Skandali “AB 208”

Kujtim Boriçi June 8, 2013 11:55

Skandali “AB 208”

Helikopterë luftarakë për uikeend për shoqëruesit e Imamit, kolonelë besnik, femra e biznesmenë! Për të plotësuar deri në fund këtë skandal, dhe 15 minuta fluturim terrorizues mbi banesën e ish-Presidentit të Republikës Bamir Topi, “armikut” të kreut të qeverisë Sali Berisha.

Konfirmimi i rrethanave të ngjarjes skandaloze vjen nga gjeneral Dhori Spirollari, Komandant i Forcave të Armatosura, i shkarkuar nga ushtria para pak ditësh: “Kërkova me 3 shkresa zyrtare shkarkimin e Komandantit rë Bazës Ajrore në Farkë, por ministri Arben Imami e zvarriti. Kërkova nga Imami e SHIU të merreshin masa për personat që udhëtuan me atë helikopter, por ata heshtën. Ironia është që u shkarkova unë”. – pohon mes të tjerave për ‘Dita’ gjeneral Spirollari…

Gjeneral Spirollari ofron në këtë denoncim publik edhe dokumentet zyrtare që ai i ka dërguar në Shtabin e Përgjithshëm, ministrit Imami e Presidentit të Republikës. Detajet, nëpërmjet intervistës së gjeneral Spirollarit botuar sot ne DITA.

 

Zoti Spirollari! Si qëndron ngjarja me ngritjen e një helikopteri ushtarak nga Baza Ajrore e Farkës, për të cilin u përfol disa ditë më parë një implikim me banesën e ish-presidentit Topi?

– Po. Është e vërtetë. Komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, kolonel Sokol Çunaj, duke shfrytëzuar vënien e një helikopteri në funksion të mbështetjes së Komandës së Forcave Tokësore, ka përdorur të dielën, ditë në të cilën nuk ka pasur stërvitje, avionin për qëllime të tjera… Sigurisht, për ngjarjen e rëndë, përfshi dhe fluturimet terrorizuese mbi banesën e ish-Presidentit Bamir Topi, unë kërkova dhe zhvillova një analizë të plotë. Mora masat që më jep rregullorja për shkelësit e ligjit dhe kërkova lirimin e kolonel  Çunajt. Por ministri Imami nuk më mbështeti.

 

Kur dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja?

– Komanda e Forcave Tokësore, na kërkoi zyrtarisht një helikopter për stërvitjen që do të zhvillonin nga data 27 mars, deri në 31 mars të këtij viti. Në përputhje me kërkesën dhe detyrimin që kisha, firmosa urdhrin përkatës dhe ja dërgova për zbatim Komandës së Bazës Ajrore të Farkës. Në rastin konkret, bëhet fjalë për helikopterin AB-205 (Agusto), një nga mjetet ajrore të këtij reparti.

 

Çfarë ndodhi më pas?

Ditën e dielë, më 10 mars, komandanti i Bazës Ajrore të Farkës, koloneli Sokol Çunaj, ka njoftuar në Komandën e FA që do të niset një helikopter në mbështetje të stërvitjes së Forcave Tokësore. Më vënë në dijeni dhe jap ‘ok’. Por në fakt, siç mësuam më vonë, atë ditë nuk ka pasur stërvitje nga Forcat Tokësore dhe helikopteri ishte ngritur për ëikeend dhe qëllime të tjera. Ngritja është bërë në kundërshtim flagrant me çdo rregull. Siç doli nga analiza, Komandanti i Farkës, kolonel Sokol Çunaj, në kundërshtim flagrant me rregulloren, duke qenë vetë dhe në rolin e pilotit, ka urdhëruar që të mos shënohen në regjistër emrat e personave që do të udhëtonin me helikopterin AB-205.

 

Kush kanë qenë personat që kanë udhëtuar me helikopter të dielën?

-Ka qenë komandanti i Bazës, kolonel Sokol Çunaj(në rolin e pilotit),

kapiten Olgert Hysa, pilot, rreshter Besnik Hysa teknik bordi dhe  Roland Bushi, shoqërues i ministrit Aben Imami. Nga analizat që bëmë, ka qenë dhe një biznesmen dhe një femër, dhe dy civilë të tjerë që duhet të kenë hipur në ndalesë jashtë repartit të Farkës. Por ata që shkelën me ‘dy këmbët’ ligjin, nuk kanë pranuar të bëjnë publik emrat e personave të plotë që kanë shëtitur atë ditë me helikopter.

 

Keni informuar Shtabin e Përgjithshëm e ministrin Arben Imami?

-Sigurisht, zyrtarisht disa herë. Bashkëpunuam dhe me drejtues të SHIU-t në Ministrinë e Mbrojtjes. Në fillim ata shprehën interes, por më pas heshtën. Dhe sot heshtin e nuk konfirmojnë zyrtarisht se cilët persona jo ushtarakë ishin atë ditë në helikopterin AB-205.

 

Cili ishte misioni i helikopterit ilegal atë ditë?

-Komandanti(njëkohësisht dhe pilot) Çunaj u justifikua se ndaluam për shkak të motit nja dy herë… Por në fakt, pas analizave të specialistëve dhe verifikimit të motit ditën e fluturimit ilegal, koha ka qenë e mirë. Por në rrugë të tjera, është mësuar se minimalisht janë bërë dy qëndrime(ulje), dhe kanë qëndruar për drekë në Lezhë. Skandali nuk mbaron këtu, vazhdon me fluturim provokues mbi qendrat e banuara në kryeqytet, konkretisht, mbi shtëpinë e ish-Presidentit të Republikës Bamir Topi.

 

Çfarë ka ndodhur konkretisht tek banesa e Bamir Topit?

-Minimalisht mund ta quajmë incident. Ne kemi verifikuar teknikisht se mbi banesën e tij janë bërë xhiro me helikopter për 15 minuta, duke u afruar në një distancë 20 metra. Ka qenë terror për familjen por dhe një provokim. E theksoj këtë se piloti (për më tepër komandanti i Bazës) e di shumë mirë se ka një urdhër kategorik për objekte të rëndësisë së veçantë, ku përfshihen banesat e ish-Presidentëve të Republikës.

 

Mund të na thoni përse ky incident mbi banesën e Bamir Topit?

