1.616 shiringa për të sjellë në jetë një fëmijë, fotoja që po bën xhiron e botës

September 7, 2018 18:30

1.616 shiringa për të sjellë në jetë një fëmijë, fotoja që po bën xhiron e botës

 

Fotografia që tregon luftën katër vjeçare të një çifti për të pasur fëmijën e ëndrrave të tyre, është përhapur në të gjithë botën.

Fotografja amerikane Samantha Packer, e cila jeton në Arizona, ka fotografuar bebushin e shumëpritur të familjes në fjalë. Ajo e ka shoqëruar këtë fotografi me secilën prej shiringave që u përdorën gjatë fertilizimit In vitro (IVF).

”Kjo është hera e parë që më është kërkuar të bëj një fotografi të tillë!”, -tha Samantha në një status në llogarinë e saj në Facebook.

“Isha e nderuar dhe kam dashur të krijoj diçka të veçantë. Mamaja e fëmijës kishte më shumë se 4 vite që përpiqej për të ngelur shtatzënë. Kishte bërë gjithashtu 3 aborte dhe vetëm pasi bëri 1.616 gjilpëra, arriti qëllimin e saj”.

Kjo fotografi është shpërndarë 60.000 herë në Facebook prej historisë që kjo familje mbart. Patricia dhe Kimberly e dëshironin prej vitesh një fëmijë dhe ishin vetë prindërit që i dhanë këtë ide fotografes.

l.h/ dita

September 7, 2018 18:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*