Kur të zë rrugën Lulëzim Basha!

Nga Bedri Islami November 7, 2013 14:24

Kur të zë rrugën Lulëzim Basha!

Në javën e kaluar, të hënën dhe me vazhdimin në ditën e martë, gazeta DITA, kishte mirësinë dhe botoi shënimet e mia për atë që mund të quhet fillimi i një rrëfimi për Lulëzim Bashën.

Përse e shkrova?

Kjo nuk është pyetja që më ka trazuar këto ditë, një tjetër, jo vetëm në këtë rast, më shqetëson gjithnjë:

– Po ty, çfarë të duhet? Kjo është ajo që më ka trazuar gjithnjë, edhe me një pyetje të tillë, shumë vite më parë, jam ndeshur jo nga njerëzit e zakonshëm, por edhe nga përfaqësues të strukturave të larta të shtetit: çfarë të duhet?

-Çfarë të duhet? – më pyeti një drejtues i lartë i shtetit shqiptar në vitin 1997, kur për herë të parë dëgjoi se isha bërë pjesë e strukturave të UÇK-së. “Po ti, çfarë kërkon me to? – më pyeti një tjetër, kur drejtoja delegacionin e Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të UÇK-së në takimet me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar në vitin 1998. Edhe tani, megjithëse kjo është për diçka krejt të zakonshme: çfarë të duhet?

Mua më duhet Lulëzim Basha tani. Deri tani më është dashur fare pak, për të mos thënë jashtëzakonisht pak, sepse ishte thjeshtë një ministër marionetë, i cili sot mund të jetë në këtë post e nesër mund të mos jetë.., nuk më është dashur as si kryetar bashkie, pasi nuk jetoj në Tiranë dhe kur vij në Shqipëri, jetoj tek shtëpia e nënës sime, në Shkodër.  Nuk më është dashur Lul Basha as si pjesë e bordit të familjes Berisha, sepse kjo është një familje, e cila, ashtu si të fut në bord gjithë bujë e përkëdheli, ashtu të përzen prej saj me shkelma dhe me njëmijë fjalë pas. Nuk më është dashur Basha as në udhëtimet e tij drejt Holandës, pasi mendoja se kishte të tjerë që duhej të merreshin me këtë punë. Shqipëria, deri më sot, ka qenë ndoshta i vetmi vend evropian ku zyrtarët e saj bënin çfarë të donin me paratë e shtetit dhe askush nuk mund të belbëzonte.

Vëmendjen time si analist, por më shumë si një njeri që i kishte shërbyer luftës në Kosovë, ai e zgjoi pas informatave të para se kishte qenë pjesë e hartimit të dosjeve ndaj ish luftëtarëve të UÇK-së. E zgjoi vëmendjen time, jo sepse ai kishte qenë atje, sepse dikush do të ishte, por sepse këto dosje ishin jashtëzakonisht të deformuara, njerëzit ishin shantazhuar, dëshmitë ishin marrë ose me përkëdhelinë e një jetë më të mirë, ose përmes diktatit çka nuk duhej të ndodhte. Njerëzit, për të cilët hetonte Basha dhe grupi rreth tij, ishin miqtë e mi, me to kisha ndarë disa vite të përbashkta sublime, dhe tashmë për to po përgatiteshin dosjet për tribunalin ndërkombëtar të Hagës. Në kohën kur Ramush Haredinaj, si kryeministër i Kosovës, mbi faktet e përgjysmuara dhe të deformuara, po arrestohej, unë isha zyrtarisht këshilltari i tij politik, ndoshta më i afërti, e dija gjithë jetën e tij, jo thjeshtë sepse ai kishte qenë pjesë e organizatës që kisha drejtuar, por sepse ishte njëri ndër më të përkushtuarit dhe më seriozët, ku edhe luftimet kishin qenë më të ashpra. Arrestimet, për të ashtuquajturat krime lufte të UÇK-së, filluan nga zona e Dukagjinit, si porta kryesore e saj e lidhjes me Shqipërinë; mos ishte ky ndëshkimi i vonuar i bordit serb ndaj saj?  Fatmir Limaj, po ashtu, ishte njëri ndër miqtë e mi më të afërt, po ashtu Daut Haredinaj, Seliam Krasniqi, Komandant Remi…të gjithë po shkonin drejt gjyqeve.Të gjithë ata që kishin drejtuar luftën, pjesë e së cilës strukturë kisha qenë edhe unë. Në hetimin e tyre ishte edhe një dendi  shqiptar, dhe , megjithë përpjekjet e grupeve hetimore për të bërë “gjëmën” të gjitha dosjet “kërcitën” në Hagë. U gjet fajtor vetëm Haredin Balaj, që kishte luftuar mirë, por që nuk i kishte bërë askujt keq në të  gjithë jetën e tij.

 

Lulëzim Basha nuni i Fazlliç dhe bizneset e dyshimta të kunatit

Vëmendja ime ndaj Lulëzim Bashës ishte zgjuar, jo thjeshtë si analist, as si bashkëpunëtor i një Instituti të rëndësishëm që merret me çështjet e sigurisë dhe të religioneve, por si qytetar.

Në skenë doli Fazlliçi. Kush ishte ky njeri? Nga vinte, cila nëntokë e kishte pjesë staturën e tij politike e njëkohësisht mafioze? Një simbiozë e politikës me mafian përmblidhej e gjitha tek ky njeri. Damir Fazlliç ishte nipi i shefit të tmerrshëm të sigurimit shtetëror serb në kohën e Millosheviqit. Krijues i falangave të vdekjes në Bosnje e sidomos në Kosovë. Në kohën kur në Kosovë po hetoheshin të ashtuquajturat krime lufte të UÇK-së, hetohej edhe  dajkua i Fazlliqit për krime lufte. Dhe pikërisht në këtë kohë nipi i tij, Damiri, lëviz në trekëndëshin Serbi-Kosovë-Shqipëri dhe papritmas del mik i afërt me një staf shqiptarësh të punësuar pranë UNMIK-ut, dhe të cilët hetojnë pikërisht krimet e luftës. Duhet të jesh tepër naiv të besosh se nipi nuk punon për dajën e tij, kur e ardhmja e nipit është e lidhur me të shkuarën e dajës. Lidhjet e para të nëntokës së Fazlliçit me klanet e fuqishme serbe kishin ardhur përmes dajës së tij, ndërkohë nipi kishte krijuar edhe lidhje të tjera. Informacionet që vinin nga njerëzit tanë dhe nga mediat, pohonin të sigurtë se ai kishte lidhje me klane të fuqishme serbe, të cilat ngadalë po merrnin në duart e tyre ekonominë dhe nëntokën mafioze serbe, ashtu si po depërtonin gradualisht edhe në Kosovë, megjithë përgjakjen që kishte ndodhur aty.

Lulëzim Basha ishte njëri ndër të përkëdhelurit e Damir Fazlliçit, nuni politik i tij. Firmat fantazmë të Fazlliçit në Shqipëri i administronte kunati i Lul Bashës, lëvizjet miliona euroshe nëpër këto fantazma bëheshin nga firma e bijës së Berishës, Argitës, firma e quajtur “Kola-Malltezi”, dhe kjo bijë ishte po e njëjta që kishte punuar në të njëjtat struktura në Prishtinë.

 

Basha dhe buzëqeshja e tij e pështirë e shumë enigmave të pazgjidhura

Lulëzim Basha filloi të më interesojë edhe më shumë, jo jeta e tij private, i përkëdheluri i kujt është, por statura e tij politike. Filloi të më interesojë, pasi ai nuk ishte vetëm ministër, por një njeri, pas së cilit, kishte shumë enigma të pazgjidhura. Ai po shndërrohej marramendshëm shpejt në kopjen e buzëqeshur të të zotit të tij, Berishës, por po merrte, po ashtu, marramendshëm shpejt, arrogancën, passkenat dhe harbutërinë e Fazlliçit, tipar lehtësisht i dallueshëm serb. Në mos tjetër, po vëreja se në politikën shqiptare, po përmbysej ideja se një grup njerëzish të rinj mund të sillnin një mendësi tjetër, më moderne, më njerëzore, më të prekshme dhe më qetësuese. Për gati tre dekada politika ishte dominuar nga një njeri që villte vetëm zi, shpifte, mashtronte, vidhte e pastaj vriste…ëndërrimet e dhjetorit ishin tretur, njeriu që e filloi jetën me pardesy të bardhë, me ëndrrën e njerëzve se një mjek mund të kuronte plagët e atdheut, ishte bërë tashmë e keqja e atdheut të tij, kopje e tredhur e Enver Hoxhës, dhe, të dukej, sikur gjithçka ishte mbyllur në një tunel pa fund. Të rinjtë e politikës po shndërroheshin në pleq e plaka tridhjetëvjeçrae, pa asnjë synim, veç dëshirës për të qenë kopje e shefit të tyre…kishte filluar klonimi i politikës së liderëve.

 

Instalimi në Kosovë i bordit proserb dhe serb, dhe implikimi i Bashës

Në vitin 2003, një lidhje e jona jashtë Kosovës, i cili megjithëse jeton mes së keqes, kishte ndihmuar jashtëzakonmisht shumë gjatë luftës, solli të dhënën se në Kosovë është instaluar, përmes grupimeve politike,  një bord i fuqishëm proserb e serb, i cili, duke pasur një mbështetje të ndjeshme ekonomike, synon me çdo kusht të ndryshojë raportet e luftës në Kosovë, duke bërë dy gjëra: të mos mos ketë as ballancim, por rëndim të shqiptarëve, dhe, gradualisht ekonomia e politika të kalojë në duart e njerëzve të tyre. (Fakt është se sot, në Kosovë, pjesa vitale e ekonomisë në Kosovë kontrollet nga bordi serb, me të cilën janë lidhur edhe një pjesë e ekipit qeveritar, jashtë lokacionit të PDK-së). Në takimin që shokët na bënë me Njeriun që jeton mes së keqes, ai ishte i trazuar se në këtë bord ishin të përfshirë edhe figura të panjohura deri më tash, që vinin nga Shqipëria, të cilët do të kristalizoheshin shumë shpejt. Ky ishte një burim i besueshëm, i cili ishte sprovuar disa herë gjatë luftës, një nga lidhjet më të qëndrueshme, për të cilën edhe qeveria e shteti shqiptar, në kohën e duhur, përmes kanaleve të duhura, kanë qenë në dijeni. Përse diplomatit Bashkim Zeneli, pa dyshim njëri ndër më të përkushtuarit ndaj luftës në Kosovë, së bashku me të pashoqin Agim Fagu, shteti shqiptar ka pasur dijeni, aq sa është dashur të ketë dijeni.

E dhëna e vitit 2003 të dukej sikur po shndërrohej në vërtetësi ku në Tiranë zbriti në fushën e politikës i ashtuquajturi grupi i Kosovës, të gjithë radikalë dhe të mbështetur nga Fazlliçi, por edhe e dhëna tjetër, se në hetimin e ngjarjeve të luftës do të përfshihej së shpejti edhe Drenica, tashmë është një fakt i ditur. Pikërisht në këtë kohë, si një mik i afërt i Sami Lushtakut, drejtuesi i luftës në zonën e Drenicës, u takova me të, për të parë se kush mund të qëndronte pas kësaj ngrehine të pashembullt denigrimi e deformimi që po i bëhej luftës. Problemi qëndronte se kush ishte pas tyre? Dhe cilët mund të ishin nga shteti amë?

Basha ishte aty, më i afërti me zotin e luftës, por edhe me pasvijën e tij. Ishte më i buzëqeshuri, por edhe më i pështiri. Çfarë kishte ndodhur që ky njeri, befasisht, ishte shndërruar kështu: nga i ftohtë, i jashtëm, hijerëndë në Kosovë, tani në pështirim, përulje, pa asnjë lloj dinjiteti ? Mendoja dhe mendoj ende se, enigma e tij fshihet pas një emri Fazlliç dhe pas enigmës së tij, me shfaqjen e Fazlliçit fillon rrokopuja e Bashës. Dhe mendoja se çfarë klani e bordi përfaqëson Fazlliçi, kush erdhi pas tij në Shqipëri, të kujt ishin e vazhdojnë të jenë kontot e fshehura në Qipro, kush i lëvizte paratë sa në njërin cep në tjetrin…cili bord fuqizohet përmes tyre…a ka lidhje mes bordit serb në Prishtinë dhe bordit serb në Tiranë…Mes të gjitha lidhjeve, që dukeshin e zhdukeshin, me hijen fantazmë të hetuesit dhe të njeriut që po deformonte, më shfaqet ende fantazma politike e Bashës.Pastaj erdhi humbja e 220 milionë eurove në rrugën e Kombit. Pastaj Marrëveshja për detin.