-Kjo kërkon hetim. Di që Bamir Topi, menjëherë i alarmuar ka njoftuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gardën e Republikës e institucione të tjera. Ka dhe një mesazh të nesërmen ku kërkon përgjigje për çfarë ka ndodhur ndaj tij  një ditë më parë. Këtë mesazh e kam edhe unë e ua vë në dispozicion… Por nuk ka asnjë përgjigje. Këmbëngula për analizë të plotë dhe masa të rrepta siç e parashikon ligji dhe rregulloret tona.

 

Cili është konkluzioni?

-Si kreu i Forcave Ajrore, nuk mund të toleroja këtë ngjarje të rëndë e pa precedent. Bëra analizë me gjithë shefat e FA dhe realizova kompetencat e mia. Së pari, Sokol Çunajt, i hoqa të drejtën e fluturimit, e pas analizës së hollësishme, propozova për shkarkimin e  tij… Por thashë dhe më lart, Imami nuk më mbështeti, ai i kishte krahët e ngrohtë… Vonë, u shkarkua… Efektivi i FA është i shqetësuar për këtë skandal, pasi ai mbetet pa analizë të plotë e pa ndëshkimin që kërkon ligji.

Kur unë kërkoja me këmbëngulje nga Imami zbatimin e ligjit(zyrtarisht me shkresa që ua ve në dispozicion), unë e dy kolegë të tjerë gjeneralë, Sandër Lleshin e Abaz Lleshin, nxirremi në lirim!

 

Informacioni në “veshin e shurdhër” të ministrit Imami

Gjeneral Dhori Spirollari, pas analizës së skandalit, i dërgon informacionin Imamit e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Informacioni(me firmë e vulë) mbanë datën 12 mars 2013. Ndër të tjera në, për ngjarjen e datës 10 mars thuhet:

-…Misioni i kryer në datë 10.03.2013 nga helikopteri i Bazës Ajrore Farkë, ka qenë planëzuar në bazë të urdhrit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm nr. 108 datë 08.03.2013, por nga komunikimi me Komandën e Forcës Tokësore mbështetja me helikopter për këtë datë nuk është kërkuar nga ana e tyre.
-… Gjatë kryerjes së misionit në etapën e parë të fluturimit (në vajtje) pilotët, në informacion deklarojnë për kushte të vështira meteorologjike (erë e fortë dhe rryma zbritëse/ngjitëse dhe turbulenca), gjë që është kontradiktore në informacionin e dhënë nga shërbimi meteorologjik i Forcës Ajrore (informacioni i raportuar i kushteve meteorologjike për datën 10.03.2013) ku raportohet erë me shpejtësi 1-3 m/s me drejtim jug-lindje për zonën Shkodër dhe Lezhë.
-… Në etapën e dytë të misionit atë të kthimit për në bazë, ekuipazhi deklaron përsëri kushte të vështira meteorologjike, të cilat i detyrojnë të kryejnë ulje dhe fikjen e helikopterit në zonën perëndimore të qytetit të Lezhës. Ky deklarim përsëri është në kundërshtim me të dhënat e shërbimit meteorologjik të F. Ajrore, të cilët kanë raportuar për erë me shpejtësi max deri në 9 m/s, pra plotësisht brenda limiteve të fluturimit me helikopterin AB-205.
… Gjatë afrimit për në rajonin e Bazës Ajrore Farkë, pilotët deklarojnë procedurë normale nga pika veriore e afrimit për në rreth (jepen koordinatat), deklarim që reklamohet nga raporti i grupit të shërbimit të Gardës së Republikës për fluturim në lartësi shumë të ulët mbi objekt të rëndësisë së veçantë (vila e ish-Presidentit). Ora e raportimit të Gardës përputhet me orën e fluturimit të helikopterit 12:15.
-… Problemi i mungesës së plotë të komunikimit në ajër gjatë gjithë kohës së operacionit është deklaruar si nga pilotët ashtu dhe nga QKR e Forcës Ajrore. Komunikimi ndërmjet helikopterit dhe QKR-së është realizuar vetëm në fazën e parë dhe të fundit të operacionit përkatësisht në oraret 09:56 dhe 11:46.
– Nga deklarimi i teknikut të bordit të helikopterit Rreshter Besnik Fusha rezulton se në helikopter kanë hipur dhe katër civilë, të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës së fluturimit. Për këta persona nuk kishte as dokumentacion identifikimi dhe as për hyrjen në repart dhe as për lejimin për fluturim me përjashtim të regjistrimit të targave të makinave personale…..

Gjeneral Dhori Spirollari(Firma)

 

 

  SMS-ja e Bamir Topit: Më shpjegoni përse më terrorizoni!

 Lidhur me incidentin në shtëpinë e tij, më 10 mars 2013, ka reaguar menjëherë dhe ish-Presidenti Bamir Topi. Ai ka njoftuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm dhe Gardën, duke kërkuar shpjegime. Por asnjë shpjegim nuk i është dhënë. Të nesërmen, ai i dërgon një mesazh Shefit të Shtabit të Përgjithshëmpër këtë fakt. Në mesazhin e dërguar thuhet:

”Përshëndetje! Kam pritur përgjigje për sa ju njoftova për terrorin që u ushtrua mbi banesën time, ashtu siç biseduam dhe ramë dakord. Por asnjë përgjigje nuk po më jepni. Me respekt, Bamir Topi”.

 

 

 

Kujtim Boriçi June 8, 2013 11:55
Komento

53 Komente

  1. shpatar June 8, 10:46

    Turpet e kesaje qeverisje dhe veprimet e ketije shoqeruesi monumentesh kishin si synim te friksonin Bamirin.A do te japin ndonjehere llogari para gjyqit apo do mbetet te listat e hakmarrjes ?.Kjo eshte dilema shqiptare .Po vendosem te paren Shqiperia shkeputet nga e kaluara e qeverisjes mesjetare .Po funksjonoje e dyta gjaku shqiptare do te kete ADN e hakmarrjes.

    Reply to this comment
    • zerina June 8, 12:31

      Ketu vdesin njerez se nuk mberrijne ne kohe ne spital se nuk ka ambulanca, ose ambulanca per shkak te problemeve rrugore nuk mberrijne kurre ne spital dhe sikur qofte edhe nje helikopter te vihej ne sherbim te shendetesise. Nderkohe helikopteret jane per te bere udhetime qejfi e per te udhetuar rehat b.tha e saliut dhe sherbetoreve te tjere te pushtetit mafioz, hajdut e matrapaz.

