Certifikata e pronësisë së kompanisë që bleu ARMO-n dhe një “i mëngjër” në aferë

DITA August 10, 2013 12:09

Certifikata e pronësisë së kompanisë që bleu ARMO-n dhe një “i mëngjër” në aferë

Një nga asetet strategjike më të rëndësishme të Shqiptarëve, kompania ARMO, po ri-shitet nga blerësi i shumëpërfolur i saj, në një kompani të krijuar 6 muaj më parë dhe të regjistruar në Ishujt Virgjine, duke shumëfishuar efektin e skandalit me privatizimin e ARMO-s. Gazetarët (një pjesë) janë në detyrë, po gjurmojnë marrëveshjen, ministrat e Berishës dhe e gjithë qeveria janë po ashtu në detyrë, por duke u bërë palë me biznesmenin, e duke e ndihmuar me sa kishin mundësi ta kryente këtë operacion. Madje duke “ia qarë dhe hallin”, siç bënte ministri Florion Mima në letrën që i dha z.Taçi dritën jeshile të bënte shitjen (shih DITA, nr. i djeshëm).

Në të gjithë këtë lëndë, ka vetëm dy të panjohura:

1. Me çfarë kosto publike po bëhet e gjithë kjo lëvizje?

2. Çfarë mendon mazhoranca e re për këtë punë?

Kostoja publike kërkon kohën e saj për tu përllogaritur. Megjithatë, koha gjendet nëse qeveria e zgjedhur, ka ndonjë mendje për ta përllogaritur dhe për ti dhënë drejtim kur të ulet në karrigen e pushtetit në Shtator.

E ka këtë mendje? Mjafton të përdorim si kampion zhvillimet e 48 orëve të fundit për të kuptuar se ka diçka që nuk shkon. Në 48 orët e fundit janë referuar kryesisht dy çështje, që përbëjnë zhvillime domethënëse. E para është vendimi i qeverisë për të kaluar në pronësi të Partisë Demokratike godinën e madhe të SHQUP-it.

E dyta është lajmi për ri-shitjen e aksioneve të kompanisë ARMO nga Rezart Taçi. Vërejmë se qëndrimi i socialistëve në lidhje me këto dy zhvillime është i ndryshëm. Për pronësinë e SHQUP-it, doli dje ministrja e ardhshme e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe paralajmëroi rrëzimin e këtij vendimi.  Për ri-shitjen e ARMO-s mungon dalja me një qëndrim e ministrit analog të Ekonomisë që do vijë në Shtator. Por heshtja është njëra anë, mund të ketë dhe më keq, mund të ketë edhe përqafime nën rrogoz.

Janë disa persona të përfshirë dhe të informuar në lidhje me procesin e ri-shitjes së ARMO-s nga Rezart Taçi. Janë njerëz që dinë jo vetëm detajet e operacionit financiar por edhe kontekstin e konjukturës politike në të cilin u zhvillua kjo shitje.  Mes tyre është edhe një deputet i PS-së ardhur nga fusha e biznesit që i ka rrahur shpatullat Florion Mimës, për të lëshuar letrën që i hapi rrugën aferës me ARMO-n, duke e garantuar ministrin e Berishës se PS-ja nuk do të ndihej për këtë operacion. I njëjti deputet rishtar që po e quajmë “të mëngjër” sepse nuk në vjen ta quajmë të majtë, e ka mbështetur dhe mediatikisht këtë ri-shitje të ARMO-s, duke e konsideruar gati-gati si një nder që po i bëhej shqiptarëve dhe qeverisë së ardhshme (!). Është i njëjti “i majtë” për të cilin ka të dhëna që njësoj siç fërkon shpatullat e Taçit dhe Mimës, ka ca kohë që fërkon edhe shpatullat e drejtorit të CEZ, Sahit Dollapit, sigurisht jo falas.

Nëse shikon reagimin e të majtëve mbi këtë shitje të Taçit, nuk mund të thuash se deputetit-biznesmen të sipërpërmendur nuk i ka ecur fjala e dhënë. Ah, përjashtim bën Erjon Braçe, por ai është “specie autonome”, në mos përjashtimi që vërteton rregullin.

Por të bën çudi që dhjetëra deputetë të majtë të zgjedhur në Qarkun e Fierit ku janë të atashuara dhe asetet dhe burimet njerëzore kryesore të ARMO-s, nuk kanë asnjë qëndrim apo reagim për këtë operacion. Opo si e kanë hallin xhanëm? Çfarë dinë që i bën të mendojnë se leverdis më mirë të mos ndihesh se sa të reagosh për këtë maskaradë me një korporatë strategjike?

Por cilado qofshin arsyet apo joshjet që stimulojnë këtë heshtje, e sigurt është që janë zgjedhur deputetë e ministra me një votë plebishitare që ishte sinjal i qartë për të rivendosur dinjitetin e shqiptarëve dhe interesin publik në vendin e vetë. Do ta zëvendësojnë këtë interes publik dhe këtë pritshmëri të lartë qytetare me interesa meskine biznesi privat? Do ishte vërtet zhgënjyese. Dhe shumë më tepër se kaq.

