1.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në Gusht, 27% më shumë se vjet

September 1, 2018 15:47

1.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë në Gusht, 27% më shumë se vjet

Ashtu si në muajin korrik edhe gjatë gushtit, është rritur ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin e vendit tonë gjatë sezonit turistik.

Sipas statistikave gjatë muajit që lamë pas, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, ose 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë.

Ndërkohë në korrik në territorin shqiptar hynë rreth 1.5 milionë që po ashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës rezultoi me një rritje për 12.3 %.

Në korrik Shqipërinë e vizituan 1 milion të huaj ku këtë vit vihet re një rritje e shtetasve polak që vijnë në vendin tonë, me një shifër prej 33 % më shumë krahasuar me 2017-ën.

Në total sipas statistikave të policisë, gjatë këtij sezoni turistik janë konstatuar në total 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15 % më shumë të mjeteve.

Po ashtu ketë vit u shtuan edhe disa linja të reja fluturimi me Charter për në Shqipëri. Bëhet fjalë për chartera me turistë të ardhur nga Danimarka, Suedia, Hungaria dhe Polonia.

Ndërkohë numri i mjeteve që hynë në territorin shqiptar dhe qarkulluan gjatë sezonit turistik është rreth 300 mijë. Fluksi ka qene edhe në pikat tokësore të kalimit të kufirit, por edhe në porte, ku nga ngarkesën më te madhe e ka mbajtur Porti i Durrësit.

Nisur nga ky fluks autoritetet po mendojnë që sezonin e ardhshëm të ketë pika të përbashkëta të kalimit të kufirit jo vetëm me Kosovën, por edhe Greqinë, me qëllim që të lehtësojnë qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e njerëzve që vijon me një trend rritje.

o.j/dita

September 1, 2018 15:47
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*