ulviun,” tha Gjylbegu, “e keni menduar se ç’do ta bëjmë pastaj Salën?”

Kaq herë jam përpjekur, në vitet 1990 e më tej, që t’i nxjerr ndonjë hollësi tim eti për këtë njeri (jo aq për “marrëzinë” e tij, sesa për ta shpërndarë sado pak misterin që e rrethonte), por gjithnjë kam ndeshur në zbrazëtinë e informacionit zero: nuk di ç’të them… nuk mbaj mend… po, aty ishte… kokëderr i madh – por kjo kokëderr, në zhargonin e tim eti, vinte më tepër si kompliment…”

 

 

Populli ka një koncept të vetin për “çmendurinë”; vështirë ta quajë të tillë një neurotik anksioz, ose një të deprimuar; përkundrazi, priret ta vërë këtë diagnozë për persona me çrregullime të personalitetit; madje prej këtyre, më shumë e tërheqin vëmendjen ata që njihen edhe si psikopatë dhe sociopatë, ose njerëz me çrregullime antisociale të personalitetit. Paradoksalisht, këta të sëmurë edhe nuk mund të kurohen, së paku me mjete dhe metoda konvencionale. Edhe më lehtë, diagnoza e të çmendurit i vihet rëndom dikujt që nuk konformohet lehtë, as bindet kollaj; por këmbëngul në mendimet dhe dëshirat e veta, pa pyetur shumë për ato të të tjerëve. Njëfarësoj, ne e shohim mendjen si një vegël ndërmjetësuese, mes individit dhe shoqërisë; një instrument kompromisi dhe konformimi, që të çmendurit i mungon, siç e tregon edhe fjala vetë.

Dhe meqë, në të vërtetë, ky ndërmjetësim shpesh na shfaqet nëpërmjet turpit, i çmenduri është, me përkufizim, ai që nuk ka turp; ose që nuk arrin dot ta faktorizojë reagimin kritik të së tjerëve, në gjykimin e veprimeve të veta. Kështu dalim nga psikiatria, për t’u futur në ferrishtet e patologjive sociale, ku fare mirë mund të gjejmë edhe shpjegimet – rigorozisht jo psikiatrike – për problemet e sotme të personalitetit të politikanit shqiptar.

Berisha wshtw njw kyemjeshtër idiagnozave morale dhe të thashethemeve, të cilave u ka  bwrw vend rregullisht në diskursin e vet kryeministror. Edhe alibinë morale thashethemit për  Berishën dhe Ylvi Vehbiun, e dha Berisha vetë, kur foli në publik për “skizofreninë e krye-kundërshtarit të vet Rama” duke kërkuar edhe mbështetjen ose dëshminë simbolike të së jëmës së këtij të fundit.

 

Ja si e përshkruan këtë vetë Rama, në librin Kurban:

– Iu qep Saliu sime mëje e i ulërinte në emër të motrave e nënave shqiptare të tregonte se kush isha unë, thuaju zonjë që ke dhjetë vjet që e kuron për skizofreni tët bir, e dimë mirë ne të dy dhe ata kolegët tanë mjekë, thuaju si të rrihte yt bir dhe të nxirrte rrugëve të lagjes me këmishë nate, tregoju të vërtetën vajzave shqiptare, se si unë dhunoja gratë, se si iknin të lemerisura nga shtëpia kur u futesha në dyshek shokëve të mi, se si i kisha thyer nofullat e bërë hundët gjak gruas në publik, fol zonjë […]

 

Baze në replikën për “puçistët”: Thërrisja tët bir të të jepte ilaçin që të mban Liria në sirtar për t’u ngjallur

 

Mero Baze, i cili ka qenë një nga njerëzit më të afërt të Berishës deri në rikthimin në pushtet në 2005 e përmend “ilaçin” në një nga shkrimet e tij ëm të lexuara botuar si replikë ndaj përmendjes së emrit në “grupin e puçistëve të 21 janarit” sipas Berishës. Baze i shkruan Doktor Berishës ndër të tjera:

 

“…Unë kam qenë gazetar që kam mbështetur opozitën dhe të kam ndihmuar të dalësh nga bataku ku fute vendin dhe veten pas vitit 1997. Besoj të kujtohet kur të kam gjetur në zyrë me 2 të natës, me dritë të fikur nga frika, me gruan që nuk e dije ku e kishe, me fëmijët që të ishin arratisur në Itali dhe me Genc Pollon në paradhomë që tallej me frikën tënde. Besoj e mban mend kur më ke ngelur në dorë më 1 të natës, natën që Edi Rama u bë për herë të parë kryetar bashkie në Tiranë dhe m’u desh të thërrisja tët bir të të jepte “ilaçin” që të mban Liria në sirtar për tu ngjallur. Nëse nuk të kujtohen të gjitha, mund të t’i kujtoj dhe nuk jam aspak i penduar, që kam ndihmuar të ringrihet në këmbë një opozitë, e cila në atë rrugë që ish nisur mund të dëmtonte të ardhmen e vendit pasi mund të rivendoste një monizëm të ri të ish- komunistëve të ringjallur. Shqipëria u balancua falë ngritjes së opozitës, e cila i mbijetoi jo vetëm pushtetit, por dhe veglave të fëlliqura të tij si Genc Pollo, Genc Ruli, Arben Imami, dhe një shoqërie civile agresive kundër saj, në krye të së cilës shquheshin Mesilërat, Aldorat, Bogdanërat dhe gjithë konsomolasit e rinj, që atëherë Edi Rama i përdorte për t’u argëtuar kundër teje…”

 

August 5, 2013 12:34
Komento

15 Komente

  1. aqif thumbi August 5, 06:55

    po ky qenka puntor i mir per te shtyr, shtye at docin te thyej qafen sic e theve ti.

    Reply to this comment
  2. realisti August 5, 10:41

    jo.. sa te arrije afer gremines e do nxjerrin”babain” perpara ..s’eshte aq l.b sa te kuptoje …

    Reply to this comment
  3. EURO MALOKU August 5, 12:50

    Kerkoni te perkufizoni çmendurine?
    Sidomos te SALIHIT….
    E ka percaktuar filozofja e popullit xhexhe Melua qe i ndrite shpirti:
    -“XHINDOSIA ESHTE KATERQIND LLOJESH!”-
    Sa lloje ka SALIHI????

    Reply to this comment
  4. LORA August 5, 12:57

    Me vjen keq qe nje pjese e medias po thurin ,me lezet,alibine e cmendurise se dr.mortjes,duke u bere keshtu komardare per shpetimin e tij nga gjykimi dhe denimi i drejte.
    Nese vete brekedhjeri i historise,nepermjet alibive,zvarriti turperisht dhe mizorisht Shqiperine per 23 vjet,,,,,,,kjo nuk le asnje shteg per alibi ndihmese mediatike ,ne shpetimin te lekures se tij.JO,,,,,,,eshte gabim i pafalshem ne rast naiviteti, Krim ne rstin e nje intencioni pervers.

    Reply to this comment
  5. lulezo lulezaime lulezo August 5, 13:20

    Keta lloj te semuresh asnjehere nuk thone se jam i semure se pota dinin i merrnin ilacet vete kete gje e di memire se mua doktorr rrumpalla ky njeri e ka vendin tek spitali 5 (psikiatria)

    Reply to this comment
  6. fleks August 5, 13:23

    Ish Kryeministri i vendit thote ky postaxhiu qe paska postuar leter

    E para shko e mesoje se eshte akoma Kryeministri i vendit.

    E dyta meso dhe se mesfushori i shkelqyer i Partise Demokratike,pasi kaloi Lulzim Bashen ne postin e tij.

    Tani ka kaluar ne trajner akoma me te hatshem e te shkelqyer te Partise Demokratike,duke e pasur atje perballe ne balle te maxhorances se re andej nga Shtatori,e cil akoma dhe sot eshte ne opozite.

    Pasi mesfushoret e shkelqyer nuk dalin kurre ne pension.

    Ata behen me shpejtesi trajner te hatashem e akoma me te shkelqyer.

    Kur kane moton e etes se tyre 18 ore ne dite non stop ne sherbim te shtetit e qytetarit

    Kjo a po ndodh e Doktorin e jo ajo qe ndodhi me Lakerorin,njehere e njekohe

    Apo e keni haruar hstorine eMaqo Lakerorit?.

    Reply to this comment
  7. Vëzhguesi F. August 5, 13:40

    Jam dakort me komentuesin LORA! Per te paren here me duhet te beje nje kritike ne adrese te Gazetes me te lexuar te shqiptareve, me objektives dhe me kritikes ne sfondin mediatik shqiptar. Sali Berisha eshte nje humbes i madh, qe e ka kerkuar dhe merituar humbjen, qe e e ka arritur kete humbje dhe here te tjera por e ka shmangur me marifetetet e tij prej delenxhiu dhe hajduti te madh. Vazhdimi me kete person, duke e vene ne qender te informimit publik ne cilendo forme qofte, e faktorizon ate dhe ne keto dite te agonise se ti politike. Eshte nje lloj frymarrje si ndaj nje te semuri ne vdekje klinike. Kur kete e bene nje gazete prestigjoze si “DITA”, kjo merr formen eoksigjenit te paster. Lereni kete te semure qe semuri nje popull, kete shpreaevrases, ta pompojne me gaz karbonik aty ne sallehalete reaminative te studiove te tyre vizive, te faqeve te nxira te gazetave te tyre, mjekpacientet e tij Frangaj, Fevzinj, Ballinjte dhe Çanej, Çilërit dhe gjithfare lloj sahan dhe b.lepiresish, qe xhvaten prej tij gjakun dhe djersen e taksapaguesve shqiptar. Sali Berisha eshte nje plak qe duhet me kohe te kish dale ne pension dhe jeton ankthin dhe makthin e injorimit dhe shperfilljes. Sali Berisha eshte nje frikacak qe i trembet asaj qe mund te pasoje per shkak te atyre qe ai vete mbolli, por qe i duhet po vete ta korr. Ndaj ka ndezur ne maksimum motorrat e asaj qe ai mendon se ka. Talentin e te dredhurit per te devijuar dhe smagur te keqen me te madhe te mundeshme. a duhet injoruar. Drejtesia, nese vendoset nje dite, le te flase vetem ajo. Boll e kemi degjuar kete njeri. Boll na e ka bere jete ferr.

    Reply to this comment
    • N.VJOSA August 5, 15:50

      I nderuari miku im Vezhguesi F,
      Edhe une jam dakord me komentuesen Lora.
      Por ne se media e demaskon të Çmendurin, ashtu siç, po shkruhet dhe flitet, ne se ajo ve ne dukje te gjitha simptomat dhe luhatjet e Paranojakut te lindur, Mashtrusit mitoman, në se demaskon kete Sharlatan primitiv te politikes, nuk do te thote aspak qe Baca i Krimit, ose doktor Mortja, ti shpetoje drejtesise.
      Qe Sali Katrahura eshte i semure psiqik, nuk ka asnje dyshim.
      Simptomat e tij, ne Parlament,
      skicofrenia ne te folur,
      genjeshtrat qe perhap diteperdite,
      deliri per te mbajtur me çdo kusht pushtetin,
      deliri per tu dukur çdo dite ne media dhe Televizor,
      lajthitjet jo te pakta qe ka gajasur shqiptaret ketu e afro Cerek Shekulli,
      tregojne se Pacienti Doktor eshte i semure dhe kurohet intensivisht per semundjen e tij.
      Por te jemi realist.Ai si i semure psiqik, ne nje shkalle te caktuar, nga qe eshte mjek ne profesion, ka avantazhin ta beje vet terapine e semundjes.
      Me kete spjegohet gjithashtu fakti qe here here duket i permiresuar dhe here here e kap keq skicofrenia e cila , tek Berisha , mplikset edhe me gjendjen e tij te renduar te nje Genjeshtari mitoman.(Nuk eshte rasti te zgjatem, por kushdo mund te kerkoje ne kompjuter te njoh simptomat e mitomanit, duke klikuar thjesht MITOMANIA…Dhe do te shoh ne ato simptoma Saliun tone genjeshtar mitoman…)
      Më ka rene rasti te bisedoj me mjek te zakonshem, por dhe psiqiater, te cilet, pa asnje medyshje, nisur nga simptomat e pohojne Semundjen e Kryeministrit tone te rrezuar tashme nga vota popullore plebishitare!
      Por pyetja shtrohet ne se kjo gjendje a e shpeton Berish Psikopatin nga pergjegjesia para ligjit!
      Per sa kohe ai ka drejtuar shtetin , mban dhe pergjegjesit ligjore per krimet e tij.Do denohet me burg apo do dergohet ne nje klinike per kurim si i semure mendor, kete le ta vendose Drejtesia dhe mjeksia ligjore.
      Qe Berisha duhet te dale para Drejtesise, kjo per mendimin tim eshte
      ORA E SE VERTETES PER SHQIPTARET!….

      Reply to this comment
  8. A.K. August 5, 18:54

    DITA! jeni me te vertet te pa pare,sot jeni te paret e shtypit komplimenta.
    Nuk e di pse me erdhi ndermend filmi NJERIU ME TOP.
    Me kujtohet filmi njeriu me top MERE FIZI qe nga halli vetem qeshte,
    sot kete rrol po e luan tani gjyshi i FIZEVE ne PD plaku SALI,
    pa piken e turpit flet per skuadren e KUKSIT qe dhe nje rruge ja beri duke
    i vjedhur parat FARAUDINI djali i pergedhelur i FIZEVE LULI.
    kesaj i thone te qeshesh o plaku i PD-s se gjylja e madhe te plasi,
    te beri EDI djale fejsbuku,tani mud te na komentosh dhe ndonje ndeshje
    te kesaj skuadre qe po e nderon vendi,por me financat e dikujt tjeter qe eshte me lart se sa juve,qe po i ep vendit te vet dhe nuk po i merr si ty, qe ti nuk din gje tjeter vetem te maresh gradat e te tjerve.
    ne kete rruge po shkon dhe FARAUDINI, LULUSHI,ka filluar te shaj e te shpifi si gjyshi i madh.
    ti LULUSH mos e ngatro me fshatin se ate se ke me mevete,por shikoj mire tespiat, qe ti la gjyshi me pe te keputur dhe kokrrat te jane hallakatur,
    dhe bej kujdes nga MATO se ka dhe ZIGURIN ne krah,qe do te thote EDI dhe ILIRI,por kane dhe topin qe eshte vota e urrejtjes ndaj jush,degjove
    LULI,es te ze gjylja dhe hiken ti me gjith gjyshin e madh e TOSUM BACET qe keni perreth,
    mos u merzit LULE mis PD-ja mere shtruar dhe leri te sharat,
    sepse ty ajo goje do te marri ne qafe, se ke henger me shume luge dhe te eshte hapur ca si teper.
    nga .A.K

    Reply to this comment
  9. ismail August 5, 18:54

    Uroj QRamen per Qeverine e re. Aty realisht nuk jane disa emera te pritur, Por Pska vertet shume ka[acitete te mdha njerezore, andj nuk ka asnje mundesi te perfshihen gjithe te merituarit ne qeverisje ekzekutive. por kam bindje se Majko, Ruqi, Dade Mejdani, Mojsiu e shum te tjere, Do te gjendn ne kry te Kmisioneve parlamentare dhe reore bost te deplomacise shteteore dhe ndekombetare.Kete edhe nese Rama mund te gabon, aty duhet te jen afer tij dhe me te, gjithe potecili njerezor, kombetar e politik.Mos te merret me inat po te mos merret meni per asgje dhe ndaj askujt, para se te fkisni e bisdeoni shtruar e ball per balli. Korrektesi dhe isnqeriteti plotesojne transparencen.

    Reply to this comment
  10. ndok malaj August 5, 18:57

    Shpeshhere degjojme ku forcat e policise qofte ato te rendit,policise bashkiake apo asaj nderimore perplasen me banoret per ndertimet e paligjshme qe kryhen nga keta te fundit.Po pse duhet te ndodhin keto gjera pasi keto struktura i kane mundesite e plota qe gjerat ti parandalojne ne kohe dhe jo pasi keta qytetare kane kryer investimet e tyre duke shpenzuar me mijra apo miliona lek per keto ndertime qe tani i quajne te paligjshme.Te ndertosh nje objekt ,shtepi apo gje tjeter nuk eshte e lehte dhe nuk mund te kryhet larg syrit te qytetarene apo te ketyre stukturave qe kontrollojne terrenin per keto ndertime dhe aq me teper brenda metropolit qe do ishte nje gje shume absurde.Vertet ndertimet pa leje dhe zenia e hapesirave publike eshte shume problem ne gjthe teritorin e Shqiperise por kjo gje eshte e udhes qe te kapet ne kohen e duhur dhe ne momentin e duhur ne menyre qe ti paraprihet atyre konflikteve qe s’do i deshironte askush.Por ne mos gabohem keto ndertime qe behen mund te kene nje person te veshur me pushtet i cili manovron ne forma te ndryshme deri sa arrin puna aty sa nje prekje interesi nga njera pale te kete perplasje te llojeve te ndryshme me stukturat shteterore.Jo vetem ndertimet pa leje por edhe zeniet e objekteve dikur shteterore qe e kane humbur destinacionin fillestar dhe jane zene nga qytetaret e ndryshem pas viteve ’92 duhet pare me shume kujdes dhe perderisa shteti ka funksionur gjate gjithe kohes me te gjtha strukturat e veta pse duhet te kaloje ne veprime ekstreme tani ku kemi pare disa raste ku me qindra familje te ardhura nga anet e ndryshme te Shqiperise kane jetuar ne keto objekte edhe jashte kushteve minimale te jeteses ne petkun e levizjes se lire(por qe tani nuk e quajne e lire).?Po ta vezhgosh terrenin 24ore ne 24 ore , dhe te mos besh dallime ca te nenes e ca te njerkes shume probleme do te parandalohen ne kohe (megjithse pyll pa derra nuk ka askund thote populli) dhe njerzit do te ndergjegjsohen per veprimet dhe procedurat qe duhet te ndjekin per ligjerimin e cdo pune qe do te kryhet duke zbatuar nje plan te detajuar dhe te studiuar mire dhe te mos kete perplasje ne nje te ardhme.Cdo ligj qe miratohet eshte per ti sherbyer popullit dhe per sa kohe qe ky ligj eshte ne fuqi duhet te kerkohet me perpikmeri mos shkelja e tij dhe jo gjerat te behen me fushata ku njehere penalizohesh e njehere amnistohesh.Se edhe problemi i ketyre ndertimeve apo zenieve te objekteve te ndryshme kur shteti eshte ekzistent duhet pare me realitet dhe ne vijmesi se nje fjale e urte thote;prite punen per pa u ba se kur te bahet mos bej za; dhe ketu nuk e kam fjalen qe shteti te mos nderhyje aty ku e shikon te ligjshme por e kam fjalen per nderhyrjen ne kohe dhe me forcen e ligjit.Megjthese ka edhe nga ata njerez qe kane para me shumice qe i kane perfituar ne menyra qe s\po i permendi dhe ata nuk e kane shume problem edhe pse te investojne dikund edhe pa leje duke shkuar sa te shkoje nje biznes apo objekt i ndertuar.Shteti eshtet,ligji eshte ligj,populli eshte popull te gjthe duhet te jemi te barabarte para ketij ligji dhe ky ligj duhet te veproje ne kohe.

    Reply to this comment
  11. altin August 5, 18:58

    PERSHENDETJE DITA. Po JU informoj se zv dekania e fakultetit tone zonja Valentina Duka ka bere nje liber ku mundohet te justifikoj Esat Toptanin se ai ndertoi qeverrin e Durrsit duke mbrojtur ate pak vende qe munde te mbronte…por dokumentet tregojne se ai e parapegatiti rrezimin e qeverris se vlores bashke me greket e serbet.Zonja Duka..sic jeni ne djeni , eshte nenkryetare e gruas e PD edhe merr urdhra nga Cezar Augusti,Sali Berisha …ju uroj shendet

    Reply to this comment
  12. shqipfolësi August 5, 21:18

    Duke lexuar shkrimin e z. Vehbiu dhe disa nga komentet, mu kujtua një shprehje që kishte shkruar dikush për z.Ngjela, se… “Avokati (si Ministër Drejtësie) do ti hynte korrupsionit, abuzimeve, mashtrimeve, fodullëve dhe maniakëve të politikës perverse, jo me lugët e pirunjtë e menusë, por me lopatë shqiptari”. Mendoj, në kontekstin edhe të disa komenteve, se as lopata nuk do ishte e mjaftueshme për të bërë më në fund Drejtësi. Këtu duhet Eskavator, që ti hyjë të keqes nga Rrënjët e ta shkulë si farë e keqe që është.
    Drejtësia dhe gjykatat, bëjnë mirë që për herë të parë, të dëgjojnë me vëmendje dhe ta shqyrtojnë me seriozitet këtë që po kërkojnë qytetarët e vendit. Pas votës që morën, nuk ka më asnjë arsye përdredhje apo Kushte lehtësuese rrethanore, për rastin konkret të përmendur si thashethemnajë urbane. Këtu diskutohet serioziteti i të ardhmes së një vendi dhe nuk diskutohet se si t’ia hedhin dhe këtë herë. Këtu nuk kemi të bëjmë me një ish kryeministër, që ka vepruar nga Padija. Përkundrazi çdo gjë është bërë me ndërgjegje të plotë nga një njeri madhor dhe i aftë për të vepruar ligjërisht dhe me vullnet të lirë, që bashkëpunëtorët e tij më të afërt e quajnë dhe sot e kësaj dite “burrë i madh shteti”. Këto janë përpjekje dashakeqe, për të matur pulsin dhe për të parapregatitur opinionin për hapin e mëtejshëm, qoftë dhe të supozuar.
    Ky mentalitet manipulimesh pafund, nuk “pi më ujë në popull”, as nuk sjell asnjë dobi apo shpresë e besueshmëri tek votuesit. Përkundrazi, besueshmëria në rastin më të parë do të lëkundet keqazi.

    Reply to this comment
  13. elida August 5, 23:25

    Saliu një delirant katunaresk që për shkak të kompleksit të inferioritetit që nga fëmijëria e stallave bëri çdo veprim vjedhje,vrasje shkatërrimin e këtij vendi vetëm për të qënë në krye të vëmendjes.Vetëm nëse i mungon vëmendja ai shkallon turfullon porsi një bishë pylli.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*