1 Qershori, Spahiu: Rama harroi fëmijët e minatorëve

June 1, 2018 12:53

1 Qershori, Spahiu: Rama harroi fëmijët e minatorëve

 

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, përmes një postimi në facebook shkruan se kreu i qeverisë Edi Rama, në urimin e ”Mirëmëngjesëve”, sot për 1 Qershorin la në harresë fëmijët e minatorëve.

”Sot, Ti mjeshtri i “Mirëmëngjeseve” doja t’ju drejtoheshe fëmijëve të Bulqizës mbetur jetimë pasi babai i tyre ka humbur jetën në minierë.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe fëmijëve të minatorit me këmbë të sakatuar në minierë që prej tre ditësh as një vizitë në spital nuk ja bëre dot.

Sot, Ti mjeshtri i “Mirmëngjeseve” doja ti drejtoheshe të gjithë fëmijëve të minatorëve që prindërit e tyre çdo ditë bëjnë punën më të rëndë, të pambrojtur me status të veçantë, pa Statusin e Minatorit…!!!

Vazhdo, bashkëqeveris me qytetarët, se kanë mbetur dhe ca, sa për të mbushur takimet ku ti shkon”,-shkruan deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu.

a.s/dita

June 1, 2018 12:53
Komento

2 Komente

  1. keni.gora June 1, 13:21

    More cfare jane keto, njerez, po si nuk dine te thone nje fjele te mire per kete popull, qofte edhe per femijet. Na vjen shume keq per aksidentet ne miniera, te cilat per fat te keq kane qene jo te rralla, por zoti deputet duhet te dije se minatoret jane aksidentuar ne miniera per hallin e tyre dhe te familjeve te tyre dhe jo per shoqerine apo popullin, sic mundohet ti trajtoje zoti deputet. Nuk jane femije te policeve te vrare ne lufte kunder krimit, apo ushtarakeve te rene ne krye te detyres se tyre luftarake.

    Reply to this comment
  2. Arben June 1, 17:40

    Ca the ti o shoku

    Ai o te viza tret.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*