Makiaveli nuk e ndihmon dot më…

Intervistë me Servet Pëllumbin June 9, 2013 12:22

Makiaveli nuk e ndihmon dot më…

Berisha po përpiqet të përsërisë skenarin e vitit 2009! Pra, të blejë ca vota nga e majta për të qëndruar sërish në pushtet edhe për katër vjet të tjerë. Sinjali vjen nga një figurë emblematike së Majtës shqiptare, ish-Nënkryetari i Partisë Socialiste dhe ish-Kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi. “Përsëri po përdoret shteti dhe mjetet shtetërore, buxheti, administrata shtetërore dhe shkollat, u bëhet presion  maturantëve, studentëve dhe arsimtarëve që të votojnë për PD-në, të fotografojnë votën kundrejt përfitimeve konkrete që nga vlerësimi në provim dhe deri te sigurimi i vendit të punës”, thotë Prof. Pëllumbi. Pse tre ish-deputetët socialistë që i janë bashkuar në këto zgjedhje Berishës nuk përbëjnë rrezik për të Majtën dhe nga kush duhet të ruhet më shumë PS? Pse duken më të qetë ndërkombëtarët dhe çfarë këshillon Profesori për Ramën, Berishën dhe klasën politike shqiptare në tërësi? Të gjitha këto në këtë intervistë ekskluzive për gazetën ‘DITA’.

– Profesor, kanë mbetur edhe dy javë nga 23 qershori. Nga zhvillimet e deritanishme, mendoni se do të ndodhë rotacioni i pritur politik?

– Po. Dhe, kjo sot nuk është vetëm dëshirë e natyrshme e të majtëve, por e të gjithë atyre që mendojnë me realizëm për demokracinë shqiptare, zhvillimin dhe modernizimin e vendit, për integrimin në Bashkimin Europian. Rotacioni është parim themelor i demokracisë, pa të ajo thjesht  nuk mund  të jetë funksionale, madje as nuk mund të ekzistojë si e tillë. Arsyeja është e thjeshtë: rotacioni ofron ide e zgjidhje të reja të problemeve të akumuluara gjatë mandatit të mëparshëm, vë në lëvizje impulse e mundësi të reja, kapacitete të reja qeverisëse dhe stimuj   nxitës për të punuar më mirë. Për këtë dhe ekziston karakteri periodik i zgjedhjeve, ftohen votuesit, si rregull, çdo katër vjet që të shprehin vullnetin e tyre nëpërmjet votës së lirë. Ndryshe u hapet rruga regjimeve autoritariste , destabilizimit dhe veprimeve spontane të rrugës…

– Ju kini qenë ndër të parët që keni dhënë alarmin se Berisha po përgatitet për manipulimin e zgjedhjeve, siç ka bërë edhe në zgjedhjet e kaluara. Vazhdoni ta shikoni këtë rrezik për 23 qershorin?

– Sinqerisht do të doja që ta kisha gabim, që faktet të më kishin përgënjeshtruar. Veçse, fatkeqësisht, po shoh të kundërtën. Mjafton t’u referohemi disa prej defekteve të qëllimshme të fazës parazgjedhore: KOZ-së së  mangët e nën diktatin partiak të PD-së, ç’ka e pengon që të administrojë zgjedhjet në përputhje me ligjin;  listave  të zgjedhësve si gjithmonë me probleme të njëjta të “pa zgjidhshme”,me rreth 350 mijë votues pa adresa të sakta, edhe pse Kryeministri mburret me sloganin “Shqipëria në moshën e internetit”! Por ka edhe më. Përsëri po përdoret shteti dhe mjetet shtetërore, buxheti, administrata shtetërore dhe shkollat, u bëhet presion  maturantëve, studentëve dhe arsimtarëve që të votojnë për PD-në, të fotografojnë votën kundrejt përfitimeve konkrete që nga vlerësimi në provim dhe deri te sigurimi i vendit të punës. Po vihen në lëvizje “iniciativa militantësh”, pse jo dhe të përfaqësuesve të organeve rendit, për presione e kërcënime gjithfarëshe ndaj drejtuesve lokalë të partive të koalicionit, ndaj anëtarëve të komisioneve, madje dhe ndaj kandidatëve për deputetë. Pa folur për dhunën verbale që tashmë quhet “normë e fushatave elektorale”! Një dukuri tjetër, po kaq negative, në mos më negativja që ka filluar procesin e vet, është “pazari i hapur” i votave, blerja e kartave të identitetit për të hequr e shtuar vota, çmimi i të cilave shkon deri 300 mijë lekë. “Turpe” të tilla flasin për një vetëdije të deformuar, tregojnë se sa larg vazhdojmë të jemi, ende, nga zgjedhjet e lira dhe nga demokracia!

– Po shkojmë në këto zgjedhje, siç thatë edhe  ju, me një KQZ të cunguar dhe të njëanshme. Por edhe me listat e zgjedhësve me shumë probleme. A nuk janë këto probleme që cenojnë procesin?

– Pa dyshim. Madje qoftë dhe vetëm këto dy mangësi serioze janë baras me “dënimin” e zgjedhjeve të 23 qershorit ,së pari, me deformim të votës e manipulim  të vendimmarrjes dhe ,së dyti, me mospranim të rezultatit të zgjedhjeve për të vazhduar më pas me praktikën e ngërçeve politike, të bojkotimeve që në vetvete përbëjnë një defekt të rëndë të demokracisë, e cila në thelb  është pjesëmarrje, aftësi për dialog dhe për të bërë kompromise.

– Gjithsesi, opozita është shprehur se do të fitojë edhe me këtë KQZ. A ju duket i argumentuar optimizmi?

– Bindëse më duket sidomos kërkesa e z.Rama drejtuar elektoratit shqiptar për të rritur pjesëmarrjen në votime dhe për të kuptuar vlerën e madhe të votës që jep apo heq pushtet. Vërshimi i votuesve në qendrat e votimit, në kuptimin e plotë e pozitiv të kësaj fjale, për të realizuar të drejtën e tyre kushtetuese, është mjeti më i sigurt për të bërë që të dështojnë skenarët e manipuluesve, qofshin këta në KQZ apo në krye të fushatës manipuluese qeveritare.

– Profesor, ditët e fundit ka filluar të qarkullojë versioni sipas të cilit PD mund të përpiqet që të marrë qoftë dhe një deputet nga PS, pavarësisht nga koalicionet që t’i kërkohet presidentit Nishani  të ftojë PD-në për të formuar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë edhe nëse koalicioni i majtë ka më shumë mandate. Sa reale dhe e bazuar ligjërisht është një mundësi e tillë?   

– Po, kam dëgjuar diçka rreth këtij versioni, që nuk besoj të jetë vënë rastësisht në qarkullimin mediatik dhe që mund të jetë një nga hilet e radhës të Kryeministrit Berisha. Një gjë e tillë mund të ndodhë realisht, së pari, sepse disa nga kryetarët e partive në koalicion që janë futur në listën e kandidatëve të PD-së, “përligjin” llogaritjen e votave të tyre si vota të kësaj partie dhe, së dyti, se Berisha nuk e ka të vështirë që t’i kërkojë z.Nishani një interpretim “luajal” të Nenit 96 të Kushtetutës në të cilin thuhet: 1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Në këtë rast do të krijohej mundësia e një skenari të ngjashëm me atë të vitit 2009. Koalicionet parazgjedhore do të zhbëheshin në favor të koalicioneve qeverisëse. Kuptohet, kjo është hipotetike sepse pritet që, si PS ashtu dhe koalicioni rreth saj, të jenë të parët në totalin e votave dhe të mandateve që do të fitojnë më 23 qershor 2013.

– Tre ish-deputetë të PS-së kandidojnë për PD-në. Si e shikoni largimin e tyre dhe a do ndikojë kjo në elektoratin e majtë?

– Mendoj, se kjo do të ketë ndikim pozitiv në  elektoratin socialist që ndihet i tradhtuar dhe i zhgënjyer prej tyre. Dëm, realisht, mund të sjellin dy kandidatët e pavarur  në Vlorë dhe Fier. Koalicioni këtë s’ka pse e nënvleftëson si deri tani.

– Ndërkombëtarët duken më të qetë në këto zgjedhje. Kjo ndodh ngaqë punët po shkojnë mirë, apo atyre u ka humbur interesi për Shqipërinë?

– Druaj, se është kjo e fundit, humbja e durimit dhe e interesit për klasën politike në Shqipëri që nuk arrin të bëjë as zgjedhje të lira e të pranueshme nga palët. Kuptohet, përgjegjësia kryesore për këtë bije mbi qeverinë dhe posaçërisht mbi Sali Berishën, që rreket të sfidojë gjithkënd që pengon etjen e tij për pushtet të pa ndërprerë. Veçse, për këtë gjithnjë e më tepër po ndjen nevojën, që për të mbuluar një gënjeshtër të thërrasë për “ndihmë”gënjeshtra më të mëdha e me kosto rrënuese për një politikan. Makiaveli nuk e ndihmon dot më…

– Si e parashikoni qeverinë e pas 23 qershorit?

– Parashikoj një lloj rilindjeje të aspiratave të shqiptarëve ,një qeveri me kapacitetet më të mira të partive të koalicionit që do të marrin mbështetje në elektorat; një ndërprerje shpresëdhënëse të inercisë së qeverisjes shumë problematike tetë vjeçare të drejtuar nga Berisha dhe që nuk guxon gjatë kësaj fushate të japë llogari para elektoratit, siç ndodh në çdo vend demokratik.

– Çfarë do t’i këshillonit  Berishës për 23 qershorin?

– Në se më lejohet, do t’i sugjeroja dy gjëra: 1. Të ketë guximin që pas 22 vjetëve, me kontribute e dështime, ta mbyllë me një akt të vërtetë demokracie, të ndalë  mekanizmin e manipulimit që, tashmë,  ka vënë në lëvizje dhe të punojë për zgjedhjet e lira; 2. Sugjerimin e  dytë do ta quaja “sugjerim miqësor”, duke i thënë: “kuptoje se vjen një kohë kur shëndeti është më i rëndësishëm nga pushteti”!

– Po Ramës dhe aleatëve të tij?

– Me këta e kam më të lehtë duke ju uruar fitore më 23 qershor 2013, më pak eufori, më shumë optimizëm dhe bashkëpunim të sinqertë brenda koalicionit.

– Po klasës politike shqiptare, që është para një testi të vështirë demokracie?

– Të mbyllë “Fabrikat e baltës”dhe të hapë “Laboratorë idesh”!

– Faleminderit, Profesor!

Intervistoi: Xhevdet Shehu

Intervistë me Servet Pëllumbin June 9, 2013 12:22
Komento

26 Komente

  1. niku June 9, 12:36

    gjatesia e hundes se saliut prej genjeshtrave po e kalon gjatesine e vargut te emigrante ne kufi ne kohe festash. genjeshtra pa fund! nuk do ti shpetoje ndeshkimit me date 23! ai smund ta ndale dot rilindjen!

    Reply to this comment
    • arjeta June 9, 12:59

      Cfaredolloj gjeje qe te beje saliu , nuk e shmang dot humbjen e tij ne keto zgjedhje. Nuk e do me asnje, se vetem i ka rrenuar shqiptaret, nuk ka bere asgje te mire per vendin, ka menduar vetem per pasurimin e familjes se tij dhe pushtetareve te tjere. Koha e tij mbaroi. Eshte momenti qe Shqiperia te rilinde dhe t’i kthehet shqiptareve.