Pastaj erdhi 21 janari. Bordi serb në Prishtinë dhe jashtë tij kishte pritur përmbysje të rendit të gjërave, dhunë, revoltë, përsëritje të vitit 1997. Ministri i Brendshëm  i kohës, Basha, paralajmëroi ekstremin e ligjit dhe kjo ndodhi përtej ligjit. Ai e kishte kryer detyrën e tij, fatbardhësisht njerëzit nuk ranë në grackën që ngriti “mbreti”.

Tani Lulëzim Basha është një njeri që na intereson të gjithëve. Sepse, ai, de jure, është shefi i opozitës. Opozita tani ky dy kokë, ajo e vjetra flet e vepron më shumë; kjo e reja është ende në delirin e saj.

Megjithatë, kjo e reja, më intereson më shumë. Të vjetrën e njoh prej kohe, e di se kush është, çfarë bëri e ku synon gjithë jetën e tij. Njeriu i ri që ka ardhur ka ende të pazbardhur plotësisht enigmën e ardhjes së tij, të ardhjes së tij në pushtet dhe të ardhjes së tij në klanin e fazlliçëve. Ndaj edhe e bëra shkrimin tim, për të bërë të mundur që një pjesë e jetës së këtij njeriu enigmë të jetë sado pak e njohur.

Si ndodh pas shkrimeve të tilla, polemikat janë të natyrshme. U zemëruan me mua edhe miqtë, edhe kundërshtarët. Miqtë u zemëruan, pasi, sipas tyre, nuk i kisha thënë të gjitha; kundërshtarët u zemëruan sepse kisha thënë më shumë se sa duhej.Njëri nga miqtë e mi, po ashtu drejtues i lartë i strukturave të Lëvizjes Popullore të Kosovës, anëtar i kryesisë së saj gjatë periudhës së luftës e njëkohësisht bashkëthemelues i saj, Ibrahim Kelmendi, do të shkruante në rrjetin social se .” Unë jam i mendimit se Bedri Islami ka qenë i rezervuar, për të mos i thënë të gjitha ato që duhen thënë për Lulëzim Bashën (mbase nuk i ka ditur). Zotëri Basha ka qenë i angazhuar në Kosovë në cilësi më shumë të një hetuesi se sa të përkthyesit dhe ai, për sa kohë ishte i angazhuar në strukturat përkatëse të UNIK-ut, njëkohësisht përflitet  të ketë qenë i angazhuar në strukturat e hetuesisë serbe në Kosovën veriore”.

 

Çfarë duhet të dimë për kryetarin e ri të opozitës?

Lulëzim Bashën nuk e njoh nga afër, nuk e kam takuar kurrë e nuk kam asnjë lloj dëshire ta takoj. Më është dukur gjithnjë si një njeri i squllur, që mbyll brenda vetes enigmën e një ngjitjeje në pushtet, marramendshëm shpejt. Nuk kam menduar se ai është agjent i Serbisë, por jam i bindur se etja për pushtet, dëshira për pasuri, mania për t’u dukur, megollamania, ndonjë shkarje e mundshme, majat ku është ngjitur e nga ku ka drojën se mund të bjerë theqfshëm, një bord i fuqishëm serb, në Kosovë e tek ne, e jo vetëm këtu, po përfiton nga ai, dhe ende nuk e di, nëse kjo ndodh me vetëdijen ose pa vetëdijen e tij.

Nuk kam pritur tjetër nga Berisha. E kam ditur se do të lëshonte pas vetes këtë lloj “molle” që kishte rritur. Lëshoi Bashën. Ndaj më intereson ai, për të tjerat, edhe sepse është produkt i Berishës.

Lulëzim Basha më intereson për vetë faktin se në jetën e tij ka lënë pas aq shumë hije, saqë nuk mund të zhbëhet përmes çirrjeve.

Unë nuk jam pjesë e njerëzve që e mendojnë jetën e tyre politike përmes denigrimit. As pjesë e pushtetit. Mund të isha.

Unë i falenderoj të gjithë ata shtetarë, të djeshëm e të sotëm, që më ofruan të jem pjesë e ekipit të tyre, qoftë në Shqipëri, në Kosovë apo në viset shqiptare në Maqedoni.

Veçanërisht zotin Meta, i cili disa herë, edhe pas luftës, ka menduar se mund të jem një pjesë e strukturave të shtetit. Por, edhe në Institutin ku bëj pjesë, e ndjej veten të pranishëm.

Mua më ka gëzuar gjithnjë një fjalë e mirë e miqve të mi. Të djeshëm e të sotëm. Një mik i imi i vjetër, që nga koha e Fakultetit, Enver Qose, nga Gramshi, do më shkruante këto ditë për njërin nga shkrimet e mia: “Një rrëfim drithërues si ngjarje dhe i mrekullueshëm si art. Vetëm një patriot me zemër të madhe si Ju, shoku im i vjetër, mund të sjellë në vëmendjen e shoqërisë probleme kaq të mprehta”.

Nuk më trazojnë “gërmimet” që bëhen. Jam i lumtur që strukturat e luftës në Kosovë dhe në viset shqiptare në Maqedoni më bënë pjesën e tyre, më besuan dhe krijuam së bashku , ashtu si mundëm dhe si ditëm, por shpirtërisht, një lëvizje politike e ushtarake, e cila u bë , si do të thonte Ismail Kadare, “dalëzotsja e kombit”.

Dhe kur një staf njerëzish, fshehur pas enigmës së klanit përpiqen të përbaltojnë atë që ka ndodhur dhe të zezojnë gjakun e derdhur, është e natyrshme të reagojmë, edhe kur ky njeri quhet Lulëzim Basha.Ndaj edhe e bëra shkrimin tim, si fillesë e një  dosje që nuk dihet se ku është hapur dhe nga cilët. Por që deri më tash nuk ka qenë në të mirën e kombit.

kopertina

 

Nga Bedri Islami November 7, 2013 14:24
Komento

8 Komente

  1. shqiptari November 7, 08:58

    po si ka mundesi qe te njejtat gjera u thane per salin dhe ai shkatroi shqiperin per 23 vjet me mbeshtetjen e fuqishme te serbogrekut dhe del me i fuqishem se vota e ketij populli qe se voton dhe keta serbogreka ja japin dhe poshtersia europ dhe ndyrsia amerik rrin e bejne sehir dhe me e keqja jane me grabitsit sic dolen hapure me ket birin e rezikshem te serbogrekut lulin eehhhh ska shqiperi sekziston se gjith qykatat jane me ushtare serb po mjer ne sa te keqija na presin me dyshen argita basha pas ca vitesh se asnje spo vepron ti asgjesoi keta bijet e serbis dhe greqis

    Reply to this comment
  2. gozhda November 7, 11:02

    kam nje verejtje per dicituren gishtin e fazllicit duhet tja fusni ne b…e lulit

    Reply to this comment
  3. Gjergji November 7, 13:28

    nuk e kuptoj se si keta persona vetem turperohen permes gazetes per gjera kaq skandaloze dhe nuk u hyn gjemb ne kembe. Kete lufte duhet ta beje “Maliqi”. Keta duhen thyer ne mes more. Keta duhen te perballen me autoritet shteteror dhe jo vetem me demaskime gazetash. Nese shteti nuk vepron perball fakteve, atehere eshte bashkefajtor per mosveprim.

    Reply to this comment
  4. bushi November 7, 15:00

    shkrime te bazuara e te kontrolluara mbi fakte konkrete , nje fillese mbi te cilen situata politike bahet ma e qarte ndaj drejtuesave te rinj te P.D. ,sikunder nje terheqje vemendjeje per te ardhmen .Urime z.Islami .

    Reply to this comment
  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. November 7, 16:46

    1-Se pari po me ben shume pershtypje kompozimi i te dyve ne kete foto .
    2- Nuk e di ne se kam te drejte te them se :
    a- Damir Fazllici eshte kopje e Mareshallit J.B.TITO ,kurse
    b–Lul Domatja me duket kopje perfekte e ENVER HOXHES .
    3- Nuk e harroj deri sa te vdes se c,me ka thene Babai i nje shokut tim se ;
    “SERBET jane me te forte n ekohe PAQE se ne kohe LUFTE “, gje te cilen e spiegon shume mire Bedri Islami ,per te cilin motit kam kujtuar se mos eshte ai ,BEDRIU ,BEDRI ISLAMI ,PEJANI ,kengetari i shkelqyer i muzikes ARGETUESE NE FUND VITET ’70
    4- Po ,po babai i shokut me ka thene edhe tjetren se :
    “Shqiperise e keqja DAJM i ka ardhur nga “GEGET” ,dhe se prape nga “GEGET ” do ti vije .
    5- Nuk eshte e veshtire qe ne mesin e kombit tone andej dhe ketej kufirit te mos gjesh “HAMZA KASTRIOTER” ,sa per ate se ne jemi perdorur gjithmone nga pushtuesit ,por edhe per ate se ,DUAM apo nuk DUAM ne ,PUSHTUESI tek ne ka lene FAREN e tij ,ka lene RASATIN e tij , edhe per me teper kur behet fjale per DOBICER si LULE BASHA (HOXHA ) ,qe gojet e liga thone se ja ka PERCITUR TE JEMEN as me pak dhe as me shume por vete ILIR ENVER HOXHA .
    6- Kjo do te ishte per mua linja SERBE ne SHQIPERI :NEXHMIJE XHUGLINI —-RAMIZ ALIA ((qe kurre nuk pati nje prononcim te tijen per prejardhjen ,por flitet se eshte ne shkoder si i ardhur nga BOSNJE -HERCEGOVINA ) – SALI BERISHA -LULZIM BASHA .
    7- Jane disa koincidenca te jashtezakoneshme historike qe ndodhin ne Shqiperi trazira sa here qe eshte vene ne pikepyetje fati i KOSOVES si ne 2 KORRIK 199O ,si ne 14 shtator 1998 e disa raste te tjera .
    8- Nuk ka as me te voglin ekuivok qe LULE BASHA eshte agjent i sherbimit sekret SERB ,bashke me gjithe folene e GJARPERINJVE ,qe e ka emrin FAMILJA BERISHA .
    9- Eshte ide shume e rrezikeshme qe te heqesh paraleel dhe te vesh shenjen e barazimit midis GRABITQARIT dhe PRESE ,ku LULZIM BASHA nuk ka as m ete voglin dyshim qe ka qene HETUESI QE ka cuar ne burg luftertaret e U.C.K-se .
    10- sI MUND TE BARAZOSH SERBET QE VRANE 16 MIJE shqiptare dhe perzune nga trojet shekullore 1 milion njerez per 1 muaj ,me KOSOVARET qe u mbrojten nga BISHA SERBE .
    Kujt i sherben kjo ?
    Edhe provokimi i rende qe do te beje opozita me protesten ne TIRANE ne kryeministri kerkon qe ti hedhe benzin zjarrit ,per te terhequr vemendjen e qeverise nga punet nga pallati i i LULE BASHES ,ku mu per kete edhe emisioni “FIKS FARE ” duhet te kete interesa tek opozita qe inskenoi nje GJE TETILLE me zgjedhjet ne KORCE .
    Cdo veprim i opozites eshte i mirekalkuluar per te mos e lene qeverine qe te punoje per ti cuar ne BURG te gjithe kriminelet qe kane gjetur strehe brenda P.D-se .

    Reply to this comment
  6. lisdushku November 7, 16:49

    z.Islami,ne keto momente je si zogu lajmetar qe zbulon gjarprin qe po i drejtohet folese.Nje katastrofe e ngjashme me pasoja te renda per shqiperine kosoven dhe camerine,iu vervit shqiptarise ne 8 nentor 1941,kur nje djale dendi,bukurosh,i buzeqeshur,igjate,elegant,
    i mireveshur,me gjuhe te huaj,perendimor,u be kallauzi i krimit serbo-grek mbi shqiperine e gjore edhe ashtu te coptuar,Nje mjek energjik me bluze te bardhe mori persiper idealin demokratik per nje shqiperi europjane ne dhjetor 1990,por nuk u gjend nje Bedri Islam ta paralajmeroje gjarperin helmues te serbo-greqise.

    Reply to this comment
  7. Gent November 7, 19:34

    Nga ka ardhur ky shemtyr ufot e kane sjelle.

    Reply to this comment
  8. MARKO November 7, 23:39

    Meshirona o Zot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*