’10 gënjeshtrat e Rusisë’ në lidhje me Ukrainën

April 14, 2014 20:40

’10 gënjeshtrat e Rusisë’ në lidhje me Ukrainën

Për herë të dytë brenda dy muajve, Departamenti Amerikan i Shtetit, publikon një deklaratë ku renditë “10 të pavërtetat e Rusisë” në lidhje me situatën në Ukrainë.

“Rusia vazhdon të shpërndajë një tregim fals dhe të rrezikshëm në mënyrë që të arsyetojë aksionin illegal në Ukrainë”, thuhet në deklaratën e DASH.

Ja 10 gënjeshtrat ruse për Ukrainën.

1.Rusia pohon se agjentët e saj nuk janë aktivë në Ukrainë- Në fakt, qeveria ukrainase ka arrestuar një numër të madh personash që dyshohet të jenë agjent rusë në Ukrainë.

2.Rusia pohon se protesta e grupeve pro-ruse, janë vendim i tyre- Në fakt, krahasimi që bën Rusia për situatën e fundit se gjoja ajo i përngjanë protestës në sheshin Maidan të Kievit, nuk qëndron. Në Maidan, protesutesit ishin student dhe aktivistë të grupeve të të drejtave të njeriut.

3.Rusia pohon se liderët separatistë në Ukrainën lindore, gëzojnë mbështetje të madhe-Kjo nuk është e vërtetë, sepse asnjë nga qytetarët e asaj pjese nuk dëshiron të jetë pjesë e një Ukraine të ndarë. Ata duan të jetojnë në një Ukrainë të vetme, të bashkuar.

4.Rusia pohon se situata në Ukrainë, mund të eskalojë deri në një luftë civile- Në fakt është vet Rusia ajo që dezinformon dhe provokon trazirat në Ukrainë.

5.Rusia thotë se ukrainasit në Donetsk nuk përkrahin autoritetet e Kievit- As kjo nuk është e vërtetë. Ata përkrahin pikërisht qeverinë në Kiev.

6.Rusia pohon se rusët etnikë në Ukrainë janë të rrezikuar- Nuk ka as një evidencë të vetme që kjo është e vërtetë.

7.Rusia ka deklaruar se ka tërhequr trupat nga kufiri me Ukrainën- E pavërtetë. Këtë në fakt nuk e ka bërë.

8.Rusia thotë se qeveria e re ukrainase udhëhiqet nga nacionalistët radikal e fashist-Qeveria e re ukrainase, është zgjedhur në mënyrë unanime nga parlamenti i saj.

9.Rusia thotë se minoritetet etnike janë të rrezikuara nga persekutimi i udhëheqjes së re ukrainase – Në fakt, kanë qenë vet liderët heberënjë, gjermanë, hungaresë në Ukrainë që kanë deklaruar se mbështesin qeverinë ukrainase.

10.Rusia thotë se nuk po përdorë energjinë dhe tregtinë si armë kundër Ukrainës- E pavërtetë. Të gjitha cmimet në Ukrainë pothuajse për cdo product e sidomos për gazin, janë ngritur që kur Rusia ka aneksuar Krimenë. 

April 14, 2014 20:40
Komento

9 Komente

  1. AP April 14, 20:58

    Më vjen sinqerisht keq që miqtë e mij amerikanë gënjejnë kaq trashë !
    Jemi në shekullin XXI dhe ajo që ndodh në Ukrainë ndiqet me zë e figurë nga miliarda njerëz.
    Po na merrni për idiotë ?!

    Reply to this comment
  2. AP April 14, 22:25

    Jam shprehur si njeri i lirë , për njerëz të lirë . Nuk pres të kem mirkuptimin e njerëzve si ti që, janë lindur skllevër dhe do shuhen po skllevër. Kretin ! Bëra gabim që u mora me ty !

    Reply to this comment
    • Hodo April 15, 04:15

      Pse je njeri i lire dhe flet per njerez te lire kjo nuk teshte garanci se ke te drejte. Gjithe bota, jo vetem amerikanet, e kane denuar agresionin rus ne Krime dhe jane te shqetesuar nga politika ekspansioniste e Rusise. Ukrainasit jane nje komb i vacante qe e ka mbajtur nen sundim rusi per me se 300 vjet. Erdhi demokracia dhe perandoria ruse u shperbe.
      Putini edhe mund ta marre me force nje pjese te Ukraines sepse perendimin nuk do lufte. Por cdo te fitoje Rusia nga kjo?
      A do te rritet niveli i jeteses i rusit? A e di ti se pensionet ne Rusine e sotme jane ne nivelin e atyre shqiptare?
      Rusia nuk e ka te keqen se nuk ka toke. Ajo ka nje siperfaqe 15-20 here me te madhe e nje popullsi dy here me te madhe se Gjermania dhe prodhimi total (GDP) i saj eshte 8 deri 10 here me i vogel se i Gjermanise. Tani besoj se e kupton se Rusia nuk regullon asgje duke marre edhe nje territor tjeter.
      Keto aventura ushtarake te Putinit jane anakronike se nuk mund te riformosh perandori shumepopujsh ne shekullin 21. Ajo qe mund te dale nga keto aventura eshte reziku i paqes boterore.
      Edhe nje here e perseris, Putini nuk mund ta permiresoje jeten e mjeruar te ruseve me pushtime ushtarake, por duke edukuar popullin konservator te atij vendi, duke zhvilluar shkencen, industrine e bujqesine. Raketat e bombat atomike nuk jane ushqim per popullin e uritur rus.

      Reply to this comment
    • elio April 15, 13:04

      Kretin eshte shqiperimi i fjales italiane Cretino??? E shikon qe ne sklleverit ndonje gje e kapim…O yll, po kush guxoi te te kundeshtoi ty…me siguri ndonje nga ne sklleverit…e degjuat oreeeeee…

      Reply to this comment
  3. Shyqo April 14, 22:35

    Po po vazhdoni me fjale e deklarata ju. Genjen apo jo, Putini po ben si i do qejfi ne Ukraine dhe SHBA e Europa nuk dine c’te bejne per ta ndaluar.

    Reply to this comment
  4. Pëllumb zaimi April 14, 23:51

    Nuk mund të kesh një opinion mbi të vërtetën n.q.s nuk ke te dy palet përballë ose te dy pikpamjet e tyre. Ketu dëgjojme vetëm palën amerikane!? Po palën ruse pse nuk e dëgjojmë ?

    Reply to this comment
  5. fat man April 15, 01:16

    Nuk po ju marrin per Idiote, por jeni Idiot.

    Reply to this comment
  6. Mazllemi April 15, 07:17

    A i gjeten armet e Sadamit keta Amerikanet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*