      Reply to this comment
      • poli June 9, 13:46

        Po pinoku sali ose sic i therrasin ndryshe gjyshi me antiplumb dihet se si ka ndenjur 8 vjet ne pushtet, nano plera me shoket e tij dhe me zarin e tij te fundit ne PS arben malaj gjithmon do te mundohen per te percare saliun e per te lene te majten ne opozit po nuk eshte se do ja arrijn se ka arritur kulmi e nuk e fal me njeri saliun per cka bere

        Reply to this comment
    • bilali June 9, 13:03

      Te gjithe me 23 qershor do te votojme PS sepse ka nje program te qarte per te rimekembur ekonomine, per te nxjerre Shqiperine nga rrenojat ku jemi katandisur.
      Saliun nuk e voton me asnje, sepse pervec te tjerave s’ka asnje program, vetem derdellis tere kohen dhe merret me sharjen e opozites, a thua se punet e tjera i ka te gjitha ne rregull.

      Reply to this comment
    • teddy June 9, 13:10

      saliu eshte pjelle e komunizmit dhe mundohet qe ne cdo qe ben te ndjeke gjurmet e xhaxhit. Politika e tij perca e sundo e saliut nuk funksionon me, sepse e majta eshte me e bashkuar se kurre, tre mbetjet e se majtes qe iu bashkuan atij, vecse e pastruan PS dhe tani ka skuadren e plote me vlera qe do ta rilinde Shqiperine.

      Reply to this comment
    • arber June 9, 15:11

      Mendoj se po te ishte Makiaveli ne jete me siguri do te thoshte : ja nje rast kur nxenesi kalon mjeshtrin”

      Reply to this comment
  2. eno June 9, 12:36

    sa here qe do kemi zgjedhje , fillojne dhe kercenimet e qeveritareve kundrejt administrates dhe gjithe punonjesve te shtetit… klo do te thote qe kane frike te konkurojne ndershmerisht ne nje gare

    Reply to this comment
  3. Maksi June 9, 12:38

    Ate se ndimo dot asnje gje e mundshme sepse cdo gje ja ka kuptuar hilen dhe gjeja me e bukur eshte qe te gjithe keto te PD jan mbledhur ne nje shporte dhe do ikin te gjithe per nje heresh nga kryeministrija!! Me plq shume ky momenti qe po shof dhe shpresoj qe ne ardhme mos te kete me njeri si SALIU

    Reply to this comment
  4. Naimi June 9, 12:38

    Nuk do te kete shance ta coje nder mend kete parim pasi deshperimi i madhe i shqipetareve esshte aq i madh saqe do ti leshoje nje rrbesh me vota kesaj qeverie qe ta fshije njehere e mire nga drejtimi i vendit

    Reply to this comment
  5. veli June 9, 12:40

    Me 23 qershor te gjith do te dalim ne zgjedhje bashke me te afermite apo miqte tane ,
    asnje nuk do te mungoje ne kete aksion te madhe .Vota jone do te shkoje per rilindjen e shqiperise

    Reply to this comment
  6. zana June 9, 12:42

    Presioni i vazhdueshem mbi nepunesit dhe nxenesit e shkollave vetem se po shton me shume urrejten per qeverisjen,te cilen me 23 qwershor do ta largojne me voten e tyre

    Reply to this comment
  7. arieli June 9, 12:44

    shqiptaret nuk do ia shesin voten PD me 23 qwrshor ,sepse te gjihte e kane kuptuar se te shesesh vote do te thote te blesh me shume mjerim

    Reply to this comment
  8. serveti June 9, 12:46

    Z.Pellumbi ka te drejte ne teorite e tije se duke e njohur mire kush eshte sali berisha dhe pd cdo skenar per manipulimin e procesit zgjedor eshte i mundshem.

    Reply to this comment
  9. andresa June 9, 13:04

    Le te mbaje Kacin ai se mire do te dale po mos e vrase mendjen….Rilindje per ti treguar Berishes se nuk ka me dallavere per pushtet…shqiptaret jane te vendosur ta rrezojne nga karrigi gjyshin me antiplumb.

