07 gusht 2019

August 7, 2019 02:06

07 gusht 2019

Ekskluzive / Paskal Milo

I nderuar Kryeredaktor,

Të dashur anëtarë të redaksisë,

Gazeta juaj në traditën e saj më të mirë ka mbrojtur dhe evidentuar gjithnjë vlerat e patjetërsueshme atdhetare të shqiptarëve dhe veçanërisht faqet e ndritura të rezistencës e të luftërave për liri e pavarësi kombëtare.

Në mes margaritarëve të historisë sonë shkëlqen Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇL) e popullit shqiptar kundër pushtimit nazi-fashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Ju jeni në të drejtën tuaj që të mbroni këtë arritje historike shqiptare që çliroi Shqipërinë dhe që e mbrojti nga copëtimi atë, copëtim që i kishte qëndruar si shpata e Damokleut mbi kokë që kur u krijua si shtet i pavarur.

Ju jeni në të drejtën tuaj që të jeni kaq shumë të ndjeshëm kur dikush, cilidoqoftë ai, cënon, denigron, nëpërkëmb apo edhe me keq mohon e shtrembëron LANÇ.

Për fat të keq gjatë viteve të fundit , e sidomos nga viti i kaluar ka patur një strategji të mirëmenduar për të goditur LANÇL në rrënjët e saj, për ta përmbysur thelbin e saj, për ta akuzuar si shkaktare e fajtore për çfarë ndodhi më pas.

Në Shqipëri është e vërtetë që më shumë se në çdo vend tjetër te Ballkanit, siç ka thënë udhëheqësi i madh britanik i Luftës së Dytë Botërore, Winston Churcilli , prodhohet më shume histori nga sa konsumohet. Të jetosh përherë me historinë është një dashuri e tepruar, por edhe ta harrosh historinë apo ta denigrosh atë është mëkat e krim i pafalshëm.

Përpjekjet për të shkurorëzuar LANÇ kanë gati 30 vjet që po bëhen, për emrin e për thelbin e saj.

Le të fillojmë nga emri.

Synohet të zëvendësohet togfjalëshi  “Luftë Antifashiste” me togfjalëshin  “Rezistencë Antifashiste”. Për ta minimizuar madhështinë, forcën, gjerësinë e karakterin popullor të saj. Mohohet togfjalëshi tjetër “Nacional Çlirimtare”. Pse? Për te goditur e shkulur rrënjët e saj, thelbin e saj çlirimtar e kombëtar e për ta akuzuar atë se ka qenë vetëm një luftë civile, luftë e komunistëve për të ardhur në pushtet dhe, akoma më keq, që zëvendësoi pushtimin fashist me atë komunist, se gjoja ishte luftë e organizuar nga jugosllavët e në shërbim të tyre.

Një nga artikuluesit kryesorë të këtyre tezave është përzgjedhur edhe si anëtar i komisionit organizator të konferencës nga ana e Akademisë së Shkencave.

Këto ditë, pas një parapërgatitjeje gati tre mujore u shfaq një version i ri “për t’i hedhur verës ujë”, siç tha heroi i mirënjohur antifashist grek, Manolis Glezos. Ky emërtim në dukje i ri, gjithëpërfshirës dhe me pasaportë “evropiane”  doli si kripa në ujë jo rastësisht tani për t’u vendosur në qendër të konferencës.

I mbiquajtur me tre epitete: “antifashizëm popullor”,  ” antifashizëm pa armë” dhe “antifashizëm pa uniformë” , ai po shitet si një qasje e re gjoja evropiane, por në fakt është një përpjekje tinëzare për të futur nga dritarja një tezë  të vjetër, të paktën disa vjeçare, që ka qarkulluar në mjedise akademike e mediatike në Tiranë.

Kjo tezë është e lidhur me emrin e anëtarit të komisionit organizator të konferencës, prof. Gurakuqit.

Cilido mund të gjej on line këto teza të kolegut Gurakuqi dhe mund t’i krahasojë ato me trendin evropian të “antifashizmit popullor.”  Unë thjeshtë po citoj diçka nga koncepti i tij i publikuar para dy -tri vitesh i njohur si “akomodim me pushtuesit”. Sipas këtij koncepti ka ekzistuar mes bashkëpunëtorëve të pushtuesve dhe partizanëve  “një zonë shumë e gjerë gri” që pushtimin fashist të Shqipërisë e priten “në heshtje dhe pasivitet… duke u kujdesur para së gjithash për ruajtjen e familjeve, pronave të veta dhe zakoneve tradicionale… ishin armiqësorë ndaj fashistëve italiane, ashtu në heshtjen e tyre dhe ne dyfaqësinë e tyre”.

Ky është varianti shqiptar i “antifashizmit popullor” që synon prej kohësh të vendos në një plan e nën një kapele kolaboracionizmin shqiptar dhe shumë shqiptarë që preferuan të mbyllen në shtëpi e në kafene me mijëra e mijëra djem e vajza shqiptare që dolën maleve, luftuan, u gjakosën e u vranë për lirinë e Shqipërisë.

