10 spiunët më të aftë në histori

May 30, 2017 15:37

10 spiunët më të aftë në histori

Historia e spiunazhit është e mbushur plot me agjentë të famshëm, që me heroizmat e tyre për kombin, apo dhe tradhtinë për kombin e tyre kanë hyrë në histori.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” rendit 10 spiunët më të aftë të historisë.

11. Melita Norwood (1912-2005)
Në dukje ajo ishte asistentja e pafajshme e drejtorit të një prej qendrave të kërkimit atomik në Britani, që në fshehtësi ia kalonte sekretet e bombave atomike Rusisë për 37 vjet, para se të identifikohej në vitin 1999. Vajza e një babai nga Letonia dhe mamasë, simpatizante të komunizmit, spiunazhi i saj u ekspozua në moshën 87 vjeçare. Përgjigja e saj ishte: “Mendova se do ta merrja në varr me vete këtë sekret”.

22. Fritz Joubert Duquesne (1877-1956)
Duquesne, njeriu me kombësi afrikano-jugore, u zhgënjye dhe iu neveritën veprimet e ushtrisë britanike gjatë Luftës Boer, në veçanti politikat dhe burgimet që Lord Kitchener i bëri mamasë dhe motrës së tij në kampe përqendrimi. Fritz Duquesne u bë spiun gjerman në vitin 1914. I maskuar si një hulumtues shkencor, ai vuri disa bomba me sahat në disa anije britanike, falsifikoi vdekjen e tij dhe më vonë pohoi se kishte qenë përgjegjës për përmbytjen e anijes ku ndodhej Kitchener në udhëtimin e tij fatal në Rusi në vitin 1916.

33. Virginia Hall (1906-1982)
Një vullnetare amerikane i Operimeve Ekzekutive Speciale gjatë Luftës së Dytë Botërore, Hall operoi në Francën e pushtuar. Ajo koordinonte aktivitetet e saj gjatë kohës që punonte si korrespondente për New York Post, dhe u shfaq në listën e Gestapos si një ndër më të kërkuarit. Në listë njihej me emrin “Zonja e Çaluar”, kjo për faktin se në vitin 1932 kishte qëlluar veten në këmbë duke e zëvendësuar atë me protezë gjymtyrësh (në të cilën kishte fshehur dokumente të shumta).

44. Klaus Fuchs (1911-1988)
Si një fizikant bërthamor që erdhi në Angli në vitin 1933, gjermani Fuchs punoi në një projekt britanik sekret të bombave atomike dhe më vonë në Projektin Amerikan. Ai u arrestua dhe u burgos në vitin 1950 dhe ishte e qartë që po ja kalonte informacionet Bashkimit Sovjetik, i motivuar nga ndjenjat anti-naziste dhe nga këndvështrimi që kishte për arritjen e ekuilibrit të pasluftës. Sipas raportimeve, ai ishte një njeri tepër i sjellshëm dhe akademik.

55. Belle Boyd (1844-1900)
E lindur në Virxhinia, Maria Isabella “Belle” Boyd u bë spiune e Konfederatave në moshën 17 vjeçare, pasi qëndronte nën survejim nga rojet sepse kishte qëlluar një ushtar të Unionit, sipas kujtimeve të së cilës, (ushtari) kishte fyer atë dhe mamanë e saj. “Ne femrat jemi të detyruara të armatosemi në mënyrë që të mbrojmë veten”. Sharmante dhe e bukur, ajo nxorri sekretet e Unionit dhe u dënua me burgim.

66. Francis Walsingham (1532-1590)
Waslingham ishte mjeshtri i fundit i spiunimit i Tudorit. Sekretari kryesor i Elisabetës së Parë dhe një Protestant i vendosur, ai kishte si qëllim të shtypte Katolicizmin me çdo mjet të nevojshëm. Rekordi i tij ishte i pabesueshëm. Ai zbulonte letra, punësonte falsifikatorë profesionalë dhe urdhëroi torturimin dhe ekzekutimin e Mary-t, Mbretëreshës së Skocisë dhe shumë priftërinjve të varfër katolikë.

77. Sidney Reilly (1873- 1925)
I ashtuquajturi “Asi i Spiunëve” u bë pjesë e shkrimeve të shokut të tij Robert Bruce Lockhart. Reilly ishte prototipi i Xhejms Blondit të Flemingut. Ky feminist i njohur, pretendon se shumë nga shfrytëzimet e tij janë të paverifikueshme, por ai është i famshëm për përfshirjen e tij në komplotin britanik për përmbysjen e qeverisë bolshevike leniniste në vitin 1918 me ndihmën e ushtrisë letoneze. Ky komplot e çoi atë drejt dënimit me vdekje.

88. Harold Kim Philby (1912-1988)
Duke e marrë pseudonimin e tij nga personazhi i novelës së Rudjard Kipling, Philby u bë komunist në Kembrixh gjatë fillimit të viteve 1930 dhe ai është më i famshmi i “5-shes së Kembrixhit”. Ai ishte kryetar i seksionit të kundër-spiunazhit Sovjetik në Shërbimin e Sekreteve. Influenca e tij ishte aq e madhe sa Stalini refuzonte të besonte se kjo ishte e vërtetë. Ai më pas u shpërngul në Bashkimin Sovjetik në vitin 1963 ku dhe qëndroi deri në fund të jetës së tij.

99. Oleg Gordievsky (1938 – …)
Gordievsky ishte rezident i Londrës për KGB-në (Komiteti i Sigurisë Shtetërore) në vitet 1980. Gjatë kësaj kohe ai ishte në kontakt me shërbimet sekret britanike. I zhgënjyer me politikën sovjetike pas Pranverës së Pragës, ai ishte një nga oficerët më të vlerësuar të KGB-së që punonte për Inteligjencën Perëndimore. Pas dyshimeve që u hasën, ai u rithirr në Moskë dhe u mor në pyetje. Ai u arratis me ndihmën e britanikëve. Ashtu si dhe Reilly, ai u dënua me vdekje nga autoritetet ruse.

1010. Ursula Kuczynski (1907-2000)
Komunistja hebreje-gjermane, Kuczynski u angazhua në këtë punë që në moshë të re. Në vitin 1930, ajo u zhvendos në Kinë, ku dhe praktikoi teknikat e radios. Më pas jetoi në Zvicër dhe Angli, para se të largohej për në Berlinin Lindor në 1950. Një nga spiunët që ajo konkurronte për KGB-në ishte Kalus Fuchs. Më vonë Ursula u bë shkrimtare e librave për fëmijë.

May 30, 2017 15:37
Komento

3 Komente

  1. ciceroni May 30, 17:11

    liste lesh persheshi…mungojne me te miret. ciceroni, mata ahri, znj.doktoreshe, sorge etj etj

    Reply to this comment
  2. kasem gahinji May 30, 20:28

    po rikard sorgen nuk vleresoni?apo nuk e njihni.

    Reply to this comment
  3. # June 3, 12:59

    Po Mata Harri dhe Sorge cfare aftesie kishte.Apo kur te shkoje numri 12 do futen ne kuriozitetin e 12 ma te afteve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?