10 sekrete nga Feng Shui që jeta në shtëpi të jetë më e bukur

April 29, 2018 22:59

10 sekrete nga Feng Shui që jeta në shtëpi të jetë më e bukur

 

Kush thotë që shtëpia është pasqyrë e shpirtit tonë nuk gabon. Nga mobiliet e vendosura në mënyrë korrekte deri tek eleminimi i rrëmujës dhe kërkimi i harmonisë: ja disa këshilla të thjeshta për t’i dhuruar një fluks energjie pozitive shtëpisë suaj.

Kuriozë se si të përmirësoni jetën tuaj në shtëpi me mënyrën e jetesës Feng Shui? Ja disa sekrete për një mirëqenie të sigurt.

Zhdukni gjërat që s’i doni

Në bazë të kësaj disipline orientale, rregulli më i njohur dhe më i famshëm është: pastrimi. Zhdukni sendet dhe objektet e padobishme që nuk i keni përdorur prej kohësh sepse është thelbësore për të mundësuar rrjedhën pozitive të energjisë në çdo dhomë të shtëpisë. Para se të vazhdoni me pastrimin e shtëpisë suaj, pyesni veten për dobinë e sendeve të tepërta dhe kujtojini vetes se duhet të rrethoheni vetëm me gjërat që doni. Përndryshe, shtëpia juaj do të jetë kaos dhe me energji të bllokuara.

Hyrja thotë shumë

Thuhet se përshtypja e parë është thelbësore dhe kjo nuk përjashton as fasadat dhe hyrjet e shtëpive tuaja. Sipas Feng Shui, njerëzit që kalojnë para shtëpisë suaj duhet të jenë kuriozë dhe të lumtur të takohen me ju. Kështu që sigurohuni që hyrja e shtëpisë suaj të japë një përshtypje mikpritëse. Shmangni pakujdesitë, papastërtitë dhe rrëmujën.

Bukuria është çelësi

Të jetosh në një mjedis që do dhe që e konsideron të bukur dhe relaksues është baza e kësaj disipline, prandaj duhen marrë parasysh sugjerime e këshilla për ta bërë atë më të rehatshme. Por gjithashtu është e rëndësishme që shtëpia të flaës për personalitetin tonë. Mendoni për bimët dhe lulet, esencat për dhomat, qirinjtë dhe gjithçka që mund t’i bëjë hapësirat tona më të të këndshme për ne duke qenë protagonist të denja të një rutine që ndonjëherë është e gjatë dhe e lodhshme dhe që na shoqërojnë deri në mbrëmje në një udhëtim plot intensive të jetës sonë.

Ujë për të rritur bollekun

Mes protagonistëve mëtë mëdhenj të Feng Shui për të tërhequr mirëqenin, pasurinë dhe bollëkun është uji. Fluksi dhe rrjedha e tij fshehin sekretin e një energjie pozitive që na përshkon, prandaj për të inkurajuar bollëkun në shtëpi është absolutisht e rekomanduar që të keni akuariume, burime të vogla ose elemente që na kujtojnë rrjedhën e ujit.

Rëndësia e kuzhinës

Mes dhomave më të rëndësishme sipas filozofisë Feng Shui, kuzhuina pëfaqëson vitalitetin dhe ushqimin e trupit dhe shpirtit. Preferoni mjedise të ngrohta dhe mikpritëse pa shumë pengesa, për të inkurajuar rrjedhën e energjisë pozitive. Çdo gjë brenda saj duhet të jetë e organizuar mirë, e pastër dhe mikpritëse duke filluar nga aromat dhe shijet të evokuara nga frutat e freskëta dhe bimët aromatike. Së fundi mos harroni që të lejoni që të hyjë sa më shumë dritë natyrale në kuzhinë dhe t’i jepni rëndësinë e duhur tryezës e cila duhet të jetë e pastër dhe pa gjëra që pengojnë fluksin e energjisë.

Detaje të vogla të mirëmbajtjes

Herë pas here kontrolloni nëse çdo gjë po funksionon në mënyrë të përkryer në shtëpi. Mund të duket e parëndësishme, por dyert dhe dorezat që hapen lehtë reduktojnë stresin dhe rrisin perceptimin e mirëqenies, ashtu si dhe abazhurët funksionalë dhe teknologjia e përdorimit të përditshëm lehtësisht e përdorshme.

Përmirësimi i energjisë pozitive

Mos e lini pas dore arredimin e zonës suaj të ndenjes, e cila duhet të jetë gjithmonë e gjerë dhe plot dritë dhe në asnjë rast e ngarkuar me mobilie sidomos me skaje të mprehta të cilat kanë gjasa të shpërndajnë energjinë pozitive në mënyrë të ashpër dhe të pakontrolluar. Në vend të kësaj preferoni mobilije me profile të buta dhe të rrumbullakosura. Gjithashtu kompletoni mobilimin me bimë dhe lule për të shtuar dozën esenciale të së gjelbrës. Në vend të dritës artificiale preferoni gjithmonë dritën e diellit, ndërsa në mbrëmje zhytuni në një relaks total nën dritën e qirinjve dhe nën shoqërinë e disa bisedave ose një libri të mirë.

Kujdes me pozicionet e gjërave

Ideja është që të dini gjithmonë se ç’po ndodh rreth jush. Pavarësisht pozitës së karriges në dhomën e stuimit, shtratit në dhomën e gjumit apo sobës në kuzhinë, përpiquni gjithmonë të keni një pamje panoramike në shtëpi duke shmangur të qëndruarit me shpinë nga dera kryesore. Në këtë mënyrë do të jeni më të qetë dhe do t’i kushtoni gjithë energjitë tuaja detyrës me të cilën po merreni.

Gjumi i mirë fillon nga dhoma e gjumit

Pas një dite të gjatë, s’ka gjë më të mirë se sa një gjumë rigjenerues në dhomën  gjurit, vendi i cili sipas Feng Shui, na lidh me Universin. Kështu që është thelbësore që kjo hapësirë të ketë një energji të lehtë e qetësuese e ndriçuar mirë gjatë ditës dhe me mjaftueshëm errësirë për t’u relaksuar gjatë natës.

Qëndroni të rinj duke u mbështetur tek banja

Një vend i dizajnuar për t’u kujdesur për trupin dhe për t’u çlodhur, banjo është një hapësirë me rëndësi të madhe në Feng Shui, sepse ju lejon të largoheni nga energjitë negative dhe t’i kushtoheni përtëritjes së vetes. Preferoni ngjyrat e lehta që ju kujtojnë SPA-të, pa harruar pasqyrat (të cilat qarkullojnë energjitë) dhe disa qirinj e muzikë në sfond për banjë relaksuese./shije.al

l.h/ dita

April 29, 2018 22:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*