13 milionë klikime! Ja klipi i famshëm amerikan ku shfaqet dhe aktori shqiptar

November 25, 2017 10:14

13 milionë klikime! Ja klipi i famshëm amerikan ku shfaqet dhe aktori shqiptar

Ka vetëm 3 ditë që ka dalë, por klipi i ri i J Balvin dhe Anitta-s, ka arritur mbi 13 milionë klikime. Pjesë e klipit është edhe aktori shqiptar, Marko Caka i cili, shihet teksa qëndron pranë këngëtarit duke luajtur kumar.

Caka njoftoi përmes Instagramit pak kohë më parë, se do të shfaqet në klipin më të ri të këngëtarit kolumbian që po korr sukses me hitin e verës “Mi Gente”.

Sikur të mos mjaftonte që është pjesë e klipit, Marko Caka, shkruante se J Balvin është shoku i tij më i mirë. Dyshja me sa duket qenkan miqësuar gjatë xhirimeve.

Ndërkohë sot, Caka ka publikuar imazhet e klipit, të cilat janë vërtet sensuale me praninë e këngëtares Anitta.Aktori është bërë pjesë e një sërë projekteve ndërkombëtare, përfshi këtu edhe kastin e filmit të ri të regjisorit Woody Allen, “Shi në muzeum”, pjesë e të cilit do të jenë Selena Gomez, Jude Law, Elle Fanning dhe shumë të tjerë.

 

 

 

November 25, 2017 10:14
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*