Këta janë 10 qytetet më të shtrenjtë në botë për të huajt

January 2, 2018 06:48

Këta janë 10 qytetet më të shtrenjtë në botë për të huajt

Firma e konsulencës “Mercer” ka përpiluar një klasifikim mbi qytetet më të shtrenjtë për të jetuar për të huajt.

Klasifikimi kishte qëllim t’u shërbente kompanive për të llogaritur koston e punëtorëve të tyre jashtë vendit.

Ai ka analizuar kostot e jetesës për 200 kategori në 209 vende në të gjithë botën, përfshirë akomodimin, transportin, ushqimin, veshjen dhe argëtimin.

Hong Kongu është renditur më i shtrenjti duke lënë pas kryeqytetin e Angolës, Luandën.

Luanda, që mbante vendin e parë prej shumë vitesh, e lëshoi atë për shkak të dobësimit të valutës vendëse.

Cyrihu dhe Singapori renditen respektivisht në vend të tretë dhe të katërt, ndërkohë që Tokio është ngjitur në vendin e pestë.

Qyteti i Kinshasas është renditur i gjashti, duke u futur në top 10-ën e këtij klasifikimi për herë të parë dhe pasohen nga Shangai, Gjeneva, N’Djamena dhe Pekini.

January 2, 2018 06:48
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*