10 fakte interesante që nuk i dini për Norvegjinë

November 8, 2017 12:05

10 fakte interesante që nuk i dini për Norvegjinë

 

Nga burgjet më të këndshëm, tek televizioni më i mërzitshëm. Rekordet e vogla dhe të mëdha të Norvegjisë.

1

Është kushërira e pasur

Në vitin 2014, Norvegjia u klasifikua në vendin e parë të Indeksit të Begatisë për pasurinë dhe mirëqenien e banorëve të vet (pak më shumë se 5 milionë). Është shteti i tretë për nga GDP për frymë, pas Katarit dhe Luksemburgut. The Economist e quan “kushërira e pasur” dhe në një artikull ka shpjeguar se pasuria e saj është një fakt relativisht i vonë dhe buron prej naftës (prodhon 2.8% të naftës botërore).

Ka një pinguin si kalorës të Mbretit

2

Një prej norvegjezëve më të famshëm të botës mund ta takoni në kopshtin zoologjik të Edinburgut: është pinguini Nils Olav, i cili në vitin 2008 u emërua kalorës nga Mbreti, dhe sot mund të ketë titullin Sir. Por Norvegjia ka edhe rekorde të tjera interesante.

Është Monarki

3

Haraldi V i Norvegjisë mbretëron mbi këtë vend që nga viti 1991. Babai i tij Olav V ishte i famshëm për faktin që udhëtonte me mjetet publike dhe paguante biletën nga xhepi i tij.

Ka burgjet më të mirë në botë

4

Në Norvegji, të gjithë të burgosurit kanë qasje në internet, edhe në qelitë e tyre. Ministria e Drejtësisë mendon që kjo i ndihmon në edukimin e tyre, dhe i lejon të ndihen ende në kontakt me botën. Norvegjia është vendi i 20 në botë me normën më të ulët të kriminalitetit.

Ka programet televizive më të mërzitshme në botë

5

Në Norvegji vlerësohet shumë televizioni i ngadaltë. Televizioni shtetëror NRK ka lajmëruar se shumë shpejt do të transmetojë një shfaqje prej tetë orësh për realizimin e trikove me thurje (në kohë reale). Programe të tjerë të avashtë janë transmetuar vitet e kaluar, si për shembull transmetimi direkt i një udhëtimi dhjetë orësh nga Oslo në Bergen dhe 18 orë të kushtuara depozitimit të vezëve të salmonit.

Ka shpikur fjalën ski

6

Fjala ski është norvegjeze: buron nga termi “skid”, që në gjuhën e lashtë norvegjeze donte të thoshte “mbuluar me lëkurë”. Lëkura e fokës apo e drerit përdorej për të mos lejuar rrëshqitjen e gjatë ngjitjeve.

Ka ishullin më pak komod në botë

7

I njohur si “vendi më i vetmuar mbi tokë”, ishulli Bouvet është i pabanuar dhe i akullt, në gjysmën e rrugës mes Afrikës dhe Antarktidës. Ndonëse shumëkush ka pretenduar pronësinë, sot i përket Norvegjisë, nga e cila ndodhet 12721 km larg.

Është ndër vendet më ditur të botës

8

Sipas librit të fakteve të CIA-s, Norvegjia ka indeksin e alfabetizimit më të lartë në botë. Qeveria stimulon botimin e librave, duke blerë që në fillim 1000 kopje për t’ua shpërndarë falas bibliotekave në të gjithë vendin. Dhe universitetet publike janë tërësisht falas, edhe për të huajt.

Lufton për të shpëtuar Amazonën

9

Në vitin 2008, Norvegjia dhuroi një miliard dollarë për shpëtimin e pyjeve amazoniane. “Për të fituar betejën kundër ngrohjes globale, duhet të fitojmë luftën kundër shpyllëzimit global’, shpjegoi atëherë kryeministri Jens Stoltenberg.

Ka ndërtuar tunelin më të gjatë në botë

10

Në vitin 2000, Norvegjia ndërtoi tunelin e Laerdalit, që me 24.5 km e tij është më i gjati në botë. Gjendet në rrugën Oslo-Bergen dhe gjurma e tij kalon nëpër një seri kthesash të lehta, që parandalojnë lodhjen e automobilistëve dhe kontribuojnë për rritjen e sigurisë rrugore.

November 8, 2017 12:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*