10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohen të infektuar me Covid-19

March 25, 2020 13:03

10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohen të infektuar me Covid-19

10 persona të stafit mjekësor në Shkodër dyshohet se janë të infektuar me COVID-19.

Burime bëjnë me dije se personeli mjekësor ka pasur kontakte me me pacientin nga Puka, i cili rezulton me COVID-19.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 10 personave u janë marrë tamponët dhe pritet rezultati i analizave.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se 146 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Zgjerohet harta, një infektuar edhe në Krujë.

Ministria e Shëndetësisë njofon se 3 prej personave në spitalin Infektiv ndodhen në intubim, në gjendje të rëndë.

Po kështu, 11 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, mes tyre edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se këtë javë do të ketë një “bum” të infektuarit si pasojë e kurbës natyrale të virusit. Ai bën thirrje për respektimin e masave, ndryshe do të vihet në zbatim “ligji i luftës”.

j.l./ dita

March 25, 2020 13:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim