Po të mos ishte Shukja, Dibra nuk do dukej

September 5, 2016 00:29

Po të mos ishte Shukja, Dibra nuk do dukej

Po, po. Po të mos ishte Shukja Dibra nuk do të dukej, do të harrohej siç është harruar një çerek shekulli, apo një gjysmë shekulli, do të mbetej larg veshit e larg syrit, e braktisur, lakuriq dhe e sakatosur, shprehje gjeografike…

Iu grisën brekët Shukes dhe të gjitha partitë u dukën në një maratonë të pa parë deri sot, “garën e arnimeve”, secila me ngjyrat e veta… blu, rozë, mavi…

Asnjëherë në jetën e saj historike Dibrës nuk i është kushtuar kaq vëmendje dhe drejt saj të jenë derdhur me mjete tokësore e ajrore kaq njerëz partiakë me grada shkencore, biznesmenë, dhëndurë, dibranë të ikur që në vitin e tmerrshëm 1913, humoristë, piktorë, poetë, shkrimtarë, çamë të PDIU, grekë të PBDNJ…1

Për të mos folur pastaj për matjanë, lumjanë, shkodranë, vlonjatë, korçarë, myzeqarë me flamuj e dieta partish në ballë… Asnjëherë Dibra nuk ka qenë lajm i parë në gazetat e “krahëve të këputur” të politikës shqiptare dhe televizioneve kameleonë.

Rama, i pari, mblodhi “grusht” të binduri e ngjyrës rozë për të mbajtë një fjalim ku nuk harroi “Rrugën e Arbrit” por “harroi” Skavicën dhe Katundin e Ri, thembra e të tashmes dhe të ardhmes së Dibrës.

Basha, i dyti, u djersit si asnjëherë sa pikat e grumbullua në mjekër nuk i retushoi dot asnjë kronikë televizive. Ai nuk tha se pse nuk e ndërtoi partia e tij Rrugën e Arbrit për tetë vjet në pushtet por tha se ai “që e nis, ai e bitis” duke tërhequr të qeshurën e komentuesve në faqet online që shfletonin kronikat dhe deklaroni: “shiritin e nisjes së punimeve e ka prerë Fatos Nano”…

Basha do të bënte edhe thagmën e radhës kur do ti bëhej “krah” Dibrës që ajo të mos mbytej, duke harruar atë që ka thënë me bërtitje që dëgjoheshin deri në majë të Korabit, paraardhësi i tij Sali Berisha…

Dibra po përjeton vëmendjen më të madhe historike, po përjeton marshimin më të madh që është bërë rrugëve të saj jo në 26 vjet por ma herët, shumë ma herët se të lindnin rrugëtarët, Rrugës së Rinisë, rrugë e cila e mbaruar në vitin 1946 është edhe sot me të njëjtën gjerësi, me kalldrëm si plot 70 vjet të shkuara…

Një dhëndër Dibre, ish ministër, shkrimtar i shquar, i veçuar nga politika tash gati një dekadë, u kthye përsëri në “origjinën e vet politike” për të qepur me pe të bardhë arnën e zezë mbi “brekët e grisura” të Dibrës.

Do të kisha ngelur injorant po të mos mësoja rrjedhën e jetës së një politikani tjetër shqiptar i cili deklaron se ka lindur në Tropojë, është rritur në Shkodër dhe është martuar me një dibrane. Madje, në rrëfenjën e tij biografike shtrembëron edhe një thënie për mendjen e cila ka lindë në

Shkodër, ka pushuar në Mirditë dhe ka bërë vend në Dibër… Një karikaturist i njohur edhe kryetar i shoqatës “Dibra” do të deklaronte “votën e tij” në adresë të një dibrani të ikur si ai duke injoruar një djalë Dibre që ka lindur, është rritur dhe i shërben Dibrës tash njëzet vjet.

Taborët e së djathtës po e sulmojnë Dibrën me të gjitha forcat dhe me të gjitha autoritetet e larta… Dibrës, si njëzet vjet të shkuara në 26 majin e tmerrshëm 1996 po i bien rreth e qark figura që e rrahën me kërbaçin thurur me fije kanabisi duke i vjedhë dhunshëm votën…

Sikur këta njerëz me pozita të larta, me “portofol” në detyrat e larta shtetërore, të kishin ardhur qoftë edhe njëherë të vetme në Dibër gjatë 8 vjetëve qeverisje do të kishte një tjetër Dibër.

