Kulla e çimkave

Nga Habjon Hasani dhe Gaqi Karakashi September 5, 2013 12:31

Kulla e çimkave

Nga Habjon Hasani

Nëse mendoni se kryeministri i ri Edi Rama, kur të ulet në karrigen e kryeministrit do nisë të mendojë menjëherë, për kontrollin mbi territorin, financat apo bregdetin, nuk jeni plotësisht të saktë. Në fillim i duhet të gjejë ekzaktësisht se ku do ulet, por i duhet të mësojë dhe se mbi “ç’gjëmba” po ulet. Përtej sfidave të mëdha që lidhen me ekonominë, financat, ligjin e drejtësinë, kontrollin mbi territorin e bregdetin, qeverisë së re do i duhet të fiksojë mirë veten edhe në raport me probleme më të thjeshta; më të thjeshta por jo dhe aq të parëndësishme.

Një ndër situatat me të cilët duhet të njihet kreu i ri i qeverisë dhe ekipi i tij i ngushtë është sistemi i vrojtim-kontrollit i atashuar në kryeministri. Në çdo institucion të rëndësisë së veçantë ka disa parametra bazë kontrolli, kjo ndodh në çdo shtet dhe bëhet fjalë për kontrolle të tabulateve të përdorimit të numrit të telefonit të zyrës, të kontrolleve mbi aksesin e internetit nga kompjuteri zyrtar i punës apo kontrolle të mjediseve të përbashkëta në institucion, korridore sallë mbledhjesh oborr etj. Por duket se pas 21 Janarit masat në kryeministri janë shtrënguar dhe jo vetëm kaq por shumica e punonjësve në kryeministri e dinë ndërkohë se janë nën një vëzhgim dhe kontroll të tejkaluar që prej vitit 2011.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se në këtë institucion është instaluar një sistem i vrojtimit në zyra dhe i dëgjimit ambiental në çdo zyrë dhe që sipas të dhënave paraprake të pazyrtarizuara e ka daljen, pra sallën e kontrollit me kamera dhe aparatura dëgjimi, në Gardën e Republikës.

Këtë instalim special të linjave IT të teknologjisë së lartë të vëzhgimit të punonjësve duket se e ka ideuar kryetari aktual i Shërbimit Sekret Visho Ajazi, një ekspert i mirëfilltë i informatikës dhe ish-zv.ministër i ministrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit. Ndërsa personat e ngarkuar me përdorimin ekskluziv të të dhënave që prodhon ky sistem special përgjimi në kryeministri janë Gjergj Lezhja, Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Arben Shkodra, drejtor për administratën si dhe Ivi Kaso, kreu i Departamentit të Kontrollit në Kryeministri.

Ngelet për t’u parë se deri në ç’masë ka penetruar ky sistem dhe se çfarë do të bëjë Edi Rama me këtë sistem paralel dhe tepër sekret të kontrollit në kryeministri në muajt në vijim. Sikundër, ngelet për t’u parë se deri në ç’masë ky sistem special i avancuar përgjimi, i instaluar pas 21 Janarit, ka tejkaluar mbrojtjen e të dhënave personale dhe të vetjakësisë (privatësisë) së punonjësve. Punonjësit nga ana e tyre nën zë kanë shpërndarë prej kohësh paranojën dhe bëjnë kujdes të qëndrojnë sa më korrekt në zyra.

 

Zhvendosje me siklete

 Një tjetër problem logjistik që duket se ka dalë në pah ditët e fundit lidhet me idenë e qeverisë së re për të zhvendosur godinat e Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Në lidhje me Ministrinë e Financave ka pasur disa në njoftime konfidenciale

pranë krerëve socialistë, të cilëve u është bërë e ditur se një transferim i shpejtë i godinës mund të sillte dëme thelbësore në sistemin e bazës së të dhënave të ministrisë së Financave. Kjo ministri për nga vetë funksioni operon me një sistem ndërlidhës me të gjitha institucionet shtetërore në çdo cep të vendit dhe ky komunikim por dhe arkivimi i të dhënave është i mundësuar nëpërmjet një sistemi bazik të përqendrimit dhe kalimit të informacionit të ndërtuar në vite dhe të perfeksionuar me kalimin e kohës. Pikërisht ky

sistem-matricë duket se nuk është aq i thjeshtë për t’u zhvendosur dhe kërkon kohën e vetë, përveçse një financim të të gjithë procedurës së zhvendosjes pa bërë dëme.

I njëjti shqetësim ka dalë në pah edhe në lidhje me zhvendosjen e pritshme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm, këto të fundit për më tepër kanë të trupëzuara dhe sistemet speciale të komunikimit me partnerët e NATO-s dhe e gjithë kjo infrastrukturë bazike komunikimi dhe arkivimi paraqet vështirësitë e saj , të ngjashme me problematikën që është shfaqur dhe për Minis strinë e Financave.

 

 Paranoja e 21 Janarit

Një tjetër dilemë do të jetë vetë zyra e shefit të ri, Edi Ramës. Si rregull ai do të shkojë për të punuar në zyrën ekzistuese të Berishës, por mund të ketë edhe në këtë pikë surpriza.

Njerëz të stafit të tij të ngushtë kanë nisur ndërkohë të mendojnë se ajo është një zyrë “e papërshtatshme” në raport me socialistët dhe jo vetëm me ta. Jo për shkak të ndonjë ngasje supersticioni por për arsyen e thjeshtë se ajo mendohet si zyra nga ku u urdhërua ekzekutimi i katër të vrarëve në demonstratën e 21 Janarit.

Ajo zyrë shihet si origjina nga ku nisi tragjedia dhe vrasjet dhe për këtë shkak rrethi i ngushtë i bashkëpunëtorëve të Ramës kanë hedhur ndërkohë idenë pranë tij, se do të ishte ndoshta më normale që ai të mos drejtonte punët e vendit nga e njëjta zyrë që mbart këtë ngarkesë në raport me publikun sipas tyre. Ky sigurisht që është një problem i thjeshtë për t’u zgjidhur, jo vetëm pse në Kryeministri nuk mungojnë opsionet dhe hapësirat alternative për një zyrë të denjë kryeministrore, por edhe për faktin se Edi Rama ka një marrëdhënie më pak intensive me zyrën në krahasim me Berishën, e për më tepër kur ka premtuar “Rilindje” dhe në kushtet kur do i duhet të prekë cep më cep në të gjithë Shqipërinë punët që ai thotë se do i nisë me themeli.

 

 

Një propozim mbi zhvendosjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm

Nga Gaqi Karakashi*

Në media, jo zyrtarisht, këto ditë është pohuar se Ministria e Mbrojtjes mund të zhvendosej në “mjediset e akademisë Ushtarake” dhe ministria e financave dhe e ekonomisë do të ndanin së bashku ndërtesën e ministrisë së mbrojtjes, më dha shtysën për këtë shkrim. Në imagjinatën  time e “shikoj” këtë zhvendosje me dhjetra kamiona të ushtrisë duke hedhur materialet diku në mjediset e komandës tRadOC, që në njoftimin e gazetave dhe të televizioneve thirret gabimisht “akademia ushtarake”.

Komanda tRadOC, ka një dendësi institucionesh ushtarake brenda saj. Aty është Komanda me Shtabin e saj, Akademia e Forcave të armatosura, Qendra e Gjuhëve të Huaja, akademia “Skënderbej”, akademia e Nënoficerëve “Thomson”, Shkolla e Trupës, Arkivi Qendror i Ushtrisë, Muzeu i Ushtrisë, Qendra e Simulimeve, Qendra e Personel-Rekrutimit e ndonjë gjë tjetër. O zot meqë i përmenda uroj të mos i vejë mendja ndokujt, që thotë se pas meje le të bëhet kiameti, e t’i prishë ato duke thënë ç’i duam kaq shumë apo t’i zhvendosë. ato janë pjesë e strukturave moderne të një ushtrie në demokraci.

 

Pas kësaj, nuk e di pse m’u kujtua fëmijëria dhe rinia, kur në bregun e lumit në Berat, kundroja zhvendosjet e shpeshta të arixhinjve për në pyllin pranë qytetit tonë me kuajt e gomarët e tyre. Megjithëse ishin shumë të kujdesshëm kur ngarkonin laçka e plaçka me një veprimtari strikte ku çdo njëri syresh kishte një detyrë të caktuar, sa herë që shkonim në bregun e lumit, ne fëmijët do të gjenim se s’bën ndonjë gjë që ata e kishin harruar, nuk e kishin vlerësuar si të nevojshme për ta marrë në vendosjen e re ose thjesht u kishte rënë rrugës.