      Reply to this comment
      • Ana June 8, 16:04

        Ushtria eshte katandisur ne gjendje skandaloze ne shqiperi,ne gjendje te turpshme.kjo per shkak te krye-pleres Imami qe si anetar i devotshem i klanit berisha shkaterruan cdo gje
        eshte per te ardhur keq kur sheh gjithe kete urrejtje per njerez qe ndajne mendime te ndryshme nga ata,dhe akoma nje urrejtje me e madhe per mbeshtetesit e rilindjes.kete gje e bejne vetem humbesit

        Reply to this comment
    • ganimete June 8, 12:34

      Epo jemi ne qeverisjen ku kryeministri jeton me koken pas reve, udheton me helikpter dhe kenaqet se si rrenohet Shqiperia nen kembet e tij, se ai ashtu e do te shkrete, te mjeruar, qe te dhunoje, te beje presion, te nenshtroje e te beje premtime qe s’i mban kurre sa here ka zgjedhje.
      Helikopteret jane per saliun i cili s’mund te udhetoje ne rruget jashte cdo standarti qe ka ndertuar vete vetem per te vjedhur sa me shume eshte e mundur!

      Reply to this comment
    • bimi June 8, 12:38

      nje tjeter skandal thone keta skandalet e qeverise nuk rreshtin cdo dite madje tashme jane bere kaq shume saqe nuk po i numerojme do t me fare kjo eshte fytyra e saliut dhe e qeveritareve te tij dine te bejne vetem vandalet dhe nuk dine te sillen si intelektuale.kjo do te marre fund me 23qershore

      Reply to this comment
    • dani June 8, 12:40

      po cmund te presesh me shume nga njerez qe kane hyre ne pushtet vetem ne baze te militantizmit dhe pa asnje lloj merite intelektuale. kjo eshte nje arsye me shume se perse duhet shporrur sa me shpejt saliu dhe shpurra e tij qe po mundohen ne cdo lloj menyre te ulin reputacionin e politikes te qytetaret.

      Reply to this comment
    • D12 June 8, 12:43

      edhe 25 dite i kane ngelur per te shetitur me helikopter ketyre rrugaceve qe nuk dine se cte bejne me fondet e taksave te taksapaguesve shqiptare. do te denohen te tere pas 23qershorit sepse eshte mese normale qe tani mos ti denoj njeri sepse edhe ne gjykata rrugace si keta jane vendosur nga plaku sali

      Reply to this comment
    • dushi June 8, 12:48

      po cmund te presesh tjeter nga saliu dhe kriminelat qe ka vendosur neper postet kyce te qeverise. ashtu si e gjithe qeveria edhe keta jane te paskrupullt dhe po mundohen me te gjitha menyrat te krijojne terror tek qytetaret por kjo eshte vera e fundit qe bejne pushime dhe udhetime me helikopter me leket e popullit pas ketyre udhetimeve i pret vetem burgu te gjithe ata qe kane abuzuar

      Reply to this comment
    • ORGI June 8, 12:52

      po ku kujtojne se do te shkojne pas 23qershorit te gjithe keta qe po abuzojne me fondet e me mjetet e shtetit te gjithe ne burg e kane vendin bashke me krye mafiozin e tyre saliun dhe lepirsin e tij te besuar Imamin. 23 qershori erdhi nuk eshte fare large dhe te gjithe do te gjykohen

      Reply to this comment
    • Era June 8, 12:56

      ky eshte pikerisht modeli i shemtuar qe duhet zhdukur nje here e mire nga vendi dhe kjo mund te behete vetem nese te gjithe shqipetaret votojne sebashku projektin e Rilindjes te Partise Socialiste me ne krye Edi Ramen.

      Reply to this comment
    • Populli Shqipetar June 8, 18:34

      S’ma do mendja qe eshte terrorizuar nje ish Komandant i fuqishem i Ushtrise nga nje zhurme helikopteri. Ky gjenerali i forces ajrore pohon se ka pas femra ne helikopter, a thua e frikesojne femrat ish presidentin tone??? Une nuk e ngre dot nje helikopter ushtrie, ky helikopter eshte ngrijtur me urdherin e ketij gjenerali qe eshte kopetent i kesaj force dhe nese jo do te thot qe paska qen nje HIç per njerezit e tij! Nje gje kam te paqart une ne kete artikull; ky ish gjeneral Dhori, mori ndonje mesazh nga vet Z.Bamir apo hamendeson se nuk e besoj se ka aq by…sa te lexoj mesazhet e Shefit te tij dhe per me teper te deklaroj se si ka kthyer asnjeri pergjigje ish presidentit tone. Po te ishte keshtu kjo perralla qe tregove ti more mender gjeneral, vet Zoti Topi do kishte folur me pare i indinjuar dhe do te kishte dekoruar edhe ty me pare per pune te Shqyer!

      Reply to this comment
    • Ani June 9, 18:01

      Po mire more gjeneral kur ishe ne detyre pse nuk fole.Aq gjeneral i mire ke qene sa skontrollon dot vartesit e tu.pse pikerisht zgjodhe kete kohe per te folur.A nuk te duket pak politike se ke qene edhe ushtarak.Nese kjo eshte e vertete eshte skandal po aq sa skandali i jot me skrapin.Po si gjeneral sa helikoptere ke lene ne pune.Po fol per lidhjet e tu me firmen e motorave ne itali me kontraktor shqiptar qe ke bere presion mbi personelin tend qe te firmoset kontrata.Po ju nuk keni marre helikopter per veten tuaj pa urdher te mm.Je i zhytur deri ne palce o gjeneral dhe nje pjes te bemave tua e pagove tani me duket se do paguash haramin qe ke vjedh.