 

Ekskluzive/ Certifikata e pronësisë së kompanisë që bleu ARMO-n
(Dhe një pyetje për zëvendës/ministrin Enno)

Dje zëvendës/ministri  e Ekonomisë, Enno Bozdo doli publikisht në TCH dhe dha garancitë e institucionit që ai përfaqëson ku foli në veçanti për dy elementë. Së pari ai foli për identitetin e kompanisë që ka bërë blerjen, për identitetin e kompanisë “Heaney Assets” e regjistruar në Ishujt Virgjinë. “Kompania deklarohet se është azere dhe ka background të respektueshëm në fushën dhe sektorin përkatës”, deklaroi dje zëvendës/ministri. Madje duke shtuar se ministria kishte pasur letërkëmbime me këtë kompani dhe ishte garantuar për identitetin dhe kapacitetet e saj. Gazeta “DITA”, e cila e paralajmëroi aferën me ARMO-n që në 4 gusht, disponon, deklaratën e pronësisë që kjo kompani ka sjellë në Tiranë, të cilin e boton sot ekskluzivisht. Është as më shumë e as më pak i njëjti dokument që kompania i ka dorëzuar Ministrisë së Ekonomisë dhe që gjendet i depozituar dhe në Regjistrin e Bizneseve në Tiranë.

Të dhënat dhe garancitë për këtë kompani i ka dërguar një studio ligjore në Ishujt Virgjinë, e cila është dhe studioja që ka bërë dhe regjistrimin e kësaj kompanie si dhe studioja që mban të përditësuara regjistrat dhe veprimet që kompania kryen në Ishujt Virgjinë. Elementi i parë që të bie në sy është fakti se kompania është krijuar vetëm 6 muaj më parë, më 6 shkurt 2013.  Kompania deklarohet se ka vetëm dy drejtorë të emëruar të cilët janë zotërinjtë Abe Halati dhe Frederic Leclerceq. Këta janë dy personat e autorizuar posaçërisht nga pronarët e kësaj kompanie për të kryer të gjitha veprimet ligjore dhe financiare në emër të kompanisë. Po pronarët kush janë xhanëm? Dokumenti i ardhur nga Ishujt Virgjinë nxjerr në dritë emrin e pronarit që në dokument cilësohet si zoti Jean-Claude Dauvergne. Por në dokumentin sqarues, në pikën nr.3 të dokumentit shkruhet e zezë mbi të bardhë se: “Kompania është e autorizuar të emërojë një maksimum prej 50.000(Pesëdhjetë mijë) aksione me vlerë nominale dhe të një klase dhe serie të njëjtë”, – shkruhet në dokument. Janë  pikërisht ato 50.000 aksione që janë në pronësi të zotit Dauvergne, që dokumenti e shpall si pronar të vetëm. Duket se çdo gjë sqarohet dhe mbyllet me kaq dhe emri i pronarit mbetet më se i sqaruar. Por në fakt nuk është kështu.

 

OFFSHORE

Për të kuptuar si funksionon duhet të mbajmë parasysh vetëm dy elementë:
1. Dokumenti vjen nga një zonë “offshore” biznesi. 2. Mjafton ti referohemi sqarimit në pikën nr.3 të dokumentit në lidhje me paketën e aksioneve. Më konkretisht, Ishujt Virgjinë janë një zonë “offshore” që do të thotë se janë një zonë ekskluzive biznesi, ku mund të regjistrosh kompani biznesi dhe ta kontrollosh kompaninë  nëpërmjet një haraçi që i jep një zyre juridike në këto ishuj, zyra më pas mban dhe regjistrat si dhe të dhënat kryesore të kompanisë. Ligjet ekskluzive në këto vende i japin zyrave ligjore që bëjnë përfaqësimin mundësinë që t’i fshehin pronarët e vërtetë të kompanisë nëpërmjet kombinacioneve dhe kritereve me numrin e aksioneve(siç mund të jetë bërë bazuar në pikën 3 të dokumentit). Për shembull, kompania ndahet në një total prej 20 aksionesh dhe zyra juridike përcakton se vetëm 5 aksione do të jenë të emëruara. Mbajtësi i këtyre 5 aksioneve rezulton më pas dhe si pronari i vetëm i kompanisë. Por në fakt i vetmi pronar nuk është pasi aksionarët që kanë “thelën e luanit”(pra 15 aksionet e tjera) mbeten të pazbuluar pas emrit të tij. Ky është dhe truku por dhe avantazhi themelor që kanë kompanitë e regjistruara në këto zona. Ndaj dhe mjafton një konsultim i thjeshtë i kuadrit ligjor të bizneseve në Ishujt Virgjine, për të kuptuar se dokumentet që ka sjellë në Tiranë kompania që bleu ARMO-n, nuk paraqesin garancitë e duhura për të zbardhur emrat e pronarëve.

Ndaj dhe duket pak e çuditshme që zëvendës/ministri Bozdo është i sigurt që ata janë azerë. Për të mos thënë më pas që Bozdo shprehet i bindur dhe për kapacitetet e kënaqshme të kësaj shoqërie të krijuar 6 muaj më parë. Në zonat “Offshore” kompanitë nuk regjistrohen për të skalitur kapacitetet, bilancet apo kapitalet e investimit, përkundrazi, pronarët shkojnë dhe i regjistrojnë aty për të kapilarizuar në mënyrë të fshehtë dividentin dhe fitimet e ardhura nga kompani  të tjera që nuk janë fantazmë dhe ushtrojnë aktivitet publik. Kaq mjafton për të kuptuar se një kompani e shfaqur nga një zonë “offshore” nuk mund të japë asnjë garanci për plane investimi apo shlyerje borxhesh, sepse është regjistruar në “offshore” pikërisht për t’iu shmangur këtyre përgjegjësive dhe për të ruajtur në mënyrë strikte anonimatin e rrethit të personave që ndajnë fitimet e kompanive publike , aksionet e të cilave kontrollohen nga “kompania bërthamë” e regjistruar në “offshore”. Ndaj dhe në këto kushte pyesim zëvendës/ministrin: Si e kuptove që janë azerë, Enno?

 

 

Sqarimet e dhëna nga Enno Bozdo për shitjen e ARMO-s

Për identitetin e kompanisë:

“Kompania deklarohet se është azere dhe ka background të respektueshëm në fushën dhe sektorin përkatës. Shpresojmë që hyrja e një kompanie me asete të mira teknike dhe financiare të zgjidhë ose përmirësojë drejt zgjidhjes përfundimtare problematikat e vëna re me kompaninë”

Për kapacitetet e kompanisë:

“Kemi pasur një letërkëmbim intensiv me kompaninë në fjalë, e cila ka qenë e interesuar të hyjë në koncesion përmes shkëmbimit të paketave aksionare. I kemi bërë verifikimin teknik dhe financiar dhe gjithashtu kemi deklaratën noteriale të kompanisë që merr përsipër të njohë kontratën, si e vetmja marrëdhënie juridike mes saj dhe autoritetit kontraktues, si dhe të njohë deri në një detyrimet e prapambetura të kompanisë, të krijuara gjatë kësaj kohe, që po krijohen apo do krijohen. Mbi të gjitha ruajtjen e punonjësve, pagesat e prapambetura, sigurimet shoqërore, pagat e tyre, çdo borxh ndaj palëve të treta. Absolutisht gjithçka”

 

Deklarata e pronësisë e ardhur për kompaninë që bleu ARMO-n:

TERRITORET E ISHUJVE BRITANIKË VIRXHIN BVI-ja,
AKT BIZNESI I SHOQËRIVE 2004 (i ndryshuar)

Ne MMG TRUST(BVI) CORP, një shoqëri e krijuar në bazë të ligjit të Ishujve Britanikë Virgjinë dhe mbajtës i licencës Trust i Klasit të Parë, sipas ligjit “Për Bankat dhe shoqëritë e Trusteve”, 1990(i ndryshuar) të ligjeve në fjalë, Agjent i Regjistruar i shoqërisë “Heaney Assets”, një shoqëri e krijuar ligjërisht në Ishujt Britanikë Virgjinë, me Nr Shoqërie: 1759526 më 6 Shkurt 2013, vërtetoj si më poshtë:

1. MMG TRUST(BVI) CORP është një Agjent i Regjistruar  dhe ofron shërbime regjistrimi për Shoqërinë. Selia e shoqërisë është në adresën “Morgan and Morgan”, Pasea Estate, Road Toun, Ishujt Britanikë Virgjinë.

2. Sipas regjistrimeve të vlefshme në Zyrat e Regjistrimit të Shoqërisë, Shoqëria është krijuar në mënyrë të ligjshme, dhe funksionon në mënyrë të rregullt sipas ligjeve të Ishujve Britanike Virgjinë.

3. Kompania është e autorizuar të emërojë një maksimum prej 50.000(Pesëdhjetë mijë) aksione me vlerë nominale dhe të një klase dhe serie të njëjtë.

4. Sipas regjistrit të zyrave dhe drejtorëve të mbajtura në Zyrën e Regjistrimit të Shoqërisë, personat e mëposhtëm janë zgjedhur ligjërisht drejtorë/zyrtarë të Shoqërisë:

Z. Abe Halati, lindur më 04/07/1949                                                                        Drejtor
(Me të drejtë firme së bashku me Z. Frederic Leclerceq)

Z. Frederic Leclerceq lindur më 01/12/1964                                                         Drejtor
(Me të drejtë individuale firme)

 

5. Sipas regjistrit të aksioneve të mbajtura në Zyrën e Regjistrimit të Shoqërisë, aksionari i vetëm i shoqërisë është si më poshtë:

Emri:                                                                                     Nr. Aksioneve të mbajtura
Z. Jean Claude Dauvergne                                                           -50.000-

6. Në dijeninë tonë nuk ka asnjë veprim, në vazhdim ose potencial, kundër Shoqërisë dhe asnjë vendim nuk është marrë për likuidimin vullnetar dhe nuk ka asnjë barrë në ngarkim të aseteve të tij.

7. Sipas të dhënave të mbajtura në Zyrën e Regjistrimit të Shoqërisë, Shoqëria mban Regjistër Hipotekor,  të barteve apo të detyrimeve të tjera

—27 QERSHOR 2013
Kay Linda Richardson (firma)
Person i autorizuar për të firmosur
MMG TRUST(BVI) CORP
PERSON I REGJISTRUAR

 

 

 

DITA August 10, 2013 12:09
Komento

23 Komente

  1. andromeda August 10, 07:56

    Eshte fjala per 2K, qe perhere na eshte dukur i dyshimte. Kjo duket dhe ne qendrimet qe mban ajo gazeta e tij DELETED

    Reply to this comment
  2. Artan August 10, 08:39

    Shikoni pak sa borxh I ka dhene santo 2k per Zgjedhjet.

    Reply to this comment
    • Open your mind August 11, 05:31

      Cmenduria me e madhe:Qeveria ne fuqi humbet zgjedhjet por ka te drejte te qendroje ne pushtet dhe 3 muaj te tjere.Kjo i jep mundesine te fshije gjurmet e vjedhjeve dhe krimeve te veta.Mjere ti o popull shqiptar qe nuk po gjen nje rruge shpetimi.

      Reply to this comment
  3. aferdita August 10, 08:42

    sipas shkrimit tuaj te mesiperm,qeverise rama i duhet te prese me gersheren e’inaugurimeve’tentakulat qe zgjaten drejt deputeteve te tij!ne cdo rend kapitalist qeverite nxjerrin nga cdo grimce e universit ligje deri ne absurd per te mbrojtur pa kusht vehten dhe rendin,por rama eshte iqarte ;plot vertetesi dhe dinjitet per te permbushur detyrat dhe per te respektuar;ramen e fushates! le te presim

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA August 10, 09:41

    Nuk i njohim ende akuzat qe i behen deputetit te majte, i supozuar KK, ose 2 K…
    Më vjen keq sinqerisht ne se eshte treguar kaq miop dhe ka rene ne Gropen e Halese se hapur nga Berisha…
    Nuk eshte kurr vone te beje perpjekje te dale nga kjo grope….
    Por une dua te ndalem tek nje problem k a p i t a l …
    A duhet te shiten paurit strategjike te shqiptareve?
    Eksperienca boterore tregon se çdo ven i pamvarur nuk duhet te humbase kontrollin mbi paurit e veta, jetike, ose siç quhet ne gjuhe me te moderuar, strategjike.
    Ju falenderoj nga zemra ju te nderuar Staf i “Dita”-s, qe jeni vene ne pararoje te Medias shqiptare per te mbrojtur pasurit e shqiptareve, pa te cilat Shqiperia do te kthehej ne nje K o l o n i ….të vertetë!
    Mos pushoni kurre se hedhuri drite mbi njerzit e erresires qe shesin Shqiperine!….
    Më konkretisht. Do ti kerkoj ndjese Lexuesit në se heq nje paralele mes Shqiperise dhe vendit ku une jetoj e punoj, Austrise.
    Edhe Austria ka nje koncern Nafte, te quajtur OMV…
    Por kurre nuk e shet ate.
    Kur them keshtu, jo se te huajt nuk kane investime dhe nuk bashkpunojne me OMV-në…
    Por kurre Austria nuk humb kontrollin mbi koncernin e saj strategjik, duke ruajtur kapitali vendas gjithnje 51 perqind te Kapitalit, DUKE RUAJTUR KESHTU TE DREJTEN E VENDIMMARRJES DHE QE KOMPANIA TE MOS U SHITET TE HUAJVE…dhe te bejne ata si te duane, silas interesave te tyre…
    Une nuk jam ekonomist.
    Nje ekonomist mund ta spjegoje ket me mire!
    Por thelbi i problemit eshte i qarte:
    SHQIPERIA
    NUK
    DUHET
    TË LEJOJE
    SHITJEN E PASURISE ME TE MADHE TE SAJ!….
    Te huajt le te investoje por 51-perqindshin duhet ta kete vet Shqiperia, se eshte pasuri kapitale e saj dhe lenda kryesore strategjike, pa te cilen duhet te paguaje shume dhe në çdo kohë ekonomija e saje mund te qendroje në vendnumero…
    Bashkpunim dhe investime po, por pa humbur 51 perqindshin,, dmth, te drejten e V e n d i m m a r r j e s !…

    Reply to this comment
    • Teknokrati August 11, 08:47

      E kuptoj sikletin e mazhorances se re per tu sforcuar ne çeshtje “delikate” por nuk kuptoj sikletin e gazetarit per te folur troç me emer e mbiemer per deputetin biznesmen…… Kur e ka problem gazetari i pavarur imagjino pak kryeministrin e ri per ti treguar vendin ketij afaristi te çeshtjeve publike…..

