1 milion koreanë në shesh për Papën

August 16, 2014 20:00

1 milion koreanë në shesh për Papën

1 milion koreanë kanë dalë në një nga sheshet e Sulit, ku Papa Francesku zhvilloi ceremoninë e bekimit të Paul Yun Ji-Chung, i njohur si themeluesi i kishës koreane dhe 123 katolikë të vrarë dy shekuj më parë.

Vizita e papës ditët e fundit në Kore ka pasur një impakt të madh në vend. Në mënyrë të veçantë, koreanët kanë vlerësuar stilin e ish-kardinalit Bergoglio dhe mediat vendase i kanë bërë jehonë makinës që u përdor nga papa pas mbërritjes në aeroport dhe zgjedhjes për të udhëtuar me tren si të gjithë udhëtarët e tjerë.

Pas meshës në Seul, Ati i Shenjtë ka vizituar një qendër për invalidët dhe fëmijët jetimë, në Kkottongnae, 90 km nga kryeqyteti i Koresë së Jugut.

Në hyrje të ndërtesës ku jetojnë personat me aftësi të kufizuara, Papa ka hequr këpucët në shenjë respekti, një tjetër gjest që ka ngjallur shumë simpati te koreanët.

1

korea

 

2

3

August 16, 2014 20:00
Komento

1 Koment

  1. andromeda August 16, 21:05

    A e dini se Papa e ka pranuar se fundmi dhe ekzistencën e alienëve dhe i ka cilësuar ata krijesa të Zotit dhe se është i gatshëm ti pagëzojë në emër të trinitetit të shenjtë. Ha,ha,ha, çfarë Pape gallatë që është ky. Prit kur ta shikojmë në diskotekë duke u dëfryer.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*