Faturimet abuzive, e vërteta politike e fenomenit dhe falja

Xhevdet Shehu February 8, 2015 02:48

Faturimet abuzive, e vërteta politike e fenomenit dhe falja

Kryetari Këshillit Mbikëqyrës të OST-së, Pajtim Bello, në këtë intervistë për gazetën ‘DITA’ sqaron vendimin e djeshëm të qeverisë për faljen e faturimeve abuzive që janë bërë para vitit 2011. Si qëndron e vërteta e këtyre faturimeve, përfitimet politike dhe financiare të qeverisë Berisha nga këto faturimi dhe mbajtja e një premtimi elektoral të qeverisë aktuale. Deri ku shkon përgjegjësia për faturimet abuzive dhe cilat janë hapat që duhet të ndërmerren për normalizimin e situatës. Po me faturimet abuzive të pas vitit 2011, si do të veprohet?

 – Zoti Bello, Qeveria Rama mori ditët e fundit një vendim për faljen e faturimeve abuzive, gjë që ka ngjallur debate, sidomos nga opozita. Si qëndron e vërteta për këto faturime?

– Të gjitha këto fatura abuzive i takojnë periudhës 2008-2011. Pra janë fatura të lëshuara në kohën e qeverisjes prej zinxhirit nga Sali Berisha si Kryeministër deri tek Eno Bozdo si Zv/minister i Energjitikës në këtë periudhë. Ish-OSSH sha në pronësi të Shtetit Shqiptar nga viti 2005 deri në vitin 2009 ka lëshuar fatura abuzive duke i penalizuar qytetarët konsumatorë dhe para privatizimit prezantoi arritje fiktive. Kjo që them unë është provuar me vendime të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në vitin 2010, kur vetë ERE u detyrua të korrigjojë treguesit e humbjes të energjisë elektrike dhe të arkëtimit të faturave të energjisë elektrike. Më tej kjo praktikë abuzive ka vazhduar edhe nga CEZ sha, nën sytë  dhe nën mbrojtjen e Qeverisë Berisha dhe të ERE në atë periudhë. Mbas rënies nga fiku, Berisha dhe Bozdo u kujtuan se na paskëshin qenë lëshuar edhe disa fatura abuzive në vlera dhjetëra milionë Euro!… Është qesharake kur dëgjon nga këta se këto fatura duhet t’i paguajë Qeveria Rama. Thashë qesharake, por duhet vlerësim më serioz sepse veprimi i tyre është kriminal dhe i penalizueshëm. Kanë vjedhur qytetarët, janë tallur më ata duke iu thënë se edhe na i paskëshin falur këto fatura, kur në sistemin e ish-OSSH sha dhe të CEZ sha faturat ishin në fuqi!… E turpshme, përbuzëse dhe kriminale.

– Mirëpo, lind pyetja pse u mor tani ky vendim?

pajtim-bello-lsa2222 – Pyetje e drejtë. Janë disa faktorë që e kanë kushtëzuar në kohë marrjen e këtij vendimi. Së pari, duhej të sqarohej fenomeni si natyrë, në kohë dhe në aspektin ligjor, duke e ballafaquar me kuadrin ligjor dhe nënligjor të kohës kur është kryer kjo vjedhje spektakolare e shqiptarëve prej qeverisë Berisha!… Së dyti, duhej që të krijohej një klimë e mirë në marrëdhëniet tregtare-kontraktuale mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Abonentëve që janë qytetarët, gjë që tashmë relativisht edhe janë krijuar. Së treti, duhej të krijohej një kuptim i ri, se nuk do të lejohet vjedhja e energjisë elektrike dhe që energjia elektrike e konsumuar do të paguhet. Jashtë këtyre kushteve, vendimi do të dëmtonte rëndë tregun e energjisë elektrike, do të krijonte perturbacione shumëplanëshe….

– Çfarë përfitimesh politiko-financiare kishte qeveria e kaluar, sipas jush, me lejimin e këtyre faturimeve?

