1 Maji shkakton fluks në Murriqan; qytetarët drejt Malit të Zi, kaos në kufi

May 1, 2018 12:34

1 Maji shkakton fluks në Murriqan; qytetarët drejt Malit të Zi, kaos në kufi

Dita e 1 Majit, duke qenë se është pushim, ka shtuar numrin e personave që kanë vendosur të dalin jashtë Shqipërisë.

Mbrëmë në pikën kufitare me Malin e Zi, në Murriqan u krijuan radhë të gjata automjetesh. Të bllokuar për gati 2 orë në radhë, qytetarët kanë dërguar pamjet dhe ankesat në “Ti Raporton” në Top Channel.

Një prej tyre thotë se nuk ka pasur prezencë policore, ndërsa në makina ka parë edhe të rinj që konsumonin alkool.

Policia kufitare, e kontaktuar nga Top Channel, e ka konfirmuar fluksin e raportuar nga qytetarët, por ka bërë me dije se në të vërtetë ka pasur prezencë policore.

s.a/dita

May 1, 2018 12:34
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*