Nuk jam i sigurt të ketë ndonjë koleg serioz historian që të ketë shkruar e gjykuar në këtë këndvështrim, përpos ndonjë individ që mund t’u bëjë jehonë këtyre tezave dhe kësaj apologjie të kolaboracionizmit. Individë të tillë mund të jenë edhe në institucione që paguhen me taksat e shqiptarëve sot, siç mund të ketë edhe në entourage-in e kryeministri e pse jo edhe në ndonjë nga zyrat e Akademisë së Shkencave.

Është reale, e vërtetë se në të gjitha vendet e pushtuara nga fashizmi jo të gjithë njerëzit u rreshtuan në vijat e para të frontit kundër pushtuesve dhe kolaboracionistëve, siç ndodhi edhe në Shqipëri për arsye e rrethana të ndryshme.

Kjo mund të jetë objekt studimesh historike e sociologjike, por nuk është temë qendrore, nuk është as përparësi dhe as domosdoshmëri në kremtimin e një jubileu të tillë si 75 vjetori i çlirimit të vendit. Nuk mund të jetë kurrsesi boshti i një konference kombëtare apo ndërkombëtare. Do të mjaftonin një apo dy kumtime.

Edhe justifikimi se ky është një trend evropian është i dyshimtë. Në Francë, Poloni, Greqi, në ish Jugosllavi, etj. ku është bërë rezistencë dhe luftë antifashiste e çlirimtare nuk është aspak trend një tematikë e tillë. Mund të ketë dhe ka studime individuale dhe në departamente të universiteteve të veçanta evropiane e amerikane, por nuk është kurrsesi një fenomen i spikatur studimor.

I tillë ai mund të jetë në dy- tri vende evropiane që në kohën e Luftës së Dytë Botërore ishin aleatë të Gjermanisë hitleriane. Aty nuk pati rezistencë të spikatur  dhe aktive antifashiste, por padyshim ka patur pakënaqësi e zemërim në një pjesë të popullsisë që u mbyll në shtëpi e ndenji inaktive gjatë gjithë luftës. Këto vende kane patur e kanë nevojë për një histori antifashiste dhe përpunojnë koncepte të tilla si antifashizëm pa uniformë e pa armë.

Ju në DITA keni kritikuar ashpër këto ditë Akademinë e Shkencave, por unë kam mendimin se ajo në këtë rast ka shërbyer si koka e turkut! Analizojeni më thellë dhe keni për ta parë. Sigurisht ajo nuk është jashtë përgjegjësisë. Kjo “kryetemë” Akademisë i është servirur si produkt i gatshëm nga jashtë e nga lart.

E ndodhur në hallet, trysnitë e dilemat e saj edhe për faj të saj, të njohura e prej të cilave vështirë se do të shpëtojë shpejt, ajo ka qenë e detyruar të pranojë këtë temë aspak përfaqësuese për një konferencë kombëtare apo edhe ndërkombëtare.

Akademia, pa vullnetin e saj, është përfshirë në strategjinë e shkurorëzimit të LANÇ që është hartuar diku tjetër. Akademia ka në Asamblenë e saj vetëm dy kolegë historianë, por asnjëri prej tyre nuk ka studime të thelluara për Luftën. Po kështu, Akademia nuk e ka më prej shumë vitesh në varësi Institutin e Historisë, si dhe asnjë institut tjetër. Për rrjedhim, është e tepërt t’i kërkosh asaj në gjendjen që është mendim të specializuar e të thelluar për Luftën.

Lepuri fle diku tjetër.

Vini re: Vendimi i qeverisë dhe urdhri i kryeministrit për kremtimin e 75 vjetorit të Çlirimit kanë dalë që në fillim të majit, atëherë kur bëhej ” loja luftash” për zgjedhjet. Askush nuk mori vesh si u bë, kush e bëri, kush bën pjesë në komisionin shtetëror, përveç një rrethi të ngushtë zyrtarësh.

***

Ju anëtarë të redaksisë, gazetarë, opinionistë  dhe bashkëpunëtorë të saj, nuk keni hezituar të qëlloni me topin tuaj mediatik asamble dhe asamblistë kolaboracionistë apo edhe varrmihës të LANCL, përfshirë edhe kryeministrin Rama.

Ceremoniali i parodisë dhe i talljes së madhe  që filloi me rivarrosjen e eshtrave të kryetarit të Ballit Kombëtar, Mithat Frashëri, ishte vetëm fillimi i strategjisë  “për t’u ulur kokat” partizanëve çlirimtarë dhe Shqipërisë së vërtetë antifashiste.

Konferenca e “Antifashizmit popullor” dhe aktivitete te tjera me thagmë “krijuese” dhe “origjinale” plot me ngjyrime e penelata artistike, te shoqëruara me retorika bombastike as mish dhe as peshk e me pjesëmarrje oborrtarësh të Rilindjes e nëpunës te administratës, mund të ketë plot deri në nëntor, por gjithçka do të jetë hipokrizia e radhës pas asaj çfarë ka ndodhur deri tani.

