SHËNIM: Të shkretët gjermanë…

Nga Bedri Islami January 10, 2014 14:12

SHËNIM: Të shkretët gjermanë…

Kur mësova se më në fund shteti gjerman, përmes kompanisë shtetërore “GEKA” me seli në Munster, kishte marrë përsipër demontimin e lëndëve kimike nga ajo që ka mbetur nga armët siriane, nuk e di pse, por mendimi im i parë ishte ” të shkretët gjermanë, që fati ua solli në derë Angela Merkelin dhe jo Jozefina Topallin”, pasi me këtë vendim, të mbështetur edhe shefat kryesorë të qeverisë gjermane, i tërë ai popull tani do të jetë i helmuar, do të shtrihet rrugëve dhe , me siguri, askush nuk do të mund të numërojë të vdekurit. Më është kujtuar qëndrimi”stoik” i Topallit ndaj idesë së këto mbetje mund të deaktivizoheshin në Shqipëri dhe “gjetja” e saj gjeniale, që përmes një kopertine të një reviste të njohur,” burrërisht”, kishte lajmëruar të gjithë, të madh e të vogël, se shumë shpejt “qeveria e majtë e tritolit” do të hidhte në erë gjithë Shqipërinë. Qëndrimi i saj “pa kompromis”, ashtu si i kishte hije edhe maja e kuvendit, e nxorri jashtë për zhelesh këdo që synoi të ishte një krah i botës perëndimore dhe gogoli i vdekjes u përcoll sa nga “goxhizmi” e “gurizmi”, tek topallizmi i qartë i politikës. Më erdhi keq për ” të shkretët gjermanë”, sepse ” vetëm një qeveri e papërgjegjshme”, mund të bëjë atë që bëri edhe qeveria Merkel.

Pastaj , nga Topalli, si më “e shquara” në këtë fushë me vizionin e saj shfarosës, mendimi im shkoi edhe tek shumë të tjerë, që ashtu rrëmbyeshëm, në fare pak orë e ditë hodhën gjithë atë vrer mbi mendjen e njerëzve, sa që edhe një njeri i zakonshëm, në majë të malit, mendoi se erdhi dita e përmbysjeve dhe tashmë nuk do të mund të marrë frymë askush. “Alienët” po vinin përmes lëndëve kimike dhe mjaftonte të shikoje bubullimën e ndezur në sytë e Berishës për të ndjerë frikën se si do të vijë dita e nesërme. Në përfytyrimin njerëzor, përmes asaj që po deklaronin njëri pas tjetrit liderët pëdëistë, diku me zë të lartë dhe diku nën zë, amerikanët, partnerët tanë strategjikë e mbi strategjikë, tani po vinin me urat e zjarrit në dorë dhe , si në largësi po shfaqeshin programet e dikurshme të netëve të kristalta.

Në të gjithë këtë turbullirë, që solli më pas, mjerisht, edhe tërheqjen e liderit socialist, Rama, njëherësh edhe shefi i qeverisë, më vjen jashtëzakonisht mirë që gazeta DITA, pikërisht kjo gazetë, mbajti atë qëndrim që është i njohur tashmë. Më vjen mirë sepse, as marramendja e kohës dhe as flakërimet haluçioniste nuk e zbehën qëndrimin e saj, për më tepër kur shkollat po mbylleshin dhe njerëzit po vërshonin në rrugë si të donin të shtynin ditën e kiametit. Kjo e bën edhe më të besueshëm mendimin e saj.

Qëndrimi i shtetit gjerman nuk është i njëjtë me atë që skizofrenët politikë kanë pritur. Distanca kohore që nga dhënia e mendimit të parë të tyre, për të qenë pjesë e këtij aksioni, e deri tek marrja përsipër të qenë dorë e parë, nuk ka të bëjë me ngurrimin, si mund të mendohet, por me dy gjëra: me ndërtimin e qeverisë së re gjermane, e cila tashmë është ndërtuar; dhe kur je në ndërtimin e shtëpisë tënde duhet të mendohesh për halle të tjera; dhe së dyti, me përgjegjësinë si shtet e si qeveri për të ndjekur atë rrugë të domosdoshme, që jo vetëm nuk dëmton ndërlidhjen mes pushtetit dhe njerëzve, por e bën atë edhe më solide. Natyrisht edhe në Gjermani ka mjaft njerëz që nuk janë të një mendje me këtë lëvizje në dobi të paqes së shtetit gjerman; ka edhe nga ato që do të protestojnë, do të shkruajnë, do të hedhin pankarta…e gjitha është normale në një shtet normal. Por nuk do të ndodhë asnjëherë që turmat të mblidhen para godinave të qeverisë, që opozita të hedhë benzinë mbi një zjarr që ishte vënë qëllimisht, që ish shefi i qeverisë t’i japë munxat Amerikës dhe ish shefja e kuvendit të “shquhet” për një gjetje aq interesante, ku , duke mos i mjaftuar vreri i zi, paragjykon e parasheh kufoma fëmijës nëpër rrugët e atdheut, sikur nuk është nënë vetë e nuk ka për detyrë të krijojë një mendje tjetër nga ajo që po shfaq.

Jam i bindur se tani, mjaft liderë të opozitës, do të dalin e të thonë se ne ishim për demontimin e lëndëve kimike në Shqipëri, por faji është i Edi Ramës dhe i qeverisë, se ne jemi krijuar si parti properëndimore ( sa të tilla janë krijuar kështu e kanë rrëshqitur në fashizëm), se mbrojmë vlerat civilizuese, për të shkuar deri tek “shakaja ” e hidhur e Eduartit të rikthyer me Selamin e tij, se “qëndrimet ndaj ambasadorit amerikan të liderëve të opozitës janë personale dhe jo qëndrime partiake”, sikur këto liderë po flisnin për djathin e për hirrën. E di se tani, edhe vetë Berisha e Topalli, si më nxitësit e turbullirës, do të krijojnë një alibi, ata përsëri do të çirren më shumë se të tjerët se ata, dhe vetëm ata, janë pro-amerikanët e vërtetë, megjithëse duke hedhur në erë urat e bashkëpunimit, edhe përmes një dordoleci politik si Basha.

Shteti gjerman e ka besuar gjithë këtë operacion, i cili nuk do t zgjasë as me muaj e as me vite, në një kompani të njohur shtetërore dhe është e bindur se kjo do të bëhet pa asnjë lloj aneksi dëmtor. Një qeveri e përgjegjshme e mendon këtë. Është e detyruar ta mendojë. Këtë e mendoi edhe shefi i qeverisë shqiptare, dhe nëse nuk i bëri gjërat publikisht që ditën e parë, tani, le të bëhet pyetja: Cili nga njerëzit në Gjermani ishte në dijeni se bisedimet mes shtetit gjerman, Shteteve te Bashkuara dhe Rusisë po zhvilloheshin në këtë lëmë dhe si do të ishte përfundimi? Përse askush nuk e qorton shtetin gjerman dhe qeverinë e saj se, pas kaq ditëve e javëve të bisedimeve, vetëm tani, kur gjërat u mbyllën, e bënë lajmin publik? Përse vetëm në Shqipëri, për qefin e Berishës, u dashka bërë gjithçka , që ditën e parë, edhe kur është vetëm një mendim,në dritën e diellit? Që kur bisedimet serioze janë fjalë pazari? Në gazetën DITA, e cila u hap për këtë çështje mrekullisht drejt, edhe më parë janë bërë pyetje të tilla: Por kujt t’ia thuash? Qeveria gjermane nuk ka fatin të ketë Topallin pjesë të saj, ( në fakt do të ishte pa gjë fare, sepse aq shumë sa ka bredhur Topalli nuk ka bredhur kush), sepse ajo do u tregonte vendin jankive… Mjerë ne ku jemi katandisur…besojmë në shtriga, shtrigula e topallica. Dhe kur nuk na mjaftojnë këto, thërrasim në ndihmë edhe Pak-ica..

