“Matuf i lig, nëse do vrisja njeri, i pari do ishe ti!”

February 6, 2016 01:20

“Matuf i lig, nëse do vrisja njeri, i pari do ishe ti!”

Seancën e fundit në Kuvend, Sali Berisha në replikat me deputetët e mazhorancës përmendi edhe ish-truprojën e tij, Izet Haxhinë. Sipas Berishës, ka qenë dëshmia e tij që ka dënuar Haxhinë me 25 vite burg. Kjo deklaratë ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të ish-njeriut më të besuar të Sali Berishës.

Në një shpërthim të fortë zemërimi, Haxhia ka përdorur në rrjetin social facebook terma të ashpër ndaj Berishës. Izet Haxhia e cilëson Berishës si një matuf të lig të cilin do e kishte shënjestrën e parë nëse do të bëhej një ditë vrasës.

7

Kopertina e DITA-s

“Nuk kam ndjekur ndonjëherë seancat e parlamentit të krimit dhe aq më tepër fjalimet e tipit Kastro të komunistit të fundit në Europë, të kryekriminelit të Shqipërisë, përçarësit të këtij populli, dhëndrit të devotshëm të Serbisë…Më thanë ca miq që të ka përmendur emrin në fjalën e tij të marrëzisë e mashtrimit që me ‘qetësi e dashuri’ e ligjëron çdo të enjte pa ia prishur terezinë njeri. Nuk më habit, as më shqetëson epiteti që më vë një vrasës,”shprehet Haxhia.

Duke komentuar deklaratat, Haxhia thotë se Berisha e akuzon atë për krime që i ka bërë vetë ish-kryeministri.

“Vërtet mund të isha bërë vrasës, sepse të jesh pranë për vite dhe t’i shërbesh një psikopati skizofren, shumë kollaj mund të përfundosh në një vrasës. Ka dashtë zoti që nuk përfundova i tillë, për këtë jam i qetë. Por ky matuf i pabesë tregon duke i bërë autogol vetes, se ai më paska denoncuar dhe me dëshminë e tij jam shpallë vrasës dhe dënuar nga gjykata e tij e plepistave.”

Mes të tjerave Sali Berisha ka theksuar se ka qenë ai që ka denoncuar ish-badigardin e tij në Prokurori, ndërsa Haxhia thotë se këtë gjë e ka ditur, ndërsa ish-kreu i PD ka dashur ta mbajë të fshehtë.

Dua t’i them këtij matufi të pabesë, se unë e kam ditur që kur e ke bërë denoncimin tat si një frikacak i lig që je, në Ambasadën Amerikane në vitin ‘99, për mua dhe vëllezërit e mi. Kushti yt për këtë denoncim të rremë ka qenë që denoncimi ku më fajësoje mua të ngelej i fshehtë dhe të mos përmendej emri jot si denoncues. Vetëm denoncimi i jot ndaj vëllezërve të mi do publikohej, jo emri jot si denoncues” shton më tej Haxhia. Izeti e përmbyll reagimin e tij me një paralajmërim serioz.“Nuk jam vrasës, as kriminel, por po vendosa të bëhem i tillë, preja e parë do të jesh ti o plak matuf dhe i lig, edhe pse është në kundërshtim me Kanunin e Lekës, që ti doje të na e bëje Kushtetutë”, shkruante dje Haxhia.

 

********

SEANCE PARLAMENTARE - Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i PS, Ben Blushi, gjate nje seance parlamentare, ku ne rend te dites eshte shpallja e moratoriumit 10 vjecar qe ndalon prerjen e pyjeve ne Republiken e Shqiperise./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Former Prime Minister Sali Berisha and lawmaker Ben Blushi, during a parliamentary session.

Ish Kryeministri, Sali Berisha dhe deputeti i PS, Ben Blushi, gjate nje seance parlamentare

Çfarë ndodhi në Kuvend

Rrahja e personaliteteve të Partisë Demokratike ndër vite, nga Sali Berisha, ishte pjesë e debateve dhe polemikave të forta në Kuvendin e Shqipërisë këtë të enjte. Historia e rrahjes së figurave të PD u rikthye nga deputeti Ben Blushi, pasi Sali Berisha tentoi të ndërhynte për herë të dytë në debatin e fortë që po zhvillohet në Partinë Socialiste. Duke dashur të bëjë avokatin, të “fysë fitilat” dhe “të mbrojë” Blushin, Berisha, me ose pa qëllim, hodhi hije dyshimi mbi aksionin e Ben Blushit, duke e identifikuar garën si lojë e tij.

Në këto kushte, deputeti Blushi, kur pritej të mbante fjalim kundër Ramës, ka artikuluar disa deklarata shumë të forta në adresë të Berishës. Blushi i kujtoi Berishës se si ka rrahur figurat e PD, me anë të ish-truprojës, Izet Haxhia.

Ti dil e thuaj si e përzure Eduard Selamin 10 vjet në Amerikë, si i rrahe e i përzure të tjerët. Kam frikë se po vuajmë modelin që krijove në 25 vjet, i cili ka ndikuar që sot nuk bëhet garë. Nuk e ke lejuar kurrë garën, i ke rrahur kundërshtarët e tu. Izet Haxhia i merrte kundërshtarët dhe i rrihte në zyrën tende. Unë po kërkoj garë sepse nuk dua që modeli jot të mbijetojë edhe pas 25 vjetësh. Unë do jem kundër gjithmonë kundër teje se ti nuk ndryshon. Je një otoman komunist”, replikoi deputeti socialist me Berishën, të cilin e cilësoi si otomanin e fundit në politikë. Deputeti socialist iu drejtua Berishës, duke i kërkuar që të mos ndërhyjë në punët e PS. “Pyetja ime për ty është: Ça ke që merresh me ne, e ke lënë teserën e partisë PPSH-së, para 25 vitesh. Ça do që merresh me ne?! Kam qenë 20 vjeç kur kam dalë kundër teje. I shkarkove kundërshtarët, i hoqe të gjithë, ti i ke rrahur njerëzit e partisë tënde”, theksoi deputeti socialist, Ben Blushi.

Replika e Berishës

Duket se përmendja e emrit të Haxhisë ishte e “patolerueshme” për Berishën. Pas fjalimit të Blushit ai mori sërish fjalën ku u mor edhe me ish badigardin e tij, Izet Haxhia. Ai e cilësoi atë si vrasës që citohet nga Rama. “Blush ki kujdes se çdo njëri mund të bjerë në momentin e mjerimit, por të citosh vrasësin Izet Haxhia këtu, i cili me dëshmi të Sali Berishës, ai dhe i vëllai, është dënuar 25 vjet burg. Ti (i drejtohet Blushit) e citove atë këtu, që tani e citon Edi Rama gjithë ditën me Dabullët, e citon Mjero Baze “mister këllira” me të tjetrë. Por e çove veten në atë derexhe, më duhet të të them se mjerë gara se kush e pretendon,” tha Berisha.

February 6, 2016 01:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*