Duke përmendur emrin e kësaj popullsie me karakteristika specifike jetese, nuk dua kurrsesi të lëndoj dinjitetin e tyre njerëzor, përkundrazi, veçse për hir të temës po përmend si karakteristikë të tyren, mënyrën e tyre endacake të jetesës, që sipas mendimit tim duket se është bërë edhe pjesë e mendësisë tonë të të vepruarit.Edhe më parë, brenda Forcave tona të Armatosura, kanë ndodhur zhvendosje të shpejta prej “arixhiu”. Pak kohë më parë, kur u zhvendos Qendra e Personel-Rekrutimit, (mikroskopike në krahasim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm), për zhvendosjen e saj u deshën rreth gjashtë muaj.

Ditët e fundit, pas vendimit të qeverisë për heqjen e SHQUP-it nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura dhe ngritjes apo largimit “si arixhinjtë” të materialeve të tij, shumë individë, por edhe teleshikuesit panë kamionë ushtarakë, që ngarkoheshin prej ushtarëve për t’u transportuar në objekte të tjera ushtarake. Prej vitesh ai mjedis quhej Qendra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, vend ku janë bërë shpenzime të mëdha për blerjen e aparaturave përkatëse, ndërkohë që u hodhën si plaçkë “arixhiu” në një ndërtese në ish- Shkollën e Bashkuar ( Komanda e tRadOC) në pritje të zhvillimeve të ardhshme. Një pjesë tjetër e materialeve të Qendrës janë hedhur në një repart tjetër. Zhvendosja e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, nuk ka të krahasuar. Aty janë kryer investime logjistike dhe instalime ushtarake në kuadrin e NatO-s, që nëpërmjet zhvendosjes do të dëmtoheshin rëndë, pasi aty nuk ka vetëm tryeza, karrige dhe ca kompjutera.

Në rast zhvendosjeje ne do të nxirrnim jashtë funksionimit për një kohë shumë të gjatë Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm, aq më tepër në situatën e sotme gjeopolitike në botë. Mesa duket ata që i propozojnë këto zhvendosje mendojnë si “arixhinjtë” që plaçkat do çohen nga një vend në tjetrin dhe harrojnë se duhen investime të mëdha, duhen edhe para për t’i përshtatur mjediset e tRadOC-ut në mjedise zyrash për Ministrinë dhe Shtabin e Përgjithshëm. Klasat dhe auditoret e akademisë së Mbrojtjes, si edhe të institucioneve të tjera brenda tRadOC-ut, që janë modernizuar disa herë gjatë viteve të demokracisë me milionat e shtetit shqiptar, me dollarët e SHBa-ve, me eurot e italisë, Holandës, Gjermanisë, Turqisë, Greqisë, Francës etj do të prishen e përshtaten domosdoshmërisht, pra gjithçka e prishim si “arixhinjtë”, dhe Kryeministri i ri z.Edi Rama do të duhej t’i vizitonte një herë vetë institucionet brenda tRadOC-ut dhe si evropian që është do të bindej menjëherë se nuk ia vlen që gjithçka aty të kthehet në plaçkë. Para të tjera do të duhen për klasa dhe auditorë të reja të akademisë së Forcave të Armatosura, nëse nuk i vete mendja ndonjë tjetri për ta shkrirë fare. Institucionet arsimore dhe stërvitore brenda tRadOC-ut kanë një infrastrukturë, që me gjithë të metat, prapëseprapë janë me vite drite larg infrastrukturës p.sh. të Universitetit të Tiranës.

E gjitha kjo do të na bënte të përjetojmë një “rrumpallë” të madhe. Me siguri që po të vritet pak mendja ka zgjidhje të tjera për ministritë e reja, nja dy tri ministri të vogla të reja do mund të vendoseshin në qytete të tjera, fjala bie në Durrës apo Vlorë, sepse ka edhe praktika të tilla ndërkombëtare. Kjo do t’u jepte edhe një zhvillim këtyre qyteteve.

Kur parlamenti gjerman mori vendim që Berlini të bëhej kryeqytet dhe disa ministri do zhvendoseshin nga Bonni, ndërmjet tyre një pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes, ata nuk vepruan si “arixhinjtë”, u investua me vite paraprakisht në Berlin në godina bosh apo të reja e vetëm pastaj u bë gradualisht zhvendosja në mënyrë gjermane e shteti nuk mbeti pa funksionuar.

Jo, unë nuk besoj se z. Edi Rama do ta lejojë një gjë të tillë. Ai që dha impulset e para në epokën e demokracisë për modernizimin e institucioneve si Ministria e Kulturës, ku para tij atje vinte era “sallam i skuqur”; ai që u ndryshoi fytyrën e palarë ministrive, ai që ndërtoi një bashki moderne me shërbim europian nuk mund t’i japë goditje vdekjeprurëse Ministrisë së Mbrojtjes, Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe komandës TRADOC me institucionet e vendosura brenda mjedisit të tyre.

Unë uroj që të mos jetë e vërtetë dhe nuk e besoj idenë për zhvendosjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Shtabit të Përgjithshëm në mjediset e tRadOC-ut, që nuk është kurrsesi në stilin e Ramës. Zoti Rama tregonte dikur, se kur ishte ministër i kulturës ftoi një profesor italian, i cili rrugës nga Rinasi për Tiranë foli me vete: “Si është e mundur?” Pas disa ditësh kur e përcolli për Rinas z. Rama e pyeti profesorin se ç’donte të thoshte me ato fjalë. Përgjigja e profesorit italian ishte: “Një vend shumë i bukur, ku jetojnë prishës të bukurisë së tij”.

Unë besoj se Z. Sandër Lleshi, këshilltari i tij për Fa, do ta informojë kryeministrin Rama, jo vetëm për domosdoshmërinë e Fa, por edhe për investimet e mëdha të kryera në tRadOK, ku ai ka drejtuer disa vite e ka kontribuar në këtë modernizim, për t’i bërë ato në përputhje me StaNaG-ët e NatO-s. Shumë të rëndësishëm e shoh edhe faktin se Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm qëndrojnë aty prej rreth 70 vitesh, duke u bërë kështu një simbol i shtetit shqiptar dhe një pikë referimi e Forcave të Armatosura në vite.

 *Pedagog i gjermanishtes në Qendrën e Gjuhëve të Huaja në Akademinë e Forcave të Armatosura në Komandën TRADOC.

 

 

 

Nga Habjon Hasani dhe Gaqi Karakashi September 5, 2013 12:31
Komento

19 Komente

  1. matui September 5, 06:02

    ne kryeministri pergjohet cdo gje.. Nuk guxon te shkruash nje email, apo te flasesh. Me ate corap qe eshte aty, dhe me makthin e perhershem. une them qe me te gezuaritnga renia e Saliut jane vete ata qe punojne rrotull tij.. Pastaj Organigramat e Ministrive po ti shikosh online eshte tmerr. Drejtori te coptuara ne 2-3 sektore, thjesht per te ngritur ne page nje pergjegjes sektori – qe ka ne varesi 2 veta. Kjo eshte sot qeveria ne diete qe ka lene Monstra.

    Reply to this comment
    • jero September 5, 10:29

      Ky Arben Shkodra esht njeriu me i ndyre ne Kryeministri. Nje skuth i rrezikshem. Ka qe nga koha e Pand Majkos aty si drejtor si drejtor personeli. Por ka qene dora e Saliut aty qe atehere

      Reply to this comment
  2. Teknokrati September 5, 06:49

    Rama te rrije rehat ne ate zyre dhe me kembet mbi tavoline ashtu si Obama ne Shtepine e Bardhe. Te isha ne vendin e tije do te bonifikoja zyren dhe ne rast te gjetjes se çimkave do te kujdesesha qe ti viheshin edhe amplifikatore cilesore ne menyre qe Vishua & Co te degjonin qarte se çfare do tu priste ne ditet ne vazhdim.
    Nje dizifektues kunder korrupsionit dhe b.thlepirsave(nese egziston) do ta blija me çdo lloj çmimi per ato zyra …….

