Kush e “trimëroi” prokurorinë?

September 6, 2014 00:37

Kush e “trimëroi” prokurorinë?

Banka e Shqipërisë ishte përfshirë nga hija e një skandali të rëndë që prej 2 muajve, por arrestimi i Guvernatorit Ardian Fullani dhe Kryeinspektores së tij Elivar Golemi ka shkaktuar befasi dje. Si rregull, arrestimi apo procedimi penal i Fullanit nuk duhej të na vinte si befasi, por atmosfera në të cilin u ngjiz ky skandal prej dy muajsh e bën arrestimin të vijë si “surprizë”. Për dy muaj me radhë Fullani u duk sikur jo vetëm kishte gjetur mbrojtjen e të gjithë kastës politike, pa përjashtim, por kishte arritur madje dhe të siguronte mbështetje ndërkombëtare: Një vizitë e ambasadorit amerikan Arvizu në Bankën e Shqipërisë dhe deklarata e tij më pas krijoi jo pak trazime.
Prokuroria nga ana e saj gjatë këtyre dy muajve ka ndërmarrë një sërë veprimesh graduale, procedurale, por jo dhe aq domethënëse apo agresive në procesin investigues. Janë arrestuar rreth 17 persona përpara se të arrestoheshin dhe dy të fundit, Fullani me të besuarën e tij, por arrestimet në çdo rast kanë ardhur graduale njëra pas tjetrës dhe të gjitha lidhen me të njëjtin element të veprës penale: Shpërdorim i Detyrës. Pra në fillim ishte Ardian Bitraj që pranoi vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve në Bankë, më pas u pa se ku dhe si i kishte vjedhur lekët ai, nga procedura standarde u zbulua se ai kishte arritur të vepronte krejt i lirshëm sepse njerëzit që kishin detyrë funksionale ta kontrollonin nuk e kishin bërë. Më pas këta njerëz u arrestuan gjithashtu. Pasi u arrestuan dhe u pyetën se përse nuk kishin kryer kontrolle mbi Bitrajn, ata thanë se nuk kishte rregullore. Më pas kur u pa se kush duhet të kujdesej për rregulloren, u pa se duhej të ishte Kryeinspektorja dhe Zv./Guvernatori. Kryeinspektorja u arrestua dje bashkë me Fullanin, por Zv.Guvernatori përgjegjës për zinxhirin funksionues kishte 5 vite që nuk zgjidhej dhe vendi ishte vakant. Mbajtja e këtij vendi vakant për 5 vite ka qenë dhe kryeargumenti i djeshëm i prokurorisë për arrestimin, një argument që ka dalë që ditën e dytë pas shpërthimit të skandalit dhe ka qenë një fakt i njohur botërisht (madje është një fakt i theksuar fort në media).

Nga ana tjetër në një vështrim të argumenteve dhe akuzave që ka renditur prokuroria, të cilat janë akuza që sipas saj argumentojnë shpërdorimin e detyrës, lexohet qartë se Fullani në thelb akuzohet për “mosveprim” dhe neglizhencë në nxjerrjen e disa akteve dhe marrjen e disa masave filo-administrative.
Kjo është një pikë delikate madje dhe një tregues mbi nxitjen e arrestimit, por dhe mbi fatin e kësaj dosjeje në tërësi dhe në përfundim. Dakord, Fullani ka shpërdoruar detyrën, por nga shpërdorimi dhe neglizhenca ka dalë një pasojë. Kanë humbur minimalisht 7.1 milionë USD që nuk dihet ende ku kanë shkuar. Pyetja që vjen është: Fullani e shpërdoroi detyrën sepse është i papërgjegjshëm? Apo Fullani e ka bërë për të përfituar nga pasojat që sjell shpërdorimi?
Nëse nuk thellohet hetimi në ndarjen e kësaj dileme, atëherë një i arrestuar me këtë akuzë ja hedh paq me disa shkelje procedurale dhe çdo gjykatës do ishte legjitim ta çonte në shtëpi me kaq shkelje sa i janë renditur deri më sot. Një hetim tërësor dhe i gjithanshëm i prokurorisë, mbi pasurinë e tij, për të parë nëse Guvernatori e justifikon dot kamjen që ka vënë siç dhe ligji e ngarkon me këtë detyrim, për të parë nëse paralelisht me shpërdorimin administrativ ai është pasuruar në mënyrë të pajustifikuar, nevojitet për të çuar hetimin në një tjetër stad, më të besueshëm, siç do vepronte çdo prokurori normale në fakt.

Nga ana tjetër, kjo ndërhyrje e beftë e prokurorisë me një arrestim krejt të papritur, ngre një pyetje logjike, për çdokënd që ka ndjekur itinerarin e këtij skandali: Kush e trimëroi prokurorinë?

Tre janë opsionet logjike: Prokuroria ka ndërmarrë një arrestim me iniciativë krejtësisht të sajën, duke u bazuar në faktet dhe dëshmitë që ka mbledhur mbi çështjen. Ky duhet të ishte dhe versioni optimal, më i miri, të cilin urojmë vërtetë të ketë ndodhur, ndonëse për të cilin kemi të gjitha arsyet për të qenë skeptikë. Ka shumë pak prova që organi i akuzës në Shqipëri, mund të bëjë arrestime krejt me iniciativën e vet në rangje politikisht të mbrojtura.

Versioni i dytë është, që për arsye që lidhen me konjukturën e brendshme, faktorë politikë që deri më sot kanë qenë në mbrojtje të distancuar ndaj Fullanit, të kenë ndryshuar mendim dhe të kenë nxitur prokurorinë të veprojë. Pse? Vijmë te versioni i tretë.

Versioni i tretë, mund të jetë një faktor i jashtëm, i huaj që mund t’i ketë dhënë impuls kësaj lëvizjeje duke siguruar më parë paktet e nevojshme me të gjithë krahët politikë që deri më tani e mbrojtën Guvernatorin. Një “impuls gjerman”? Një lëvizje për të bindur ata që janë treguar skeptikë përballë entuziazmit të ngritur të Berlinit për Tiranën? E kanë shitur pra Guvernatorin ata që e mbrojtën deri më sot për hir të kësaj nevoje pë të krijuar një imazh tjetër nga ai i një vendi të korruptuar deri në qelizë nga pandëshkueshmëria? Ata që besojnë këtë variant e lidhin edhe vizitën e një përfaqësuesi të CDU-së së Merkelit dy ditë më parë me kreun e PD-së me marrjen e një miratimi mosrezistence ngjashëm me betimin (e thyer) të armëve kimike.

Hë për hë, mbeten hipoteza, por ndërkohë juristë të konsultuar mbrëmë nga DITA i hedhin ujë të ftohtë euforisë. Me shumë gjasa Ardian Fullani nuk do rrijë gjatë në qeli. Një qeli që nuk mbajti dot Xhelal Mziun nuk ka si mban Guvenatorin. Veç në qoftë se koka e tij është kërkuar për nevojat që përmendëm një paragraf më sipër dhe që i tejkalojnë ku e ku sinorët lehtësisht të thyeshëm të Tiranës politike.

September 6, 2014 00:37
Komento

11 Komente

  1. Ana September 6, 13:31

    Po thuajeni deri ne fund te verteten! Nese Prokuroria do e kishte seriozisht, 30 min pas arrestimit, ne shtepine e Fullanit do ishte bere nje blic nga policia duke inventarizuar gjithe sendet dhe dokumentat e gjetura! Se bashku me listen e pasurise se paluajtshme i behej kerkesa ne gjyq ta justifikonte. Fakti qe keto hapa nuk jane marre, tregon se eshte vendosur nxjerrja e bute nga skena, me siguri nga dyshja Rama-Meta, me bekimin e vucidolsit. Parate nuk jane gjetur dhe nuk do gjenden kurre. Nje njeriu qe i gjenden te pakten orat e shtrenjta ne shtepi, eshte i detyruar te jape shpjegime dhe nese nuk bind, thjesht denohe. Puna eshte se keta kane patur kohe me zhduk shume gjume. Edhe nje gje, me mos vertetimin e burimeve te pasurimit, Fullanit i ndryshon edhe cilesimi i vepres penale te kryer, nga Shperdorim detyre ne ‘Vjedhje te institucioneve bankare’ e bere ne bashkepunim me personat e tjere te arrestuar. Pas kesaj nuk ka burre ta ndihmoje me. As e shoqja e vet. Prandaj behuni serioze dhe thuajani njerezve qe politika jone e nderuar ka vendosur thjesht te nderroje emrin e Guvernatorit te Bankes. Ky qe eshte, thjesht do te shkoje ne shtepi. Asgje me shume!

    Reply to this comment
  2. Bedriu September 6, 13:48

    ***Versioni i tretë, mund të jetë një faktor i jashtëm, i huaj që mund t’i ketë dhënë impuls kësaj lëvizjeje duke siguruar më parë paktet e nevojshme me të gjithë krahët politikë që deri më tani e mbrojtën Guvernatorin. **8

    Duket te jete ky i treti. Shqetesimi i FMN, dhe mbas i te gjithe opinionit te BE, ka shume menudesi qe te kete ndikuar ne kete hap, qe eshte thjesht nja maskarade per te kenaqur “miqte” tane te perendimit, se te gjithe e dine qe Full-hajni do te dale palagur nga ky arrestim. Ai bile e ka ditur qe do arrestohet. I eshte thene, he duro, bej dy dite burg se te henen te lirojme. Beje kete sakrifice per ne.

    Kasta politike ne Shqiperi eshte teresisht e implikuar me fullanin. Ju ka bere q shume ndere sa e mbajne gojen mbyllur. Ne nje te ardhme te larget do i hapen petat byrekut.

    Reply to this comment
  3. Labi Vlore September 6, 15:50

    Lexoni Spartak Brahon e LSI-se.Ai ka thene se drejtesia nuk mund te lahet vetem me arrestimin e Fullanit.Madje e ka shoqeruar kete me thenien popullore,”Pranvera nuk vjen me nje dallendyshe”.Frika e reformimit te drejtesise nga ana e qeverise Po ve ne levizje banden e Saliut.Kerkojne te na thone se nuk eshte e vertete qe ne Shqiperi drejtesia eshte e korruptuar dhe ne drejtimin e Saliut.Rasti i arrestimit te Fullanit e tregon me se miri se drejtesia ne kete vend funksionon dhe nuk ka nevoje per reformim.Fullani eshte bere Kurban nga Saliu,per te i hedhur hi syve Shqiptarve dhe Nderkombetarve.Prandaj thote z.Braho qe drejtesia nuk mund te lahet vetem me arrestimin e Fullanit.Kaq eshte e gjitha te nderuar gazetare te gazetes Dita.Jen vjen keq qe nuk e keni kuptuar skemen.Eshte shume e thjeshte.Madje budallai Erjon Brace nxiton dhe deklaron se,arrestimi i Fullanit tregon se gjerat ne kete vend kane ndryshuar njehere e pergjithmone,sa hap e mbyll syte,ngaqe u arrestua Fullani.Drejtesia ne Shqiperi Do minimalisht 10 vjet te vihet ne shinat e normalitetit.Arrestimi i Fullanit eshte hi syve per te gjithe ne.Koke Turku per te ruajtur Status-Quone jen sistemin e drejtesise dhe per te ndaluar Ramen jen reformimin e saj.

    Reply to this comment
  4. alfade September 6, 17:07

    Saliu po vepron me Banken , ”drejtesine” me xhelozi sepse e shikon ky mizor qe po i mblidhet
    LAKU ne qafe dhe po vepron me te njejten taktike te Mehmet Shehut, i cili shikonte me xhelo-
    zi MPB dhe MB ,dy digastere qe betonizonin poziten e tij ne te ardhmen pas Enverit.. Edhe
    Sali Fasllic Milloshi vepron ”idem” si ahere, !! Historia perseritet ….. !

    Reply to this comment
  5. nastradini September 6, 17:13

    KUSH I KA FRYRE NE VESH PROKURORISE SHQYPTARE PER FULLANIN?

    qe nxorri nga bunkeret e ilegalitetit median shqyptare dhe detyroi gazeten DITA te zbrese perseri ne fushen e betejes per te informuar miletin. Kush pra qendron pas prokurorit te ri guximtar, por edhe pas gjykates sypatrembur qe firmosi mandat arrestin per Guvernatorin e Paprekshem Fullani?

