10 vite trajner, 24 trofe të fituar: Askush si Pep Guardiola!

August 6, 2018 13:52

10 vite trajner, 24 trofe të fituar: Askush si Pep Guardiola!

 

As optimisti më i madh nuk mund të kishte imagjinuar se, 10 vjet në karrierën e tij si trajner, Pep Guardiola do të grumbullonte 24 trofe, aq më pak kur ai humbi ndeshjen e tij të parë në Barcelonë.

Fitorja e Superkupës së Anglisë kundër Chelsea shton një tjetër sukses në kabinetin e tij të trofeve, teksa vazhdon të fitojë vend në mesin e trajnerëve më të mirë të futbollit në botë.

Guardiola, në katër sezone në Barcelonë, fitoi 14 tituj: tre La Liga, dy Kupa Mbreti, tri Superkupa Spanjolle, dy Liga Kampionësh, dy Superkupa Europiane dhe dy Botërorë për Klube.

Në tre vite në stolin e Bayern Munich, ai shtoi edhe shtatë trofe të tjerë; tri Bundesliga, dy Kupa Gjermanie, një Superkupë Europiane dhe një Botëror për Klubet.

Në Manchester, me vetëm dy sezone të plota si trajner i City, ai ka tashmë tre trofe, ku më i fundit ishte Superkupa, në një ndeshje ku i mundën me lehtësi kundërshtarët e tyre, Chelsea, 2-0.

Tani, të gjithë sytë kthehen në Ligën e Kampionëve, të cilën ai nuk e ka fituar që nga viti 2011 dhe triumfi i vetëm i Manchester City në Europë është shumë i largët, në sezonin 1969-1970.

47-vjeçari është shprehur se është i “etur” të fitojë sa më shumë trofe këtë sezon. Dhe ndeshja e djeshme e vërtetoi më së miri.

a.s/dita

August 6, 2018 13:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*