A mjafton vetëm dekriminalizimi?

Bedri Islami June 7, 2015 12:08

A mjafton vetëm dekriminalizimi?

Prej disa kohësh, në qarqet politike, në media dhe deri tek përfaqësitë e huaja diplomatike, tema e dekriminalizimit të pushtetit, në qendër dhe në bashkitë e Shqipërisë, është bërë si kryetemë dhe rreth saj po vërviten saktësime e hamendje, të pathëna dhe të sakta të ditura, po sillen nëpër mend emra dhe ngjarje, nga arkivat e gjithë botës po nxirren dëshmi e po sajohen të tilla. Si do të thoshte Fishta, “një lamsh i madh asht ka ndodhë e as dreqi e i biri nuk po din se si po çartet”.

Në të vërtetë dekriminalizimi është fryrë se ka qenë një e vërtetë. Po të dëgjoje opozitën e sotme, gjysma e parlamentit, natyrisht nga mazhoranca, prej kohe duhej të ishte në të gjitha burgjet e botës, e po të ndiqje thirrjet e saj, prej kohe duhej të ishim në luftë kundër një qeverie të poshtër, hajdute, vrasëse, kundër kriminelëve më të mëdhenj të historisë së Shqipërisë.

Por , megjithë fryrjen, që ndodh zakonisht në politikën shqiptare, ajo që duhet bërë mbetet vetëm një: pushteti, në të gjitha hallkat e tij, duhet pastruar. E jo vetëm pushteti administrativ, legjislativ e financiar, por edhe pushteti gjyqësor, sidomos ky i fundit duhet zhbërë nga kriminalizimi.

Një shumicë të ndjeshme të legjislativit tonë , jo vetëm sot, por edhe më shumë në të djeshmen, e përbëjnë biznesmenë të fuqishëm, me kapitale të mëdha financiare, me një rreth të gjërë rreth vetes, të cilët, shpesh herë edhe vendosin mbi drejtimin e një vote të caktuar. Disa prej tyre e kanë bërë pasurinë në një tërthore të dyshimtë, në pak vite janë bërë të fuqishëm, kanë rreth vetes klane të ashpra dhe ngulmuese; pasurinë fillestare e kanë vënë duke qenë askush e më pas, pasi janë bërë pjesë e politikës, e kanë shumëfishuar atë në një proporcion gjeometrik të pajustifikueshëm. Nganjëherë rruga e pasurimit të tyre ke ecur përmes drogës, lidhjeve të paligjshme, por sidomos përmes korrupsionit galopant të paparë ndonjëherë në këtë vend.

Ndoshta është e drejtë që të mos jetë në listat e këshillave bashkiakë një njeri që është dënuar, qoftë edhe për një rrahje të rastit, por shumë më e drejtë se sa ai, nuk duhet të jenë në këshillat bashkiakë, ashtu si në parlament e në qeveri ata që e kanë vënë pasurinë dyshimshëm dhe ajo është shndërruar në vilat e stërmëdha, në zhvendosjen e pasurisë jashtë shtetit, në investime të dyshimta dhe të lidhura me klane të politikës. Këto të fundit është më e vështirë t’i zbulosh, pasi kanë dëshmi të pastër penaliteti, por, dëshmi e mbi dëshmi është ajo që kanë vënë vetë e familjarisht, deri tek dhëndurët, kunetërit, bijat e hallat.

Por shënimi im nuk ka të bëjë thjeshtë vetëm me këto. Ndoshta nëpër ujërat e pushtetit do të rrjedhin edhe për disa kohë shumë papastërti politike e financiare, pasi edhe dëshira për të ndryshuar rrjedhat është gjithnjë e më e paktë. Ndryshimi brenda natës i kahjes politike e bën të pavlefshme çdo lloj “dëshmie” korrupsioni apo e “higjienizon” biografinë e njeriut të përfolur. Nganjëherë kalimi bëhet aq i shpejtë, sa që edhe mendimi politik ende është i papërgatitur. Shpëtim Idrizi, për shembull, një biznesmen i pasur shumë, sa ishte në kahun politik shqupas ishte burrë i mirë për opozitën dhe i padashur për mazhorancën. Ndërrimi i kahut politik e bëri të dyshimtë për opozitën dhe “burrë të mirë”, bile nacionalist, për shumicën qeverisëse, aq sa e bënë edhe nënkryetar të parlamentit.

