10 kg kanabis çokollatë, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare në Kakavijë

April 9, 2018 11:41

10 kg kanabis çokollatë, arrestohet 28-vjeçarja shqiptare në Kakavijë

Policia greke ka sekuestruar 10.6 kg marijuanë çokollatë në valixhet e një 28-vjeçare shqiptare, e cila po udhëtonte me autobusin e linjës Kakavijë – Janinë.

Gjatë kontrollit të policisë kufitare të Kakavijë para se autobusi të nisej, në bagazhet e saj u gjet lënda narkotike e mbështjellë me letër natriban.  Ajo u arrestua në flagrancë, ndërsa emri i saj nuk është bërë publik.

Kanabisi çokollatë u sekuestrua, ndërsa hetimet e policisë greke janë duke vazhduar për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

o.j/dita

April 9, 2018 11:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*