Shteti gjerman, jo si ndjesë ndaj të kaluarës së tij, por si shenjë emancipimi njerëzor, herë pas here ka ndërmarrë nisma të tilla të vyera në dobi të njerëzimit dhe në parandalimin e luftërave dhe konflikteve. Dhe, thuajse gjithnjë, këto nisma janë përkrahur nga shumica e popullsisë, dhe kur është dashur, gjërat janë shtruar për zgjidhje, edhe përmes referendumeve të pjesshme lokale. Kështu ndodhi edhe kësaj here, dhe ky është një tjetër mësim për vendin tonë dhe qeverisjen e tij.

Në Shqipëri, tashmë është e qartë, i gjithë misioni i demontimit të lëndëve kimike siriane dështoi, jo sepse heshti disa ditë shefi i qeverisë, por sepse ish-shefi dhe ishët e tjerë rreth tij, duke spekuluar me ndjenjën njerëzore, alibinë e vrasjes dhe të vdekjes e ngritën në sistem. Dhe kur je para një alibie të tillë shumë njerëz tronditen nga e panjohura, trazohen nga ajo që mund të vijë dhe gjërat dalin jashtë kontrollit.

Por, pas alibisë së vrasjes dhe të vdekjes, pas mizorisë së lojën me ndjenjën njerëzore qëndronte meskiniteti i një klase politike që sapo kishte ikur nga pushteti, që nuk kishte as turpin e natyrshëm që të mos shkonte tek vendi ku kishte vrarë,dhe që mbi frikën, mbi ankthin dhe të panjohurën, ngritën versionin e shkatërrimit të Shqipërisë, të cilën, në të vërtetë, e kishin lënë vetë në buzën e greminës. Për to nuk ishte e rëndësishme se , më në fund, Shqipëria do të lante një pjesë të borxhit që kishim si komb ndaj Shteteve të Bashkuara, nuk kishte rëndësi se vendi ynë do të ishte paskëtaj nën një aureolë tjetër, nuk kishte rëndësi që mund të kishte mbështetje ekonomike për daljen nga kriza, nuk kishte rëndësi se do të mund të fillonte zonjë-zimi i Shqipërisë nën një dritë ndryshe. E rëndësishme për to ishte të flakej tutje gjithçka, mundësisht të përsëritej viti 1997 në një formë të re, të vinte sërish errësimi dhe bllokimi, të ishim edhe një herë nën dimrin e vetmisë së madhe, dhe ata të zgërdhiheshin…si edhe herë të tjera.

Tani gjithçka mori rrugën e saj. Shqipëria mbeti edhe një herë nën petkun e halleve të veta, dhe larg saj, Gjermania dëshmoi edhe një herë një shenjë civilizimi.

E vetmja gjë që bëri gabim shefi i qeverisë ishte se krejt i vetëm, nën trysni, ai mori përgjegjësinë e mohimit të një angazhimi që e quante të drejtë. Kjo nuk ishte e drejta e tij, askush nuk mund të lajë duart si Pons Pilati, një herë e një kohë. Ai, domosdo, duhej që të drejtën e vendimit apo të mohimit të ja kalonte parlamentit të Shqipërisë…dhe të jeni të bindur se gjithë ata burra e gra të cilët ulërinin nëpër rrugë, nën drojën e kamerave, do të ngrinin të dy duart e ndoshta edhe më shumë se kaq.

Por unë rri e vazhdoj të mendoj për fatin e keq të këtij shteti ku jetoj prej më se 20 viteve, që koha nuk i dha një “prijëse” gjuhëlake dhe “vizionare”, që përmes gjetjeve artistike na bën të ndjejmë ankthin e drojen, si Topalli ynë; por një grua tjetër, aq më shumë e rritur e vendet ish socialiste, si zonja Merkel.

Të shkretët gjermanë, thashë edhe një herë me vete, fati është treguar i vrazhdë me to, por ndërkohë “bujarinë” na e ka falur ne, fatlumëve, që jetojmë në të njëjtën kohë me Topallin.

Nuk ka se si bëhet më mirë.

 

Nga Bedri Islami January 10, 2014 14:12
Komento

33 Komente

  1. SALI ASAD HITLERI January 10, 06:58

    TE ARRESTOHET DHE TE SHPALLET DITA E CLIRIMIT NGA OKUPATORI ALPIN SALIQOFTLARGU AGJENTI SERBIS KUNDRA INTERESAVE KOMBETARE.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati January 10, 22:46

      Lexova artikullin e Bedri Islamit dhe ne cdo fjale te til degjoheshin tingujt vajtues te prangave qe vareshin ne mentalitetin e tij prej skllavi….

      Ne rastin e Shqiperise ishte ne loje dinjiteti I saj, ndersa ne rastine Gjermanise cdo gje ishte shume e ndryshme ne aspektin moral , krahasuar me Shqiperine

      Edhe nje depudet gjerman , I cili ishte edhe shkencetar ne te njejten kohe , tha atehere ,
      se mban ere kolonializmi ti jepen Shqiperise lendet kimike per tu demontuar…kur nderkaq ka plot shtete me modern dhe me teknike shume me te larte se Shqiperia te cilet duhet ti marin ato lende kimike

      Biles ai vete qe atehere propozoi ti merte Gjermania

      Ky Bedriu nuk e klupton se problem I Shqiperise vajti si pune pazari ku ne nja ane u vendosen parate dhe ne anen tjeter morali I nje kombi te tere

      Natyrisht , nqs ne do mernim ato lende do kishim shume here me shume perfitim, por nga ana tjeter
      ne do diskretioheshim ne Euorope pergjithmone , sepse te gjithe en moren vesh oferten tunduese ……

      Po ashtu ne ate afere , kryeminsiotri Shqiptar e menaxhoi tmerresisht keq, sepse nqs kryeminsitri do kishte biseduar me parlamentin dhe me drejtuesit e shoqerise civile
      duke ju treguar te perfitimet qe kishte populli jone ne kete rast, dhe ne te njejten kohe kryeminsitri jone duhej qe , qe kur beri biseden e pare me amerikanet tu thoshte qe ne duam “keto…. “kushte qe ti marim lendet kimike , Jo te tregohej I gatcem qe ti emrte ato helme pa asje favor per popullin tone , sikur ishte vullnetar I kohes se Dulles

      Pra , ashtu sic erdhi puna ne ate ceshtje , nuk mund te thuhej ndryshe vecse, jo,. dhe fajin kryesor per kete e ka vetem Pa-aftesia e per biseda politike e EDI RAMES

      Natyrisht , nuk me befason aspak ky mentaliteti I Mjeruar I ketij Bedriut, sepse ky eshte emigrant
      dhe te gjithe emigrantet pa perjashtim( por jo une) vuajne nga “sindromi I poshterimit te vetvetes kundrejt cdo gjeje te huaj & per urejtjen e pafund ndaj cdo gjeje Shqiptare ”

      Kjo eshte edhe fatkeqsia me e madhe qe na shkaktoi reforma ekonomike e Berishes ne keto 23 vjet…: Sepse na I ktheu nujerezit dhe sidomos keta shkollaret ne skllever te huajve dhe ne akrepe ndaj vendit te tyre

      Reply to this comment
      • Tomorri January 11, 00:37

        Ti do jesh integruar shume ne vendin ku je prandaj mezi te del koha
        te shkruash komente cdo nate. Nuk ke sindromin e poshterimit por ke te mallit per Shqiperine dhe te rrafjes uje ne havan si te gjithe ne.
        Mos integrimi te le emigrant gjithe jeten .
        Nenvleftesimin e cdo gjeje Shqiptare e kane vetem ata qe nuk jane te zot te gjejne vendin ne shoqerine ku fati i ka cuar.
        Nenvleftesimi i vetes eshte automatikisht paaftesi.
        Kush eshte i suksesshem dhe ka dinjitet vlereson veten , kulturen , familjen , prejardhjen dhe plotesohet me gjera te reja ne dhe te huaj.
        Te tille ka shume jashte Shqiperise qe na bejne nder . S’ je i vetmi.
        Pa kete paragrafin e emigrantit e ke qare komentin.

