1 Qershori “troket” edhe te fëmijët e familjarëve të burgosur

June 1, 2018 15:39

1 Qershori “troket” edhe te fëmijët e familjarëve të burgosur

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve,1 Qershorit, ka organizuar aktiviteteve në disa IEVP.

Në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë në Institutin e veçantë të të Miturve u organizua një aktivitet social-kulturor.

Rreth 45 nxënës së kësaj shkolle iu bashkuan këtij aktiviteti artisitik të përbashkët, i cili përmbante në program këngë, valle, improvizime të ndryshme, skeçe humori, etj.

Gjithashtu u përcollën edhe mesazhe nga personat që vuajnë dënimin si: “Duaje jetën, thuaji:Jo drogës!”.

Në këtë aktivitet që zgjati për disa orë ishin të pranishëm drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko, Njazi Deliu, drejtori i Institutit, si dhe përfaqësues të bashkisë Kavajë dhe përfaqësues të drejtorisë Arsimore të këtij qyteti.

Për realizimin sa më mirë të këtij eventi ndihmuan gjithashtu shoqata humanitare Karitas, si dhe shoqata Kristiane e të Burgosurve të Shqipërisë.

Në këtë Institut, trajtohen 12 minoren të cilët kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Edhe në burgun “Mine Peza” u zhvillua një aktivitet kulturor-social me fëmijët e të paraburgosurve dhe familjarët e tyre. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me Shoqatën Kristiane të të Burgosurve të Shqipërisë.

Në aktivitet morën pjesë 22 fëmijë të të paraburgosurve dhe familjarët që i shoqëronin. Atmosfera e aktivitetit ishte tejet e gëzueshme dhe festive dhe të paraburgosurit patën mundësinë të kalonin kohë me fëmijët dhe familjarët e tyre në këtë ditë feste për fëmijët. Gjatë aktivitetit pati lojëra me animacion, karaoke me këngë të ndryshme për fëmijë, recitime dhe kërcim nga vetë fëmijët dhe në fund të aktivitetit u shpërndanë dhurata, të cilat u mundësuan nga Shoqata Kristiane për të gjithë fëmijët e pranishëm.

Në aktivitet morën pjese, përfaqësues nga SHKBSH ku disa prej tyre kishin ardhur nga Holanda enkas për këtë ditë, si dhe i gjithë stafi i Institucionit.

l.h/ dita

June 1, 2018 15:39
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*