1 muaj protestë te “Astiri”, Basha: Rama do i nxjerrë banorët në mes të dimrit

December 6, 2018 17:27

1 muaj protestë te “Astiri”, Basha: Rama do i nxjerrë banorët në mes të dimrit

Në ditën e 30 të protestës së banorëve të Unazës së Re, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar sërish pranë tyre.

Në një deklaratë për mediat, Basha tha se qeveria do t’i nxjerrë banorët nga shtëpitë në mes të dimrit. Ai tha se në Unazën e Re ka një aferë korruptive.

“Tani vijmë tek protesta e studentëve. Edi Rama nuk investon për arsimin. Lekët që duhet të shkonin për të arsimuar rininë, shkojnë në vend tjetër. Por ai i mban të rinjtë injorante. Gjithçka nis nga rinia. Dhe kësaj mund ti kundërvihemi me bashkim. Të rinjtë e kanë kuptuar, do i përshëndes nga zemra. Kanë arritur që të krijojnë një shtangie. I kane prishur rehatin e hajdutëve”, tha Basha.

l.h/ dita

December 6, 2018 17:27
Komento

3 Komente

  1. ce December 6, 17:42

    O mos u lodh kot , se ashtu ulërije përnatë dhe ne çadër dhe tmerrove Tiranën me bllokimin e trafikut, nuk vjen dot ne pushtet me shpellaret e Unazës.

    Reply to this comment
  2. tori December 6, 17:51

    A mund te flasin me ket nivel te ulet nje kryetar partie?

    Reply to this comment
  3. demo December 6, 18:51

    Studentet kane TE DREJTE,zaptuesit e trojeve NUK KANE TE DREJTE.
    Te prishen dhe te mos demshperblehen per ngrehinat mbi toke te zaptueme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*