        Reply to this comment
        • Open your mind January 11, 04:23

          Gjermania i ka te gjitha kushtet e domosdoshme per te kryer nje demontim armesh kimike.Eshte nje nga shtetet me te konsoliduara ne bote.Kurse per Shqiperine ndryshon puna.Sapo shqiptaret degjojne “qeveri”,”demontim armesh”,”mbetje kimike”,u ngrihen qimet perpjete,dhe kjo me te drejte nisur nga eksperiencat e keqija qe kemi patur ne te kaluaren nga paaftesia e qeverise apo niveli i larte i korrupsionit ne të.Eshte ky nivel korrupsioni ne qeverisjeje,qe i tremb shqiptaret te ndermarin iniciativa te tilla,qofte keto dhe fitim prurese.Une them shyqyr zotit qe kryeminister ishte ky qe eshte,se po te ishte ai psikopati qe iku,nuk i dihej se si do te kishin perfunduar protestat kunder armeve kimike.Ai kafshe me siguri do te leshonte ne rruge zjarrfikset te shperndante njerezit dhe do te kishte ne turme provokatoret e tij,per te thene me vone “shikojeni dhunen qe perhap Rama”.Shquhet per keto gjera ai skile e vjeter.Une nuk mendoj se keta qe erdhen ne pushtet do te bejne mrekullira,por per nje gje jam shume i sigurte,Shqiperia shpetoi nga nje e keqe shume e madhe me largimin nga qeverisja te kafsherise,PD-iste,nisur qe nga Sala me Zhelefinen,e mbaro tek idiotet koketrashe ne administrate ne rrethe.Te mendosh qe keta njerez na kane qeverisuar per nje kohe kaq te gjate,eshte nje turp i madh per te gjithe ata shqiptare qe kane dy para mend ne koke.

          Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati January 11, 00:58

        …..se tani erdha ne shpi dhe mu kujtua nje pasazh i Enver Hoxhes kur i tha , me duket Liri Belishoves ne lidhje me besnikerine e saj ndaj sovjetikeve, dhe daljen e saj kunder politikaneve shqiptare ..

        Enveri tha pak a shume keto fjale :..”… Ka ca miza qe jetojne vetem 2 ore te dites ne mesdite …..per to nuk ka menjgeze , nuk ka mbremje ….”

        Keshtu edhe keta Berdanat –Keta mendojne vetem per momentin duke haruar se krijimi i nje emri te keq per popullin tone do mbetej i gjalle per shume kohe
        Keta lloj njerezish nuk i bejne kritika konstruktive qeverise , dhe te japin mendime se si te regullohet jeta neprmjet punes se ndershme ,Dhe biles te kerkojne edhe doreheqjen e kryeministrit kur ky nuk eshte i afte te menaxhoje shtetin ne ate menyre qe ti sherbeje lumturise se populit te saj ,
        por keta kerkojne te perdorin ruget e lehta “to cut corners ” kur thone amerikanet

        Ky mentalitet i ketyre eshte nje mentalitet i ngjashem me mentalitetin e kriminelit ,
        Se krimineli ka mendimin qe te pasurohet shpejt , dhe per kete i futet ruges se krimit ,
        ndersa keta Bedranat i futen ruges se ……krimit moral—Ky lloj krimi eshte akoma me i demshem, sepse kriminalizon nje shoqeri te tere , dhe i edukon njerezit me rugen e krimit
        kur nderkaq krimineli i thjeshte nuk frymezon te tjeret te veprojne si ai

        Reply to this comment
  2. Ardian January 10, 08:50

    Ata qe e prishen shansin e vetem te Shqiperise do ken mallkimin e perhershem tonin. Harram antishqiptarizmi i tyre qe nxorren njerzit budallenj qe nuk kuptojne ne rruge. Ajo pjese aq e keqe rrugesh, nuk mund te amortizohet kurre nga pjesa e mire e shoqerise e cila priste ne heshtje dhe me padurim nje PO nga Edi Rama.

    Reply to this comment
  3. genti January 10, 09:05

    Me kujtohet nje shprehje e skenderbeut thene atij pashait turk kur po rrethohej kruja: “prit…mos u ngut…”, prit doktor islami…mos u ngut…

    Reply to this comment
  4. pogradeci January 10, 13:25

    ku jeni o ambientalistete e saliu qe u a la shqiperine si mos me keq se te kishte mbruarar lufta e trete boterore,,po tani qe gjermania po shfaresot nga armet kimike ado te shkoni ta mbroni ……………keshtu do te jete fati i shqiptareve te nderdshem se nuk ka si te jete ndryshe ……………..sa emisione tv te ndyra…..sa politikan e persona qe i japin vetes lavdi e bulevardit sa e sa te tjere sudent te mjekesise qe luajne ne …….u bene specialiste te armeve kimike etj ju lumt se late shqiperine ne mega shancin historik te jete bashke si vogel qe eshte de fakto por fatbardhe qe do te ishte me lideret e botes ne nje mision qe do te fiksohej ne historin e ketij kombi ……………fatleqesia do te vije sa tv shqiptare kane nga nje skuader rekrutuar lebelesh qe per nje vic i zuri nata jashte………………mallkimi i popullit do tju shoqeroj per jete………..

    Reply to this comment
  5. Ilir January 10, 14:27

    PER TI SHTUAR TITULLIT ESHTE EDHE KJO

    ……. E LUM SI NE.

    Reply to this comment
  6. nasruddin January 10, 15:05

    KUR SHQYPNIA DO TE PRODHOJE “BENCIN” SHQYPTARET DO TE ASGJESOJNE LHL-TE E ASADIT.