Para disa vitesh, menjëherë pas ardhjes në pushtet , Edi Rama u shpreh për krijimin e një instituti për studimin e historisë së LANCL. Si shumë premtime të tjera, edhe këtë e mbuloi pluhuri i harresës.

Si mik dhe aleat i socialistëve shqiptarë shpesh herë i kam bërë pyetje vetes:

Si është e mundur që ata pajtohen e nuk revoltohen me një masakrim të tillë që po i bëhet LANCL, që është gur themeli i partisë së tyre? Gramoz Ruçi e mjaft të tjerë që kanë qenë palca dhe truri i PS nuk duhet të mjaftohen vetëm me ndonjë fjalim të rastit para lapidareve të rrënuara partizane. Është shume pak, qokë pa kosto për kujtimin e Luftës e respektin për të rënët e saj e për një grusht veteranësh që janë ende gjallë. Kjo më tepër bëhet për llogari votash ndaj edhe ata nuk mund t’i shmangen përgjegjësisë për heshtjen e tyre.

Kam shumë respekt për veteranët ende gjallë te LANCL dhe për Komitetin Kombëtar të tyre. Mosha bën të vetën dhe atyre u duhet blatuar respekt e mirënjohje për çfarë i dhanë atdheut. Tani ata për fat të keq në moshë shumë të thyer po përjetojnë një dramë të rëndë: jetojnë midis zhgënjimit që vjen nga nëpërkëmbja dhe denigrimi i veprës së tyre madhore, i LANCL dhe zemërimit legjitim që po bëhen përpjekje për përmbysjen e saj  përmes shtrembërimit të historisë, rehabilitimit të kolaboracionistëve par exellence, dekorimeve e monumentalizimit të tyre.

O tempora o mores ! Është dramë e frikshme, e rëndë e poshtëruese.

***

Në fund kam një këshillë modeste e miqësore per Akademinë e Shkencave dhe për Komitetin Kombëtar te Veteranëve të LANCL: Kompromiset në kurriz të së vërtetës historike dhe shkencore me pushtetin e radhës apo qëndrimet servile apo me dy standarde ndaj tij, shkojnë ndesh me integritetin dhe dinjitetin institucional e moral.

Të gjithë janë të përkohshëm në këtë botë. Mbetet vetëm kujtimi. Por ka shumë rëndësi për çfarë kujtohet njeriu.

 

Për gazetën DITA, Paskal Milo, 6 gusht 2019

August 7, 2019 02:06
Komento

15 Komente

  1. T. Topi August 7, 08:02

    King stalle…

    Ne kopertine te Dites,
    Nje gjysem portret,
    Me vete thote lexuesi,
    Valle kush ky do jet?

    Kush thoni valle do jete,
    Ky burracak shteti,
    Me dy gisht mustaqe,
    Ngref mener si mreti ?

    Kush thoni valle do jete,
    Ky ramaduc shteti,
    Me ket’ BALL gervishtur,
    Qe veshtron nga deti ?

    Kush thoni valle te jete,
    Ky gjysemportret,
    Qe endrra me sy hapur,
    Sheh sikur te jete mbret ?

    Kush thoni valle te jete,
    Ky kuisling i ri,
    Dje corapekuq,
    Dhe sot corapezi ?

    Nuk pres nga kush pergjigje,
    Se qe te gjithe e dini,
    Qe “kingu” i Ben Dukes,
    Ben poza me bikini !

    Reply to this comment
  2. A.GRAMSH August 7, 08:15

    ‘SHTETI’ I P…. SAT’ËME!?

    ‘Asnje njeri nuk eshte aqe i pasur
    qe te mund te lirohet nga e shkuara e tij”O.Wilde
    —————-
    Ne vend te paraDhenjes:
    Kohet e fundit shumica e krereve te antishtetit,krimit e korrupsionit per tridhjet vjet me radhe, ,ne gjendje te rende psiqike kerkojne me çdo kusht te hedhin mjegull ndaj sovranit popull ashtu si 30 vjet me radhe por mbi te gjitha kerkojne nje fare uniteti ndermjet tyre ne emer te ‘shtetit’ qe u ‘dhimset shume’!
    Kjo lloj frike qe tashme u eshte kthyer ne patologji nga Edvini tek kalifi Sali eshte shtuar pas ’30 Qershorit’ kur Sovrani u tha :
    ‘Ku ishe zotrote bej efendi,
    Kur ne luftonim per Shqiperi?!?

    ‘Colpo di coda'(kafshim bishtit)!?
    ————
    ‘Colpo di coda ‘ apo kafshim bishti por dhe goditje me bisht perdoret edhe per ushtrite pushtuese,por edhe per njerez te veçante ashtu si dhe per GJARPERINJTE qe ne veshtiresi te medha ose kur e kane kuptuar humbjen ,ose ngordhjen ,mbledhin tere forcat qe te bejne goditjen perfundimtare te lene pas toke te djegur deri ne veteflijim si GJARPERINJTE te kafshojne bishtin e te vetehelmose!
    Tragjikisht,tek ne, tere kreret e inkriminuar te kesaj plitike krriminale e antishqiptare ,edhe pse po afron ‘fantazma’SPAK dhe mbi ta rendojne dhjetra vepra penale e dhjetra burgime te perjeteshme jo vetem te VRASIN vehten por te pakten te benin gjene mese notrmale qe bejne tere ‘politikanet’ ne Bote edhe pa asnje ‘arsye’ te DOREHIQEN!

    ‘Te gjithe jane deri ne gryke ne MUT
    Por disa vazhdojne e sodisin yjet”!

    1.-‘Narkoshteti’!
    ———-
    E dini ju skipetare e skipetarka nga goja e kujt del ky lloj forme shteti apo ‘NARKOSHTET’ e pa degjuar ne historine e njerezimit !?
    -Del nga goja e antishqipetarit me te madh qe ka njohur historija e ketij vendi dhe populli para dhe pas pavaresise,para dhe pas 1913-tes kur ndaheshin e coptoheshin kufijte e trupi i Shqiperise ,SALI KARAXHIXH SALISE!

    Autori qe si Neroni Romes i vuri zjarrin 30 vjet ish Shqiperise tani ne vend qe duhet te ish me kohe ne Hage si varrmihes i ish shtetit shqiptar flet per ‘Narkoshtet’ kur ne kete vend toke te djegur nuk ka ngelur me as èpasuri kombetare as kufij e as POPULL apo MILET!

    E perdor kete ‘sinonim’ te antishtetit ‘narkoshtet’ simboli i krimit dhe korrupsionit qe udhehoqi 30 vjet KRYQEZATAT ne emer te ‘alla akbar’ njesoj si ISIS per te shkaterruar nga themelet tere bazen ekonomike te ish shtetit shqiptar bashke me tere infrastrukturen e tij qe llogaritet ne mijera e mijera MILIARDA ne zbatim te teorise krriminale antishqiptare te pergatitur nga tere agjenturat dhe Mergata e qyqeve dhe propoganduar nga radio zhurma ‘Zeri i AmeriQIse’:Terapioja e shokut’ me moton:’Shqipnija 1 EURO’!

    Ky krriminel me rekorde krimi si asnje ne Ballkan qe dogji Shqiperine,qe shkaterroi tere bazen ekonomike te ish shtetit shqipetar,qe permbysi tere historine bashke me gjithe simbolet si ish pjese e bllokut dhe ne bashkepunim me ‘Çunat e bllokut’,qe restauroi ne vend te shtetit antishtetin apo kalifatin e Bathofres-ISIS dhe si kryeqytet nuk pati me TAiranen po LAZARATIN, qe popullin shqipetar e trajtoi si sklleverit dhe si bageti i futi ne ì’Lidhjen islamike’,qe ne ish vendin e te pareve qe Luftuan e dedhen GJAK per LIRI e djerse per ndertim ne vend te ifrastruktures veprave hidroenergjitike,sistemit hekurudhor,fabrikave uzinave,veprave bonifikuese ujitese i zevendesoi me XHAMI me shume se besimtare e me IMAME e xhihadiste me shume se sa Shqiptare sot pas 30 vjetesh ne vend qe te vuante ne HAGE didsa ‘burgime te perjeteshme’ flet ne krye te kalifatit si Guida Supreme per ‘Narkoshtet’!?
    nje ‘president’ te koke palareve simbol te korrupsionit Like Fòloririn dhe ne krah te ‘majte’ nje kryeminister ‘kujsling’ ish krahun e djathte te tij kur erdhi ne fuqi si dikur Adolf Hitleri!?

    Ky krye terrorist nderkombetar me emerin Sali Karaxhixh Berisha, qe ka 30 vjet qe mban nen terror nje popull te tere e vret e pret e krimiet nuk llogariten me asnje lloj krrimineli ne historine e njerezimit ne mes te Europes ,qe ka drejtuar deri KRYQEZATA ndaj popullit shqiptar ne emer te ‘Alla akbar’ e te drejtuar nga krere te ISIS si Bashkim Gazidede ‘gjeneral’ i ZI trushpelare njekohesiosht dhe kryetar i sherbimit informativ nuk kane ndodhur ne asnje vend e ne asnje periudhe perjashtu kohes se inkujzicionit dhe kryqezatave ndaj brenda nje populli per ta futur ne vllavrasje,lufte civile apo lufte brenda SOJIT!
    SHBA-te dhe BE-ja vazhdon pas 30 vjetesh te tallet me nje popull drejt shperberjes dhe per turpin e TYRE duke hedhur balte mbi vehten e tyre na thone :
    ‘Tani kaq ish puna jone,sa u lame me gisht ne goje e presh ne bythe, rrugeve te Botes,tani palet te ulen e te dialogojne’!
    A ka krim nderkombetar me te madh se sa kaqe ndaj nje vendi dhe nje populli kur pas 30 vjetesh SHBA-te dhe BE-ja quan pale:
    Nga njera anenje nder kreret ‘SS’ ne krah te Adolf Berishes ne vitet ’90 Edvin Rama shok i terroristit Azem Arkan Hajdari katapultuar nga agjenturat ne nje te ashtuquajtur PS dhe me 20 perqind ‘kryeminister’ dhe nga ana tjeter ‘djalin’ adoptiv apo trashegimtarin e prones PD te BERISHES nje fatre ‘fantazme’ ardhur nga Haollanda apo buratin qe i levizen fijert si te EDVINIT po nga jashte me emerin LYLZIM ndersa si super ‘PALLE’ apo mbi ‘PALLET’ nje qenje me emer arti ‘Like floriri’ i emeruar si ‘president’ i ‘koke palareve’ po nga guida Siupreme kalif Salija nepermjet ushtarit te tij besnik Edvinit!