Kjo më kujton shpesh fabulën e njohur të Dritëro Agollit te romani i famshëm i tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” për njeriun me çibuk. Kur e mban një njeri me kapele republike, i thonë modern. Kur e heq njeriu me qeleshe, i thonë prapanik.

Por përsëri desha të dal mbi këtë ide për kriminalizimin, ose më saktë, desha të shkoj disi përtej saj.

Ligji për kriminalizimin ndëshkon secilin që ligjërisht quhet i dënuar. le të jetë ashtu, megjithëse e drejta e ndryshimit tek njeriu ekziston gjithnjë. “Vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”, më thonte dikur në Zvicër disidenti i përjetshëm, Adem Demaçi.

Por përtej kësaj kategorie, për të cilët nuk ndjej as dhimbje e as mërzi, në Shqipëri është i njohur fakti se janë ende të fuqishëm tre lobe, që herë pas here kanë bërë ligjin në Shqipëri. Lobi serb me rrënjë e me degë që nga Prishtina, ku ishte e është ende pjesë e qeverisë, e deri në Tiranë; lobi grek, që bëri faljen e detit si të falte një llokume pa arra dhe lobi islamik xhihadist.

Çfarë duhet bërë me këta njerëz, të cilët, jo vetëm shpirtërisht, por disa prej tyre, edhe organizativisht janë të lidhur me shërbimet fqinje, dhe që përmes tyre përçohet një linjë e ashpër antiatdhetare?

Ta zëmë se, në politikën shqiptare, kërkojnë të rifuten disa emra të njohur të shërbimit të dikurshëm serb, edhe të dënuar për këtë veprimtari. Duhen pranuar ata si përfaqësues të një rrethi të caktuar njerëzish, apo duhen lënë jashtë politikës dhe vetëvendosjes?

Shumë prej tyre nuk janë dënuar thjeshtë e vetëm se regjimi i shkuar ishte paranojak, por sepse shpirtërisht e organizativisht ishin të lidhur me shërbimin serb apo grek. Kapllan Resuli, për shembull, që tani del si Kapllan Resuloviq, thellësisht antishqiptar dhe përçues i idesë së serbizimit të vendit, nuk është rasti i vetëm. Po sikur në politikën shqiptare të kërkojë të rifuten njerëz si “Pashtriku”, çfarë duhet bërë?

Në politikën shqiptare janë ende të fuqishëm struktura të lidhura ngushtë me shërbimin e fshehtë grek, dhe megjithëse lehtësisht e naivisht mund të mendohet se tani po fryn një erë e re, moderne e pragmatike, përsëri, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën, këto shërbime e këta njerëz u shërbejnë qeverive të tyre, edhe në dëm të shtetit fqinj.

Duhen lejuar këta njerëz, thjeshtë se e kanë humbur dëshminë e penalitetit, të jenë ligjbërës e ligjzbatues? Këta njerëz nuk janë anonimë, ata shfaqen përditë përballë nesh, në kohërat e fushatave politike, si është edhe kjo e tashmja, megjithëse quhet e pushtetit vendor, ata marrin hov të paparë, përshfaqen në të gjitha vendet ku mendojnë se e kanë kohën për të futur megaliidhenë mes njerëzve, dhe në shkëmbim të saj të denigrojnë vendin e tyre.

Liria e fjalës, si mund të mendojë dikush, është e tillë, deri aty ku nuk preken interesat e shtetit tënd. Liri fjale ka edhe në SHBA, edhe në Evropë, por jo për të qenë parajsa e shërbimit të fshehtë, ta zëmë shërbimit të fshehtë ushtarak rus.