    Bedri Islami vetem serioz nuk mund te quhet me kete shkrim debilo-amator ne DITA, qe perpiqet JO! kategorike te shqyptareve t’ja adresoje me ngjyra politike Saliut dhe Jozefines. Por more Bedri Islam Mavria po te ishte per Saline do ta kishte shitur per dy aspra Shqypnine dhe LHL-te e Asadit dot’i kishe sot sheshitne Qafmolle apo ne Mjekes te Elbasanit, te paketuara dhe te numeruara nga katunaret albaneze gadi per t’u shitur ne Bote si malli i Lazaratit ose ne variantin tjeter me famoz duke vrare dhe helmuar ngadale Vatanin. Po more Bedri Islami Mavria po a ke marre vesh qe Gjermanet do te neutralizojne vetem mbetjet e parrezikeshme qe do te dalin si pasoje e asgjesimit te LHL-ve te Asadit ne impiantet amerikane supermoderne te montuara ne anije ne mes te Mesdheut dhe perbejne vetem 7 % te sasise se pergjitheshme te LHL-ve? A e di ti more gazetar analisti hokatar Bedri Islami qe gjermanet shtrihen mbi shinat e trenit kur rrezikohet ekologjia e femijeve te tyre dhe e Vatanit te tyre edhe ne rastet e transportit tranzitit te Lendeve te Rrezikeshme? Pse ASKUSH nga vendet evropiane dhe boterore nuk pranoi oferten e Putinit dhe John Kerryt ne ate forme fyese ja ofruan shqyptareve sikur te ishin KAVJE eksperimentale dhe i trajtuan si nje fis Afrike ZULU? Leri o Bedri Islami parrullat per Aleatet Strategjike si i kemi degjuar mjaft ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes kur vriste intelektualet me BUMJE te sajuara per te mbrojtur sovjetiket dhe thirri pak moralit qytetar qe femijet tane pas do vitesh te mos kerkojne si CIFUTI NE SHKRETETIRE nje Memedhe tjeter dhe te mos kujtojne me trishtim:

    ISHTE NJE BEDRI ISLAMI QE BERI NJE DORE ME LEKA
    QE HELMOI VATANIN DHE NA LA KREJT PA BREKA

    Reply to this comment
    • mandi January 10, 16:09

      bravo per argumentat e tua bindese..pasi ka shume servila te kesaj qeverie dhe nje nder keta eshte edhe ky bedri katrani..keta na kane zhgenjyer totalisht me ate cka na premtuan

      Reply to this comment
  7. pelivan January 10, 15:37

    Hic te mos jemi te keqardhur per daten e clirimit,29 nentorin!… data e clirimit do te jet ajo dite, kur kjo e pegera e vendit, te kete ngordhur me gjithe mend!….

    Reply to this comment
  8. pelivan January 10, 15:47

    “… Harrova te shtoj,qe dhe lehjet e ketyre nasruddin.neve,doemos do vine duke u rralluar… Ndersa,duhet te na vije dhe keq,sepse jane nga lloji i asaj species, ne zhdukje…

    Reply to this comment
  9. Bocari January 10, 15:53

    Zoti Islami, me vjen keq qe nje gazetar si ju nuk ka tema te tjera per te trajtuar. Lendet kimike jane per fat te madh larg Shqiperise. Arsyet i kam thene dhe nuk me duket me vend te merremi me keto probleme. Cfare konseguence ka ky artikull. Per mua asgje, ne rrahim si gjithmone uje ne havan. Gjermania, Franca, Rusia jane vendet ku u prodhuan keto arme vdekjeprurese per njerezit dhe ato duhet ti zhdukin. Neqoftese problemi juaj eshte se Shqiperia do bente nje fitim te madh paraje me kete aksion jam perseri kundra dhe po ju them me shprese te madhe qe fjala ime do tu vije ne vesh: Kerkojeni lekun e shqiptarit ne xhepat e shqiptareve kriminele. Dhe kjo eshte shume e kollajte.
    1. Te llogaritet rroga qe kane marre keta njerez ne keto vite dhe te pasuria qe kane vendosur. Te kontrollohen llogarite bankare internacionale dhe te sekuestrohen keto para.
    Sikur vetem kaq te beje qeveria e re jam e bindur se do fitoje te pakten 5 miliarde.
    Fitimi eshte shume i madh.
    1. Drejtesia vihet ne vend
    2. Populli merr mbrapsh parane qe u eshte vjedhur
    3. Behet mesim dhe u mbyllet rruga pasardhesve.
    Cdo metode tjeter ne kerkim te parase si keto aksione kimike, apo borxhe te FMN-se, etj qe mbyllin syte para krimit qeveritar te organizuar eshte jo vetem pa rrugedalje, por rrit ne popull nje indinjate dhe i edukon se kriminaliteti eshte e vetmja menyre qe te siguron te sotmen dhe te ardhmen.

    Reply to this comment
  10. Tarrasi January 10, 15:54

    November 18, 2013
    THIRRJE NDERGJEGJES SE KOMBIT SE AMERIKA KA QENE E DO JETE MIKU I MADH I KOMBIT SHQIPTAR.
    Te nderuar bashkombas , qeveritare e miqte tane Amerikane hiseria e shqiptareve e shkaktuar nga jehona e gazettes moskovite e gjaku i tyre i shprishur i mbetur nder ne fale Zotit kaloje pa thyer nje zham.
    Protesta masive e shqiptareve natyrshem u ndikua nga nje fllad i paster e i shendetshem lirie gje qe ndoll per here te pare pergjate 23 vjeve ku protestohet lirshem pa hafije e skafandra neper kembe.
    Mendjet e bombarduara te shqiptareve me skena tmerri te shfarosjes massive te armeve vrastare te regjimit criminal te Asadit po clirohen e kthjellohen e arsyea po fillon te punoje.
    Lavdi Zotit se kemi hequr shume si komb nga marrezia kolektive.
    A nuk ju turrem intitucioneve fetare me turma histerikesh idologjik dhe a nuk beme te njejten gje edhe keto dite ku nen thirrjet e hapura te sekretarve te partis e fshehtas me sigurimsa u ngritem si dikur kunder imperializmit Amerikan.
    Budalleku kaloje e jemi ulur ne rrietet sociale dhe po bejme bilancin. Pervec frymes se lirise qe me shume eshte merite e qeveriseRama tani per tani nuk na rrezulton se kemi fituar gje. Humbjet jane me se shumti hipotetike pasi histeria kolektive as qe e la qeverine te negocionte e te tregonte cfare fitonim megjithse nuk njoh ndonje komb qe i ka qendruar besnik kombit Amerikan qe nuk ka ka ndale i fituar qe nga Indokina, Arabia e natyrshem edhe Europa.
    Bereqeti i Amerikaneve nuk qendron vetem te “grepi” qe te japin per te gjuajtur “ peshk “ por te mesojne edhe si te peshkosh e per me teper kur te jeshe me ta nuk te lene vetem qe ta marrin “peshkun” ne rruge.
    Marveshje te medha me interes global sic ishte marveshja e demontimit te arsenalit kimik e carmatosja e regjimit criminal te Asadit mikut per koke te Ruseve mundet edhe te rinegocohet ne driten e nje marveshje transparente se fundi i fundit keshtu na pelqen ne shqiptarve edhe pse marveshjet qe kane komponente ushtarak nuk jane show televiziv.
    Shumekush mund te thote po Rama e ka thene fjalen ne emer te Qeverise Shqiptare pra ne emrin tone e nuk mund te behet PO se jemi burra Shqiperie e nuk e nderrojme fjalen.
    OK do isha plotesisht dakort me cdo shqiptar qe mendon keshtu por neser ju bej thirrje qe te te dalim perseri ne shesh se Kryeministri Rama se bashku me Sali Berishen e Lulzim Bashen kane rene dakort qe te rinegociojne merveshjen e detit me Greqine qe ka shkuar shume me larg se JOja e Rames , ka vendosur Gjykata Kushtetuese e Shqiperise si marveshje antikushtetuese pra antishqiptare.
    Per vete specifiken e rendesine e mardhenjeve me Shtetet e Bashkuara ku megjithse shpeshehere pushteti ka vendosur dore per dore ne favor te kerkesave Amerikane pa pyetur askend pasi edhe opozita te njejtin gje do kishte vendosur gje qe ka ndollur edhe kesaj here ku PO nuk ka thene vetem Rama por edhe Basha do i propozoja Kryeministrit Rama qe ne ekipin negociator te perfshije perfaqesues te spikatur te opozites pse jo edhe kryetarin e saje z Basha.
    Marveshja me Ameriken eshte ineres strategjik i Shqiperise e Shqiptareve po e po por edhe me gjere i kombit Shqiptare e shqiptareve ne tere hapsirat Ballkanike dhe si e tille duhet konsderuar e trajtuar. Interesi i partive para interest te kombit duhet te sfumohet dhe keshtu mendoj duhet te veprojne burrat e shtetit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    Reply to this comment
  11. Ajet Delaj January 10, 16:09