      Reply to this comment
      • analisti i ajrit July 2, 19:50

        Ani, e kuptoj qe bene komente pa lexuar shkrimin.Se pari duhet te lexosh materialin dhe pastaj te besh komente.Helikopteri eshte ngritur pa urdher.Piloti dhe njekohesisht komandant erparti ka per detyre te zbatoj rregullat,jo ti shkeli ato vete.Ai ka mashtruar dhe fshehur veprimet e tij.Sigurisht ai ka patur nje mbeshtetje nga larte,,pikerisht per kete ai qendroj komandant mbi dy muaj,mbas propozimit per shkarkim .Mendoj se duhet te keshe iden se si veprohet ne institucione ,ka rregulla komunikimi ,behen analza dhe dalin pergjegjesit pastaj njoftohet medja.Nuk eshte normale qe menjeher te njoftoshe medjan.Gjenerali ka analizuar gjendjen ka nxjerr pergjegjesit dhe ka bere propozimet,gjithashtu ka shkarkuar personat qe i kishte ne kompetence vete,ne menyre urgjente.Ai nuk ka theksuar se ka patur femra apo bisnesmen,kjo eshte aludim i medjas.Ai ka theksuar se ka patur kater persona ,por personeli nuk deshmon se cilet kane qene,me perjashtim te shoqeruesit te Imamit.Per sa i perket kompetences per ngritjen e mjeteve ne ajer ajo eshte kompetence e Komandantit te Forces Ajrore,dhe per qellime te tjera e SH.SH dhe ,MM.
        Nuk besoj se eshte ne karakterin e Gjeneralit te flasi mbas lirimit ,qofte dhe te pa ligjshem,kush e njeh nga afer do thote te kunderten.Nuk eshte nga ata qe e fillon me shprehjen shume i nderuar zoti Minister,ose vetem na urdheroni se ne bejme cdo gje per ty.Ka nje kariere qe do e kishin zili shume ushtarak,sa ne shkollat ushta,aq dhe ne reparte,akademit dhe kolegjet i ka bere nga dy here sa ne Shqiperi aq dhe jashte,ka mesuar gjuhe te huaja kur te tjeret pinin raki.Eshte i pa afte te marre leke per gradime ,sigurisht qe ka prishur dhe qefe se ka lene injorantet pa grada,se te miret i ka perkrahur.Dhe se fundi ,te nderuar komentues,mos u nisni nga konsideratat personale per Ish Presidentin Topi,cdo shkelje duhet te ndeshkohet.Ky raste ka vetem dy fajtor,Imamin dhe Gjynkshin dhe nje viktim,Kol,Sokol Cunaj,qe i degjoj dhe veproj me koken e vete pa njoftuar komandantin e vete.Cdo beje Imami ne qofte se helikopteri neser fluturon mbi shtepin e tij?.Per situata shume me te lehta ai ka kerkuar pergjegjesit,per kete ka heshtrur mbi dy muaj,nuk flasim per Gjynkshin se ai pershesh ha.
        Sigurisht nuk duhet te merziten ne qofte se del ndonje gje tani,keto duhet te ishin bere publike nga zyra e shtypit te Ministrise Mbrojtjes qe ne momentin qe shtypi filloj te interesohet.

        Reply to this comment
      • i paafti July 5, 21:10

        Ani bene perpjekje per te krijuar tumnaje por pa sukses.Duhet te dishe qe gjenerali nuk eshte marre me ndonje firme ne itali me kontraktor shqiptar etj.Motorat e helikoptereve riparohen ne angli more zoteri ose zonje.Firma Helikopter Italia i dergon ne angli, keshtu qe i ke me te degjuara te gjitha.Por me kryesorja eshte se Forca Ajrore nuk ka asnje detyrim per keto kontrata sepse ato jane bere nga Ministria e Mbrojtjes dhe pergjigjet Farka.Forca ka pergjegjesin per gadishmerin por jo per riparimet dhe per leket ,keshtu ne qofte se ke nje emer nga vartesit qe eshte detyruar te firmosi permende me emer.
        Per sa i perket skrapit ka specialiste te thekur ne Ministri dhe ShPergjithshem dhe nuk mund te konkurohen,forca ajrore ka dorezuar nja 1000tone teper per te mbuluar sasin qe mungojne brigades logjistike,ku ka qene Shoku Xhemal dhe Syrja,besoj me kupton ku eshte fjala
        Meso para se te shkruash,informohu me shume ,e di qe befasohesh por nuk jane te gjithe te lyer ne kete shoqeri ,ka dhe nga ata qe japin grada,arsimim,vendpune ,qe demontoje dhe riparojne pa pare se sa fitojne ,por bejne detyren sipa standarteve te shoqerive moderne.E di qe do e quash paradokse kete ,por kjo eshte puna jote dhe te atyre qe te mesojen te shkruash ose me veprime ,
        Here tjeter konsultoju para se te shkruash

        Reply to this comment
  2. Piloti i çartun June 8, 12:18

    Ne nuk mund t’ja prishnim Argites te ciles i beme nje xhiro neper Shqiperi per te pare kete çiflig qe i ka lene babai…
    NE PUNOJME PER FAMILJEN E SALIUT!!!
    Tani mos e kruani shume …dhe kujdes mos dilni per gjueti!!!

    Reply to this comment
  3. MIRJEN June 8, 12:29

    Turpet e kesaj qeverie jan te pafundme … Ky eshte skandali i radhes dhe kushedi sa do degjojm pas tije….qeveria eshte e marre fund dhe e kapur nga te gjitha anet me ate qe gjasme e luftoj mafjen… Turp Turp Turp… NDESHKIM NE 23 QERSHOR

    Reply to this comment
  4. b.kanani June 8, 12:46

    O Zote kur do behemi shtet ligjore,gjithkushe shkel ligjet e vendit te gjykohet pamvarsishte se kush eshte.kjo qe po ndodh me ne nuk ndodh as ne afrike e kudo gjetk cfar behet si eshte e mundur te tallesh me nje popull kaq hapur.

    Reply to this comment
  5. denari June 8, 12:48

    ushtria jone eshte degraduar komplet dhe eshte shume shume e turpshme q eushtria jone antare e natos te ndodhin skandale t etilla qe askush nuk jep pergjigje per to dhe mbahetn te fshehta

    Reply to this comment
  6. elona June 8, 12:51

    ushtria jone ne vend qe te jete model epr te gjitha vendet e ballkanit dhd per faktin qe eshte antare e natos esht kthyer ne model te keq ne nje ushtri jo dinjitoze dhe nje ushtri njerizesh jo profesionista qe ppunojne vetme per partine

    Reply to this comment
  7. albana June 8, 12:53

    si plot gjera te tjera qe shkaterroi berisha dhe rrenoi ne shqiperi mund t efutet pa dikstuim dhe ushtria dhe kjo na ben te ndihemi t eturpshem sepse ne cdo vend te botes ushtria eshte krenaria e vendit

    Reply to this comment
  8. ergi June 8, 12:55

    te gjithe jemi te bindur se ushtria esht ekthyer thjesht ne nje ushtir parite qe merr udhra nga arben imami e slai ebrisha te dy jo profesioniste e per me teper amator te kesaj fushe,tmerr per nje shtet te natos

    Reply to this comment
  9. Maksi June 8, 12:55

    Saliu i meson fmive gjeografin me pamje reale !! I mere i hyp ne helikopter i trego trevat e shqiperise dhe i thote: KE DO TE BLEJ PER DITLINDJE !? me sakt thote ket te marim se per te ble ai ska lidhje se nuk harxho lek thjeshte vjedh !! Helikopteri prit kur ta shofesh me ndonje agjensi udhtimesh ose dasmash te jepet me qera

    Reply to this comment
  10. arber June 8, 12:56

    ndaj 23 qerhsori duhet t esherbeje dhe per riilindjen e ushtrise si e vetmja menyre qe shqipatret mund te thoen fjalen e tyre ne lidhje me kete aspekt ndaj duhet t emebshtesin planin e rilidnjes per rilindjen e ushtrise

    Reply to this comment
  11. Pellumb zaimi June 8, 13:20

    Turp e kaluar turpit. Sillen me mjetet shteterore si me mallin e babait. E besoj gjen. Dhorin per cdo gje sepse e njoh skrupulozitetin e tij ne detyre. E kam pasur koleg. Vetem ne shtetin tone ndodhin shperdorime te tilla te detyres sepse shtetin e drejton nje halabak si sali fazllic berisha. Sheh rrushi rrushin e piqet. Vetem ne nje ore fluturim helikopteri ab-205 harxhon 80 litra vajgur here 2000 lek litri nxirreni vete masen e shperdorimit te detyres pare ne kete aspekt. Por ne rastin konkret bashkohen nja dhjete elemente te shperdorimit te saj. Cfare ben mor z.llalla? Pse nuk e ngre akuzen apo e ngre kur te jep urdher saliu? Ja ku e ke rastin flagrant,perpara syve. Nje dite duhet te japin llogari keta monstra qe tallen me djersen e popullit. Duke filluar nga ai palo aktori i deshtuar e deri te xhemal vikiliksi. Saliu po e po sepse eshte koka e gjithe qelbesirave te shqiperise… More po ajo opozita a sheh dhe degjòn gje apo eshte e zene me rilindjen e kusarise!!? Nuk e do denimin e saliut ajo,jo. Ve bast se me marjen e pushtetit (dhe do ta mare sipas planit te nderrimit te monopoleve) saliut nuk ka per t’i hyre asnje gjemb ne kembe. Ketu do jemi… Skenari i sundimit dypolar eshte ceshtja kryesore e platformes se… Masonerise shqipfolese.

    Reply to this comment
    • Pellumbi June 8, 19:02

      Edhe une e besoj shqetesimin Gjeneral Dhorit, se i vjen zore te iki me ndershmeri dhe pa nxjerre ne pah kto paturpesit e tij, keshtu te pakten i rrefehet popullit…O zoti koleg a ngrihet helikopteri ne ajer pa urdherin e Gjeneralit te Forces Ajrore?! Une ve bast qe gjeneral dhorin e beson gjith shoqnia se gjeneral sandrin e beson vetem perendia katolike…

      Reply to this comment
    • juli June 10, 10:13

      o ti pellumb zaimi.nji pyetje per dhorin meqe paske punuar.a e ka shkel ligjin noi her dhori.dhe si u be gjeneral nji rraketaxhi qe ska lidhje me aviacionin.kaq du me dit.spo te pyes per avionet qe prishi per te cilet baba im ka len lesht

      Reply to this comment
      • analisti i ajrit July 2, 20:12

        Ti qenke vertet i formuar dhe intelektual,i ngjake babajte tende,nuk thote kote beme baba te te ngjaj.
        Se pari ,gjenerali ka mbaruar Shkollen e larte dhe akademin per Mbrojtjen Kunderajrore, dhe akademin e forcave ajrore ne gjermani Ne zoteri ,thuaja dhe babajt tend, nuk kemi ,aviacion por Fora Ajrore,ku futen avionet ,radaret e zbulimit,raketat ,ka dhe helikopter per mbeshtetje.Sic e shikon ne qofte se ke sy te shikosh , cdo oficer pilot ,i radareve dhe i raketave mund te jete komandant i Forcave Ajrore.Analiza duhet te behet c’fare beri gjenerali e ngriti me larte Forcen Ajrore apo e la ne vend.Koha e babajt tend ka ikur me kohe,per sa i perket shkaterrimit te aviacionit mendoj se e ke gabim se eshte nxjerr jashte strukturese para 2010 kur eshte bere komandant Dhori,por dhe sikur te ishin ne armatim duhet te hiqeshin se u kishte kaluar koha ,ashtu si babajt tend,qe nuk besoj se ka lene emer se do ta permendje.Merr kurajon dhe permendja emerin dhe do kesh pergjigje shume te sinqerte per kontributin e tij,forca ajrore i respekton njerezit. Nen kujdesin e gjeneralit eshte botuar nje liber me historin e aviacionit,te rekomandosh ta lexosh se do mesosh.Flm dhe lexo te mesosh jo vetem rucken,ka ikur koha e piloteve rrumpalle,eshte koha e me te mireve dhe ata po shkelqejne ne forcen ajrore.

        Reply to this comment
  12. albanesi June 8, 14:23

    kjo eshte qeveria e shpellarit te perjetshem kapterr I salli b.thekue.

    pastaj vjen ai kapterri i kategorise se II imam bajalldia qe duhet ti kujtosh ate nofllen e thyer nga kapterr salliu. Kapterri i kategorise se III Nishan i ZI eshte i zene duke vleresuar noksanllekun e tij si kapterr i pergjithshem.

    Reply to this comment
  13. zekthi' June 8, 14:40

    Keshtu i perdor NATO dhe nje shtet anetar i NATO-s, mjetet ushtarake , per te bredhur e henger dreka njerez anonim per publikun dhe Ligjin ?
    Ne kthin te pire e bere tap terorizojne familjet shqiptare sikur kjo NATO te ishte organizat terroriste ?
    Aq me keq, familjen e ish presidentit te Republikes qe ka status te veçante dhe shteti eshte i detyruar me ligj ta ruaj e trajtoje sipas ligjit.
    Po me qytetaret e tjere si sillet Saliu ?
    Mos i trajton Imami mjetet me statusin e gjeneralit te Jugut te 1997, si e ka etiketuar saliu, dhe siç e dergoi ne jug atehere ?
    Mos beri stervitjen me keto mjete per te qene gati tani ne muajin e zgjedhjeve ?
    A eshte njoftuar shtabi i NATO-s per kete skandal te Saliut dhe Imamit ?
    A eshte bere denoncimi ne prokurori ?

    Reply to this comment
  14. kelcyrjoti June 8, 15:33

    po i kthejn helikopteret ne bordello sperm gjithkund larot e berishes jan ne ekstaz . dhe ky gjenerali do paditet per shpifje ndaj te bej 20 miljon gati hajde shtet i sales hajde.sali bamiri do ta haj koken.dhe behu gati per te dhen llogari per urdhrat qe ke nxjer ne 97.haga te pret.

    Reply to this comment
  15. desi June 8, 15:40

    po rrini o njerez se nuk e dini8 cfare po flisni,ju shyqyr qe shikoni nje lajm per partine demokratike dhe ngelet tu be komente negative,injoranca juaj eshte shume e thelle,ju flisni per gjera qe as nuk i dini se si funksionojne dhe as sesi jane ne te vertet.per ju socialistat e faqes ngelen te njetat komente kudo,po rrini o njerez si mund te flisni ju p[er zotin Imami dhe per punen e tij kur ju akoma sdini se cfare rregullash ka NATO,Ju lutem kerkoni ne internet informacionin dhe me pas do bini dakord me mua kur ju them se shteti une e sidomos zoti Imami eshte treguar shume korrekt me punen e tij,pasi nje vend qe eshte pjestar i Natos duhet te respektoje te gjitha rregullat qe ka kjo organizate,te cilat sigurishte nuk do te lejonin veprimet e ulta qe ju po komentoni,me thoni ju a do ta lejonte Nato nje organizate kaq serioze qe te beheshin veprime te tilla,ju lutem socialista te dashur edhe pse ju jeni kundra qeverise te pakten mos u perpiqni te perfshini ne komentet tuaja personalitete si zoti imami i cili ehste i lidhur ngushte me rregullat dhe detyrimet e Natos…

    Reply to this comment
    • deshmitari okular June 10, 16:07

      Hahahaha! Sa kam qesh me kete “kopetentin” “desi” apo thesi, qe merr ne mbrojtje nje aktor deshtak, nje politikan dhjerak dhe nje minister pordhacak qe quhet Arben Imamballajdiu. Do jete ndonje adjutant i tij qe del ketu dhe na tregon perralla saliane. Shko mor servil dhe ha ndonje pjate fasule dhe mos na jep mendje, se po te jete per injorance, ajo ndodhet ne borderot e ketij pushteti matrapazesh dhe delenxhinjsh.

      Reply to this comment
  16. NELA June 8, 16:24

    Komenti u fshi nga moderatori per arsye etike.

    Reply to this comment
  17. Selim Kupa June 8, 16:34

    Eshte vertet per te ardhur keqe,se po jetojme ne nje kohe rrumpall,pa mbrojtjen e shtetit ligjor,nje shtet i thene ndryshe mafjoz,pskemi qene njerzit me te mallkuar ne kete bote,nuk na u ndane regjimet qe ne kohrat e turkut e ne vijim.Mbase asaj shtypje e mjerim ne kohen e “Dulles” vejne perseri nje regjim pjelle e atije te pare,por me i moderuar,gjithcka e bere e kryer nuk munde te kete termin”demokraci”,por nje abuzim i paster me kete term.Ne rastin konkret nje pilot niset te fluturoj me nje helikopter ushtarak,pa e vrare mendjen se ka ligje,apo detyra fumksionale,por thjeshte kur thone kosovaret per “ajgare’,mbushet plote me civile(katagorishte e ndaluar),dhe pasi pijne ne shoqerine e ndonje biznesmeni(kuptohet si rasti i Frokut) marin deren ne krahe,dhe fluturojne mbi vilen e Bamir Topit(po edhe ky plella e tyre),dhe kjo e dirigjuar nga shoqeruesi i Imam monstres,duket se Imami e Topi njihen mire me njeri tjetrin,dhe ja njohin mire njeri tjetrit bemat dhe intrigat,por ne rastin konkret kjo eshte nje hakmarje primitive,duke perdorur sejmenet e qeverise.Pra ne kete raste eshte shkelur ligji,dhe organi i prokurorise duhej te niste me njehere nje procedim penal,me akuzen e “Shperdorimit te paster te detyres’ate te veprimeve arbitrare,e ligjit per mbrojtjen e e objekteve te rendesise se vecante,ku nje pjese e fajit eshte edhe tek garda e republikes(republike i thenshein) qe nuk zbatoi ligjin, duke qelluar kete objekt fluturues pa identitet,pse garda u tregua e zellsheme kur vrau kater persona,e ne kete raste jo??????

    Reply to this comment
  18. Flora June 8, 16:42

    Është mëse e qartë që Partia Socialiste po e bënë këtë fushat nëpërmjet hedhjes baltë mbi Partinë Demokratike shpifjes dhe trillimit… Ky është kulmi, nuk durohet më… Megjithatë është faji i Partisë Demokratike që e ka lënë kaq të lirë lirinë e fjalës, dhe të medias të korruptuar.

    Reply to this comment
    • matrapiku June 11, 14:06

      flora e po liria fjales esht esht e drejta jon o ti komuniste me pd.sna i ka fal as pd as ps e as saliu e fituam kur hodhem bustin.e sta marrim doren ty kur flasim te verteta per te cilat ekzistojn edhe shkresa.kucc komuniste

      Reply to this comment
  19. andi June 8, 16:52

    e cuditshme por e vertete , mediat jane kapur keq mbas ministrit imami por kaq shume shpifje qe jane bere per te, vetem simpatizantet e partise socialiste i besojne dhe shyqyr munden me e shajt. kjo tregon mendjelehtesi.