    Ne nje shkrim me pare nastradini spjegoi se BOSAT fuqiplote te Shqypnise si Presidenti Bujar Nishani, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari defacto i opozites Sali Berisha me hijen e tij Lulu Basha nuk ka si te jene ata qe i kane fryre ne vesh Prokurorise per te arrsestuar Fullanin, sepse per dy muaj me radhe keta BOSA albaneze te pushtetit dhe te politikes deklaronin pa pushim duke bere avokatine e tyre pa rezerva per kete arrestim historik te njeriut qe kishte futur ne THES pothuaj te gjithe spektrin e politikes sone kombetare per 10 vjet me radhe. Kush eshte atehere BOSI enigmatik qe gezoi zemrat e shume shqyptareve me kete urdher arresti historik?

    Gazeta DITA qe tani ka zbritur ne teren hedh ne hapesire nje hipoteze ne aparence krejt te pabesueshme: BOSI qe i ka fryre ne vesh Prokurorise shqyptare eshte Angela Merkel, ose Kancelarja e Gjermanise. Po ta shikosh me vemendje ky version fillon te duket real, sepse Merkel i premtoi Edvinit tone perkrahje financiare dhe dihet qe Gjermania nuk pelqen kur LEKAT e saj te shkojne badiava ne xhepat e Fullaneve dhe nuk i plas fare per pavaresine e Bankes se Shtetit kur fjala eshte per kuseri te Thesarit nga Guvernatori dora vete me 40 hajdute pas tij. Prandaj ka edhe shume gjasa qe Gjermania Pragmatike te kete ndryshuar rrjedhen e ngjarjeve qe ka kapluar Shqypnine lidhur me vjedhjen historike te Thesarit te Shtetit ne dallim nga Illahija-Allahija i FMN-se dhe Avrizuja i SHBA-se qe shpallen ashiqare perkrahjen e tyre pa rezerva per Fullanin qe ne fillim te skandalit.

    Reply to this comment
  6. Vani September 6, 17:23

    Ne shkrimin,5 pikat qe ben te mundur arrestimin e Fullos,tre dite me pare,une,i teri skeptik ..e nisa komenntin tim me fjalet: -Si gjithenje hi syve tane, gjysem te mbyllur… Edhe, vazhdoj te jem skeptik. Eshte vazhda e lodrave te ndyra ne kurrizin tone… Vjedhja eshte e madhe. Arrestimi duhej bere flak’ per flake. Nuk u be,po pse?! Sepse fullani duhej te ish aty per te “Ndihmuar” hetimin (!) ok, Po sikur te dorehiqej ne cast,edhe te thirrej ne bangen e shtetit per ndihme,ne prani te hetuesit,a s’do ishte e ndershme kjo?! Nuk u be asnjera,as tjera… Perkundrazi, ju la koha e nevojshme per t’i vene gjerat ne vend, me qetesin e duhur Pedeiste… Pra, fullani duhej te ish aty per te “Ndihmuar” hetimet! Medemek, Vet guverantori,zv.guvernatorui, vet kryetari keshillit mbikqyres, vet drejtori i bordit,vet edhe antar,Te tera atributet i kish ky njeri banka e te cilit u vodh ne themel… Ne, do vazhdojme te rendim mbas kesaj ngjarje… Saliu me bandat do vazhdoj tritolet ne vlore e gjetk… Fullani do dal paq… Parat u qan me oiiiii…..

    Reply to this comment
  7. luani September 6, 18:38

    Po qe se e rreni veten se me keshtu lloj arrestimesh te stisura qe duken si e zeza ne te bardhe do i bindni nderkombetaret. Problemi eshte qe nderkombetaret e njohin shume mire Fullanin. Dhe ky eshte dhe karshillik me nderkombetartet. Jo vetem i ekzagjeruar po e gjitha e organizuar dhe me persona ne media. Ed rama Sala e te tjeret kujtojne se jemi koqe ne te gjthe. Sa here i kane prere duart nderkombetarte sales per Fullanin aq te mira qofshin. Po thoni fati i keq i tij qe vodhi njeri aty dhe keta politikanet e shfrytezuan per ti hedhur hi syve shqiptareve se njeri tjetrin se ndeshkojne. Te kishte pase Edi kete mllef per 21 Janari do e kishte nxjerre po kjo tregoi qe ai nuk do. Fullani eshte viktime e maskarallikut politik ne Shqiperi