    November 18, 2013

    TEPER VONE, POR NUK ESHTE FUNDI

    Procesi i zgjimit te popujve kolonjale dhe te shtypur natyshem qe kerkon kohen e vete dhe nuk ka si te ndolle ndryshe , gje qe nuk mund te bejm perjashtim as shqiptaret megjithse ne folklor e quajme veten te zgjuar te beses e me burreri. Fillimi i nje reagimi pozitiv e real ne rrjetet sociale te shqiptareve per humbjen e nje shansi te arte per kombin shqiptar ne kuader te perafrimit te bashkepunimit e interesave te ndersjellta me Shtetet e Bashkuara eshte nje process qe duhet pershendetur edhe pse eshte pak me vonese.
    Besoj se jeni ne nje mendje me mua se kombet behen e zhvillohen mbi bazen e shanseve historike ku per mua thirrja ne tryezen e “burrave” te botes ku ne krye te tavolines padyshim qe ishte Amerika per mua ishte shans historic. Koha tregoje se Amerikanet nuk na kishin thirrr si “gomarin” ne dasem sic tha z Agolli por si partnere te vertete duke rrespektuar edhe JOne tone edhe pse ishte nje jo e imponuar nga histeria e turmave te manipuluara te rruges e jo nga tavolina e argumentave.
    Meqe atishqiptaret deshtuan edhe nga kontributi i drejteperdrejte i miqeve tane Amerikane qe koha do te tregoje se jane jo vetem pranuesit e JOse se imponuar te Rames por edhe sugjeruesit e saje duke mos e zbehur aspak qendrimin e fjalimin brilant te Kryeministrit Rama.
    E them me bindje se nese JOja do kishte dale nga tavolina e bisedimeve mbi bazen e argumentave te brenda vendit me specialste dhe ne kuader te OKBse me partnered tane shoqeria do ishte e qete e kapitulli do mbyllej ketu , por fakti qe as qeveria e as specialistet e mirfillte nuk u lane qe te flisnin e negocionin nga sharlatanet qe manipuluan e terrorizuan popullin jo vetem eshte e papranueshme por do zgjase shume kohe kjo teme.
    Te fajsosh popullin ne nje proeste massive dhe te qytetruar si asnjehere tjeter ne historine post komuniste eshte e padrejte por te hetosh manipulatoret besoj eshte detyre ne sherbim te kombit pasi eshte prekur vete partneriteti Amerike –Shqiperi , eshte prekur interesi primar kombetar.
    Per te filluar te kuptojme krejt procesin duhet filluar nga rrjedhja e informacionit nga nje bisede konfidenciae ndermjet partnerve e perfunduar tek turmat ne sheshet e Shqiperise.
    Lajmin e pare e ka dhene nje gazette e vogel e Moskes dhe pas kesaje eshte ndezur tere Europa e deri e Al Xhazira duke i shokuar shqiptaret. Lajmi ishte ndertuar ne menyre te atille qe te shkaktonte vertete stuhi ne publikun shqiptar. Shkaterrimit te arsenalit kimik te Asadit qe ruset e kane prodhuar e shitur per miljarda dollare do e shkaterroin ne territorin shqiptar vetem per dy miljon dollare te sponsorizuar nga Moska.
    Kuptohet qe rrjeti i vjeter e i ri i sistemit funksional informativ te Moskes e shumefishuan jehonen e ketij lajme duke krijuar nje terror te vertete psikologjik mbi opinionin public ne Shqiperi.
    Goditja e Shqiperise e qeverise se saje ne piken e saje me jetike te partneritetit me Shtetet e Bashkuara realizonte ne nje fare menyre nje hakmarrje ndaj Amerikes per programin e saje te pergjimeve ne Europe e natyrisht edhe ndaj presionit per carmatosjen e Asadit si miku i vetem i ruseve ne mesdhe por ne te njejten kohe u shkonte per shtat edhe pushtetit te permbysur me vote plebishitare per te bllokuar Qeverine Shqiptare per te instaluar shtetin ligjor ne Shqiperi.
    Kordinimi i faktorve e aktorve antishqiptare ne dem te shqiptarve e partneritetit me Amerikanet besoj se kishte nje skenar akoma me ogurzi pasi parashikonte edhe gjak e rrezimin e qeverise legjitime gje qe u tha hapur me kerkesen per dorheqjen e Rames pasi protesta u mbyll. Se perse duhej dorhequr Rama nje zot e di.
    Reagimi i Qeverise Rama ne bashkepunim te ngushte me partneret Amerikan jo vetem e stopoje projektin e klaneve te fuqishme te faslliceve ne Shqiperi por bene te mundur qe demokracia e brishte shqiptare te funksionoje dhe te dale edhe me e fuqishme duke vendosur sandarte te reja ne menaxhimin e protestave popullore.
    Respektimi i vullnetit te popullit nga qeveria e tije edhe ne kushtet e histerise kolektive eshte nje standart per tu pershendetur e fundi i fundt nuk eshte fundi i botes se shume gjera do sqarohen ne ditet ne vazhdim pasi lavdi zotit nuk u thye asnje xham i vetem.
    Per mua dhe per shume shqiptare ajo cfare mbeti mbas JOse se Rames eshte cfaktorizimi i frikshem edhe ashtu shume i dobet i opozites shqiptare e kryesisht i kryeopozitarit te klonuar Lulzim Berisha (Basha)
    E kam thene fjalen time rreth komponenteve te arsenalit kimik sirjan qe nuk eshte e barasvlefshe me arme kimike pasi keta komponente sipas specialisteve me te mire te botes mund te perdoren jo vetem per qellime ushtarake por edhe industrial civile e fundi i fundit procesi perfundimtare do realizohej jashte kufijve te Shqiperise por qeveria shqiptare duhet te nxjerr mesimet e duhura nga jo se cfare ndolli.
    Te terrorizosh popullin me disinformacion eshte nje veprim i denueshem nga tere legjislacionet e botes demokratike dhe mendoj se puna e Qeverise Shqiptare ketu duhet te filloje mbas atij menaxhimi te perkryer te nje situate mjaft kritike qe kaloje.
    Shqiperia e pas 23 Qershorit vjen si nje shtet e shoqeri totalisht ne kaos e nga nje informalitet i tejskajshem prandaj perpjekjet e para premtuese te Qeverise Rama per kontrollin e territorit e goditjen e informalitetit ne te tera sferat e buxhetit e shtetit duhen vlersuar edhe si factor krysor i “suksesit” te protestes “ekologjike”e tentative e qarte per te bllokuar reformat nga ata qe kane 68 vjet qe e lene buxhetin e shtetit bosh kur largohen.
    Manipulimi i masave dhe tendenca per te rrezuar edhe me dhune Qeverine Rama duhet vlersuar nga qeveria Rama si nxitje per pershpejtimin dhe thellimin e reformave aq te domosdoshme per te rithemeluar Shtetin Shqiptar te kerkuar e votuar nga pjesa derrmuese e shqipareve.
    I bej thirrje Kreminstrit Rama qe te thelloje bashkepunimin me aleatin e Shqiperise e shqiptareve Shtetet e Bashkuara te Amerikes si garancine e vetme per te arritur objektivat gje per te cilen eshte votuar e mandatuar pasi kam bindje e plote se edhe Amerikanet shume gjera do ti shohin me qarte mbas proestes “ekologjike” edhe per veten e tyre.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

