1 Maji/ Sindikata në protestë për Arsimin, reagon Ministria

May 1, 2019 13:14

1 Maji/ Sindikata në protestë për Arsimin, reagon Ministria

Sindikata e pavarur e Arsimit ka zgjedhur që në ditën e punëtorëve të dalin në protestë, për të parashtruar kërkesat dhe pakënaqësitë e mësuesve.

“Mësuesit kërkojnë rritje rroge me 20%”; “Mësuesit meritojnë respekt dhe paga dinjitoze”; “Na ktheni regjistrin me nota”, janë këto disa nga kërkesat e sjella në formën e pankartave në protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm përballë Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Lidhur me këtë protestë, ka pasur edhe një reagim nga ana e Ministrisë, ku thekson se ka dialog të vazhdueshëm me sindikatat për diskutimin e çështjeve të ndryshme si buxheti, nismat e reja dhe sidomos kontrata kolektive. Rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit nga dita e nesërme.

“Në kuadër të protestës së sotme para ministrisë nga ana e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) dëshiron të theksojë se protesta është një e drejtë dhe “1 Maji” është pikërisht dita kur ushtrohet kjo e drejtë nga sindikatat.  Kontrata përfshin të gjitha kërkesat e sindikatave dhe jemi të lumtur që rritja e përvitshme e pagës së mësuesit do të reflektohet në pagën e prillit, të cilën çdo mësues/e do ta ketë në llogarinë e tij/saj duke filluar që nga dita e nesërme. Ndër të tjera, MASR i uron përzemërsisht 1 Majin të gjithë punëtorëve dhe sindikatave”, shkruan MASR.

e.t./dita

May 1, 2019 13:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*