    Reply to this comment
  8. luani September 6, 20:04

    O vani problemi eshte qe ai nuk ka bere asnje shkelje. Banka eshte e strukturuar gjithesecil e ka pergjgjegjesine te shkruar ne leter jo me fjale e me urdhra si neper ministrira e sidomos ke thesari. Pse Guvernatori do i kontrollonte xhepat bitrajt cdo mengjes. JO Bitraj i merrte leket ne ngarkim dhe leket qe merrte ne ngarkim i vidhte dhe vjedhjen e fshihte se ishte brenda i njifte procedurat. Pra ai e kishte da menjen. PO arrestojn keta qe bejne rregulloren i thone nuk ka rregullore dhe neper gazeta lulezojne rregulloret jo kush duhet te mbante celesat jo si duheshin mbajtur celesat etj pra keto media dhe prokuroria mohojne ato qe thone vete.
    Sa per dijeni te kishte qene Fullani Hajdut ka pase mundesi te vidhte ne 97 banken Italoshqiptare qe e ruajti atehere vete duke fjetur aty bashke me punonjesit e sigurise. Pervec te tjerave kjo ka qene dhe nje arsye qe eshte vleresuar nga Presidenti Italian me medaljen me te larte qe i jipet nje te huaji. Ai eshte me zemer dhe me shpirt Bankier. Nje njeri qe e do zanatin e tij nuk ben marrezira ne fund te Karrieres. Edhe une ate them qe po su gjeten parate atehere Ai Bitraj ka vepruar ndoshta me komandim nga jashte. E kane blere i kane thene ti vidh parate jane te tuat ne dum vetem te heqim guvernatorin dhe te nxjerrim pas disa vitesh. Sa shqiptare ka qe e bejne kete ?

    Reply to this comment
  9. leo September 6, 20:20

    Do te me dukej shume qesharake fakti, se nje ( apo disa) nenpunes te Bankes se Shqiperise, te kene hallatet kaq te medhaja per te vjedhur 7 milion euro nen hunden e nje sistemi te larte sigurie. Mos ndoshta hilja eshte diku tjeter….??????. Mos valle nga guvernatori i pari, e deri te me i vogli per nga rendesia, te kene marre pak nga kjo “torte” e madhe , dhe tani drejtesise i duhen ca fajtore per t’i lene ne burg??!! Mos valle ndoshta dhe ndonje politikan ,pse jo disa plitikane te kene patur dhe ata pjese ne kete “torte”???. Sepse ne gjithe historine e bankes se shqiperise, ka ndodhur, qe zogu, ( i pari ) para se te ikte vodhi gjithe thesarin e bankes. Ne kohe te komunizmit floriri i nxjerrur nga perpunimi i bakrit, pikerisht uzina e Rubikut ,nuk u mor kurre me dokument inventari ( kjo e degjuar ne nje emision televiziv) ne kohet e fundit te atij sistemi. dhe tani perseri…….Dhe kam mendimin qe kjo histori do te perfundoje me nje Adrian ( jo Fullani ) ne burg per pak vite. Do te behet dhe pak zhurme e polemike deri ne zgjedhjen e guvernatorit te ri. Politika do te ipenjohet te ndryshoje disa ligje mbi kontrollin e bankes dhe …….gjithcka do te kthehet si me pare. SA DO TE DOJA TE ISHA I GABUAR NE MENDIMIN TIM!!!

    Reply to this comment
  10. koco September 6, 20:29

    Veprimi i arestimit per tu pershendetur detyrimisht , por Si ka mundesi te mos kontrollohet dhe konfiskohet banesa e ketyre personave ? Mendoj se Berishes i duket se eshte ne ender si Puna e atij veshgjatit . te gjori sale po i vjen ngordhja ,” E duam Shqiperine , me te vertete si gjithe Evropa “

    Reply to this comment
  11. Lleshi September 6, 22:11

    Pordhe me rigon !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*