    Reply to this comment
  12. Ajet Delaj January 10, 16:18

    Degjoni ish ministrin e ekonomise z Florian Mima ne “Top-Show” kete jave” Shqiperia fiton mesatarisht $400 miljon dollare ne vit deklaroi z Mima. Eshte deklauar se Shqieria duhet te paguaj $450 miljon dollare interesa per borxhin qe ka. Ne shqiptaret jemi te zgjuar e llogarine ta beje gjithsecili.
    Tung

    Reply to this comment
  13. Tani January 10, 16:22

    O nasruddin
    ( a Nastradin si mund te quhesh)

    Eshte e drejta juaj te shprehni mendimin por ndonjehere duhet ta marresh edhe trurin me vehte jo ta lesh ne shtepi te mbyllur ne syrtar.

    Une jetoj ne Germani prej shume e shume vitesh dhe lajmin per armet kimike e mora vesh nga shtypi shqiptar jo nga ai gjerman.

    Ketu s´interesihet njeri nese demontohen apo montohen arme, sepse njerezit merren me punet e tyre dhe qeveria me te sajen.

    Sa per dijeni vendimi eshte marre tani kur Gjermania ka edhe qeveri me koalicion te gjere, kurse ne Shqiperi i vihen dinamit shtyllave dhe shume te tjere e bejne te bardhen te zeze.
    deri me st s´kam pare ndonje tubim per armet dhe asnje palaco politikan te ulet kembekryq ne bulevard a sheshe.
    Jam kureshtar se sa germane do vdesin a helmohet nga keto arme ( mbase edhe une bashke me ta)
    Lum si ju Nasruddin qe s´do te helmoheni nga armet kimike, por ju rekomandoj te kuroheni nga helmi qe Sala -Xhozi e Co: ju kane futur ne shpirt per vite me rradhe.

    Ju lutem mos e merrni personale se si ju ka edhe shume te tjere i dashur Nasruddin

    Pershendetje.

    Reply to this comment
  14. Tomorri January 10, 16:56

    Dallimi midis Shqiptareve dhe Gjermaneve eshte i madh.
    Ne e shohim si shans bixhozi qe iku ata si shans per paqe boterore.
    Rama s’qe i zoti , endrren per Kazino ja fiku Shqiptareve .
    Kumarxhnjte Shqiptare qajne , paqedashesit Gjerman festojne.
    Te mbledhim lotet na ka mbetur . Ambasada Amerikane mban shenim kush e ka denesen me te forte.
    Lum kush jeton ne Gjermani e feston me Merkelin.
    Kesaj i thone fatlumi dhe plehrat ne nje cati.

    Reply to this comment
  15. Ijs January 10, 17:20

    Komentuesi Tani, nasrudini eshte plak i rrjedhur dhe duket kjoqarte, se dhe kur merr nga gazetat ndonje lajm te sakte sic eshte rasti i eleminimit te pasmbetjeve kimike ne gjermani pas asgjesimit te tyre ne anijen ushtarake ne mesdhe, ai ngaqe eshte i pjerdhur nga trute, se i ka plas pordha Enver Hoxhes ne tru, truri i tij pjerdhur nuk bie dot ne qetesi dhe atehere kur lajmi ska te bej fare me xhaxhin qe ka trecerek shekulli i vdekur. Pra nuk arrin dot kurre mendja e tij e pjerdhur, te shkruaje ndonje koment normal, ku nuk permendet njehere emri i Xhaxhit!
    Une kam pare njerez qe tere jetes kane kaluar shpesh nepermjet elektroshokut, por emrin e mjekut me vite perseri e kane harruar, por sic duket tek ky nasrudini pordha xhaxhit ka qene kimike nga ato te armeve kimike te asadit te sirise, ku e gjitha bota u cua ne kembe se asnje nuk i donte brenda. Duhet tu cojme nje leter amerikaneve meqe tani e kane bere anijen gati te marrin dhe keto plehrat kimike te xhaxhit ti asgjesojne qe te shpetojme dhe ne si komb njehere e mire, jo vetem Siria.

    Reply to this comment
  16. Aliu nga Selenic January 10, 17:35

    PER ATE QE U ‘FRIGEN’ NGA LHL-te.
    PER AT QE OBAMEN E CUAJTEN ‚ASADE’ DHE AMERIKEN ‚SIRI’.!

    Cdo njeri e don veten e tije.Pore kjo nuk eshte e mjaftueshme.Madje kjo eshte edhe e pa sigurte.Po perse.? Se qe te duash veten ne radhe te pare duhet te dishe si duhet te duash veten tende.!.
    Ne shqiptaret kaluam nga shteti i centralizuar ne demokraci.Po c`fare ndodhi. Po si e deshem demokracin si deshem vete tone.
    Shume keq madje ju kundervume ne te gjitha aspekte jetes sone.
    1.Ne radhe te pare neve luftuam me thoj e me shpirte kunder vetevets sone po ku
    ne shketrrimin e te gjith ekonomise me pretekstin se kjo pasuri ishte e komunizmi.
    Bota na ndihmoi pore neve ase nuk e deshem ndihmen e botes ase nuk e deshem veten ton. Ma ato para qe dergonte bota shqiptarve u thane.:Pini Burre sa te mundeni se ne drejtojme bota na ndihmon. Asistence ne vend qe te rikoperohej ekonomia ajo vazhdonte te prishe e te shkatrrohe c`do dite.Kjo deri sa pas 23 vjetve neve jemi poshte niveli zero.
    2. Nuke e deshem veten tone e shkatrruam edhe familjen.Jo pak femra te reja shqiptare sote jen ne rruget e botes prostituojne.Ato i derguna njerzit e tyre.I dergo komshiu i tyre, i dergi burri i tyre, i dergoi kunati, kushuriri, burri e deri dhe babai i tyre. Sa turpe.
    3. U droguam u trafikuam, u vrame dhe u nbytem ne detet dhe c`fare si beme vets sone. Bota bame t`na ndihmojne ndersa ne shqiptaret kunder vetes sote dhe botes ne shqelem.
    PASE 23 VJETVE VJEN NJE SHANSE KJO TASHEM NGJAU SI” KUTIA E PANDORES.”
    Po perse ore vella ngeli keshtu.?
    Se ne shqiptaret nuk duam veten tone, madje arritem deri atje kku ashtu sce tha edhe z.Rama. Obamen e krahasuam me Asadin ndersa Amerike me Sirine. Sa turp!. Ja pra qe neve nuk dijme te duam veten tone.
    Po perse nuk e ditem ta duam? .
    Se degjuam dike.! Ai tha mos se do te “shfarosni” Dhe ne i besuam me shume atij qe rrin prapa kuicave se sa partneri tone strategji.
    Keshtu ka ndodhur disa here me ne . Ka ndodhur edhe me levizjen e Haxh Qamilit.
    Duke analizuar kete fakte ne kohen e vete Edith Durham shkruante” “Kryengritje e rebelve qe pergatitur nga armiqte e shqipatrise…… Vetem athere kure grekrit filluan shkatrrimin e plote te myslimanve dhe te fshatrave te tyre, te shoqeruar me cdo lloi mizorie , myslimanet fatezeze te Tiranes kuptuan kurthinne te cilin kishin rene.E.Durham .
    Si thoni juve te dashur komentues .Ku jemi tani. Pas protestes se qyteruar ngele pase tradhetia njelloi si ne kohen e Haxh Qamilit. Te gjith tani e kuptuam se c`beme pore ata qe e pergatiten kete menxyre kaqe u desh atyre.! Ata e dijen mire se ne politike nuk folet dy here kur eshte fjal per te vendosur per nje problem kaqe te madhe.
    Po perse nuk i morem.?Vertet mendoni se neve nuk kishim kaPacitete qe di demontonim.? Shqiperia ishte vendi me i pergatitur ne Evrope per artin ushtarak madje edhe per LHL-te. Ato qe kishim ne vet i demontuam pa asnje problem.Ushtaraket tane garantuan se do ti demontonin pa asnje problem.Pore arsyeja ishte gjetke.
    -Arsuej ishte se shqiperia me ato fonde qe kishte ven ne dispozicion bota. Shqiperia do ti mbyllte plaget qe hapi tranzicioni i mallkuar 23 vjecare dhe keshtu shqiperia shume shpejt do te ishte tjeter.
    – Arsyeja e dyte ishte se ne mandatin e Partise socialiste po ndodhte nje evenimen i mire nga ku i pa parashikueshem. Ky evenimen i tmerroi armiqte e shqiperise bashke me koloboracionistet e tyre ketu ne shqiper.Shqiperia pervec fondeve do te fitonte vizat dhe cmimin Nobel si shtet shqiptare. Kjo do te ishte nje gje e rrall qe do te arrihej nen drejtimin e Socialiste dhe te Edi Rames Kjo i tmerroi kundershtaret tane dhe shpirti i zi i tyre nuk arriti te perfitojne edhe ata ne kete te mire qe po u afrohet.Ndaj dhe u hodhen ne sulme te pa parashikueshem.
    – Arsyeja e trete pse clirimit te Kosoves ne mandatin e socialisteve ne vitin 1999. do te konsolidohej me tej kombi shqiptare.Pra keto ishin te pa pranueshme ne radhe te Pare nga krimineli i kombit ton Berisha i cili me ndihmen e tere armiqve te shqiperis arriti te realizoi zhberjen e te gjith ketyre sukseseve qe kurre ndonjeher nuk i ishin afruar shqiperise.!
    Kjo eshte arsyeja dhe asgje tjeter te dashu Komentues.!

    Reply to this comment
  17. Bocari January 10, 18:11

    @redaksia Dita

    Nuk po i marr vesh keto komentet me emrin Tarrasi dhe ne fund Ajet Veliaj New York

    E para keto komente artikuj jane te papershtatshme per kendin e komentit. e dyta, ka kohe qe zoti Ajet e ka kthyer kete rubrike komenti ne reklama per Ameriken qe une si lexues dhe komentues nuk jam e detyruar ti lexoj. Komenti eshte debati i mendimit, reklama, shpirti i tregetise.Per Zotin Ajet do shkruaja qe amerika qe ai reklamon mbetet per mua si individ shteti me i lig dhe agresor i gjithe botes me politiken e saj .- Popull budalla dhe politike reaksionare-, kjo eshte Amerika per mua. Ju lutemi na e lini kete rubrike te paster, rubrike te mendimit per politiken dhe problemet e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • nasruddin January 11, 10:51

      AMERIKA ESHTE KRIJUAR PER AMERIKANET.

      Keta qe shkruajne papushim me servilizem per dislokimin e LHL-ve ne vendin tone, jane spiunet e Sigurumit te Shtetit te Enver Hoxhes qe dje i kishin shitur BYTHEN Moskes dhe Beogradit, sot duan te bejne servilin e SHBA dhe Imperializmit Anglo-Amerikan. Degjo nastradinin or Mik Bocari: Gjerat ne jete nuk jane ashtu sic duken ne aparance, sidomos kur mbi to eshte vendosur dhe rendon propaganda demagogjike:

      Prioriteti i politikes se SHBA-s ka qene dhe mbetet STANDARDI i jetes i amerikaneve dhe ASGJE nuk mund te kaloje kete dogme te vendosur qe me themelimin e SHBA do shekujt me pare. Prandaj edhe i shikojne vendet e tjera vetem si MJET per te arritur kete qellim. Kjo gje nuk do te thote se jane ARMIQ te popujve te tjere te pazhvilluar, pa prodhim kombetar, qe vegjetojne vetem me emigracion dhe ndihma dhe qe nuk dine te drejtojne shtetet e tyre. Pse mos t’i perdore keto fise te egra ZULU SHBA-s per te arritur qellimet e tyre strategjike? Kujt i plas per nje popull qe ka 70 vjet vjet qe nuk del dot nga daret e komunizmit dhe qe 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit akoma i kendon elegji Enver Hoxhes dhe vajton si kukumjacke pylli 29 nentorin dhe LANC-it bolshevik? Kujt i plas sot ne Bote per nje popull pa dinjitet qe eshte aq dallkauk dhe debil sa te pranoje LHL-te e llahtarshme te Asadit ne vendin e tyre ibret te prapambetur dhe me Lazaratin e droges neper kembe, qe jeton vetem duke shpresuar dhe enderruar ne BAMIRESITE e Aleatit Strategjik, sic e vertetojne edhe shume komentues ketu ne DITA. Aq me teper kur politika jone kombetare i tha BUJRUM! qe ne fillim ofertes amerikane dhe pastaj nderroi mendim dhe i tha JO! nga frika e te rinjve intelektuale, si nje REZIL ne syte e Botes.

      Reply to this comment
  18. MARKO January 10, 19:14

    Pse more “krahason” Merkelin me Jozeidhen?

    Reply to this comment
  19. fllad January 10, 19:24

    Mos tespekullohet me lajmin.
    U njoftua se armet kimike jane nisur nga Siria , do mbrijne ne Siçili dhe atje do te ngarkohen ne anije amerikane te pershtatshme per demontimin e tyre ne mes te Detit Mesdhe.Kaq.

    Gjermania eshte shprehur e gateshme te marre mbetjet per ti perpunuar dhe jo armet kimike.

    Se dyti si e tha edhe nje komentues ketu ne Shqiperi saliqenserbi i ka paisur te gjithe zuzaret maloket, dhe horrat e Shqiperise me kallashnikov duke hedhur shtylla tensioni te larte me dinamit dhe duke bere gjithe prapesite qe vetem ai eshte i afte ti beje.
    A mund te vinin armet kimike ne Shqiperi ne keto kushte ku cdo serb dhe qen bir qeni nga zagaret e sales mund te benin gjemen dhe qameti do dilnim nja tre dite neper TV e botes.Kaq
    Kur paska qene kaq e lehte -sipas artikullshkruesit- perse u tejkaluan afatet e largimit te ketyre armeve nga Siria, dhe nuk doli me pare Gjermania apo Italia??!! Keto jane kollofiqe me rigon si thote populli.
    Dhe tek e fundit vendet qe e kane pasur biznes fitimprures dhe kane kontribuar aq shume per prodhimi e armeve kimike, sigurisht qe kane detyrimin te kontribojne per demontimin e tyre. Kaq.

    Lejini Shqiptaret e shkrete ne hallin e tyre.

    Reply to this comment
  20. klani January 10, 20:43

    ore po dhe italia isht kunde demontimit te armeve ne teritorin e saj. apo italia nuk ka jozefine dhe sali atedhetar te thekur.

    Reply to this comment
    • Mendim shkreli January 10, 21:49

      Keni degjue ndonje deklarate zyrtare nga shteti italian?Asnji. ndersa mjedisoret bertasin kudo qe jane.Edhe ne Gjermani ka prej atyre qe lidhen me zingjire ne shinat e trenave, por sa jane…lidhen nje dite e diten tjeter shkojne ne pune…

      Reply to this comment
  21. mustafa January 10, 21:23

    sipas meje loja me armet kimike tregoi qe doktori veproi fiks sic e kishin udhezuar ata qe e hipen dhe e mbajten ne pushtet dhe politike.por tregoi gjithashtu qe piktori nuk behet dot burre shteti.si perfundim,gjithnje sipas meje,fitoi perseri doktori dhe drejtuesit e tij.humbi shqiperia dhe tere kombi shqiptar.serbia e mori ftesen e do hyje ne be para nesh.rama thjesht humbi shansin per t’u bere burre shteti,kurse shqiperise i dogji shansin per te aspiruar bashkimin kombetar.

    Reply to this comment
  22. Studenti. January 10, 21:58

    Eshte nje turp i madh gjithe kjo dalldisje mendjesh e shpirtrash qe eshte ndjelle nga kotesia e padituria qe e ka pllakosur Salistanin.Ne asnje vend te botes nuk eshte bere kaq zhurme per asgjesimin e armeve kimike siriane sa ketu.Opinjoni i shfaqur kaq energjikisht fare lehte mund te grupohet ne ata qe e donin kete asgjesim per konjunkturat politike dhe perfitime ekonomike, ne ata qe nuk e donin per arsye te nje opozite kunder qeverise dhe mbrojtjes se mjedisit dhe ne ata te klanit te Salariut qe e donin dhe nuk e donin asgjesimin e ketyre lendeve.Pertej arsyeve objektive teknike e mjedisore te pranimit dhe mospranimit te ketyre lendeve u vu re nje padurim qe nuk dha mundesine te arsyetohej problemi teknikisht, ambjentalisht, politikisht. Me teper se objeksionet mbi arsyen e pranimit e te mospranimit u bene objeksione mbi marrdheniet me SHBA pa u arsyetuar perse ato duheshin kushtezuar me lendet kimike.Pranimi i ketyre lendeve nga disa vende te botes qe i dine vete punet e tyre,ka vetem nje domethenie per Shqiperine,qe te perdore te drejten e vet per te vendosur ne baze te mundesive dhe interesave te saj.Diskutimi aq pasionant i subjekteve politike, mediatike dhe asosacioneve te tjera tregoi edhe nje here infantilitetin e tyre qe nje çeshtje e tille, si shume te tjera,te mos e dimensionojne dot sipas rrethanave te kohes e te hapsires, te shkakut e te qellimit per te zgjedhur pastaj menyren dhe masen e duhur te zgjidhjes.Nuk qe as pranimi, as mospranimi i asgjesimit te ketyre kimikateve helmuese te huaja qe ne beri qesharake par botes, por eklektizmi i qendrimeve e sjelljeve, amatorizmi e perdorimi banal i problemit kryesisht nga politika e mediatika per te bere karshillek te gjithe kunder njeri-tjetrit.

    Reply to this comment
  23. BJORN January 11, 09:10

    Vendin e drejton Edi Rama,prandaj per kete deshtim i takon vetem qeverise te tjerat jane llafe.

    Reply to this comment
  24. nasruddin January 11, 10:53

    AMERIKA ESHTE KRIJUAR PER AMERIKANET.

    Keta qe shkruajne papushim me servilizem per dislokimin e LHL-ve ne vendin tone, jane spiunet e Sigurumit te Shtetit te Enver Hoxhes qe dje i kishin shitur BYTHEN Moskes dhe Beogradit, sot duan te bejne servilin e SHBA dhe Imperializmit Anglo-Amerikan. Degjo nastradinin o debila enveriste dhe ju o dallkauke berishiste: Gjerat ne jete nuk jane ashtu sic duken ne aparance, sidomos kur mbi to eshte vendosur dhe rendon propaganda demagogjike:

    Prioriteti i politikes se SHBA-s ka qene dhe mbetet STANDARDI i jetes i amerikaneve dhe ASGJE nuk mund te kaloje kete dogme te vendosur qe me themelimin e SHBA do shekujt me pare. Prandaj edhe i shikojne vendet e tjera vetem si MJET per te arritur kete qellim. Kjo gje nuk do te thote se jane ARMIQ te popujve te tjere te pazhvilluar, pa prodhim kombetar, qe vegjetojne vetem me emigracion dhe ndihma dhe qe nuk dine te drejtojne shtetet e tyre. Pse mos t’i perdore keto fise te egra ZULU SHBA-s per te arritur qellimet e tyre strategjike? Kujt i plas per nje popull qe ka 70 vjet vjet qe nuk del dot nga daret e komunizmit dhe qe 25 vjet pas renies se Murit te Berlinit akoma i kendon elegji Enver Hoxhes dhe vajton si kukumjacke pylli 29 nentorin dhe LANC-it bolshevik? Kujt i plas sot ne Bote per nje popull pa dinjitet qe eshte aq dallkauk dhe debil sa te pranoje LHL-te e llahtarshme te Asadit ne vendin e tyre ibret te prapambetur dhe me Lazaratin e droges neper kembe, qe jeton vetem duke shpresuar dhe enderruar ne BAMIRESITE e Aleatit Strategjik, sic e vertetojne edhe shume komentues ketu ne DITA. Aq me teper kur politika jone kombetare i tha BUJRUM! qe ne fillim ofertes amerikane dhe pastaj nderroi mendim dhe i tha JO! nga frika e te rinjve intelektuale, si nje REZIL ne syte e Botes.

    Reply to this comment
  25. Ardi January 11, 12:27

    Gjermanine Perendimor e rindertoj ‘Plani Marshall”.Politika amerikane beri te mundur bashkimin e dy Gjermanive dhe ajo perendimorja rindertoi edhe lindoren. Keshtu gjermanet i jane borxhli politikaneve amerikane.Nuk duhet te harrojme qe ne Gjermani ka nje qeveri te ndertuar ne baze te nje koalicioni te gjere dhe eshte nje vend shume i zhvilluar ne industrine kimike.Amerikanet gabuan me Shqiperine,se i besojne rezultatit te zgjedhjeve.Vertet koalicioni qeverises mori nje sasi X votash,por me shume se dyfishi i kesaj sasie nuk votuan per kete koalicion.Kur vete KM aktual thote qe nuk jam politikan por misionar edhe ata qe e kane votuar nuk mund te kene besim 4 vjecar.PS beri nje eksperiment me personalitetet e saj.Ne se ka gabur ne perzgjedhje duhet vete ata te vetkorigjohen.Nqs te gjithe antaret e saj jane te kenaqur me sukseset virtuale te punes te qeverise atehere te vazhdojne ta mbeshtesin kryevirtualin e tyre.

    Reply to this comment
  26. Artur January 11, 12:41

    “Raimond Vlonjatit”,qe hiqet shume erudit,dua ti kujtoj se shprehjen per mizat e ka thene Kadareja ne nje liber qe i thurte lavde Enverit.PS:I ka quajtur flutura dhe jo miza.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*