    Reply to this comment
  10. andresa June 9, 13:05

    Nuk ka me endrra me sy hapur nga ata qe shikon Berisha……Cdo skenare do ti rezultoi i deshtuar sepse shqiptaret duan Rilindje dhe ndaj me 23 Qershore do te votjne masivisht partin socialiste..voto numrin 29

    Reply to this comment
  11. esi June 9, 13:31

    Askush nuk e nihmon dote me genjeshtarin e paskrupullt, eshte mese e nevojnhsme Rilindja sepse demokracia eshte Roracizem…

    Reply to this comment
  12. noki June 9, 13:57

    Pinokut po i zgjatet hunda aq sa me 23 qershori do ia kepusi dera qe do ti mbyllet ne surrat, jo si neper perrallat e tije por me te vertetee

    Reply to this comment
  13. igli June 9, 13:57

    keto jane fakte shume te turpshme sesi qeveria jone po mundohet ti vjedhe zgjedhjet nderkohe qe asnjehere nuk ka luftuar ndershem epr ti fituar ato dhe epr me teper po mundohet te belje votat e shqipatreve me parate e dala nga taksapaguesit shqipatre

    Reply to this comment
  14. besi June 9, 14:00

    qeveria shqipatare esht ee korruptuar dhe po mudohet qe me cdo ksuht dhe keto zgjedhje ti vjedh ndaj shqipatret duhet t etregohen te zjguar e te mso shesin voten e tyre sepe po blehet nga sali berisha po me parate e tyre

    Reply to this comment
  15. gabriel June 9, 14:02

    tupi i kombit eshte ky qe kryeministri i vendit po mundohet tu bleje shqipatreve votat sepse ka frike t ekonkuroje ndershem se e di se i ka zgjehdjet e humbura dhe kete e shef si e vetmja alternative per te konkuruar ne zjgehdje,ndaj turp i madh ky

    Reply to this comment
  16. elvis June 9, 14:04

    sado te mudnohet saliu fryma dhe vota e popullit eshte kundra tij dhe askush nuk e ndihmon ate ti fitoje keto zgjedhje ndja jane te kota lodhjet e tij per vjedhjen e votes dhe blejen e votes gjithsesi eshte e kote nisma e vjedhjes nga ai

    Reply to this comment
  17. albana June 9, 14:07

    prandja ne zgjedhjet e 23 qerhsorit duhet te votojme per partien socialsite dhe laternativen e saj per nje rilindje shqiptare me nje program te mrekullueshem qe mundeson zhvillimin dhe rilidnjen e shqiperise,ndaj ky njeri duhet te shporret

    Reply to this comment
  18. Ales June 9, 15:35

    vota eshte shprehje e vullnetit te lire, cdo njeri vendos vete se per ke do votoje

    forca RILINDJE, forca shqiperi eshte koha per ne

    Reply to this comment
  19. gerti June 9, 16:34

    Berisha eshte politikisht i marre fund.
    Ndoshta ai nuk e kupton kete.
    Po kohet e fundit logjika eshte gjeja e fundit qe ka.
    Te gjithe shqiptaret duan nje fillim te ri
    Te gjithe duan Rilindjen dhe kane per ta votuar ate!

    Reply to this comment
  20. kelmendasi June 9, 19:16

    Rama ka mobilizue te gjithe komunisto pensonistet ne bllogje te komentojne ne favor te Rames.
    Por kur te votohet ju komunisto pensioniste keni nga nje vote dhe jo nga 20 pseudonime si ne komente.Rilindja e Rames si UTOPI do vdesi me 23 qershor
    Makijavelin ruajani Servetit ta lexoje

    Reply to this comment
  21. tradita June 9, 20:59

    Nuk i merret Sali Berishes pushteti ne tavoline. Ju kete shprese keni me vote ju nuk fitoni kurre.
    Ai eshte me i miri, me atdhetari, me punetori dhe me i perkushtuari per kete popull, per kete vend, per kombin shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*