100 mln euro PPP; Fatura e koncesioneve rritet 50% vitin e ardhshëm

October 27, 2018 22:52

100 mln euro PPP; Fatura e koncesioneve rritet 50% vitin e ardhshëm

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë 100 milionë euro nga taksat për kompanitë koncesionarë gjatë vitit të ardhshëm.

Sipas relacionit të projektbuxhetit 2019, që u miratua në mbledhjen e fundit të qeverisë, fatura e koncesioneve do të rritet me 50 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të tre kontratave të reja.

Ato janë Rruga e Arbrit, Koncesioni i Laboratorëve dhe mirëmbajtja e rrugës Durrës-Kukës.

Aktualisht qeveria paguan 8 kontrata koncesionare nga buxheti, me një vlerë totale prej 8.5 miliardë lekësh. Për vitin e ardhshëm, fatura e koncesioneve rritet me 4.2 miliardë lekë ose 49.5 për qind krahasuar me këtë vit, për shkak të hyrjes në fuqi të kètyre tre kontratave.

Sipas tabelave të buxhetit, për Rrugën e Arbrit qeveria do të paguajë 2.6 miliardë lekë gjatë vitit e ardhshëm.

Për Koncesionin e Laboratorëve shuma e parashikuar është 886 milionë lekë, ndërsa kontrata e tretë, ajo e mirëmbajtjes së rrugës Durrës Kukës, do të paguhet 681 milionë lekë. Kjo shifër është pjesa që paguhet nga buxheti si kompensim për trafikun minimal të automjeteve që qeveria i ka garantuar koncesionarit privat në rrugën Durrës-Kukës.

Së bashku me tre kontratat e reja, që nisin të paguhen vitin e ardhshëm, numri total i koncesioneve që paguhen nga buxheti i shtetit arrin në 11 kontrata, ndërsa vlera totale e pagesës shkon në 12.7 miliardë lekë.

Kjo shifër është e barabartë me 3 për qind të të ardhurave totale të buxhetit, ndërkohë që në ligj, parlamenti I ka dhënë të drejtë qeverisë të shpenzojë për koncesionet deri në 5 për qind të të ardhurave totale buxhetore.

Pagesat për koncesionet pritet të rriten sërish pas vitit të ardhshëm, për shkak të hyrjes në fuqi të kontratave të reja, si rruga Thumanë-Kashar, ajo Milot-Balldren, aksi Orikum-Dukat si dhe koncesioni i shkollave të Tiranës.

v.l/Dita

October 27, 2018 22:52
Komento

9 Komente

  1. Syrja Qarri October 28, 00:57

    E dine mire te dy pisat Rama dhe Ahmetaj qe nuk e kane te gjate, prandaj po i cojne milionat (€) neper PPP qe te kene mundesi te marrin zarfat per 30 vjet.
    Shpresojme qe ky popull i Vuajtur, i Drobitur dhe i Zhgenjyer t’i kape per fyti keta plehra dhe te mos i leshoje pa dhene petpelitjen e fundit. Burgu per t’a eshte mjalte e lule.
    Nuk ka pse te tregohet meshire me mizoret dhe butesi me shtypesit.

    Reply to this comment
  2. Qazim Qatipi October 28, 05:27

    Këto PPP pa bërë punë i marin këto para?! Puna duhet paguar punëtorët baza materiale etj. Pse Nuk e thoni këtë se po çmendon mjetin duke thënë se marin lekët etj.

    Reply to this comment
    • Syrja Qarri October 28, 10:41

      O Qazo!
      Ti vertete nuk e kuptpn?
      Po paguhet nje zonje per analizat mjekesore qe Beheshin Falas ne Qendrat Shendetesore dhe Spitale dhe sot punojne per kete pune po personeli shteteror i mjekesise.
      Po paguhet nje zoteri ne Berat per Dializen kur kjo procedure eshte bere ne kohe te Zogut, Enverit, Saliut dhe Nanos Falas.
      Po paguhet 16 milion € per 1km rruge kur ne te gjithe boten kjo pune vlen vetem 1 milion €.
      Ka dhe te tjera, por kaq mjafton per te krijuar ti idene se cfare po ndodh.

      Reply to this comment
  3. Arben October 28, 06:45

    Jepini, q….. mamane ketij populli,

    keshtu i do drute

    Reply to this comment
  4. Ekonomist October 28, 12:29

    Rritje taksash ka bere kjo qeveria Rama keto 5 vjet sa eshte lodhur. Bashke me to ka rritur dhe borxhin publik. Ka rritur varferine, pa punesine por me shume nga keto ka rritur mashtrimet dhe deshtimet, sigurisht. Ne ekonomi kjo qeveri eshte me e deshtuara qe nga qeveria e Adil Carcanit.

    Reply to this comment
    • Arben October 29, 08:26

      Nuk eshte kaq keq gjendja byrazer.

      300,000 te rinj e te reja te punesuar, sigurisht ne Gjermani,

      Por mos te ankohemi, shoket jane pa te fare.

      Reply to this comment
  5. Duan apo nuke duan keto bastarde e mije kenetash te Tiranes zyrtare ne dite e vite,Drejteia do te BEHET. October 28, 13:24

    “mazhoranca e Qeveria Rama me keto vazhdim skemash piramidale te quajtura PPP ,pra shoqeri aksionere,po deklarojne hapur se mbeten inicuesit e vazhduesit e skemave te felliqura banditeske piramidale nga fuqia e ndre e pushteteve.Mjaft me,NDAL.Tashme koha e tyre po perendon,duan apo nuke duan keta dobicer te palles se jashteqitjes se kombit Drejtesia do te behet,dhe keto shume shpejt do te kene nje fund te turpshem e pa kthim,ku e djeshmja dhe e sotmja e superlukseve nga fuqia e ndyre e pushteteve do t’ju mbetet nje ender,dhe e nesermja ne nje fund te turpshem e pakthim,ku nuke do te kete leke te piset te PPP-ve dhe shoqerive aksionare, apo te pushteteve brenda djajve qe ti shpetoje nga ndeshkimi.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza,si dhe mijra femije te mbetur jetim,apo nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga politikat bastarde te rendjes pas lekeve te piset e pushteteve brenda djajjve ne Tiranen zrtare ne dite e vite deri me sot qe kerkon Drejtesi dhe jo grabitje te rradhes.Besoni,binduni e ndaluni ne marrite tuaja nga fuqia e piset e pushteteve,dhe rrefehuni sa nuke eshte vone qe POPULLI,USA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
  6. katarakti October 28, 16:15

    Qeveria duhet te jape sqarime se si eshte puna. Qe te mos u lihet shteg spekullimeve. Duhet sqaruar sidomos sesa ka investuar privati nga xhepi i vet, si kane qene pikat e kontrates dhe perse shteti tani duhet t’u paguaje koncesionereve edhe 100 milione euro? Ka shume paqartesi ne kete lajm. Dhe sqarimi duhet te behet sot nga ministria perkatese, duke e botuar ne gazeta, dhe jo pas nje muaji, kur te jete bere gjurulldia.Qeveria e shalegjatit duhet te tregohet e ndjeshme dhe e pergjegjshme ndaj opinionit publik. Se keto para dalin nga xhepi i popullit. Prandaj ministri perkates ta sqaroje qe tani kete çeshtje, pa pritur njehere qe kryeministri te “kthjellohet dhe qetesohet”!

    Reply to this comment
  7. mirel October 29, 23:02

    Fitore o shoke, fitore
    E vrame nje kurban te Greqise dhe shpallem fitoren me shtetin armik.
    Ne na gerryen tradhetia dhe gjarpri nga brenda.
    Popull driteshkurter.
    Te gjithe punojne per PPPte dhe mish per top per Ramutin jane si populli ashtu dhe strukturat e shtetit.
    Sikur te kish zene ndonje polic plombi dje.
    Dje ishte nje, neser do vijne me shume
    Kane per te festuar festen e Greqise apo jo?
    Ne varrezat e heronjve qe cliruan Shqiperine, sipas Rames, skenari i transmetuar nga Mero Baze

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim