Kur rendi i ditës… nuk është në rend të ditës

July 3, 2014 23:59

Kur rendi i ditës… nuk është në rend të ditës

Dje parlamenti ishte në seancë plenare dhe duke qenë se Berisha kishte mbaruar ‘internimin’ 10 ditor dhe ishte rikthyer, ndodhi ajo që ndodh çdo të enjte: Deputetët, ministrat, mediat dhe gjithë  shqiptarët dje u morën me ato që Berisha kishte vendosur që ata të merreshin. Dje Berisha foli sërish për “kurva politike” foli sërish për termin “rrotë k..” dhe për ofezat e Ramës ndaj grave. Kaq u desh që të gjitha titrat, titujt kryesorë të portaleve informative të nisnin e të fokusoheshin fiks tek këto tre elementë që Berisha, kishte përzgjedhur dje për të kënduar në tribunë. Kjo është një histori që përsëritet çdo javë dhe ka vite që ndodh. Nëse Berisha flet për arrorët, të gjithë nisin e merren me arrorët, flet për lavire bulevardi, flet për Çiljetën, për çunat e bllokut, për fytyrën si këpuca, për viagrën, për ngrefjen, për shkrefjen, për mafien, për fuqi të errëta; çdo pjellë e imagjinatës së tij kthehet menjëherë në rend dite…

Po rendi i ditës i Parlamentit?

I njëjti ritual u përsërit dhe dje në Parlament. Kushdo mësoi që Berisha e ndoti prapë atë sallë me shthurjen e tij të papërmbajtur, por thuajse askush nuk e di cfarë rendi dite kishte dje Parlamenti? Dje kishte parashikuar trajtimin e  disa çështjeve në program, mes tyre dhe ligje me rëndësi të dorës së parë për vendin. Një prej ligjeve të sjella dje në Kuvend ishte dhe ai për  ndryshimin e ligjit mbi “pronësinë e truallit në zonat shtetërore me përparësi turizmin”. Kjo ndërhyrje në ligj, është një nga korrektimet më të rëndësishme që është kryer në lidhje me operatorët turistikë që kanë kontrata me shtetin  shqiptar dhe sistemimin e marrëdhënies mes tyre. Për këtë ligj dje në parlament u diskutua vetëm 15 minuta.

Zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar nuk kanë shumë që kanë zbuluar një nga skemat më të pabesueshme informale dhe të paligjshme që  konsumohet prej vitesh në Shqipëri në plazhet publike shqiptare. E thënë shkurtimisht, Agjencia e Bregdetit pas një inventarizimi të hapësirave publike në qytetet dhe fshatrat kryesore bregdetare, ka zbuluar një humnerë të tërë informaliteti, ku hapësirat ose shfrytëzohen nga individë që nuk disponojnë asnjë dokument, ose nëpërmjet kontratave të paligjshme me bashkitë/komunat.

Për shembull, sjellim vetëm rastin e plazhit të Velipojës. Një vijë bregdetare publike prej afro 7 kilometër, është e gjitha e mbushur me shezlongë të vendosur aty pa asnjë leje, pa asnjë dokument nga operatorë individualë, që veprojnë në kushtet e një mungese totale kontrolli. E njëjta situatëvazhdon deri në Sarandë. Pas evidentimit të kësaj situate, zyrtarët shtetërorë kuptuan diçka tjetër, nuk dinin nëse i kishin aleatë apo kundërshtarë krerët e bashkive dhe komunave në tentativën për të vendosur rregull në këto zona.

Është një situatë e ngjashme me atë të Lazaratit, ku pushteti lokal është totalisht nën morsin e ryshfetit ose frikës, ndërsa ndërhyrja për sistemim të gjendjes kërkon pa kushte një vullnet të prerë të panegociueshëm qeveritar. Por…për këtë humnerë të zbuluar rishtaz me pronën publike në bregdet, në Kuvendin e Shqipërisë dje, nuk u tha asnjë gërmë.

Hendeku shqiptarë-ligjvënës shqiptarë 

Ndërmjet problemeve që konsumojnë ligjëvënësit shqiptarë dhe shqiptarëve duket sikur është  krijuar një hendek që i bën të duken deputetët dhe qytetarët si dy specie që jetojnë në universe  të ndryshme. Është një skemë që funksionon prej vitesh, një skemë që ka pjellë thashethemin, vulgun, irracionalen, psikozën, në sallën e Kuvendit, por jashtë asaj salle, ka mbirë një anarshi e plotë shtetërore dhe institucionale. Është një anarshi që funksionon aq mirë sa që duket e organizuar.  Gjyqtarët për hesap të vetë, bashkitë dhe komunat për hesap të vetë, administrata për hesap të vetë, prokurorët për hesap të vetë, ndërtimet pa leje për hesap të vetë, zaptimet, kooptimet… Ligji i më të fortit punon pa rreshtur dita ditës jashtë asaj salle për hesap të vetë. Është një lloj i ri diktature, ku abuzimi dhe degradimi nuk vjen më në emër të kontrollit absolut, por në emër të anarshisë absolute.

Është anarshi që Berisha e quan “Mirikëll of Fridëm” por që në terren rezulton “Dizastër of  Fridëm”. Për të ndryshuar kaosin dhe rrënimin e autoritetit shtetëror në terren qeveria socialiste do të ketë shumë punë për të bërë në vijim. Por të paktën le t’ia nisë punës me diçka shumë të thjeshtë, duke u marrë me rendin e ditës dhe jo me rendin e Berishës.

Kështu nuk shtyhet më…

Ky është një apel për ata që i thonë vetes deputetë: Nëse ky njeri i ka kryer krimet për të cilat akuzohet, bëhuni burra dhe dërgojeni para drejtësisë. Nëse mendoni se mosha dhe konsumi politik ka bërë të vetën, bëni së paku atë që bën gjithë bota me të marrët: Merreni, lidheni!

July 3, 2014 23:59
Komento

8 Komente

  1. beni July 4, 06:39

    Si ka mundesi te tolerohet nje kriminel qe po cmendet perdite nga humbja e pushtetit….si ka mundesi te tolerohet nje vrases, nje njeri qe shkaterroi Shqiperine ne cdo qelize. MJAFT ME!

    Reply to this comment
  2. shqitari July 4, 07:28

    saliu me lulin me mbeshtetjen e serbis dhe greqis e ka kthyere kete toke me emrine shqiperi me mbeshtetjene amerikane nje hale ku te gjithe dhjesine nga larte e nga poshte nuk ka shanse dhe shpres pere kete vende se ka ustallare serb e grek qe paguajne shume mire pere ta mbajture ne kete gjendje dhe ne mos ta zhduki kete vende

    Reply to this comment
  3. Meteh July 4, 08:14

    Ju lumt deputeteve socialiste qe dolen nga kuvendi,ne kohen qe dolli shpellari i Viçidolit per te shpifur.Keshtu i do mushka drut.Por MONIKA Kokemadhit nuk i erdhi mire,se ajo i pranon budalleqet e Saliut dhe se i shoqi i saj ka debules per te-Saliun…Psen e di populli..!

    Reply to this comment
  4. marinari July 4, 09:53

    Ai do shtupe ne goje.

    Reply to this comment
  5. albani July 4, 15:20

    Nuk eshte e plote dicitura juaj!

    Po te isha une ne vendin tuaj do te shkruaja:

    “Lidheni qenin! Mbajeni te lidhur derisa te jape edhe frymen

    e fundit!

    Reply to this comment
  6. çeço Selimi July 4, 19:34

    Te gjithe e dime qe qeni edhe kur goditet rende , nuk jep shpirt lehte,por vazhdon te lehe ,te ha tinez si hienat me bisht nder shale . Prandaj do lidhur, jo vetem nje dite ne jave, por nje here e mire , ne nje kafaz prej hekuri !Edhe qeni , do t’ja u dije per nder , pas e di

    Reply to this comment
  7. qytetari July 4, 20:41

    Ne Shqiperi prej kohesh eshte instaluar nje sistem i RI qeverises ,MAFJODEMOKRACIA me rreziqe te medha.Ndarja e mafjozve nga demokratet realizohet vetem me REVOLUCION …

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*