    Reply to this comment
    • ALBANIA September 5, 09:05

      Ristrukturimi i SHISH dhe SHIU besoj eshte guri i pare i themelit te nje RILINDJE. Me ne fund te kemi nje sherbim informativ me njerez profesionist dhe te pa inkriminuar. Ta duan vendin e tyre pra te jene te pa rekrutueshem nga sherbime te huaja…I pa perdorshem per te perndjekur opozitaret dhe bashkepunetoret te mos jene njerez hallexhinj qe per nje cope buke devijojne…

      Me mire te shkrihet ky sherbim nga e para e te rindertohet me kujdes te madh sepse ky eshte thjeshte pasuesi i SISGURIMIT te SHTETIT qe ka punuar me te njejtet njerez, mentalitet dhe metoda.

      Eshte e veshtire, por nese gjerat behen me dashuri per vendin cdo gje arrihet.

      Urime te sinqerta, Kryeministrit RAMA!

      Reply to this comment
      • gramos September 5, 09:06

        Visho Ajazi eshte specialist i zoti dhe patriot ndaj nuk duhet hequr nga detyra…
        Nuk duhen bere gjerat me hakmarje, se jemi demokraci , nuk jemi junte

        Reply to this comment
        • kokpalari i 21 janarit September 5, 09:08

          gramos, visho ajazi eshte nje lloj sherbetori i Kriminelit Sali Berisha qe duhet te shkoje para drejtesise per sherbime jashte ligjit ndaj Sali Kriminelit. Ne kohen e Gazi Dedes ky flliqesire drejtonte te gjithe survejimet e Opozites e te tjereve, sipas porosis se Sales. Ky njeri ka manipulu shume per Salen ne dem te njerezve te ndershem qe vetem ishin kunder Shpellarit. Po nuk veproj shteti do veproje vetegjyqsija kunder ketyre njerezve manipulator.

          Reply to this comment
  3. fatos September 5, 09:13

    Teknologjia e sotme e bën shumë të thjeshtë këtë aktivitet të paligjshëm, që drejtuesit e sotëm e kanë shumë përzemër. Ata gjithmonë kanë parapëlqyer një shtet policor, që di gjithçka për “armiqtë”. Formimin bazë andej e kemi, ku “armiqtë” ishin kudo.

    Dua vetëm të kujtoj se më 1997, kur përgjimet e telefonave ishin shumë më të vështira teknikisht, ne gjetëm të lidhur për përgjim disa telefona të deputetëve të opozitës, me siguri ishin një pjesë e vogël e atyre që përgjoheshin por që ishin harruar e nuk ishin zgjidhur.

    Implikimi i Ministrisë së Mbrojtjes në këto afera është e rrezikshme, pasi demonstron se pushtetarët e ndjejnë vetën shumë të sigurt, aq sa i lejojnë vetes dhe çudira të tilla. Duket që programimi i këtij aktiviteti është bërë që atëherë kur akoma nuk e kontrollonin plotësisht SHISH-in”.

    Reply to this comment
  4. hanxhari September 5, 09:15

    Nese diktaturat egzistojne nje merite te madhe per kete kane dhe servilat, sherbetoret, ata qe u lepihen diktatoreve per nje kocke.
    Njerez qe perkrahin hajdute, kriminele, te korruptuar, tradhetare si Sali Berisha duhet me te vertete te jene me probleme psiqike, te kene perfitime personale ose perndryshe ska mundesi se si ta perkrahin.

    Reply to this comment
  5. oret September 5, 09:16

    Realisht Edi Rama duhet me thene (se aty brenda te PS ka spiuna te shish po qe hiqen si socialista) eshte nen pergjimin e gjithe shtetit por me se shumti prej te veteve pra njerezve te Fatosit ata jane me te zellshmit dhe Metistat te cilet kane gjysmen e SHISH dhe kontakte me SHIU. Sidoqofte lufta me e piset eshte ajo qe behet ndaj medias pro opozitare dhe personave te spikatur nepermjet shkrimeve pro opozitare, sepse ata jane njerez qe nuk mund te deklarohen publikisht e as te denoncojne dot sepse nuk perbejne fakte gjerat qe ata kane provuar…dhe provojne.

    Une per vete i kam provuar njehere ne internim dhe as me bejne fare pershtypje sepse kete e kam pasur menyre jetese, i njoh qe nga larg ata te mjere qe vijne me thone ndonje fjale “per te me trembur” e thone me lezet sikur me duan te miren ashtu ne pergjithesi

    Reply to this comment
  6. Luli September 5, 09:19

    Saliu pergjimin e ka mani, jo nevoje. Edhe njerezit e thjeshte jane pergjuar me keto metoda apo te tjera. Mua dikur ne fushate me del ne telefon shoqja e fakultetit 25 vjet pa e pare e degjuar zerin. pasi me pyeti ku punon menjeher i zbraza ankesat (ne fakt provokimet ishin te tmerrshme) kur mbarova ajo kishte ikur prej telefonit. Dhe i bia mbrapsht nuk pergjigjej. Kur me merrte perseri bente sikur fliste per here te pare me mua, dhe pasi i shpreha thjeshte dyshimin se po tallej apo kishte probleme mentale ajo me tha: “kujdes mund te te kene rregjistruar nje bisede” dhe e fiku ne sekonde dhe nuk e hapi me kurre telefonin.
    Vetem kam qeshur..I thashe familjes sime -po kush jam une? dhe ata ma kthyen “Sulltanesha e Madherishme” dhe me ate rast filluam ta ndjekim kete serial 🙂

    Reply to this comment
  7. Babai i vertete i Dardanit September 5, 12:09

    Me 9 Shtator te behet dizifenktimi i kryeministrise se mban era perc. 😛
    Po iken bastardi, gjyshi i bastardeve te importum, babai i Shkerdhenit te Ali Alushani, burri i Lirise se Xhelil Gjonit.
    Po iken llumi !

    Reply to this comment
  8. gopi September 5, 13:10

    Shiko cfare CV ordinere
    Arben Shkodra
    Të dhëna personale
    Kombësia Shqiptare
    Datëlindja 14 korrik 1973
    Statusi civil
    Edukimi
    1991-1995 Universiteti i Tiranes Fakulteti Ekonomik
    Diplome ne Ekonomi
    Eksperienca pune
    1996 – 1998 Banka e Kursimeve – Tirana 1
    Funksioni: Ekonomist krediti
    1998 – 1999 Ambasada Italiane – Zyra e Bashkepunimit
    Funksioni: Assistent Administrator
    1999 – 2002 Ambasada Italiane – Zyra e Tregetise Jashtme
    Funksioni: Analist tregu, Administrator financiar dhe system manager
    2002 – 2003 Keshilli i Ministrave – Drejtoria e Personelit
    Funksion: Drejtor Drejtorie
    2003 – 2004 Keshilli i Ministrave – Drejtoria Ekonomike
    Funksion: Drejtor Drejtorie
    2004 e ne vazhdim Keshilli i Ministrave – Drejtoria e Pergjithshme
    e Finances, Burimeve Njerezore dhe Sherbimeve
    Drejtor i Pergjithshem
    2005 – 2006 Drejtoria e Pergjithshme e Patentave dhe
    Markave (Institucion ne varesi te Keshillit te Ministrave)
    Funksioni: Drejtor i komanduar.
    2005 e ne vazhdim Autoriteti pergjegjes per parandalimin e
    konfilktit te interesave dhe deklarimit te pasurive ne Kryeministri. Kryetar
    Kurse dhe specializime
    shtator 1999 Kurs gjuhe italiane e avancuar/ Universiteti Roma III
    maj 2000 Kurs per “Leadership” / ORT,USAID
    korrik 2001 Kurs per “Management” /ANTTARC,NOVIB
    shtator 2001 Kurs per “Marketing” / Universiteti Barit, Regione Puglia.
    dhjetor 2001 Kurs per “Administrim financiar” / Ministria e Tregetise se Jashtme, ICE – Roma, Itali
    nentor 2003 Kurs per reformen ne adminstraten publike / Keshilli i Europes, Komisioni i Venecia-s – Trieste, Itali
    shtator 2004 Kurs per zhvillimin e SME ne ballkan / Ministria e Jashtme, JICA – Tokio, Japoni
    korrik 2005 Kurs per ceshtjet e pronesise industriale / Zyra Europiane e Patentave – Mynih, Gjermani
    shtator 06 – dhjetor 06 Kurs pasuniversitar per marredheniet nderkombetare dhe diplomaci / Akademia Diplomatike Shqiptare
    dhjetor 06 – dhjetor 07 Shkolle pasuniversitare per studime politike / Shkolla Shqiptare e Studimeve Politike e Keshillit te Europes

    Te tjera
    Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane;

    Njohuri shume te mira te sistemeve baze informatike;

    Njohuri shume te mira te administrimit publik;
    Njohuri shume te mira ne fushen e investimeve te huaja dhe tregetise me jashte;
    Aftesi shume te mira ne koordinimin, monitorimin dhe menaxhimin e puneve;
    Aftesi shume te mira ne komunikimin publik;

    Aftesi shume te mira te punes ne grup;

    Reply to this comment
    • fidel September 5, 13:56

      nuk eshte shkolla qe te ben njeri. por edukata. nje i keq edukuar dhe me shkolle (si saliu psh) mund te jete personi me i rrezikshem.

      Reply to this comment
    • Peza September 5, 17:22

      Te gjitha keto,qe permenden ne WC-ne e ketij BARDHI-t,jane si leter higjenike dhe nuk vlejne aspak!!
      Ky njeri vleren e vertete e ka ne POSHTERSITE E TIJ ku7nder shtetit e qytetareve!!!
      Ai eshte vetem nje ushtar “SS”,qe i eshte dashur fashistit Berisha ne KRIMET E TIJ!!!

      Reply to this comment
  9. Eva September 5, 13:18

    Profesor Gaqi, keni pershkruar ne nje menyre shume te detajuar dhe me nje vertetesi marramendese gjithcka. Uroj qe fjalet e tua te bejne sens tek njerezit e duhur. Ju jeni shprehur edhe me mire se nje ushtarak aktiv i FA-se. Te falenderoj.

    Reply to this comment
  10. Florenc September 5, 13:58

    Te majtet e kane problem te madh punen e spiunazhit. Kane nje ushtri te madhe me spiune , hafije ,fuksa dhe te tjere te ketij lloji por ce do qe nuk hyjne ne pune per gje tjeter. Kjo qe del tani per gjoja aparate pergjimi eshte budallek dhe gomarllek. Cfare i duhet opozites te pergjoje qeverine kur ajo qe ka ndermend te beje kjo e fundit del qarte nga vendimet e keshillit te ministrave dhe nga mijera informacione te tjera formale dhe informale. Nuk eshte gje e veshtire te besh opozite kur ke deshire qe ta besh dhe Partia Demokratike me personalitetet e saj i ka keto mundesi si as me mire. historite me spiune nuk i beson kush.

    Reply to this comment
  11. tradita September 5, 14:21

    Zotrinj militante, privatesia eshte ne shtepi jo ne zyrat e shtetit. Pse nuk duhet te jene te hapura dhe transparente.Pse keni frike ç”poshtersira doni te beni ne zyrat e shetit qe keni kaq frike. Sot ka mjete te sofistikuara qe mund te marresh çdo informacion. Mjere ai qe kerkon te beje pune te pista. dridhuni… dridhuni….

    Reply to this comment
  12. Baro Liçaj September 5, 15:04

    Kjo qeveri duhet ta kete fort te qarte se “çimkat ” i ka ne çdo skute te qeverisjes : Visho Ajazi eshte vertete specialist i informatikes,por ka istaluar nje sistem pergjimi ne çdo zyre duke mbajtur nen kontroll te gjithe administraten. Tani nje ” Uotorgejt ” i diteve tona do te mbaje nen pergjim edhe vete Edi Ramen, duke mbajtur ne korent Sali Berishen me çdo te dhene . Prndaj eshte e nevojshme urgjentisht “nje dezinfektim ” i pergjithshem i te gjitha zyrave te Qeverise se Re per nje pastrim rrenjesor te “çimkave” ! Vishua , duhet te shkoje perseri ne Kanada !

    Reply to this comment
  13. beso September 5, 19:57

    Problemi me i madh ne kete mes eshte perdorimi i ketyre pergjimeve jo per te vene para drejtesise njetezit por per ti pasur ne dore ata nepermjet shantazhit. Prandaj ne kete turme nuk e ka ngritur kurre zerin njeri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*