Emrat: Gjyqtarët dhe prokurorët që dalin para Vetingut në 2020

January 2, 2020 10:28

Emrat: Gjyqtarët dhe prokurorët që dalin para Vetingut në 2020

Emra të njohur të sistemit të drejtësisë shqiptare, disa të kallëzuar për fshehje pasurie, do të dalin para Vetingut gjatë vitit 2020, për t’u njohur nga trupat gjykuese përkatëse për rezultatet e hetimit ndaj tyre për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Hetimet për disa prej tyre, ku janë angazhuar edhe përfaqësues të SHBA-BE në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit, kanë nisur që gjatë vitit 2018. Gjatë javëve dhe muajve të parë të 2020, pritet të dalin para Komisionit të Vetingut gjyqtarët Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Evjeni Sinojmeri etj.

Gjyqtarët janë pjesë e një liste me 36 emra të përzgjedhur me anë të shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit që në 11 nëntor të vitit 2018, për t’ju nënshtruar Vetingut. Më shumë se një vit kohë duket se nuk ka mjaftuar për KPK-në për përfundimin e hetimit administrativ ndaj tyre. 

Gjyqtari i Apelit Gjin Gjoni bën pjesë në listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët janë kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë, falsifikim kontratash, fshehje pasurie etj., por që nuk kanë dalë kurrë para gjykatës për këto akuza. Disa subjekte të kësaj liste kanë dalë para Vetingut, ndërsa të tjerë kanë dhënë dorëheqjen. Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj, për të cilën verifikimet kanë nisur që në shtator të 2018. Imeraj  ishte pjesë e grupit të prokurorëve që i kërkuan Kuvendit autorizimin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ajo vendosi të ndante bashkëshortin me pretendimin se nuk i kishte treguar për një konflikt fizik me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo. Edhe Shpresa Beçaj, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë, pritet të dalë para Vetingut gjatë vitit 2020. Beçaj është pjesë e një liste me 36 gjyqtarë dhe prokurorë të përzgjedhur me 15 janar 2019 për t’iu nënshtruar Vetingut. 

Verifikimet kanë nisur edhe për prokurorin Dritan Gina, bashkëshortin e Rovena Gashit, e shkarkuar nga të dy shkallët e Vetingut për probleme me pasurinë. Gina u përfshi në një përplasje me ish-kryeprokuroren Arta Markun, ku bëri rezistencë për të dalë nga zyra e drejtuesit e të Prokurorisë së Elbasanit. Sipas të gjitha gjasave, Gina pritet të dalë para Komisionit të Vetingut gjatë vitit 2020. Po ashtu, është përzgjedhur për t’ju nënshtruar Vetingut edhe gjyqtari i Vlorës, Ken Dhima. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në maj të 2018 kërkoi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Ken Dhima, me pretendimin se kishte kryer shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Kërkesa për shkarkim u hodh poshtë nga KLD në atë kohë.

Gjatë vitit 2020 pritet të dalë para Vetingut edhe Prokurori i Durrësit Arian Ndoja, i cili ishte objektiv i një atentati në fillim të muajit nëntor të 2019 tek rrethrrotullimi i Shkozeti. Ndoja është pjesë e listës me 120 prokurorë dhe gjyqtarë, të përzgjedhur përmes shortit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në dhjetor të vitit 2019, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. 

Gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të dalin para Vetingut për vitin 2020 

Gjin Gjoni, Gjykata e Apelit Tiranë 

Fatmir Hajdari, Gjykata e Apelit Tiranë

Gerd Hoxha, Gjykata e Tiranës 

Neritan Cena, Gjykata e Tiranës

Petrit Çomo, Gjykata e Tiranës

Ridvan Hado, Gjykata e Apelit Tiranë 

Evjeni Sinojmeri, Gjykata e Apelit Tiranë

Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë   

Alaudin Malaj, Gjykata e Apelit Tiranë 

Elisabeta Imeraj, kryeprokurore e Tiranës 

Shpresa Beçaj, Gjykata e Apelit Tiranë

Ken Dhima Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Vlorë

Dritan Gina Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Arian Ndoja, Prokuroria e Durrësit 

Maria Qirjazi Gjykata e Apelit Tiranë

Zegjine Sollaku Gjykata e Apelit Tiranë

Petrit Aliaj Gjykata e Apelit Vlorë. / shqiptarja

l.h/ dita

January 2, 2020 10:28
Komento

12 Komente

  1. Baulant Talla January 2, 11:26

    Do dilka para Vettingut ne 2020 dhe Fatmira Hajdari! E ka te sigurte kalimin e klases se ka dy Asa te forte nen menge. I pari eshte ajo biba e bija Rudin qe luan gagacen atje ne parlament. I dyti me i forte akoma eshte dhenia e pronesise pronave te tjeterkujt asaj Linda Basha Rames atje ne Surrel per te cilen e akuzon familja pronare reale. Ec para moj Fatmira katunarja Librazhdit se ke dhe mbeshtetjen e patriotit katunarit Librazhdas kryetar grupi te rilindjoteve ne kuvend.