      Reply to this comment
  5. TROJA August 10, 09:41

    I nderuar komentator.po kethehem tek ju se zoti Mero nuk me qef ti shash qeverine e re dhe deputetet e PS,qe si thoni dhe ju,po japin shenjat e fillimit te korupsionit akoma pa mare pushtetin.Po qe se jane te verteta keto qe po lexojme,atehere po pyesim Edi Ramen;
    1.Mos populli gaboi qe votoi te majten?
    2. A thua nuk e kuptonte ky popull i shkateruar se deputetet e PS,paskan programuar ku do grabisin e e ke do grabisin si ne rastin ne fjale qe ndoshta presin pjesen e tyre?
    3. A i ka njohur Edi Rama keta deputete te cilet po flasin sot si Saliu ne 2005,” me duar te pastra” dhe pa u ulur ne kariken e pushtetit kane futur duart ne mut deri ne bryla?
    4. A e kane menduar se ky popull ne 2015,ne zgjedhjet lokale i kalon perseri ne opopzite se nuk duron me?
    5.Perse duhet te flase vetem nje deputet,per keto grabitje Erjon Braçe dhe deputetet e tjere te PS te heshtin? Perse nuk prononcohet Edi Rama,apo edhe ai eshte dakort me ke te shitje te pasurise kombetare dhe strategjike?
    Te shpejte e paska fundin dhe kjo qeveri.Juve si gazete dhe si komente ju faleminderit,shqiptaret po kuptojne tek gazeta juaj,tek gazeta sot,se jeni per drejtesine,per lirine dhe kunder te gjitha fenomenet e korupsionit,te djathte apo te “mengjer”

    Reply to this comment
  6. Bocari August 10, 09:48

    Sa e madhe eshte grykesia e njeriut? Biznesmenet ekzistojne ne te gjithe boten, por bisnesmenet qe dolen nga ish vendet socialiste sic po tregon historia jane me te pangopurit e kohes. Per para shesin nene e baba, jo biologjiket se ata i duan shume, por ata te te tjereve. Me e cmuara qe ka njeriu eshte karakteri dhe pasuria me e madhe dija. Kur lexoj keto lajme me pushton zhgenjimi. Mund ta shajme Saliun sa te duam dhe lista e krimeve te tij akoma ska filluar, por nje gje duhet te mesojme, pa mbeshtetjen e ketyre njerezve Saliu sdo kish patur sukses. Dhe keta deputete e biznesmene nuk vijne nga Vicidoli, por jane qytetare e kryeqytetare, te zgjuar e te dipllomuar, te pasur dhe te suksesshem. Perse hane keta njerez qe i kane gjithe te mirat corbe te prishur? Sa mire qe ekziston LIGJI. Vetem ai e meson njeriun te sillet si duhet. Shpresoj qe keta qe erdhen e njohin kete mjet te fuqishem; njeriu kur gabon e peson.

    Reply to this comment
  7. hawk August 10, 12:58

    Shikoni Shekullin dhe e kuptoni…Vetem ajo s’e trajton si problem ARMON. Ky nuk quhet “shekulli i rilindjes se vlerave”,por i rilindjes se “kokave te jarit”…….Ja dhe ΑΠΟΚΑΛΥΨΗ i parashikuar…. “batakcinjte” qe kthehen ne bartes se vlerave” dhe “shkelesit e ligjit ne ligjvenes”…

    Reply to this comment
  8. Emigrant SHBA August 10, 13:30

    I vetmii gabim qe do tja ule vlerat Edit eshte 2K e kam thene edhe here te tjera qofsha i gabuar

    Reply to this comment
  9. Nafta August 10, 14:44

    Jo do tja ul,por do ta varros!…Pas 2 K eshtë Mehmet Elezi qe ka drejtuar gjithmone Berishën!Kokedhima ne vitet ’90 megjithse ishte antar i Byrose se BRPSH qe drejtonte Elezi,ishte edhe sekretar i parë i Fierit dhe u lidh me Sendin Hajdia për biznese.Bizneset e Kocos kane falimentuar si gazeta e tij “Shekulli” shitur atij nga Prec Zogaj. Kokedhima beri incidentet qe di vet ne Fier,ne ate fillim demokracie duke mosqene asnje dite as i menjër!…Për te shpetuar bizneset e tij te mbytura ne borxhe,kerkon të behet edhe matrapaz ne lojen me të ndyre ekonomike, shitjes se Armo.Nuk duhet lejuar! Ne gremine Koco 2 K po terheq edhe Ramen!…

    Reply to this comment
  10. astrit August 10, 14:48

    Vota plebishitare per te majten e kerkon qe artikullshkruesi ta thote hapur emerin e ketij palodeputeti-

    Reply to this comment
    • lumasi August 10, 16:08

      o astrit eshte thene haptazi. fshati qe nuk duket nuk do kallauz. inicialet kk. biznesmen. pronar i nje gazete. deputet ne listen e vlores i dyti pas edi rames. shiko mire pusin. tung.

