10 mësime të mëdha që mësojmë nga fëmijët e vegjël

March 17, 2016 15:32

10 mësime të mëdha që mësojmë nga fëmijët e vegjël

Keni parë ndonjëherë një fëmijë krejtësisht të pushtuar nga një projekt? Ata kanë një aftësi të pazakontë të bëhen seriozë për atë që po bëjnë pa e marrë atë shumë seriozisht.

Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë me jetën tuaj. Mund ta jetoni çdo ditë më shumë të përqendruar, dhe çdo javë me më shumë motivim. Lexoni se çfarë fëmijët dinë nga ato që ju keni harruar dhe shikoni se mos i aplikoni disa prej këtyre mësimeve në jetën tuaj të rritur.

1

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Edhe kur nuk ka dhuratë në fund të pjatës

Studimet tregojnë se fëmijët që hanë mëngjes janë më të zotë në shkollë. Nuk duhet shumë për të kuptuar se të rriturit do të ndihen më mirë dhe do të realizojnë më shumë në punë. Shkencëtarët besojnë se ngrënia herët në mëngjes rregullon nivelin e sheqerit në gjak, gjë e cila rregullon oreksin dhe energjinë. Nëse hamë mëngjes nuk do të ndihemi kaq të uritur gjatë ditës. Prandaj nesër në mëngjes mos harroni të hani mëngjes, pasi është mënyra më e mirë për ta filluar ditën. Tregohuni të mirë me veten duke ngrënë një të shëndetshëm.

 2

Detyrat e punës nuk bëhen në shtëpi

Nëse e çoni në shtëpi punën e punës do të prishni mbrëmjen. Edhe martesën. Edhe familjen. Edhe jetën tuaj. Nëse jeni të ngarkuar dhe nuk keni kohë ta bëni atëherë kur duhet, flisni me shefin dhe zgjidheni problemin. Shtëpia duhet të jetë zona e relaksimit, jo një tjetër vend pune. Kujdes që të ndani punën nga koha e lojës.

 3

Mënyra e vetme për të ditur si diçka funksionon, është ta çmontoni. (Kjo është këshillë e mirë dhe kur merreni me një problem të ndërlikuar. Televizori? Mos rrezikoni.

Keni një problem të vështirë? Ndajeni në copa. Shkruarja e një libri duket tmerruese, prandaj filloni të bëni një ese. Nëse edhe eseja është e tepërt, shkruanin një paragraf. Më e rëndësishmja është të bëni diçka. Sapo të keni diçka në dorë, mund të gjykoni më me saktësi dhe ta kuptoni problemin më mirë.

 4

Ekziston një arsye pse nuk ia japin kartat e kreditit 8-vjeçarëve

Duhen kursyer para se të blihet një lodër të re. Manaxhimi i parave është një aftësi e rëndësishme që pak prej nesh kanë mësuar. Por nuk është kurrë vonë për të mësuar. Marrja nën kontroll e parave do të thotë të dish se ku po shkojnë. Është shumë e lehtë që ato të shpenzohen pa e pasur mendjen. Ide e mirë është të shkruani shpenzimet, në mënyrë që t’i menaxhoni më mirë.

5

Vetëm duke bërë pyetje zbulohen gjërat

 Shumë dhe shumë pyetje. Pse janë ndërtesat e larta më të mira? Pse është krijuar freri? Bëni pyetjet më të rëndomta që ju vijnë në mendje dhe meditoni për zgjidhjet e mundshme. Truri ynë është ndërtuar të ketë kureshtje. Ndërsa rritemi dhe “faturohemi”, shumë prej nesh e mohojnë kureshtjen natyrale. Mos ia ndrydhni vetes kuriozitetin. Pyesni për gjithçka që ndodh. Bëni pyetjen “pse” të paktën 10 herë në ditë.

 6

Të rriturit më të mirë ishin ata që gjenin kohë t’ju dëgjonin

Kur ndjeheni të stresuar apo keni ditë të vështira, veshi i një miku mbështetës mund të jetë litari i shpëtimit për paqen. Një dëgjues i mirë është më i rrallë të gjendet. Mësoni si të bëheni dëgjues mbështetës dhe do ta gjeni veten të rrethuar nga të tjerë që dinë të bëjnë të njëjtën gjë.

 

group of smiling people working out with barbells

group of smiling people working out with barbells

Trupi juaj është dizenjuar për të hedhur topa, për të luajtur e për të kërcyer

 Në gjuhën sekrete të fëmijëve, fjala “fitnes” do të thotë “gallatë”. Loja mund të jetë çdo gjë. Pse të zhyteni në mërzi kur mund të argëtoheni? Krijoni rregullat tuaja, rifitoni shpirtin konkurrues. Pa frikë, pa dyshime, pa opinione negative dhe pa vetëkritikë. Fëmijët mendojnë se mund të bëjnë gjithçka. E dini çfarë? Kanë të drejtë.

 8

Loja është e rëndësishme dhe të qeshurat janë të mira

 Përfshihemi kaq shumë nga puna dhe detyrat sa harrojmë të gjejmë kohë për veten. Jo vetëm që qetësia i shton më shumë vlera jetës, por siguron dhe përfitime shëndetësore. Më e rëndësishmja, do t’ju ndihmojë të jeni të qëndrueshëm dhe të motivuar.

 9

Po të hani shumë diçka do t’ju dhembi barku. Edhe nga uiski burbon

Nëse ushtroheni së tepërmi do ta dërrmoni veten. Ata që qëndrojnë në të njëjtin vend do vuajnë nga atrofia. Dikush që studion gjithë ditën s’do të ketë miq. Një tjetër që ka shumë miq do të ngeli në provime. Ekstremet gjithmonë do t’ju shkaktojnë dhimbje. Moderimi është sekreti i jetës. Është mënyra e duhur si ta jetojmë jetën.

 10

Jini miqtë që ishin kur ishit 12 vjeç: të dashur, besnikë dhe joegoistë

Cilësia që njerëzit vlerësojnë më shumë tek miqtë është besnikëria, mbështetja që i jepet dikujt për shkak të ndjenjave të detyrimit apo dashurisë. Prandaj jini besnikë. Kur të filloni të silleni si një fëmijë, papritur bota do t’ju hapet dhe do të filloni ta shijoni veten përsëri!/DITA

March 17, 2016 15:32
Komento

1 Koment

  1. . March 17, 18:35

    Gjithe miqesa qe ishte shembull kur ishin 12 vjec.Shkrumocet me te fillue zogu kengen.
    Melodia shume e dashur per argetimin e zogut e ban njerezin te shfreje ne menyre te pa permbajteshme,ne variantet direkte,me brylla dhe sterkamca.Kjo vjen e mos u cuditni se zogu kendon per nji celes kopil qe i bi cdo zogut pershtat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*