Në vendin tonë ka një bulim të pazakontë të lëvizjes islamike xhihadiste. Një rrjet i organizuar gjërësisht lëviz ende krejt lirisht nëpër truallin e politikës ose jashtë saj. Aktualisht është një ndër rreziqet më të ndjeshme për të na larguar gjithnjë e më shumë nga mendimi progresiv dhe fizionomia perëndimore. Zakonisht ata janë njerëz pa penalitete juridike, por dëmin e kanë shumë më të madh se të ketë dhjetëra penalitete. Duhen lejuar të futen nëpër strukturat ligjkrijuese?

Ndoshta, e gjithë kjo që shënova më sipër, mund të jetë e tingëllueshme si një mbyllje brenda vetes dhe purifikim i politikës. Le të mendohet si e tillë. Qëllimi i këtij shënimi, nëse mund të quhet i tillë, është që të hapim të gjitha dyert për ata q janë njerëzit e dëshmuar për shoqërinë tonë, dhe duke mbyllur dyert e të kriminalizuarve, të mos lëmë një bërxhik dritareve të hapur për njerëzit e grumbulluar rreth së keqes, që në këtë rast është më e dhimbshme se sa dhimbja e zakonshme.

Sepse është për të gjithë.

Bedri Islami June 7, 2015 12:08
Komento

8 Komente

  1. Gjergji June 7, 14:02

    Ti Bedri je I pelqyeshem ne shkrime.Por nqs. di gjera mire ben qe ti referoshe te ministri brendshem dhe kryetari i grupit parlamentare te pozite meqense ne skemi ShISH.Sa per dekriminalizimin kjo eshte loje kalamajsh,sepse si munde te pretendoshe se po ç’dekriminalizo parlamentin,vendorin, administraten kure ne krye eshte Basha,Mediu,Berisha ,Meta apo drejtuesi famkeq i shikut te 96-97 es Visho Ajazi.Tani une pyes : kush i ka beer me keq Shqiprise Frroku e Doshi apo emrat e siper cituar ? Une i bej thirrje popullit qe ne keto votime te shkojne masivisht ne votime,asnje vote PD ,LSI,PR ti besohet PS ne menyre qe ti behet nje lavash i pergjithshem shtetndertimit ne Shqiperi .Me besoni se ndryshe dite edhe me te veshtira do te vine.Une sjam socialist ,biles e urrej E.Ramen por socialistet kane fryme kujto Blushin,Pellumbin, Majkon,Ruçin!Daden etj.

    Reply to this comment
    • loni June 8, 08:36

      Zoti Bedri, jeni nje atdhetar i vertete! Shkrimet tuaja i bejne mire Shqiperise (perfshire tokat jashte saj)!

      Reply to this comment
  2. Fariu June 7, 14:13

    ……Te lumte dora i nderuar,Bedri Islami! cdo dite i shikojme me sy greket,serbet,talebanet.Cdo nate hame mutin e tyre.Cdo muaj futemi ne borxhe se paguajme haracin e tyre.Cdo vit zhytemi thelle e me thelle ne varferine e skajsheme.Po cfare te bejme??? Kujt ti ankohemi?? Kur cdo te Enjte te tre keto kategori na dalin ne podiumin e pallavramentit dhe na bejne politike e flasin ne emrin tone??? Kane dale rrugeve e kerkojne edhe vota???Skemi cfare te bejme i nderuar! Por Tyj te falenderojme se na gadulis atje ku na kruhet!!!

    Reply to this comment
  3. fred June 7, 16:43

    Me sa di une ekziston dicka e tille e quajtur certifikate sigurie per struktura te caktuara. Per sa kohe kete kompetence e ka ekzekutivi te keshilloj te adresohesh me sakte ne artikullin tend dr. Islami dhe te mos e lesh fajin kopil…pastaj duhet te thuash dy fjale edhe per lustracionin qe te besh plotesisht drejtesi dhe sherbim atdhetar e patriotik.

