10 stadiumet ku mund të luajë Shqipëria në Europian (FOTOT)

October 23, 2015 17:52

10 stadiumet ku mund të luajë Shqipëria në Europian (FOTOT)

Kuqezinjtë tanë ende nuk kanë mësuar kundërshtarët e tyre në grupe, por gjithsesi ata e dinë se do të luajnë në disa prej këtyre stadiumeve, të cilët na fakt priten që të jenë të tejmbushura. Stadiumi i Lyonit dhe i Marsellie janë ndër më të bukurit.

Stadiumet që do të shihni më poshtë janë stadiumet ku kombëtarja shqiptare do të zhvilloj ndeshjet e saj në grup.

1.Stade de France, Saint Denis.

E ndodhur në Paris, është stadiumi më i njohur franez dhe po këtu është luajtur edhe finalja e botërorit, Francë-Gjermani. Është pa ekipë dhe i planifikuar për 81.338 tifozë.
Data e hapjes: 28 Janar 1998

2.Prince Park Stadion, Paris

Stadiumi i klubit të Paris Senzhërmen (Paris SG) ka kapacitet për 51.000 tifozë dhe është ndërtuar në 1972.

3. Stade Velodrome, Marseille

Stadiumi i “Lorik Canës” ka 67.394 ulëse dhe është ndër stadionet më të vjetëra në Francë, i hapur në 13 Qershor 1937. Në këtë stadion luan Olimpik Marsei.

4. Stade des Lumieres, Decines-Charpieu (Lyon)

Ekipi i Lyonit ka kapacitet për 58.927 vetë dhe do hapet për herë të parë në France 2016. Shpresojmë që Shqipëria të jetë ekipi i parë që do ndeshet.

5. Stade Bollaert-Delelis, Lens

Stadiumi më i vjetër i eliminatorëve është i Lensit, hapur në 1931. Ka kapacitet për 45.000 tifozë dhe luan ekipi i RC Lens.

6.Stade Geoffrey, Saint Etienne

Stadiumi i AS Saint Etienne ka kapacitete për 41.950 vetë.

7.Stade Pierre Mauroy, Lille (Villeneuve-d’Ascq)

Stadiumi i ndërtuat vetëm tre vite më parë, i klubit OSC Lille ka kapacitete për 50.186 persona.

8.Stade de Bordeaux

Ka kapacitet për 42.052 persona dhe ndodhet në qytetin e Bordeaux. Është hapur këtë vit.

9. Stadium Municipal, Toulouse

I hapur në 1937, ka kapacitete për 41.000 tifozë. Luan ekipi i FC Toulouse.

10. Stade de Nice, Nizza

I hapur në 2013, stadiumi i OGC Nizza ka vende për 35.624 persona.

October 23, 2015 17:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*