– Lejimi i një gjendjeje anarshiste ishte një përfitim i pastër politik. U krijua një situatë ku askush nuk pyeste se si i lëshohej fatura e energjisë elektrike dhe sa ishte vlera e saj, sepse nga Qeveria iu ishte thënë që nuk do të paguhej fatura e energjisë elektrike. Realisht, Qeveria iu mori votat dhe iu la në kurriz gjobën e faturave të energjisë elektrike, duke i zhytur në borxhe. Përfitimet financiare kanë qenë tek drejtues apo menaxherë të shoqërisë së shpërndarjes të energjisë elektrike në këtë periudhë. Shtyrja e pagesës së energjisë elektrike iu është bërë përkundrejt bakshisheve financiare që abonentët iu kanë paguar drejtuesve apo menaxherëve të shoqërisë së shpërndarjes të energjisë elektrike. Si janë ndarë këto bakshishe është çështje tjetër!….

– Zoti Bello, pas këtyre sqarimeve, mund të na thoni se a përbën falja e këtyre faturimeve një kosto për arkën e shtetit aktualisht?

– Fillimisht dua të theksoj se kostoja është në arkën e OSHEE sha. Pse? Së pari, këto fatura janë në bilancin e faturave të papaguara dhe nëse do të ishin lëshuar konform kuadrit ligjor e nënligjor të kohës, dëmi financiar do të ishte, por më i vogël, aq sa do të ishte fatura reale. Së dyti, nëse Qeveria do të paguajë këtë vlerë në arkën e OSHEE patjetër që do të jetë kosto e drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Pra do të kemi kosto shtesë si edhe në shumë raste të tjera kur Qeveria Berisha ka lënë litarin jashtë.

– Besoni se ky akt do t’i bëjë më të përgjegjshëm si punonjësit e OSHEE-së, ashtu dhe qytetarët për faturimet dhe shlyerjen e detyrimeve në të ardhmen?

– Shpresoj, por nuk jam i sigurt.

– Përse nuk jini i sigurt? Mund të sqaroni për lexuesin e gazetës ‘DITA’?

– Gjatë vitin 2014 nën kujdesin e Qeverisë dhe personalisht të Kryeministrit, në menaxhimin e Operatorit të Shpërndarjes, shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë. Por një gjë duket se po lëviz shumë ngadalë dhe kjo është nxjerrja e përgjegjësisë për ata që kanë kryer abuzimet, si në rastin konkret. Nëse përgjegjësit nuk ndëshkohen edhe mësimet nuk nxirren!….

– Deri ku shkon kjo përgjegjësi dhe e çfarë natyre është përgjegjësia?

– Kjo përgjegjësi fillon nga ata që sot ende janë faturues apo nëpunës në rangje të ndryshme të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike deri tek ata politikanë që sot “ligjërojnë” nëpër ekrane pa iu skuqur faqja për turpin dhe vjedhjen dhe poshtërimin që iu kanë bërë shqiptarëve.

– Së fundi, zoti Pajtim, dua të di se a ka faturime amorfe pas vitit 2011 e deri më sot dhe si do të veprohet me to?

– Padyshim që ka faturime amorfe edhe pas vitit 2011. Por në ndryshim nga rastët e lartpërmendura, këto janë më shumë gabime njerëzore se sa një politikë e qëlllimshme. Si do të veprohet me to, pyesni ju. Ato do të shihen rast pas rasti, pasi nuk janë aq të shumta sa faturimet e mëparshme dhe në bazë të fakteve do të vendoset se si do të veprohet.

Xhevdet Shehu February 8, 2015 02:48
Komento

3 Komente

  1. ai ajo dhe te tjere February 8, 15:25

    Ju lutem mund ti kerkonit Zotit Bello cfare do behet me ata abonene qe i kana paguar keto fatuar abozive pasi ju eshte bere presion ose iu jane prere dritat dhe i kane detyruat ti paguajne ….. nuk mund te pergoren dy standarte disa qe nuk i kane ankimuar keto fatura nuk do tu anullohen ndersa pjesa tjeter qe ka bere ankese do te anullohen . pse nuk kapet i gjithe sistemi i faturimit dhe tju anullohet te gjitheve njesoj dhe jo ca po e ca jo….

    Duhet te ulen e ti mendojne pak me mire vendimet qe kane mare ??????????????