    Reply to this comment
  4. kastriot June 7, 17:28

    Problemi eshte me i thjeshte se sa mundohen ta paraqesin.Ne muajin korrik2013 trumbetohesh per organezimin e zgjedhje me te mira te bera ndonjehere packa qe pak ndryshim kishte pervec qe pushteti i kishte djegur kreditet me zgjedhjet e 2011 kur kutite u shkyen ne depot e TEG de e kishte vendosur te leshonte shumicen ne kuvend per te mbajtur pushtete e pushtuara perpara dhe ti lejonte fituesit te luanin rolin e papagallit. por pas pak kohe kur i ‘gjati’ sajoi koalicionin e madh dhe platforma per ndryshime te rendesishme institucionale qe ja mundesonte 84 votat kuvendi na doli qe qenkesh kriminal dhe duhesh dekriminalizuar pavaresisht qe mundesine per dekrimanalizim pd e rendoi me tej vete kur futi ne kuvend nje kriminel te pakten i pandehur ne Lac.pra fut kriminelin edhe pse nuk rezulton fitues dhe kerkon dekrimimalizim te kuvendit.cuditem me nderkombetaret qe per kete rast nuk u ndjene por kerkojne dekriminalizim pergjithesisht jo duke perdorur nje
    personazh qe nuk bind perdrejtesine e ceshtjes se tijNuk jane dakort me vullnetin e
    shqiptareve ky eshte problem tjeter qe ben te pabesueshem problemin.Sic tha the zoti Lu shqiptaret jane aq te zgjuar sa te mos pranojne ne maxhorance ate lloj politikanesh{ qe pasi vrasin ne bulevard ne fillim genjejne pastaj kercenojne se vrasin dhe3000 te tjere pastej thone se nuk dihet se kush i vrau}pjesa na kllapa eshte e imja.Koha do te tregoj jo te gjithen

    Reply to this comment
  5. LILOLABJA June 7, 19:50

    Analize e shkelqyer !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  6. semanjaku June 7, 20:41

    Tjerje fjalesh,,,kush do ta percaktoje te inkriminuarin,,,partia qe propozon,,,,gjykata qe eshte vete plotesisht e korruptuar,,,,ata qe jane bere bosa me ane te korrupsionit dhe krimit,,,apo popullit qe I serviren emra dhe ai eshte I detyruar te zgjedh ne mes te nje propogande marramendese qe na cfaqet ne ekrane cdo dy vjet?. Shikojeni cpo ndodh ne kete fushate,,,te gjithe kandidatet dalin te paster,,menaxher super te zot,,,,me programet e tyre vendi jone pas kater vjetesh do te gdhihet ZVICER,,,flasin sikur kane zbritur nga nje planet tjeter dhe nuk kane qene vete ne krye te disa puneve,,dhe fanatiket e kane ndare mendjen,kushdo qofte nga partia e tyre,,,fukarenjte presin kush do ti paguaj me shume,,,pjesa gri rri e pret. Sa per sh I sh in as qe ja vlene te merresh,,kryetari eshte vete nje figure e piste.

    Reply to this comment
  7. "BALASHI" June 8, 10:24

    I mrekullueshem. I jashtezakonshem. Me sa vrej ju dini ne fushen qe cekni ne shkrim. Atehere vepro me mire per çeshtjen Kombetare. Une kam besim.
    Me bere qejfin per ate Kapllan Resulin. Ai eshte aq anti shqiptar sa nuk mund ta kap truri i njeriut. Erdhi ketej per te bere keq. Madje u prezantua si shkrimtar i madh me romane te vjedhura nga nje shqiptar maqedonas. U zbulua e u burgos nga regjimi dhe ja ku e nxorri koken para pak ditesh me anti shqiptarizmin e tij. Thjesh ndyresire.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim