100 mijë $ për një natë: Ky është hoteli më luksoz i ndërtuar ndonjëherë (VIDEO)

September 13, 2016 13:14

100 mijë $ për një natë: Ky është hoteli më luksoz i ndërtuar ndonjëherë (VIDEO)

Makao ka bërë një hap më tej për të mundur Dubai në garën për hotelin më luksoz në botë, raporton “The Independent”, shkruan Dita. Qyteti kinez po ndërton “The 13”, ku 200 dhomat e tij janë vila autentike individuale dhe secila prej tyre ka kushtuar 7 milionë dollarë. Sipas faqes zyrtare te gjigantit turistik do të jetë një mënyrë për të “hyrë në të rafinuarën dhe të jashtëzakonshmen”.

1201
Hoteli do të ofrojë mazhordomë gjatë gjithë ditës, ashensor personal, banja romake për 6 deri në 8 persona dhe transferime me Rolls Royce. Ai do të dekorohet me kolona, një tavan të harkuar me stil barok, llambadarë kristali, dysheme mermeri, shtretër të mëdhenj me koka të arta, dhe banjo të dekoruar me xhama me ngjyra. Objekti do shtrihet në mbi 2,780 metra katrorë. Sipas disa burimeve, një natë në “The 13” do të kushtojë rreth 100,000 dollarë, edhe pse çmimet nuk kanë njoftuar ende zyrtarisht.

31

Shumica e këtyre vila-dhoma mbajnë emrin e sipërmarrësit që qëndron prapa projektit: Stephen Hung. Miliarderi kinez thekson se hoteli “është vepër e dashurisë”, dhe shton se ekipi i tij ka vënë të gjithë pasionin dhe kreativitetin në projekt për ta bërë atë “të përsosur”. Ai premton se asnjë i ftuar nuk do të përjetojë diçka të ngjashme ndonjëherë.

Deri tani pronarët “The 13” kanë publikuar vetëm disa pamje që na lejojnë të krijojmë idenë e luksit të brendshëm. Hoteli është planifikuar të hapë dyert në verën e 2017-ës.

/DITA

 

 

31-1

31-2

 

57d6dfe4c36188fd468b461a

September 13, 2016 13:14
Komento

1 Koment

  1. M 36 September 13, 17:03

    shpejt te prenotojme se pastaj i zene dhe ngelemi pa gjume,100mije dollare un i fitoj per 30 vjet pune me rrogen time 340mije pa shpenzuar asnje lek dhe ti shpenzosh per 1 nate ??????? sa e drejte eshte bota dhe kapitalizmi. tani vraponi dhe thoni qe kapitalizmi eshte kusht eshte i zoti dhe nuk jan per ty po njoh nje lypes qe fiton me shume se mua dhe nuk ben asgje,erik fullhani sben gje po bredh me ferrari,shkellzeni nuk ka punuar asnje dite dhe paguan qera 2500 euro qerane e viles etj etj

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*