10 ushqimet që janë në rrezik

May 29, 2018 22:32

10 ushqimet që janë në rrezik

Një studim i Universitetit të Oksfordit tregon se mungesa e frutave dhe perimeve do të rritë çmimet dhe do të ndryshojë dietën botërore. Në planet do të vdesin 534 000 persona më shumë në vitin 2050 dhe ky skenar kërkon zgjidhje.

Banania. Në dhjetor të 2015 revista shkencore “Plos Patogens” njoftonte se një kërpudhë e quajtur tropical race (TR4) mund të fshijë nga faqja e tokës një nga frutat më popullore dhe ushqyese që ekzistojnë në botë. TR4 është një mutacion i sëmundjes së Panamasë, provokuar nga Fusarium oxysporum që sulmon rrënjët e disa varieteteve të kësaj bime. Konkretisht sulmi i TR4 shkon direkt edhe tek varieteti Cavendish, të cilit i përkasin 99% të bananeve që shiten në vendet e zhvilluara. Praktika e monokulturës, mungesa e diversitetit në këtë lloj fruti mund të ketë pasoja shkatërruese.

Vera. Ndoshta në vitin 2090 nuk do të ketë verë merlot, as kabernet sauvignon, as shardone, sarah për shkak të ndryshimeve klimaterike. Hardhia është një bimë shumëvjeçare dhe preket nga klima, nuk mund ta mbjellësh çdo vit, – thotë Inaki Garcia Cortazar, inxhinier në Institutin Kombëtar të Kërkimeve Agronomike franceze. Në këto 30 vitet e fundit vreshat europianë kanë patur një lulëzim të parakohshëm prej dy javësh dhe një muaj para për vjelje produkti. Ka ndryshuar edhe përbërja e rrushit. Në pjesën më të madhe të vreshtarisë franceze është shtuar sheqeri që korrespondon me një gradë alkooli çdo 10 vjet. Kanë humbur 0,5 dhe 1 g/l aciditet. Problemi është se vetëm 10 varietete mbulojnë 40% të vreshtarisë botërore dhe në disa vende si Zelanda e Re dhe Kinë një i vetëm zë 80% të sipërfaqes së kultivuar. Këto varietete nuk përfaqësojnë biodiversitetin, janë ato që më mirë përdorin ujin, janë më të tregtuarat, meqë nuk provohen rrush të rinj konsumatori merr vetëm ato që njeh. Zgjidhja është studimi i varieteteve të harruara për të identifikuar ndonjë që të mund të përshtatet me kushtet e së ardhmes.

Avokadoja. Është simbol i yndyrës së shëndetshme. Konsumi është trefishuar, një kërkesë shumë e lartë për një bimë tropikale që kërkon shumë ujë. Plantacionet me avokado po zëvendësojnë pishat në Meksikë dhe në Kili, çka rrit CO2 dhe përshpejton ndryshimet klimaterike dhe mungesën e ujit. Zgjidhja do të ishte kërkimi i varieteteve që durojnë në thatësirë.

Luleshtrydhet. Nga studimet e kryera është vënë re se rritja e temperaturave mund të shfarosë këtë bimë. Rritja e temperaturave bën që të kemi një prodhim të parakohshëm dhe ulje të rendimentit të përgjithshëm në vjelje si dhe në kohëzgjatjen e ciklit kultivues.

Kafeja. Kërkuesit e kopshtit Botanik të Kew në Londër vlerësojnë se bima e kafes arabike në gjenden e egër është në rrezik zhdukje. Pyjet tropikale, ku rritet po zhduken dhe bimët e kafshët e atyre zonave do të jenë më të kërcënuarat në planet. Në vitin 2080 nuk do të ketë asnjë gjurmë prej saj. Kafeja arabike përbën 70% të prodhimit botëror dhe ka histori sëmundjesh, parazitësh dhe rënie të produktivitetit dhe kultivuesit gjithmonë kanë kuruar natyrën dhe diversitetin gjenetik për t’u përballur me to. Pa një kafe në gjendje të egër, ndryshimi më i vogël klimaterik ose një sëmundje, do ta shfarosë. Do të mbetet vetëm varieteti i kafes robusta, i hidhur dhe me dyfishin e kafeinës sesa kafesë arabike. Kjo kafe përdoret për kafen e çastit.

Midhjet. Kur dioksidi i karbonit grumbullohet në atmosferë, oqeani e thith një të katërtën e CO2 që mbyt ajrin. E keqja është se kur shkrihet në ujë redukton ph. Oqeanet acidifikohen dhe disa lloje paguajnë një çmim të lartë sidomos midhjet. Studimet tregojnë se kalçifikimi reduktohet me 10% në guaskat e gocave të detit dhe me 25% tek midhjet. Disa ekzemplarë nuk arrijnë fazën e rritjes dhe janë pre gjahu. E ardhmja e tyre është në rrezik.

Gruri.  Këtë vit do të prodhohen 750 milionë tonalata grurë, produkti më i rëndësishëm në botë. Lënda e parë më e përdorur për bukë është pjesë e domosdoshme qysh nga kohët e romakëve, por e ardhmja e tij është e pasigurt. Sipas një studimi të publikuar nga “Nature Climate Change” tregon se korrja do të reduktohet me 6% për çdo gradë temperature.

Patatet. Nëse niveli i mërkurit do të rritet, prania e parazitëve, ngrohja e temperaturave do të sjellë sëmundje të reja që kërcënojnë plantacionet e patateve. Sipas parashikimeve në vitin 2085 prodhimi do të reduktohet me 26%. Shumë për një planet çdo vit e më të populluar, që ky zhardhok pas grurit dhe orizit është produkti më i kërkuar. Megjithatë shkencëtarët besojnë se ky produkt me mijëra varietete do të lejojë që t’u përshtatet ndryshimeve më mirë se të tjerat.

Kakoja. Nëse nuk do të ndryshojnë gjërat, një copë çokollatë do të jetë një luks. Pema e kakaos rritet vetëm në 10º dhe 20º lartësi, gjithmonë nëse ka temperature të qëndrueshme, lagështirë dhe shira të bollshme, një tokë të pasur me nitrogjen dhe të mbrojtur nga era. Një xhungël tropikale si ajo e Bregut të Fildishtë dhe Ganës, plantacionet e të cilave kultivojnë kakao theobroma prodhojnë lëndë të parë për gjysmë e çokollatës së botës. Besohet se ndryshimet klimaterike në vitin 2050 do të sjellin një rritje të temperaturave prej 2.1 gradësh, çka do të reduktojë zonën e kultivimit. Për këtë arsye disa kultivues po përpiqen të identifikojnë farat më rezistente ndaj thatësirës.

Fruta të tjera. Ngrohja globale dhe thatësira për 2050 do të reduktojë terrenet kultivuese të pjeshkave, kajsive, bajameve, kumbullave në Kaliforni. Në Australi si në fushat europiane brenda 15 viteve do të ketë më pak mollë, sepse dimrat do të jenë më pak të butë. Popullata e bletëve që janë pllenuesit kryesorë të pemëve frutore ka rënë për shkak të ndryshimeve klimaterike./bota.al

o.j/dita

 

May 29, 2018 22:32
Komento

7 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku May 29, 23:05

    U pa puna, njerezia do te filloje te haje mutin e vet, pak a shume si ne kohen e Enverit ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  2. MH May 30, 01:13

    Pse nuk thoni cope:Po jetojme drejte vdekjes si Kasheu i pavdekshem.

    Reply to this comment
  3. Al May 30, 01:40

    Vazhdoni me keto idiotizma.

    Reply to this comment
  4. spata May 30, 10:46

    Studimeve nuk mund tu vish kondra mbasi ato bazohen ne dhjetra apo qindra eksperimente laboratorike. Un i mar te qena vec se shkaku nuk eshte as ndryshimet klimaterike e as zhdukja e fares mem .
    Sic thot dhe PlakuXhuxhumaku ai hengri mut ne kohen e Enverit dhe tani rron per bukuri .Prollimet ne kohen e Enverit canin bllokanden, sot ,sic pash nje emisjon ne Tv ,platancjonet me qershi nuk shiten po kalben .Arsyet jan te ndryshme por nje gje eshte pozitive . Kemi me bollek ato qe i nevojiten njeriut per te konsumuar .Mbas 35 viteve abandonim te frutave e perimeve sot prodhojm aq shum sa dhe i kalbim .Pra fara mbijetoj dhe lulezoj perseri .
    Keto kan zgjidhje dhe nuk perbejn alarm .Ne e njohim shum pak Universin dhe boten qe na rrethon . Natyra eshte regullatori me i shkelqyer se sa laboratoret tan shkencor .Cdo gje sot ne planetin ton demtohet ne nje perqindje te paperfillshme sa qe me shum kemi efekte pozitive se sa ato negative . Ndryshe shenjat e shkaterrimit do te avanconin me raporte marramendse.Kemi demtuar dhe vazhdojm te demtojme me industrin nukleare ,kimike , industris se luftes ,ndertimeve e cfrytzime pa kritere dhe bota ka shkuar shum perpara nga pikpamja teknologjike.
    Kushtet e jeteses dhe jetgjatsia e njeriut eshte rritur Ctregon ? Me shum kemi fituar se sa kemi humbur edhe me keto te keqija qe kemi futur .
    Sigurisht qe nje lufte e domozdoshme, per shum faktor qe ndikojne negartivisht mbi planetin ton, duhet ber e ndalur ato qe demtojne .Sot ka shum organizata te pavarura qe eksperimentojn e protestojne per keta faktor negativ ne shendetin e planetit ton .Konkluzjonet se ADN nuk ndryshon ,eshte nje mbrekulli e natyres, ndryshe toka do kishte vdekur shume shekuj me par.
    Ne jemi ndeshur me shum produkte qe ushqehemi dhe kemi konstatuar se cilesia apo shijet e tyre ndryshojn.Kemi ngren domaten pa pesticide plot arom e shije ham sot dhe ate me fare te perpunuar qe zhvillohet ne kushtet e perdorimit te plehrave kimik .Kjo nuk do te thot qe sot ham domate qe nuk jan te shendetshme .Trupi i njeriut eshte laboratori i pa perseritshem . Pranon ose largon ato ushqime qe nuk i bejne mire. Ne se do te vdesesh, sic bejn shume njerez sot kur bien ne depresjon, futi trupit ate qe nuk do.
    Pa u alarmuar per degradimin e fares se mbiell ne tok ajo nuk do te shkoj kurr drejt degradimit por do te ndryshojne kushtet e rritjes se saj .Farat ,shume shtete prestigjoze e laboratore boterore , i ruajne me shum kujdes ne kushte qe ato te mos humbasin . Azgje deri me sot, qe kur ka filluar te marrin perdorim te pergjithshem dhe jetdhenes, nuk ka humbur .Te ishte ndryshe do te kishim sot njeriun me majmun se cjan majmunet sot .

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku May 30, 15:03

      spata, mos shit mend kot se edhe ti mut ke ngrene ne kohen e Enverit, veç neqoftese ke qene ndonje antar biroje, a noi sekretar partie rrethi.

      Reply to this comment
      • spata May 30, 17:07

        Per humor se kam respekt per ty .Kot na e fut Enverin. Me keto pun merren demokratet e Saliut se per te tjerat e shikon se cfar palacolleqe bejn.
        Se cfar kemi ngren ne ate koh per nje gje te siguroj.Kalbesira sic han sot pjesa me e madhe e shqiptarve nuk kan ngren .Qe e dhju pas 1966 ket e kam then dhe ster then .
        Un qe the zotrote kam punuar ne det dhe kam ngren me mire se ata te biros.Fati im e i shokve te mi .Kush kishte peshkun i ka patur te gjitha .Me nje kile peshk me vinin ne shtepi ato qe me mungonin .Per te tjeret zdi shum por nje gje eshte universale .Kur i thua mendjes pirdhu sta ka fajen natyra .Ket desha te percjell si mesazh lidhur me ket lajm jo te mire per te ardhmen e planetit tok .

        Reply to this comment
        • Plaku Xhuxhumaku May 30, 18:33

          Epo mire or mik, ti paske qene na ata qe i beje dredha mutit te asaj kohe me peshk. Edhe une mbaja ndonje peshk ne akuarium po nuk dilte per te ngrene. Po une nuk e kisha komentin per rastet e vecanta. Njerezia ne pergjithesi nuk kishin c’te hanin. Enverin une e fus, se e konsideroj burimin e te gjitha te keqijave, perfshire edhe Saliun me gjithe mender demokratet, qe vuajne sot shqiptaret. Nuk e di cfare kalbesirash hane sot shqiptaret, po sa here vij ne Shqiperi, rralle c’eshte e verteta, nuk me duket edhe kaq keq.

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*