    A e merni vesh o skiptare se kush e perdor fjalen ‘NARKOSHTET’ pikerisht ai qe ua varrosi shtetin u la ne mes te kater rrugeve te Botes shume me keq se 40 vjet Izraelitet ne shkretetire ,u vodhi tere pasurine,ua shite te husajve ytere kapitalet strategjike,u la pa PRONE e pa pune,u petrzuri me gjenocid te kamufluar TITIST jashte ne emer te ‘Levizjes se lire’,ju vrau ju zhduku ju hodhi ne ere ju ngujoi jua çoi ne kasapane per pjese kembimi tere femijet dhe brezin e ri perfshi GRATE qe prostituohen si e vetemja mundesi jetese ju beri eksperimente e sterilizoi tere shoqerine duke eksperimentuar ne Gerdec edhe teorine e renjes se Lire me kocka femijesh dhe SOT pas 30 vjetesh qev kete vend e ktheu ne shprehje gjeografike prone e kalifatit dhe te huajve dhe popullin e zevendersoi me muxhahedine,xhihadiste,hajdare,’kosovare’ KALIFAT-Bathores pikerisht ky flet per ‘Narko shtet’!

    ‘Shqiperija qe duam’!?
    ——————
    E dini nga ka dale kjo shprehje pas 30 vjetesh o sKipetare!?
    Nga nje ‘pacient’ me probleme te renda te shendetit mendor qe ka per diagnoze po ate te ‘babait ‘te tij shpirteror Kalif Salise me emerin Edvin me te vetemin ndryshim se nuk mer ilaçet!
    Si mund te konsiderohet njeri NORMAL e aqe me teper kryetar qeverrije ne nje vend 30 vjet pa shtet nje qenje e tille me probleme te shendetit mendotr qe pas 30 vjetesh thote:’Shteti nuk do lejoje me çadra abuzive ne plazhin publik’!!??
    Kur nuk ka GOMAR qe nuk e di se ketu bashke me fjalen SHTET eshte hequr nga fjalori fjala PUBLIKE dhe tere pasurite kombetare jane bere rrush e kumbulla,tetre kapitalet strategjike ne arrati e brezat qe do vine pa te ardhme,tetre teritori bashke me hapsirat ajrore,detare tokesore kontrollohet nga te huajit ,tere kapitalet e tundeshme e pa tundeshme jane ne duar te 1000 krereve krriminele me imunitet,vendi ka 30 vjet pa shtet pa asnje nga 3 pushtetet,legjislativ,egzekutiv,gjyqesor,.e mbi te gjitha MEDIJA por 30 vjet terr informativ,pa pune e pa prone e per 30 vjet tere BUXHETI i ‘antishtetit’ me te ardhura 500 MILIARD-Shkon per te financuar e kredituar KRIMIN dhe shqiptatret 30 vjet jo vete,m jane pa BUKE dhe importojne miell kafshesh nga SERBIJA por jane nga i porsalinduri tek ai qe pret te vdese mbi 11 MILIARD borxh te huajve dhe uqerve brenda e ULAJVE!?

    ‘Ne rrezik e ne nevoje shoku shokun te ndihmoje’!?
    ——————–
    Shqiptare!
    Kjo glase krriminale e ashtuquajtur ‘politike’ eshte ne gerramat e vdekjes prandaj duhet vleresuar EGERSIJA soi asnjehere tjeter se kerkon ‘Colpo di coda’ te godase me bisht biles te helmoje edhe vetvehten.
    Mos harrojme se tere kjo glase politike te perfaqesuar nga 128 banda parti nuk ka asgje te perbashket as me SHQIPTARE e as me SHQIPERI dhe ershte 100 perqind e inkriminuar dhe per te dale 100 perqind ne gjyqin e Hages per krime kunder njerezimit nga Salija,tek Nano,nmga krrimineli serb Salija tek simboli hajduterise Like florija,.nga tere ish kryetare ‘shteti’ pa shtet kryeministra qeverrish kujslinge krere te gjyqesorit prokurorise sistemit baknkar e tere BODE-gardet qe 30 vjet kane FIRMOSUR financimin e kreditimin e KRIMIT!