      Reply to this comment
  11. nastradini August 10, 15:13

    FATURA E HESHTJES SE EDI RAMES

    Eshte edhe shitja ne terrin e nates te ARMOS si ne asnje vend tjeter te Botes. Askush ne Bote nuk shet rezervat e tij naftembajtese te tij kur dihet qe afati i mbarimit te floririt te ZI eshte ne kufijte e fundit. Pse e ben Sali Berisha kete afere mafioze eshte me se e qarte per LEKA, per te mbushur sa temundi xhepat e tij ne ikje e siper. Por pse hesht Edi Rama dhe PS-ja shurdh-memece pas tij? Kjo eshte ceshtja dhe mire e ka trajtuar gazeta DITA “lule” e vetme ne llumin mediatik shqyptar. He pra pse hesht Edi Rama? jo vetem per kete ceshtje, por edhe per shume te tjera. Ca thone se nuk ka hypur ne kalin e pushtetit akoma. Por Saliu deri atehere do t’i kete shitur gjithe Shqypnine bashke me PS-ne e shurdh-memeceve nga pas firmave offshore ne ishujt e oqeaneve dhe kali i pushtetit i Edi Rames nuk do te kete me se cfare te haje dhe do te ngordhe ne shkretetiren qe po le Saliu dhe banda e tij kusare. Pse hesht Edi Rama atehere? Cuditet mileti dhe nuk gjen pergjigje. Hesht tani per ARMON si heshti me pare per taksen PROGRESIVE, per ZERIMET te taksave dhe tatimeve dhe per shendetesi falas si ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes. Edi Rama hesht tani per ARMON e Taci Kamarierit sic heshti per NDESHIKIMIN e krimeve te Sali Berishes ne studion TOP STORY kur deklaroi se “Nuk ja merr mendja te hakmerret” i yshtur dhe i perkrahur nga Sokol Balla qe e shpalli zyrtarisht Saliun si nje “burre shteti qe ka bere historine.” Medet renkon nastradini dhe kujtohet se FATUREN e heshtjes per krimet monsteruoze te Saliut per here te pare ja preu Fatos Nano kur e fshehu ne shtepine e Bashkim Finos nga “dashuria” e popullit ne vitin 1997. Kjo ne fakt ishte FATURA e biznesit te perbashket per trafikimin e armatimit te Ushtrise shqyptare ne vendet terroriste te Botes se Trete dhe u be ashiqare me Gerdecin dhe shume afera mafioze me pas. Mire pijaneci dhe bixhozxhiu pa moral Fatos Nano qe vret njerez ne autostrade dhe i hedh si qen ne kanal, por Edi Rama, qe doli ne skene si Jezu Krishti albanez dhe premtoi RINGJALLJEN e Kombit pse tani HESHT per aferat mafioze te Sali Berishes dhe nuk ndjehet fare per NDESHKIMIN e krimeve monstruoze te tij, sic ka ndodhur ne vendet e tjera ish komuniste? Ca ketu thone se ka rene ne gropen e Saliut dhe po perpiqet te dale nga gropa, por ne duhet t’i japim doren per ta ndihmuar. Ca te tjere thone se i eshte perkushtuar shume politikes se jashtme dhe po gjen VELLEZER strategjike ne Turqine e Sulltanit Erdogan. Prandja nuk ka kohe te merret me gjepura si keto te ARMOS te Taci Kamarierit. Por nastradini dhe miqte e tij jane te nje mendimi ndryshe dhe mendojne se HESHTJA e cuditeshme e Edi Rames per NDESHKIMIN e krimeve te Saliut ka te beje me FATUREN e kripur, qe do te paguaje kryeministri i ri i Shqypnise per te mbajtur premtimet e tij dallkauke elektorale ndaj miletit qe i besoi drejtimin e vendit me voten e tij. Mesa duket dhe sic tregojne bathet ka shume te ngjare qe Saliu do t’ja hedhe edhe kete radhe pa lagur si ne vitin 1997 dhe kjo eshte nje gje mjaft e trishtuar per popullin tone pa fat.

    Reply to this comment
  12. Kombi ilirshqiptar, August 10, 15:18

    E popull o popull ca bejn keshtu me ty mundohesh te largohesh nga shiu e perplasesh ne bresher .pa erdhur ne pushtet filluan me korupsjon ku je Edi pse nuk ndjehesh k 2 apo te ka zene bishtin.o o popull nuk ka zot per ty ti je jetim e nuk te pyet kush vetm te genjejn se te shtypin kollaj se je i perçar ne copacopa ri e fli o jetim o popull fli fli teri sa te vdesish e mos zgjoheshm flifli.’,

    Reply to this comment
  13. Gramoz August 10, 16:25

    ku te veme ku te shkojme qe tilla poshtersi mos degjojme ,,nese kjo ndodh atehere shqipetareve nuk u mbetet gje tjeter ,,te ikin nga syte kembet ,se vendi yne nuk ka zot ,,vendi yne nuk ka nuk ka politikane por ka mafioze ,vendi yne nuk ka integritet me keto mynyra kaq t sofistikuara mendja na shkon se ne po shkojme drejt shkaterimit total qe teshesesh burimin kryesor qe eshte nafta e vetmja qe te jep integritet te mban gjalle ne jemi te mbaruar nese rama nuk prononcohet per kete ,dhe eshte k k ne kete mes kjo nje tradheti qe rama po i ben popullit pa filluar mire po mendoj se rama do goditet rende sepse populli nuk ka c te humbas me,,nese nuk ariti ta destabilizoje berisha vendin ,,rama dota beje dhe me keq ruajna o zot ,,prandaj i dashur thano kemi besim tek ty qe na mban me shprese ,,hyri me me themel kesaj pune e nxiri te pa larat ne shesh ketyre krimineleve qe po na hane si krimbi drune e nuk po kuptojme se c, behet me ne te shkretet ,qe nuk dime se kujt ti zeme bese te lutem thano ti je nje njeri qe di c ben qe ido bashkekombasit e tu nuk do na lesh ne balte deri sa tu djegesh ne dore kete poshtersi qe po na bejne thano jemi me ty gazeta juaj eshte drita qe shikojme ne fund te tunelit te pershendes ,,thano

    Reply to this comment
  14. Mirush August 10, 17:39

    E dashur Gazeta Dita! Shume komentatore ne tym jane lodhur duke bere analize pa baze per Armon.
    Une flas ne baze te asaj qe na ka treguar televizioni dhe gazetat. Armo kur ishte ne shtet nuk ishte aspak e suksesshme sepse kur u shit ishte lene nje borxh prej 30 miliard leke qe i lau pronari i ri. Pse s’ishte e suksesshme? Vidhej nga brenda thoshte Berisha ne tv. Pasi u pa ne muajt e pare te privatizimit qe Armo fitonte shume, te gjithe socialistet qe e kishin votuar ne parlament shitjen i kerkonin Bodes dhe Berishes te bllokonte Armon dhe Z. Bode kete bente here pas here ku Ballshi punoi ne 5 vjet vetem 5 muaj dhe pronari i tij i ka paguar rrogat e punonjesve nga xhepi i vet me shpresen se do ti vinte mendja politikaneve dhe do kuptonin qe nese punonte Armo paguheshin taksat, tatimet, rritej mireqenia e popullit. Por asnje nga socialistet dhe disa nga klanet qeveritare nuk e kane vrare shume mendjen per te miren e vendit. Madje dhe ju qe fshiheni mbrapa Dites e qe po hiqeni parimore tani, kush jua kane prishur interesat dhe bizneset qe jeni beri si bashat e terbuara? Sepse nese per popullin s’e vrisnit mendjen per ke do ta benit kete ” lufte”? Nuk kane si te flasin socislistet per Armon sepse ata me Boden e shoke e cuan deri ne ate pike qe nuk mund te paguheshin as rrogat. Do kundershtonin veten.

    Reply to this comment
  15. andrea bregasi August 10, 20:37

    Ne lidhje me rishitjen e ARMOS nqs eshte dhe 2K ne kete kombine atehere kryetarii I RILINDJES nuk ka per tu prenoncuar per kete. Keshtu qe qeveria e re do te filloje me rishkaterim jo me rilindje. Qe te filloje me RILINDJE duhet qe 2K te mos perfillet sepse 2K prepare pasurise nuk ve asgje.

    Reply to this comment
  16. gjergj August 10, 20:38

    E dashur ‘DITA’! Nëse deputetët e mëngjër kanë rënë në pusin e Taçit, shqiptarëve s’u ka mbetur veç të këndojnë: O djem rrëmbeni pushkët, ja vdekje ja liri! Gj. M.

    Reply to this comment
  17. Reparti i Riedukimit Nr. 313 August 11, 00:18

    Po i jepni drejtim tjeter nepermjet ketyre komenteve qe po beni per shitjen e ARMOS dhe shkakun e vjedhjes dhe te shitjes se ARMOS kerkoni ta kaloni dhe ti leni dobicin e Saliut ne dere te Majtes. ARMO u privatizua nga ish kamarieri i picave deri ne vitin 2000 ne Itali, me ndihmen e familjes Berisha duke u ndihmuar fuqishem me vendimet e KM, per t’ja bere sa me te lehte vjedhjen ketij mafiozi , qe edhe mazut ka shitur per nafte i mbrojtur nga strukturat shteterore. Jashte cdo ligji ministri i Financave Florian Mima i jep urdher QKR te beje ndryshimin e pronesise se kompanise ARMO diten e pushimit, dite Bajrami, ne nje kohe qe Taci i ka borxh qytetareve shqipetar 85 milion euro garanci per tenderin e blerjes se Albpetrolit qe nuk u be kurre, plus borxh bankave qe operojne ne Shqiperi etj. Nga ana tjeter nje idjot si Z/Minitri i Ekonomise Enno Bozdo merr persiper e thote qe kompania e re e blen ARMON me gjithe borxhet, nuk ka buthe ku te qendroj, keta jane per lita e jo per burg. Keshtu disa komentues nostalgjik te Sali Ver Llapes, kerkojne qe dobocin e tyre t’ja lene se majtes, cfare lidhje ka “deputeti” i majte kur te gjitha zhulet dhe pislleqet e Rezartit jane drejtuar dhe aprovuar nga Sali Baba me 400 Hajdute ne kurriz te qytetareve shqiptare.. Tani mund te thoni qe edhe kompania fantazem e ngritur para 6 muajsh dhe e rregjistruar ne ishujt Britanike Virgjine, vende fantazmash e ka bere deputeti i Majte, e keni trurin te shplaredhe jeni toca.

