10 vajza nga Kosova sulmohen në “Rrugën e Kombit”: Policia shqiptare qeshte me ne

November 18, 2015 19:00

10 vajza nga Kosova sulmohen në “Rrugën e Kombit”: Policia shqiptare qeshte me ne

Një rrëfim tronditës është publikuar nga mediat në Kosovë, ku tregohet historia e 10 vajzave  të cilat janë sulmuar më armë në territorin shqiptar, ndërsa ktheheshin në shtëpi pas një udhëtimi. Ato kishin ardhur në Shqipëri për të festuar ditëlindjen e njërës prej tyre por rrugës kanë përjetuar një tmerr të vërtetë si nëpër filma.

Ngjarja ka ndodhur më 15 nëntor, kur vajzat po ktheheshin për në Kosovë me dy makina. Njëra prej vajzave rrëfen për mediat në Kosovë se njëra nga makinat u sulmua nga një motoçiklist i armatosur, i cili i ndoqi gjatë gjithë “Rrugës së Kombit”.

Vajza kosovare akuzon Policinë Shqiptare për neglizhencë, pasi pretendon se ka telefonuar pa pushim në numrin e Policisë, por askush nuk u ka ardhur në ndihmë. “Nuk them se Kosova është në gjendje shumë të mirë. Aspak! Edhe ne kemi hallet dhe problemet tona, mirëpo probleme të tilla kemi më pak, për të mos thënë aspak në krahasim me ato që ndodhin në rrugët e Shqipërisë”,  ka thënë vajza për “ Kosovapress”.

Më pas njëra nga makinat u shoqërua nga policia për në komisariatin e Lezhës, ku vajzat kërkuan që policia t’i përcillte deri në kufi, sepse ishte natë dhe ishin të trembura, por kjo kërkesë ra në vesh të shurdhër. Sipas vajzave, policia e ka marrë ngjarjen me të qeshur, dhe duke bërë shaka policët u kanë thënë: “Njeriu ka hallet e veta, ka punuar gjatë tërë ditës, ka pirë nja dy gota alkool dhe në fund të fundit fiton alkooli! Këto gjëra ndodhin në çdo vend. Nuk keni pse e bëni kaq të madhe këtë punë. Pse vajtoni”?!”

“Ne e dimë që nuk jemi rasti i parë, mirëpo shpresojmë shumë që do të jemi i fundit. Për më tepër, shpresojmë që rasti i denoncuar nga ana jonë nuk do të mbetet vetëm një tjetër rast i vendosur në raftet e stacionit policor të Lezhës, por do të tentohet të zbardhet ky rast dhe të marrë dënimin e merituar personi i cili na sulmoi. Një pjesë e madhe e të ardhurave në Shqipëri sigurohen nga kosovarë. E çfarë po marrim në këmbim: vjedhje dhe terror që na shkaktohet në ato rrugë”,  thotë vajza. “Me keqardhje më duhet të them se rreziku që i kanoset Shqipërisë nuk është ISIS, por jeni vetë ju, qytetarët e Shqipërisë”, ka thënë ajo.

November 18, 2015 19:00
Komento

5 Komente

  1. Myzeqeja e vogel November 18, 21:39

    Mire e kane, rreziku jemi vete perberesat grabites maskarenj

    Reply to this comment
  2. mirel November 18, 22:10

    Me mire kishit marre nje qen se nje polic shqiptar.
    Tahir…lluku papashta

    Reply to this comment
  3. Pellumb Zaimi November 18, 22:16

    Keta police qe nuk i jane pergjigjur ketij rasti jo vetem qe nuk duhet te jene ne polici por meritojne nje ndeshkim ekzemplar qe te behet shembull per te gjithe policet e tjere.Te verifikohen telefonatat e vajzave ,mosgatishmeria policore lidhur me rastin dhe te qerohen nga policia.Po sikur te ishin vajzat tuaja mor debila policore?

    Reply to this comment
  4. Mustafa kacollja November 19, 06:17

    Te verifikohet dhe te denohen policet e pa pergjegjeshem

    Reply to this comment
  5. tony November 19, 14:13

    Gjate gjithe rruges se kombit… ?????
    Deri ne Lezhë, nebrajon te policise…..
    PO pastaj ,i priste ai me motorr perpara stcionit apo si ??????
    Se rruga e kombit vazhdon matan Lezhes .
    Pastaj si u shoqeruan deri ne stacion , kur te njejten kohe Policia nuk e vuri ujin ne zjarr???
    Ka ca artikull-shkrues ketu tek DITA ,qe nuk ja thone fort mire nga zanati , dhe nga gjuha Shqipe.
    Po nejse…!
    Nqse ndodhja ka wene e tille atehere faljuni zotit qe ska ndodhur ndonje e keqe , sepse do flitej me gjuhe tjeter pastaj .
    Sa per policine Shqiptare dhe ndihmen e saj neper raste
    te tilla duhet te themi vetem diçka :
    – Vaj medet per ne ,Çfare Policie që kemi !!!!!!!
    Me rrespekt.!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*