    ‘Te puthesh me Milon’!
    —————
    Ne kete situate tejet tragjike e shume te veshtire ku varet ne tehun e thikes te EGZISTENCES dhe mos humbjes se INDETITETIT te nje vendi dhe populli, rikthimi ne’historija’ e luftes eshte i ‘sajuar’ e styudjuar si puna e historise se THJEATROS qe shqipetaret si populli me i strumentalizuar e qe 30 vjet terhiqen si puna e gomarit me karroten tek hunda te markes ‘integrim’ kerkohet edhe nje here te MASHTROHET ose te puthet me MILON me qellim perçarje e luftea 30 vjet me mullinjte e kAmunizmit te ‘RAifilloje’ ne mos me balliste e partizane tani me niperit e mbesat qe shumica nuk flet shqip .THJESH MJEGULLNAJE per te shpetuar kreret e krimit korrupsionit ANTISHQIPETARIZMES nga Salija tek tere Edinerat e deri tek Like Florija e tere Fullanerija Medija qe trembur kerkojne ‘DIALOG PA KUSHTE’!?

    P.S -Edvin Aneta Rama edhe pse kete legjislature nuk ka asnje lloj shumice e mandat per te qeverrisur ,mbas 30 Qershorit per 80 perqind te Shqiptareve nuk mund te jete e nuk eshte Kryetar qeverrije se nuk perfaqeson asgje!Kjo eshte dhe arsyeja qe Edvini me keshillat e ‘ustallareve’ qe e kane emeruar ne ate post dhe qe jane edhe ustallaret e Berishes njekohesisht(nuk dihet nese jane edhe te Metes) i kane dhene tani rolin e kreut te propogandes anti shtet anti reforme ne drejtesi me piksynim rikthim ne vitet ’90 tek ‘lufta’ me mullinjte me ere te kAmunizmit!
    Edfvini ashtu si Berisha si ‘agjente’ bllokmene ‘çuna blloku’ e ‘çuna Tirone’ do kene fatin e tere agjenteve apo zagareve qe u sherbejne padroneve mbasi shtrydhen si limoni!Kerkojne te rikthejne ’90 por harrojne se tani kane ngelur si ‘gjenerale’ te nje ushtrije te vdekur se nuk ka me as ‘hajdare’ as ‘kosovare’ e as muxhahedine e kamikaze te ndjekin nme kete moshe para vdekjes kadaveren apo idhullin pa krye Sali Karaxhixh e as Edvinin me Atlete apo shallvare qe e kerkon te hyje ne Europe nepermjet Tuqise e jo me idealet komuniste demokratike perendimore po me ZHGABONJEN ne Balle e me ‘Z” ne bythe si Zogist mesjetar e psiqik ireversibel!
    Letrat e Milos,pas pilafit kur ka 30 vjet qe ka gelltitur lugen e çorbes se tere Agjenturave e serb Salise jane per te fshire menderen….

    Reply to this comment
  3. lexues I 'DITES' August 7, 10:40

    ‘NO COMENT’ a A.GRAMSH

    Reply to this comment
  4. Nae emer te Popullit! August 7, 10:44

    ‘Historiani’ Paskal Milo ashtu si shume pseudo intelektuHALE te tjere i vetemi sherbim vjetesh qe mund ti bejne luftes per liri e pavaresi, e HISTORISE mbas 30 vjet qe i bene GJEMEN ish Shqiperise??
    TE VRASIN VEHTEN NE MASE!

    Reply to this comment
  5. L.H August 7, 10:55

    Beni shume kujdes ne kete situate kur treshja Sali-Edvin-Like flori !
    Mos harroni per asnje moment se ata jane gjithmon ne te njejten frekuence ,kane te njejtet ustallare dhe mbi te gjitha jane te tre kujslionge e antishqiptare qe jo vetem kane si objektiv mjegullnajen perçarjen por te krijojne pershtypjen si kundershatare!Kini kujdes nga ‘ofertat’ qe mund tu japin e vene ne dispozicion veçanerisht Like Floriri qe nga KAosova ndodshta pergatit ne trurin e tij te perserise historine e ashtu si Zogholli me ndih,men e Ruseve e Serbeve dhe kamikazet e ISIs ne emer te Alla akbar e me ndihmen e ABAS ALIUT e te serb Saliut te ‘çliroje’ ose ta kete pergjithmon çiflig ish Shqiperine!

    Dita,ujku qimen nderron po jo zakone .Ruajuni nga ish ‘miku’ juaj dhe i Dukes,Islamit Like flori se ai ka blere tere Boten me flori e imagjino ne nje shtet kaqe te varfer nje te vogel RAedaksi ta bleje si te ish zagar si LESI e FEV ZI—-
    ‘Per para njeriu çan dene per para ngre muhabene
    kadiut kur i rrefen parane,ters e vertit sherihane
    Ja di kimene parase…”

    Reply to this comment
  6. A.G August 7, 11:15

    Edhe pse e verteta eshte e hidhur….
    Se pari:Duhet ta pranojne te gjithe ata shqiptare qe akoma e ruajne kthjelltesine mendore e shqiptarizmen se per tyridhjet vjet me radhe shumica po ‘vjel ate qe ka mbjelle’ ose Indiferentizmin tragjik vetevrases,ndersa pakicat injoranca tifozerija hajdaret e ‘kosovare’ qe gjithmon nuk jetojne dot pa çoban dhe duan te huajin me shume se vellan kane qene te strumentalizuar si Turme dhe vazhdojne akoma ta hane sapunin per djathe!

    Se dyti: qe eshte dhe tragjedija e tragjedive qe ajo pakeze inteligjence qe na ka ngelur eshte ne moshe te trete qe rri gjith diten ne banje se vuan nga prostati dhe nuk i mbahen me pordhet,por edhe ndonjer qe nuk ka rrjedhur eshte futur ne ‘kazanin’ mediatik te nje njeriu Psiqik duke u bere pa dashje viktime e propogandes antishqiptare Biberaj-Beograd-Berishe per shperberjen e Shqiperise ne emer te luftes kunder kAmunizmit e me pas te ‘Integrimit’ ne Shishtufine!

    Se treti eshte vertet tragjedi qe edhe ndonje intelektual qe vka ngelur si ‘uji i paket’ eshte futur ne kazanin mediatik Gobbelsian te Edi Rames qe kohet e fundit eshte rikthyer ne krye te propogandes fashisto -xhihadiste te viteve ’90-te ne veten e pare.!
    Eshte verytet tragjedi qe edhe ndonje intelektual eshte futur ne ‘Tjeatron’ e Edvinit per 5 lek te ‘qelbuna’ si FIGURANTE vetem per tu shfrytezuar emrat Edvini ashtu si po i shfrytezon mbi 15 vjet emrin PS!

    A mund te konsiderohety intelektual kushdo qofte qe nuk arrin ta kuptoje se ky vend eshte kthyer ne shprehje gjeografike e ky popull drejt shperberjes e flet shkruan komenton demostron,perkrah kundershton del pro e kunder per nje ‘THJEATRO’ kur ne jemi 30 vjet pa BUKE!?

    Kaqe poshte ka rene ‘piaza’ sa ka akoma shqipetare qe te ndjekin nga pas neofashistin xhihadist qe ka bere propoganden gobbelsiane nga vitet ’90 si askush tjeter ‘Arturo WI’-se apo serb Salise nje Edvin qe ashtu si Hitleri ,aktor i deshtuar qe ka mbaruar ‘shkollen e qenve’ te terheqe nga pas njerez me TRU!?

    Reply to this comment
  7. socialist August 7, 11:22

    Deputete apo deputana,socialiste apo socialSSocialiste ja sheshi ja mejdani ja ’30 Qershori’ dhe SOVRANI!
    O krerkoini doreheqje Rames e mbani mandatet si socialiste…
    O dorrezoni mandatet si socialSSaliste dhe sherbejini Rames

    Reply to this comment
  8. intelektuali August 7, 13:18

    Pse Angela Merkel nuk do të shkojë në Sheshin e Kuq?

    SHKRIM NGA INTELEKTUALI

    “Kancelarja gjermane Angela Merkel ka refuzuar të marrë pjesë në Paradën e Nëntë Ushtarake në Moskë me rastin e Ditës së Fitores. Një zgjidhje e vështirë per nje lider qe ka studiuar ne Moske ne rini, por e pashmangshme, thotë komentatori Christian Tripe. Cuditërisht, vetëm në momentin kur Merkel mori atë vendimi ishte befasues per te gjithe, madje edhe bashkëpunëtorët e saj më të afërt menduan se ajo do të presë për të parë se si shpalosen ngjarjet në Ukrainën Lindore. “Dita e Fitores” është një ngjarje me rëndësi të madhe për Rusinë. Nuk ka asnjë festë tjetër në vend që është aq e ngarkuar emocionale sa 9 maji – data në të cilën rusët festojnë kapitullimin e Gjermanisë naziste çdo vit. Për Bashkimin Sovjetik Lufta e Dytë Botërore ishte nje ngjarje madhore per popujt e BRSS me nje vleresim jashtëzakonisht të larte, sepse nuk bëhej fjalë thjesht për fitore apo humbje. Për rusët, çështja ishte për mbijetesën e tyre si një popull, dhe për Rusinë, mbijetesën e tyre si një hapësirë ​​kulturore sa 1/5 -ta e botes. Shtatëdhjetë vjet më vonë, shenjat e luftës me Gjermaninë naziste, e cila mori jetën e më shumë se 20 milion qytetarëve sovjetikë, mbeten të dukshme akoma deri me sot në shoqërinë ruse. Angela Merkel e di shumë mirë këtë. Për më tepër, ajo e ndjeu atë kur udhëtoi në Rusi në vitet e studimeve te saj universitare. Sidoqoftë, ajo nuk pranoi të pranojë ftesën për festimet e Moskës në 9 maj. Sepse nuk do të ishte çudi nëse njësitë që morën pjesë në aneksimin e Krimesë, apo në luftën e pa paralajmëruar në Ukrainën Lindore, te kalojnë me krenari bolshevike në paradën ushtarake të Sheshit të Kuq. Në Luftën e Dytë Botërore, Rusia luftoi kundër fashizmit gjerman. Dhe është ky fakt historik që çarmatos propagandën bolshevike te shtetit rus, i cili pretendon se veprimet e Moskës në Ukrainë përfaqësonin ne vetvete një “Luftë kundër Fashizmit qe po ngre koke ne kete vend fqinj”, dhe më konkretisht, kundër “Juntes Fashiste në Kiev”. Kjo rrethanë mund të ketë kontribuar gjithashtu në vendimin e Merkelit për të mos tundur dorën me pershendetje nga festimet bombastike në Sheshin e Kuq, nga ku me sy të lirë mund të shihej edhe vendi ku lideri i opozitës ruse Boris Nemtsov u vra kohët e fundit. Motivet e Merkel për të mos shkuar në Moskë janë krejtësisht të ndryshme nga ato të liderëve të tjerë evropianë që gjithashtu nuk pranuan të marrin pjesë në festimet e Ditës së 9 Majit. Për Polakët, Lituanët, Estonianët dhe Letonët dhe vendet ish komuniste te Evropes Lindore, ofensiva e Ushtrisë së Kuqe nxiti në një epokë të re pushtimi komunist si represion, shtypjeje dhe varësie nga Moska. Dhe sot, këto vende përsëri ndjehen të kërcënuara nga politikat neo-imperialiste të Putinit. Për të shmangur keqkuptimet, duhet të themi këtu se refuzimi i Merkelit për të shkuar në Sheshin e Kuq nuk është aspak një përpjekje për të shpëtuar nga kujtesa e vuajtjeve të shkaktuara tek populli rus nga trupat gjermane te Hitlerit. Ende nuk është e qartë nëse Obama, Cameron dhe Hollande, udhëheqës të ish aleatëve të Bashkimit Sovjetik, do të marrin pjesë në festimet e Ditës së 9 Majit. Sidoqoftë, është mjaft e sigurt që diktatori i Koresë së Veriut Kim do të arrijë për paradën në Moskë, vetem se nuk është e qartë se çfarë saktësisht ai do të kërkojë atje. Angela Merkel nuk ka më pse të mendojë për këtë gjëagjëzë komunistesh.”

    Reply to this comment
  9. SHQIPETAR August 7, 13:29

    Kush mendon se Rama eshte per reformen ne drejtesi eshte vme teper se idjot ose ‘shok’ i çobenjve minoritare Lubonja,Ngjela….
    Kush mendon se me fillimin e zbatimit te reformes ne drejtesi rilindi shteti eshte per te ardhur keq vse shteti rilind permjet reformash dhe Edvini eshte penguesi kryesor per te rilindur shtetin e se drejtes si zogist zogolljan…
    Kush meret me theater e jo aThirrje per permbysje e revolucion eshte antishqiptar…

    Reply to this comment
  10. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha August 7, 13:36

    Nje kamp perqendrimi ne Viçidoll

    Ku te grumbullohen gjithe ish enveriste e enverjane si Paskal Milot,Besnik Mustafajt,Fari Ballinjte,tere djemte e bllokut me doktorin e ‘shokut’ Hisni serbin Sali si Nanot,Pollot,Eadvinet,Bulku, Fugat,Ngjelat,LAubonjat tek kulla e ish Ram Berishes sot e Qiresit te Dhive Sali djale qe u ngjiriz pasi karaxhicxh nderzeu Sheqeren dhe…..Te lihen vetem pa buke vetem duke lexuar citatet e shokut MAO nga ‘profesor’ Servet Katovivca apo pellumbilihen …..

    Reply to this comment
  11. intelektuali August 7, 14:07

    Pse te shkojne kaq larg ne Viçidoll?

    JA KU E KANE PIRAMIDEN E ENVERIT NE MES TE TIRANES

    qe:

    I ze te gjithe enveristet fanatike brenda

    dhe:

    PRAPE MBETET VEND PER TE TJERE.

    Reply to this comment
  12. Komentatori August 7, 20:55

    Komentet ditaaaa

    Reply to this comment
  13. intelektuali August 7, 20:56

    Fazlliq qiresi merr dhe mua meqe e beke mirë ate pune se kam kohe pa ngrene burrito.
    Veme ku te duash: te piramida apo te taiwani bile te bej garanci per te ardh edhe ne Long Beach dhe i bejme ato Pune Si te duash e ku te duash.
    Lere Fantazine te Lire. I filmojme Po deshe dhe i ngarkojme ne Internet ne ndonje faqe homo.
    Perjetesohemi e mbase kemi dhe ndonje oferte per film.

    Pa enveristeve ju ha mune ti e une dhe urani me edmuthatin bashke.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 7, 21:43

      O mashtrues, o hajdut identitetesh

      Po gjej nje emer tjeter more MUT pse kopjon emerin e intelektualit papushim si idiot sigurims debil dhe dallkauk, po edhe kalamajte e rruges e shikojne se nuk je ne gjendje te lidhesh dy fjali intelgjente o zhuls kokpalare pa breke ne bythe.

      Reply to this comment
  14. Gjermani i fundit August 7, 22:06

    Kush e gjen kete QUIZ.
    UQGNBGBSNCT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*