    Reply to this comment
  2. H January 2, 11:42

    Derisa nuk do ketë sekuestrim pasurisë së vjedhur, askush nuk do ketë besim tek vettingu dhe drejtësia e reformuar. Drejtësi e re , mutra të vjetër.Ti sekuestrohen apartamentet nga shteti dhe ti jepen të dëmtuarve nga tërmeti ti paguajnë qeranë shtetit.

    Reply to this comment
  3. Produkt “Drejtesia Demokratike” Berisha January 2, 12:02

    Cmontimi amerikan I nje Sistemi Drejtesie te gabuar te qellimshme te nje Njeriu qe mashtroi Amerikanet dhe boten perendimore shqiptaret dhe gjithe kombin shqiptar eshte drejt finalizimit!
    Pas diktatures komuniste ky sistem drejtesie I ka shtypur varferuar shqipraret I ka humbur dinjitetin e vertet ! Poshteruar vjedhur e vrare ata ! Mori fund diktatura e korruptuar e oligarkeve politikan proluror gjykates qe mbronin interesat e tyre dhe jo te publikut shqiptar !
    Rroft demikracia amerikane europiane!

    Reply to this comment
    • Wake Up January 2, 12:43

      Or enderrimtari i shkret qe flet per drejtesi amerikane qe paska qene montu ketu ndonjehere dhe qe e paska cmontu Berisha. Zgjohu or gjumash nga gjumi letargjik se Berisha po mbush 7 vite largu nga pushteti.

      Reply to this comment
      • Zoti t`ju ruajt menjen ! January 2, 18:34

        Berisha ka 7 vite qe esht largu po Drejtesia e kalbur e tij ka 30 vjet qe eshte ngrit or ti miku im 60 % e sistemit te drejtesise po pastrohet nga Vetingu amerikan
        Berisha Edi Rama dhe ai qe vjen pas Edit nuk kane asnji gje ne dore Drejtesia ketej e tutje do te jete ne dore te amerikaneve dhe shqiptareve t e pergatitur nga amerikanet
        Edi Berisha do te ikin per lesh

        Reply to this comment
        • Zoti na kthjellofte mendjen te gjitheve! January 2, 18:56

          Drejtesia jone shqiptare ne dore te amerikaneve thua? Ashtu qofte por ca e veshtire kjo te besohet kur Amerika ka gadi 2 vjet qe as ambasador nuk sjell ne Tirane e jo me te drejtoje drejtesi. Nuk ka interes ketu as Amerika as BE por na duket neve sikur jemi kerthiza botes. Vetingu ka etikete amerikane por me mall Made in Albanistan brenda.

          Reply to this comment
  4. Malsori January 2, 22:10

    Gjin Gjoni nuk do te dale para VETINGUT.Ai eshte kriminel i zgjuar i Ilir Floririt.Per te mbrojtur pasurine maramendse te siguruar ne bashkpunim me Ilirin Moniken dhe Saliun Gjini do te jap dore-heqien si gjyqtar,kesht vazhdon me lejen e lindjes qe i dha Ilir Floriri.Malsori.Boston

    Reply to this comment
  5. justice January 2, 22:40

    gjithe bobat e vlores paskan zene rradhen …

    Reply to this comment
  6. DALLTON January 2, 22:43

    Te rroje B.E.dhe U.S.A.se po te ish per Edi-Kaqolin GJin-Gjoni ,Fatmira Hajdarin ,deri sa te vdisnin ne gjykaten e larte do te ishin ,keta te dy ,jane arma e forte e Salushes-ku Gjin-Gjoni na mori dy vjet leje lindje ?Shkaku pse lindi e shoqja ,ku ne asnji vend te rruzullit -toksor nuk ndodh kjo,kete e beri qe ti shpetonte vetingut .Kurse Zonja Hajdari beri fli jeten e te mallkuarit Azem -Gomarit vetem e vetem te qendronte ne ate post ,por per cudi ardhi dita ti nenshtrohen vetingut ,jam I mendimit tu hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit se keta jane “SHEIKE”dhe jo gjygjtare ,jane gjakpires ,dhe jo gjygjtare ,jane kriminele,rrofte U.S.A.dhe B.E.qe po e pastrojne kete fare te keqe.

    Reply to this comment
  7. $$$ January 3, 08:04

    Shkarkimi I gjykatesve dhe prekuroreve eshte nje gje shume e rendesishme ,dhe shume e mire.Por kur te shkarkuaret kane shkelur ligjrt dhe lire dhe nuk meren ne ndjekje ,kjo eshte nje gje shume e keqe….Ata paskan edhe pasaporta dipllomatike?!Cfar do te thote kjo?A ka vlera nje Veting I tille,kur nuk ndalohen,nuk Ju konfiskohet pasuria dhe nuk shkojne prapa hekurave?Edhe me shtetaret e korruptuare keshtu do te behet?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim