Sa është IMEI i Lulit?

August 10, 2014 01:14

Sa është IMEI i Lulit?

REDAKSIONAL

“”Orën e të vërtetës nuk ka forcë mbi tokë ta ndalë”. Këtë sentencë kaqvetëbesuese nuk e ka thënë as ndonjë filozof i lashtë grek,nuk është as ndonjë shprehje pompoze e shkëputur nga “Romeo dhe Zhuljeta”, madje as nuk është ndonjë përbetim i ndonjë gjykatësi apo prokurori shqiptar. Jo, është një frazë e shkruar në FB pardje në mbrëmje nga Lulzim Basha. Ai duket se ka një tip ‘hoby’ këto kohët e fundit, i pëlqen të zbulojë afera dhe shkelje monstruoze, t’i denoncojë me forcë të madhe duke mos u ndalur asnjë çast së shërbyeri interesit të qytetarëve shqiptarë. Duket si një mision tejet fisnik.  Për shembull, zoti Basha këtë fjalinë që i bënte hyzmetin orës të së vërtetës e lidhte me atë që ai e quan aferën e CEZ-it. Ka nja një javë që Partia Demokratike dhe Basha posaçërisht trumbetojnë me të madhe se kanë zbuluar një aferë me kosto prej 3 miliardë dollarësh për vendin. Kujdes, jo 3 milionë, por 3 miliardë dollarë. Kur u pyet se si e justifikonte shifrën e tmerrshme prej 3 miliardë USD, Luli tha se këto ishin borxhet e prapambetura që kompania CEZ ja kishte shtetit shqiptar. Sipas tij qeveria e re socialiste nuk duhej të negocionte me CEZ-in pasi e kishte të fituar çështjen në Arbitrazh. Mirëpo, historia e CEZ-it, që prej ardhjes në Shqipëri të kësaj kompanie me favorizim direkt të Berishës, nisi si një lajthitje dhe me sa duket, në PD lajthitja vazhdon dhe tani që CEZ-i është duke i mbyllur hesapet me Shqipërinë. Nisi si një Pazar në kohën kur Çekia kryesonte Presidencën e radhës së BE-së, ashtu siç dinte të bënte mjeshtërisht Berisha në kurriz të vendit. Blinte mbështetjen ndërkombëtare duke shitur për dy aspra pasuri dhe asete të rëndësishme në vend. Është një histori e gjatë koncesionesh, privatizimesh dhe licencash ekskluzive të dhëna në 8 vite rresht, si pasojë e influencës që vinte nga lobi dhe rendjes së Berishës për të joshur lobin me tolerime ekonomike në dëm të vendit. Më pas në fund të mandatit të dytë të Berishës, hesapet me CEZ duket se nuk po funksiononin dhe Berisha urdhëroi të vetmin veprim që kurrë nuk duhej ta kishte urdhëruar: Zbarkoi me policë në centralet e CEZ, kur këta të fundit po merrnin aksione për prerjen e energjisë atje ku nuk paguhej. Ishte një dhuratë e çmuar, pasi morën pamjet filmike të policëve që kishin ndërhyrë, drejtorët çekë të CEZ-it, pas tre ditësh morën valixhet, pamjet filmike i kishin dhe e dinin mirë se ato ishin mëse të mjaftueshme për të fituar apriori gjyqin me shtetin shqiptar. Duke krijuar këtë barrë të rëndë, pasi e dha me koncesion për të blerë suport ndërkombëtar dhe pasi u prish në pazare me koncensionarin, Berisha i bëri dhe dhuratën e fundit koncensionarit: E vendosi në pozita absolutisht të favorizuara me shtetin shqiptar. Në çdo rast do ishte një betejë e humbur. Por cila është mënyra më e mirë që një vrasës apo hajdut të fshehë gjurmët? Është të bërtasë: KAPENI. Ndaj dhe Lulzim Basha në këto ditë gjysmë të nxehta gushti, ka nisur të artikulojë me një siguri që kontraston profilin e tij, këtë “aferë” që sipas tij nuk ka forcë në tokë që t’ia ndalë zbardhjen. “Lulush bibilush” i komentonte dikush në Facebook atij pasi e kishte shkruar këtë fjali kaq pompoze, por duket se Luli nuk ndalet, e ka marrë seriozisht këtë punën e denoncimeve. Për shembull, jo më larg se 48 orë më parë ai nëpërmjet një deklarate spektakolare i konsideroi zgjedhjet që po kryhen për strukturat e PD-së “një shkollë demokracie”. Heu bre. Një tjetër xhevahir brenda pak orësh. Po kush e thotë? Le të kthehemi pak mbrapa në kohë, një vit më parë Basha u zgjodh kryetar i PD-së në një garë që u kontestua si e trukuar nga ish-rivali i tij Sokol Olldashi. Basha u regjistrua dhe në gjykatë, ndonëse procesi i zgjedhjes së tij ishte anti-statutor dhe i paligjshëm. Statuti parashikonte zgjedhjen e kryetarit nëpërmjet formulës së delegatëve në Kongresin Kombëtar, por gjithëçka u ndryshua shpejt e shpejt dhe u zgjodh votimi “një anëtar një votë”. Listat e anëtarëve u mbajtën tërësisht nën kontroll të Berishës dhe Olldashi akuzoi publikisht asokohe për trupimin e tyre. Pra jo vetëm u shkel statuti për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit, por dhe listat e formulës së paligjshme u trukuan. Nga ky kokteil shkeljesh dhe manipulimi mbiu Luli kryetar, e në cilësinë e kryetarit, tani një vit më pas, ai po flet për leksione demokracie për zgjedhjet e strukturave në PD, të cilat së fundmi jo vetëm po kontestohen, por janë kthyer dhe në objekt barsoletash në PD. Duke folur për këto zgjedhje, Lulzim Basha gjatë fjalimit të tij, duket se preku dhe një moment që atij i djeg shumë. Autoritetin. Lexoni me vëmendje si është shprehur ai për nocionin e autoritetit dy ditë më parë:

“Autoriteti fitohet, mbahet dhe forcohet me punë, me bashkëpunim, me respekt ndaj të tjerëve, me hapje, me talent, me meritë, duke bërë diferencën me ide dhe me zgjidhje efikase. Autoriteti si i tillë është një vlerë e madhe në parti.”

Autoriteti fitohet? Po kush e thotë? I katapultuar në mënyrë seriale, në KOP, në Kuvend, në ministrinë e Transporteve, në Ministrinë e Brendshme, në ministrinë e Jashtme, në Bashki, e më pas i katapultuar në krye të PD-së nëpërmjet një procesi tërësisht fiktiv dhe antiligjor, Lulzim Basha jep leksione mbi Autoritetin. Tashmë bëhet dhe më e qartë se çfarë mund të ketë pasur parasysh ai kur u shpreh se zgjedhjet në PD janë një leksion demokracie. Luli duket se ka një qasje shumë origjinale mbi leksionet. Por jo vetëm mbi leksionet por mesa duket edhe mbi vetë universitetet. Në këto ditë gjysmë të nxehta gushti, Lulzim Basha ndër të tjera ka dënuar publikisht dhe ndërhyrjen e qeverisë në mbylljen e një numri universitetesh që jepnin diploma jashtë çdo lloj standardi. Duket se ndërhyrja e qeverisë nuk përputhet gjëkundi me konceptin që ai ka mbi leksionet dhe prandaj dhe mund të jetë shqetësuar.

Por jashtë vëmendjes së Lulit nuk ka mbetur as çështja e IMEI-t. IMEI është numër identifikues i aparateve celularë(si shasia për automjetet). Qeveria ka vendosur që këto numra të regjistrohen. Luli ka reaguar fuqishëm së fundmi, e ka konsideruar si një tentativë të qeverisë për të vënë qytetarët në përgjim dhe për t’i mbajtur nën kontroll. Kjo në fakt ishte pak e tepërt nga ana e zotit Lul. Pasi ai ka qenë dhe ministër i Brendshëm dhe ka pasur rastin të njihet dhe me metodologjinë e përgjimeve dhe e di mirë që si me IMEI të regjistruar si pa IMEI të regjistruar, përgjimet kanë funksionuar. Por njësoj si me “Orën e së vërtetës”, njësoj si me “Autoritetin” apo “demokracinë e leksioneve”, Luli me sa duket ka vendosur të flasë në këto ditë Gushti për gjërat që atij vetë, personalisht, i mungojnë më shumë. IMEI i vë kapakun, me sa duket Luli ndihet dhe si pa shasi, pa shtyllë kurrizore.

***

IMEI, CEZ, Universitetet, tre pasionet e reja të Bashës

Elton Koka

Janë fare të freskëta deklaratat e kreut të PD-së Lulzim Basha të ditëve të para të këtij gushti. Po veçojmë këtu ato që kanë të bëjnë me marrëveshjen e qeverisë me CEZ, si dhe me dy vendime të rëndësishme të qeverisë për mbylljen e disa universiteteve private dhe regjistrimin e telefonave celularë. Pavarësisht se qeveria e ka arsyetuar përse u morën këto vendime, të cilat janë gropa të trashëguara nga qeverisja e PD-së, Basha, duke ecur në gjurmët e paraardhësit të tij dhe duke imituar e përsëritur në çdo dalje publike deklaratat e Berishës, i kundërshton ato për të fajësuar me çdo kusht qeverinë aktuale. E për këto vendime, Basha i fton qytetarët e këtij vendi për mosbindje civile dhe për protesta të fuqishme. Se sa e dëgjojnë qytetarët e këtij vendi thirrjen e Bashës është një çështje që ha diskutim. Ajo që mund të thuhet me siguri është se Basha del e flet jo që ta dëgjojnë qytetarët, por që kryetari de fakto i PD-së ta marrë në telefon dhe t’i thotë: Ke fol bukur! Kështu të vazhdosh!…

Marrëveshja e CEZ, Basha: Vjedhja e shekullit

Pak minuta nga fillimi i seancës parlamentare së 31 korrikut, ku do të miratohej marrëveshja me CEZ,  kryetari i PD-së, Lulzim Basha doli në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp për t’i bërë thirrje deputetëve të mos e votojnë. Sipas Bashës “vlera që i falet CEZ me këtë marrëveshje nuk është 95 milionë dollarë por kap shifrën e 3 miliardë dollarëve.” “Bëhet fjalë për atë që nëse shkon drejt kompletimit mund të quhet pa frikë vjedhja e shekullit ndaj shqiptarëve, -tha ai, ndërsa shtoi se “marrëveshja e Qeverisë shqiptare me kompaninë CEZ, përbëjnë një vepër kriminale”. Sipas Bashës prej një muaji qeveria u përpoq të bindë shqiptarët se çështja në Arbitrazh do të humbte. “Kanë një draftligj me 5 nene të shoqëruar me një relacion të mbushur me gënjeshtra dhe qëndrime të kundërta me interesat e Shqipërisë për të justifikuar të paligjshmen, çështje që nga përmasat konsiderohet si më e rënda në 23 vite.” nënvizoi Basha nga selia e PD-së.

Vendimi për IMEI, Basha: I paligjshëm, qytetarët të mos e zbatojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka kërkuar qytetarëve më 5 gusht të kundërshtojnë vendimin e Qeverisë shqiptare që kërkon të regjistrojë të dhënat personale të çdo abonenti të telefonisë celulare. Sipas tij, vendimi i Qeverisë që hyn në fuqi nga data 6 gusht, synon ndërhyrjen brutale në jetën dhe komunikimet private të çdo shqiptari. Me këtë akt tha Basha, Rama po kërkon të bëhet si Vëllai i Madh i shoqërisë totalitare. Kryeopozitari Basha kerkoi dhe nga kompanitë celulare të respektojnë ligjin, duke mbrojtur të dhënat personale të abonentëve, në të kundër ai paralajmëroi përballjen me padi civile dhe penale. Sipas Bashës, pasi ka kapur disa nga institucionet e pavarura, tani Kryeministri kërkon të fusë në sirtar dhe jetën private të qytetarëve të vendit.

Universitetet, Basha: Reforma, një aferë korrupsioni

Po më 5 gusht, kreu i PD, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Rama për mbylljen e universiteteve “me një të rënë të lapsit” siç theksoi ai. “Ky vendim, ka shkaktuar tronditje të madhe psikologjike te studentët dhe një barrë të madhe financiare te prindërit”, – u shpreh Basha. “Mbyllja e universiteteve u bë me një të rënë të lapsit, pa asnjë paralajmërim dhe pa transparencë, – vazhdoi Basha. –  Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, po rëndon në jetën e të ardhmen e shqiptarëve. Sistemi arsimor ka nevojë për përmirësim, edhe UT-ja që ka përvojë më të gjatë, ka nevojë për përmirësim”. Sipas Bashës, reformat e qeverisë nuk kanë asnjë qëllim përfitimi, përveç asaj të dyshes Rama-Meta: “Nuk jemi kundër reformës arsimore që ta bëjmë sa më cilësore, por nuk kemi nevojë për “Adhamudhë”.  Mbyllja e universiteteve është një aferë e pastër korrupsioni, për qëllime klienteliste nga dyshja Rama-Meta.

August 10, 2014 01:14
Komento

2 Komente

  1. latifond August 10, 15:24

    Cez-nje kompani hajdute,qe mbifaturoi konsumatoret qe paguanin dhe nuk i pagoi prodhuesit te energjise KESH 3 miliarde.Perse qeveria Berishes nuk e denoncoi ne gjyq nderkombetar,por ja la dhurate taxapaguesit si shume te tjera?

    Reply to this comment
  2. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku August 10, 18:40

    Lulushja osht VIKTIMA e pleqve manjak.
    E morren nga Rinasi pleqt hollandes e shkyen mire e mire dhe e dergun ne Kosove qe te spijunoj trimat e UCK,masandaj hyni ne loje Fazlliqi dhe ky ja mallosi dhe masandaj ja dorzoi plakut Berish.
    Ky po tall bolet e vyshkme me te,,ndersa Lulushja vazhdon te pispilloset,.. si nje vagin e operume dhe e nngushtume ,me butoks.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*