Nuk erdhën. Dhe nuk do të vinin po qe se në tavolinën e rrobaqepësit mos kishin dalë “brekët e grisura”. Dibrës, e majta dhe e djathta, bluja dhe roza, përzierë me ngjyra të tjera bimësh, i janë gjendur vetëm në kohë zgjedhjesh, thjesht për të mbuluar trupin e saj të rreckosur me mballoma, me arna të zeza mbi fytyrën e saj të bardhë…

Po të mos ishte Shukja Dibra nuk do të dukej…

Abdurahim Ashiku

 

September 5, 2016 00:29
Komento

1 Koment

  1. A.GRAMSH September 5, 09:28

    KUSHTETUTE RREPUBLIKE apo LETER HIGJENIKE

    ‘Xhamijat dhe kishat madheshtore nder vendet tona te mjerueme
    Kumbanoret dhe minaret e nalta mbi shtepijat tona
    perdhecke.
    Zani i hoxhes dhe i priftit ne nje kange te degjenerueme
    O pikture ideale e vjeter njemije vjeçe! Migjeni

    Kush ja hoqi shqipetarizmen kushtetutes,laiçitetin shtetit dhe fene e kthyen nga ‘Opium per popullin’ ne ‘Jorgan per krimin’?
    Ke denonconte shen Tereza e Kalkutes kur thosh:’Ju denoncoj para krimit te varferise JU qe e krijuat kete krim’!?
    Keto pergjigje kerkon Rinija 90 perqind e pa pune nga krriminelet e te korruptuarit me imunitet qe tere naten per 25 vjet kane vjedhur kane vrare kane prostituuar kane marre tere pasurine e shqipetareve u kane marre grate u kane nxjere per prostitucion si skalle bijat neper Bote e u kane droguar bijte e tyre e tere Ditet e ‘perendise’ derdhin lot krokodili para ‘zotit’ qe e kane korruptuar e perdhunuar e mezi presin festat fetare tu shpien perpara prifterinjve e imameve dervisheve e ‘baballareve’ ‘Zonjat e para ‘ per tu ngritur bythet perpjete e hequr ushkuret!
    Kush do ti denoncoje para ZOTIT e shpjere ne gjyqet e inkujzicionit keta te PA fe qe bejne krime 25 vjet ne emer te ZOTIT ashtu si ISIS ne emer te ALLAHUT!?
    Hyrja ne ‘Seline e shenjte’ te disa ‘salisjaneve’ qe jane te inkriminuar deri ne fyt ndaj krimeve e korrupsionit qe i kane bere per çerek shekulli nje populli sa nje fshat duke e katandisur me te varferin e ballkanit e duke e perzene per shkak te varferise me gjenocid jashte vendlindjes se te pareve eshte jo vetem perdhunim i SELISE SE SHENJTE por edhe perdhunim e XHVIRGJERIM i shenjtores Tereza e Kalkutes!
    Kur do ta marre vesh ‘Bota mbare se ky vend 25 vjet ka ngelur pa KUSHTETUTE pa SHTET e pa SHQIPETARE!?
    Kur do ta marre vesh shteti i Vatikanit qe ne kete vend ka 25 vjet qe jane shkelur gjithe te drejtat me elementare e humane ndaj nje populli duke i hequr edhe te drejten e BUKES e PUNES dhe duke e lene ne meshiren e fatit e te gjitha keto ‘KRRIMINELET me IMUNITET i mbulojne me JORGANIN:’Bashkejetese fetare duke i vrare me barkun bosh -Ne emer te zotit!
    A e di shteti i vatikanit qe ne kushtetuten e shtetit italian quhet ‘Rrepublike parlamentare themeluar mbi punen’-ndersa tek ne themeluar mbi papunesine drogen krimin e ….”Me besimin tek Zoti…!?
    A e di shteti i vatikanit qe ne kushtetuten italiane thuhet qe te gjithe qytetaret kane dinjitet te BARABARTE social e jane te barabarte para ligjit—Tek ne LIGJI dhe ZOTI nuk jane te barabarte per te gjithe!?LIGJI DHE ZOTI MBROJNE KRIMIN E KRRIMINELET DHE DENON DHE VRET ATA QE KERKOJNE BUKE ME DUAR NE XHEPA!?
    A e di Papa i nderuar e respektuar kujt ja jep doren ne ’emer te zotit’ kur ne kushtetuten italiane thuhet:Rrepublika u njeh gjithe qytetareve te drejten per pune dhe vihet ne dispozicion per ta bere sa me efektive kete te drejte—-Ndersa tek ne nuk ka kushtetute rrepublike por thjesht leter higjenike ku ‘shtetaret’ i kabne dhene JO pune por rruget nje populli te tere qe robetohet ne tere Boten per te mbajtur ne LLUKS krimin e korrupsionin e antishtetit shqipetar!?
    A eshte ne dijeni kreu i selise se shenjte qe ndersa ai thote qe kishat duhet te jene ne periferi ku jeton varferija e mjerimi ndersa ne kete vend kishat dhe xhamijat jane me SHUME se sa BESIMTARE qe nuk u dighet nami e nishani dhe ushqimin shpirteror e gjejne ‘gjetke’ ndersa kishat e xhamijat ne qender te kryeqytetit u sherbejne jo te varferve por te PASURVE qe pasurine e kane 100 perqind te vjedhur ne kurriz te MJERIMIT!? ‘Perendi!Ku je?’MIGJENI

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*