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi February 9, 01:00

      VR!!! @@@ Xhota? E njëjta situatë është dhe me faturimet e ujit të pijshëm,të cilat qeveria berishiste dhe sahit dollapiste bëri sikur i fali,më pas na thanë se do të paguani për një muaj dhe vendimi berishist i shpallur zyrtarisht na ropi paratë për plot 6 muaj! Në U. K. T (ujësjellës) me drejtor sahit gomar dollapin vjedhja dhe faturimi i ndyrë është akoma më i përbindshëm! Na binte sikur harxhonim 4. 5 ton ujë në ditë ose 4500 litra !!! Futju dhe kësaj meseleje hajdutësh se do të dalë llum i zi udbashësh! Kam shkruar atëhere në disa gazeta për këtë hajdutllëk por e di çfarë ndodhi,- na dhanë neve të drejtë dhe na thanë fajin e kanë faturuesit! Por asnjë faturues nuk e hëngri,e hëngrëm ne që kishim të drejtë siç deklaroi dhe vetë gomar dollapi! Kam thirrur atëhere edhe emisionin “alarm” që jepte “ora news” por prapë gomar dollapi na jepte neve të drejtë dhe prapë faturuesit fajtorë delnin pa lagur. Madje më kujtohet ajo kohe edhe për shkak të faturistes tropojane e cila filloi të imitonte pushtetarët, dy hidraulikë i bëri si badigardë të saj,vuri syze të errta dhe ecte rëndë-rëndë nëpër lagje duke ju dhënë urdhra me gisht e me shënja !! Pushteti i injorantëve zbriti deri te faturistët!! Hyji kësaj meseleje se do të ndeshni me siguri një vjedhje dollaposahitore të përmasave të papara. Gjeni vendimin qeveritar 2010 te faljes se faturimeve të ujit të sali rrëkesë, ballafaqojeni me realitetin në qëndrat e ukt në njësitë bashkiake dhe pasi të shihni se nuk ka pasur falje por vjedhje e vazhdim të faturimit do të zbuloni mashtrimin e madh sa dollapi i sahit turkçeli trapit! Tung!

      Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi February 9, 00:57

    Xhota? E njëjta situatë është dhe me faturimet e ujit të pijshëm,të cilat qeveria berishiste dhe sahit dollapiste bëri sikur i fali,më pas na thanë se do të paguani për një muaj dhe vendimi berishist i shpallur zyrtarisht na ropi paratë për plot 6 muaj! Në U. K. T (ujësjellës) me drejtor sahit gomar dollapin vjedhja dhe faturimi i ndyrë është akoma më i përbindshëm! Na binte sikur harxhonim 4. 5 ton ujë në ditë ose 4500 litra !!! Futju dhe kësaj meseleje hajdutësh se do të dalë llum i zi udbashësh! Kam shkruar atëhere në disa gazeta për këtë hajdutllëk por e di çfarë ndodhi,- na dhanë neve të drejtë dhe na thanë fajin e kanë faturuesit! Por asnjë faturues nuk e hëngri,e hëngrëm ne që kishim të drejtë siç deklaroi dhe vetë gomar dollapi! Kam thirrur atëhere edhe emisionin “alarm” që jepte “ora news” por prapë gomar dollapi na jepte neve të drejtë dhe prapë faturuesit fajtorë delnin pa lagur. Madje më kujtohet ajo kohe edhe për shkak të faturistes tropojane e cila filloi të imitonte pushtetarët, dy hidraulikë i bëri si badigardë të saj,vuri syze të errta dhe ecte rëndë-rëndë nëpër lagje duke ju dhënë urdhra me gisht e me shënja !! Pushteti i injorantëve zbriti deri te faturistët!! Hyji kësaj meseleje se do të ndeshni me siguri një vjedhje dollaposahitore të përmasave të papara. Gjeni vendimin qeveritar 2010 te faljes se faturimeve të ujit të sali rrëkesë, ballafaqojeni me realitetin në qëndrat e ukt në njësitë bashkiake dhe pasi të shihni se nuk ka pasur falje por vjedhje e vazhdim të faturimit do të zbuloni mashtrimin e madh sa dollapi i sahit turkçeli trapit! Tung!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*