    Reply to this comment
  18. toci August 11, 09:38

    MIREDITA GAZETA DITA!
    FALEMINDERIT PER INFORMACIONET DHE KOMENTET QE LEXOJME TEK JU.
    JEMI PUNETORE TEK TACI OIL.KONKRETISHT NE “KUID-SHPK”
    PER ATA QE NUK E DINE ,KUID ESHTE DISTRIBUTORI I TACI OIL PER SHITJET ME PAKICE.
    ME SA KEMI DIJENI JANE RRETH 300 DISTRIBUTOR SHIJE NE GJITHE SHQIPERINE.DUKE LLOGARITUR NJE MESATARE PREJ 4 PUNETRESH PER PIKE BEHEMI 1200 PUNETORE.TE GJITHE NUK KANE MARE RROGAT PREJ 5-6 MUAJSH.TE GJITHEVE NUK U JANE PAGUAR KNTRIBUTET E SIGURIMEVE PRE TETORIT 2012. PO ASHTU PRONARET E DISTRIBUTOREVE (SE REZARTI VETEM 4 KA NE PRONESI )NUK U JANE PAGUAR QIRATE MUJORE PREJ 5 MUAJSH.
    MESA INFORMOHEMI NGA SHTYPI SE NGA DREJTUESIT TANE NUK KA AS ME TE VOGLIN INFORMIM ,(NA THUHET KUR I TELEFONOJME APO ATYRE QE ANKOHEN NE ZYRA SE JA KETE JAVE DO JU KALOJNE RROGAT ,KETE JAVE DO JU FURNIZOJME ,E RENA TE TJERA TE PERDITSHME)SE MIRE ARMO U SHIT PO KUID ESHTE SHITUR APO JO? NUK DIME KE KEMI PRONAR DHE KUSH DO NA PAGUAJ NDONJE HERE.NE ZYRA QE TE SHTUNEN VAJTEM NUK KISHTE NJERI DHE PO LEVIZNIN ORENDITE .ATA QE NDODHESHIN ATY NGRIN SUPET DHE NA THOSHIN SE DO JU NJOFTOJME .TEK FINANCA NA THANE SE NE KEMI DHENE DOREHEQJEN.SDIME KUJT TI DREJTOHEMI .
    KETA MOR VELLEZER AS TE…….. MBAJNE, AS TE LESHOJNE!
    NE VAZHDOJME TE QENDROJME ROJE NEPER PIKA 24 ORE NE PRITJE TE ..AS VETE SE DIME !
    JU LUTEMI NESE KENI NDONJE HABER SE ESHTE KUID AKOMA E TACIT APO JO SE NUK DIME KU TE QAHEMI.MESOJME SE SI NE JANE EDHE PUNONJESIT E TV.”AS” DHE SHKOLLES “NOBEL”
    EDHE NJE HERE KUSH MUND TE NA THOTE NDONJE LLAF JA DIME PER FALEMINDERIT.

    Reply to this comment
  19. tironsirefugjat August 11, 12:07

    Ore po mundohemi te shpetojm shqiperin nga cka ngelur akoma dhe gjith komentusit te nderuar ne nje far menyre shprehin shqetesimin e tyre per cka ndodhur dhe cka po ndodh akoma ne kte vend ku hajnia dhe korupsioni i ka cuar briret sa nje gradaciel e pirgjeve te 11 shtatorit ! Heshtje!!!!!!!!!!! Te gjith ne japim mendimet dhe supozojm cfar fshihet pas saj ! Do te isha dakort nese mbas ksaj heshtje fshihet pritja e marjes pushtetit ne shtator ku te vendoset kontrolli dhe pushteti vendimmares ne te gjitha hallkat e qeveris ! Jo njeri dhe jo njeher esht shprehur kerkesa qe ti shohim ne banken e te akuzuarve ku atje tu numurohen gjynahet e pa fund ne kuriz te atyre qe dhan kte vot absolute ! Un mendoj se ktu qendron “barometri”i se ardhemes !Aty me fakte ,me shifra, e dokumenta te shohim pisllikun qe luhet si ne rastin e shtepis oficerave ku Mero Baze ne editorialin e tij sot na tergon kush fshihet !Te shohim edhe kte delijorgjin qe mbiu si fantazem kushedi nga, e te tjer e te tjer vampira te kamufluar qe nuk ngopen me gjak shqiptari te varfer ! Edi Rama mos harojm qe nuk ka ne dor pushtetin absolut sepse ate e ka ndar me Ilir Meten ku “pazaret” e tij jan mjaft te ngateruara e te dyshimta ! Te gjith jemi ne pritje sy hapur e vesh ngrehur e po presim ate cdo shohim perpara ! “Muziken” e vjeter 23 vjecare e njohim aq mir dhe cdo instrument te saj sa shum shpejt do meret vesh nese ka ndryshim ,! Populli e dha qart mesazhin! Nese akoma vazhdon histori e nen rogozit ateher mjer ne dhe ashtu sic thot dikush me lart nuk na mbetet vec “ja vdekje, ja liri” ………

    Reply to this comment
  20. pranvera August 11, 13:06

    Per te gjetur emrin e vertete te deputetit te PS ne mjafton te shikoni tek kopertina dy su qe vigjilojne gati per te bere pazare edhe me djallin Veshtrojeni mire te k kulla jane dy sy dhe mos u lodhni per emrin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*