    Reply to this comment
  20. TURI June 8, 17:06

    I DREJTOHEM KELCYROTIT DHE STAFIT TE GAZETES,ESHTE NJE TURP QE NJE INDIVID TE SHPREHET NE ATE FORME DHE GAZETA TA PUBLIKOJE NJE KOMENT TE TILLE VETEM SEPSE ESHTE KUNDRA PD DHE DIHET QE KJO GAZETE ESHTE NJE GAZETE SOCILISTE.DOJA TE KTHEJA NJE PERGJIGJE PER ATE KOMENT “NDOSHTA KANE QENE NENAT,MOTRAT TUAJA”GJITHSESI JU ME KETO SHKRIME PO TREGONI KULTUREN DHE GJUHEN E PARTISE SOCIALISTE,SA PER ZOTIN IMAMI JU THEM ME BINDJE TE PLOTE QE AI ESHTE NJE FIGURE PRESTIGJOZE DHE SHUME I RREGULLT ME FAMILJEN E TIJ…

    Reply to this comment
  21. eduart June 8, 17:36

    Edhe Bamir Topi ka filluar te behet nje ngaterrestar ashtu si edhe Edi Rama…

    Reply to this comment
  22. Popull June 8, 18:13

    Hajde Gjeneral hajde, qe s’ke pas kopetence edhe per te ndaluar helikopterin tend këtë e morem vesh neve, por qe del e na sqaron paaftesine e punes tende te drejtpërdrejtë per kete rast (se per vite merradhë e imagjinojme vet ne tani)…kete s’po e kupton populli. Nje pyetje kisha te drejtperdrejt: Pse nuk e bere publik me pare kete fakt, ateher kur ishe kopetent apo kishe frik se te shanin, po tani qe dole nga puna dhe nxjerr dokumentat e punes qe ju ushtaraket i keni edhe te kufizuara, cfar pret nga ne, flet-lavderimi…Palo Gjeneral paske qen edhe ti! Ju s’doni liruar more te paafte, ju doni futur ne burg per shfrytezim detyre, se mesa dime ne si popull helikopteri nuk ngriet me te ferkuar por me urdherin tuaj, apo ti di te kunderten tone???!!!

    Reply to this comment
    • analisti July 2, 20:46

      O popull,a kupton gje nga ato qe thuhen,apo ke vetem mendjen tende dhe do flasesh pa ditur dhe pa marre ndonje informacion.Ku e ke kuptuar se gjenerali eshte qare per kompetenca.Eshte theksuar se komandanti i nje reparti nen kujdesin e shoqeruesit te Ministrit te Mbrojtjes ,duke shfrytezuar rastin e nje stervitje ka bere fluturim duke ndryshuar destinacionin.Nuk ka dale asnje sekret,perkundrazi per te ruajtur reputacionin e shtetit ,te atij Ministri eshte mbajtur e rezervuar nga media ky informacion ,duke ja lene ne dore te zyres se shtypit te Ministrise .Pse ajo nuk e ka dhene ? Nga gjenerali eshte kerkuar te shkarkohet komandanti ,por ministri nuk ka guxuar te shkarkoj komandantin e repartit dhe pilote helikopteri .Arsyet ,duhet pyetur ai,po keshtu dhe Gjunkshi nuk ka reaguar,ai e ka zakon ta mbaj mire me te gjithe .Propozimi per shkarkim eshte perseritur disa here,duket Imami eshte merzitur dhe ka thene pse me shqetesojne per kete probleme kaq te lehte.Ty o popull te duket Minister ky,po shef shtabi te duket ky.Te bashkohemi per zbatimin e rregullave jo te bejme komente pa baza,cdo njeri ne vendin e vete,shoqerusi ne vendin e vete,ministri ne vendin e vete, etj.Faleminderit e shikoj qe je prekur qe te shqetesuan ministrin, ke kohe te rrish me te mbas shtatorit,

      Reply to this comment
  23. eni June 8, 19:06

    po re bamir po fillove te lehsh ti tani,po si mo zoteri i dashur i ben keto akuza ti,apo u kape pas helikopterit per te pare se ckishte brenda,mos te kane bere ndonje gje o ditezi?tani nje gje eshte e sigurte zoti bamir i ben keto deklarata duke mare fill nga eksperienca e tij me helikopteret gjate kohes qe ishte president,dhe meqe vet vepronte ne kete forme i di te gjithe imoral si veten e vet,po jo mo zoteri jo te gjithe e shfrytezojne postin si ju qe kjo ishte e vetmja gje qe dinit te benit pasi nga politika sdini as nga lidhet gomari,nejse bamor fry syte tani e kenaqu duke pare helikopter se gja tjeter ske me bo…

    Reply to this comment
  24. lida June 8, 20:44

    po topi bieri ti bjeri se i bie bukur,por cfare flet ore palaco,ti kerkon doreheqjen e ministrit hhhhhhhhhhhhhhhaaaaa na shkrive se qeshuri,ti je personi i fundit qe do merej parasysh per nje veprim te tille,fantazia jote cfare nuk pillka…ore qenke nam fare ti…ate helikopterin kush e drejtonte aman ndonje jashtetokesor,po rri o burr se keto gjera qe thua ti i kemi pare vetem ne filma,duket qe dhe ti je i dhene pas kinemase…

    Reply to this comment
  25. Gramoz June 9, 20:04

    TI I FSHEHUR DESI QE PO MUNDOHESH TE NA MBUSHESH MENDJEN ME ATE KOMENT JO VETEM QE JE NJE TOP KANDARI ,,POR NA LE TE KUPTOJME SE C MOSTRE JE TI FYTYRE E POSHTER JO VETEM QE FYEN GJENERALIN POR NGRE EDHE LARTE MORALIN E A AMAMIT TURP,,,.A NUK EDI TI FYTYRE SE C KA BERE AMAMI PER KAFSHEN TUAJ SALI NE VITIN 97 .. JO JU JENI TE GJITHE TE NJE KALLEPI JU JENI TE DEGJENERUAR NJERES TE KALLEPIT TUAJ E KANE NGRENE TURPIN ME BUKE …JU S,KINI NDER TE FYENI KETE GAZETE TE RESPEKTUR E KETA NJERES QE SHPREIN RESPEKT PER GJENERALIN JU DO T U FSHIJE FSHESA E TURPIT ..ME NJERES SI JU NUK JA VLEN TE KOMENTOSH

    Reply to this comment
  26. juli June 10, 10:09

    qe qeveria i ka perdor helikopteret per turizem kjo nuk esht gje re.gje e re esht qe po flet dhori qe ska lidhje me aviacioni.nji rraketaxhi qe u be gjeneral me lek.per gjeneralin e mir flasin ne qe e njofim.po ku keni pa gjeneral qe te mos dij anglisht???gjenerali qe makinen e punes e perdorte per pun shpie.gjenerali qe ska fluturuar 1 min me avion u be kom aviacioni.gjenerali qe ne shtepin e pushimit te aviacionit cote familjaret e vet dhe krushqit mgjth skishin asi lidhje me ushtrin.gjenerali qe mushi aviacionin me niper e mbesa te vetat qe smarrin vesh nga aviacjoni.sa per ministrin esht kokrra e legeni qe me leket e ushqimeve dhe dietat e ushtris ben reklama dhe le njerezit pa leket qe u takojn.ikni mos na hapni barkun tashi me gjith dhor.se nga 3 vjet qe ka mandatin qendroi 5 dhe tani qe e hoqen filloi tu ciceru.

    Reply to this comment
    • analisti July 2, 21:05

      O julke,po ku i ke keto shtepi te aviacionit,po keta krushq mund te thuash ndonje gje,per gjeneral me leke,Lexo cv dhe do te vije turp.Me siguri e ke per ndonje tjeter.Ai eshte bere gjeneral mbai e ka drejtuar forcen ajrore nje 3 vjete si kolonel, dhe sa per dijenin tende pagesa per tu bere gjeneral ka filluar vetem me ardhjen e Gjynkshit shef shtabi dhe te Imamit minister.Kur ka qene oketa minister nuk ka pire nje gote raki jo te merrte leke.,po keshtu edhe shefe shtabi ka qene nje njeri i nderuar si Maksim Malaj.Me siguri po ngaterrohesh,aksioni ka filluar tani .Paguaj te behesh shef shtabi dhe pastaj mblidh leket, me gradat e te tjereve ,dergimi ne misione ,,shitjet e skrapit,shitje karburanti, shitje shtreterish per te semuret ne turqi , dhe ju e dini kush i ka ne dore keto.E pra shko direkt dhe ne teme dhe gjeje gjeneralet me leke..Mos i mbro shume se shpejte do te kerkojne leke dhe ty ,jane te varfer sapo kane paguar leket per gradat,3 gjeneral dhe 15 kolonel.Sa te jete Gjynkshi dhe Imami keni per te marre grada me leke por shume shpejte do u iki ky shasi,vraponi , ngopni dhe pak se do i nxjerrin per hundesh

      Reply to this comment
  27. Pellumb zaimi June 10, 21:48

    Pergjigje per julin. Juli,nxitohesh ne gjykim. E para gjen. Dhori nuk eshte rraketaxhi. Ka tjeter specialitet. E dyta,helikopteret jane pjese e vogel e forcave ajrore sepse keto forca perbehen nga aviacioni,artileria kunderajrore,zbulimi elektronik dhe baterite e raketave te ndryshme. Te gjitha keto forca kane ne krye nje komandant i cili quhet komandanti i forcave ajrore. Ne rastin konkret ka qene gjen. Dhori. Komandanti mund te dale nga te gjitha llojet e forcave qe permenda. Zakonisht emerohet komandant ai ushtarak qe eshte drejtues i forces perberese me te madhe te forcave ajrore. Dhori ka dale nga forca me e madhe dhe ka bere specializim ne shba per mbi dy vjet. Nuk po e zgjas shume por po te them vetem kete gje-ushtria eshte nen sundimin politik,gjeneralet kane kompetenca minimale,pushtetaret tane nuk dine dhe nuk duan te ndertojne ushtri. Ushtaraket nuk pyeten etj. N.q.s doni me teper sqarime jam i gatshem dhe po ju tregoj numrin tim te tel.-0695404383. Te fala

    Reply to this comment
    • juli June 14, 11:02

      e para helikopteret jan forca e vetme ajrore.2 rraketa dhe kunderajroret kan koh qe kan vdek dhe nuk elzistojn me .zbulimi elektronik prap nuk ekziston(keto sherbime jan prishur mas 2006 koh ne te cilen erdhi dhori gjen.pse si erdhi keq kur u prishen??).gjers gjen dhori esht i paster si ka mundesi qe lejoi shkrirjen e avioneve,te rraketave te kunderajroreve??dhe e funit si ka lejuar ky gjen blerjen e helikoptereve te perdorur(cougar)me cmim 2 fish me te shtrenjt se sa i jep fabrika..dhe te mos harrojm qe nji nga keta helikopter u rrezua rruges per shqiperi.kto jan fakte.nr yt sme duhet se jam ushtarak vet dhe e di shum mir se kush esht ushtria shqiptare dhe cfar ka ne perberje ajo.dalim te llafi qe te thash me par.esht gjeneral pa [email protected] sepse ska goj te flasi duke ditur qe se ka merituar te behej gjeneral dhe ka pas nejt urt.tashi qe e hoqen filloi tu ciceruar sepse se ka me friken e venit te punes dhe e funit fare sa vjet rri ne detyre gjenerali i brigades??se dhori ka 5 vjet gjeneral jo per gje.

      Reply to this comment
      • analisti July 2, 21:14

        E para meso te shkruash. Per sa i perket helikoptereve te perdorur tregon se je keq dashes dhe i pa ndreqshem. Helikopteret i ka blere Ministria e Mbrojtejes dhe sigurisht oficerat me te mire te forcave ajrore kane marre pjese. Jane nga tipat me te mire ne bote..Raketat kane vite qe jane hequr ,radaret vazhdojne te punojneper informacion ne 2006 Dhori ka qene ne MM drejtor personeli,.Mos beje kompetentin per ato qe nuk i di dhe me e keqja nuk ke deshire te mesosh.Te rekomandoj te takosh ndonje pilot te sotem,nga ata bij nene qe ndjekin zhvillimet dhe do te trgoj se ku eshte sot forca ajrore.

        Reply to this comment
      • arben Imami July 2, 21:22

        Ty do te marr juriste ne ministrin e mbrojtjes dhe do punosh per Drejtorin e Menaxhimit te Personelit ose keshilltari im ,si te zbulova ,i ditke vertet ligjet ,paske dhe nje gramatikte te pa pare.Paraqitu te henen se deri ne shtator jam.Te lutem mos i trego Xhemalit se te merr ai
        Me respekt Arben Imami

        Reply to this comment
  28. matrapiku June 11, 14:10

    ktu jam shum dakort me ty.gjeneralet tan skan [email protected] se i kan ven pa merit.dhe flasin kur i heqin nga puna.leqe ky dhori ka mush vitet e ka kaluar dhe tejkaluar mandantin

    Reply to this comment
  29. era June 12, 07:44

    Vetem Saliu se paska kaluar mandatin,Sali pro serbi,Sali antishqiptari.Mesimet i merr nga sebia,prandaj terrorizon ,vret shkaterron shqiperin,cburreron shqiptaret.Ish presidentin e shikon si nje kundershtar politik,ai mendon qe me ikjen e tij antaret e PD do vene me Topin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*