10 shtetet ku kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare

February 10, 2019 16:24

10 shtetet ku kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare

Eksportet bujqësore shqiptare drejt Italisë shënuan vlerën e 8.6 miliardë lekëve gjatë vitit 2018, duke e renditur këtë shtet në krye të listës së vendeve që janë destinacione të eksporteve “made in Albania”.

Sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, drejt Italisë janë eksportuar 22.3 mijë tonë produkte bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore shqiptare, gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që pas Italisë, renditet Kosova dhe Greqia, me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë prodhimeve të eksportuara.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani, dhe Maqedoni.

Peshën kryesore në eksporte e zënë perimet, frutat, arroret, ujërat.

Totali i eksporteve bujqësore shqiptare gjatë vitit 2018, regjistron vlerën 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë, bën të ditur dikasteri i Bujqësisë.

v.l. Dita

February 10, 2019 16:24
Komento

2 Komente

  1. Eksportuesi February 10, 18:15

    Keni haruar Emiratet e bashkuara Arabe qe importojne fuqishem nga Shqiperia dhjam mushkonjash dhe fara kungulli bio

    Reply to this comment
  2. Sendi February 11, 00:04

    Eksporti me i fuqishem i Shqiperise eshte emigracioni,krimi,droga,vjedhjet,politikane,gjyqtare,prokurore hajdute,lypsa,prostituta dhe valuta ne of shore!
    Per keto zeme vendin e pare!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*