100 personalitete peticion Ramës, janë të gjithë buxhetorë

Redaksia Online January 12, 2013 15:23

100 personalitete peticion Ramës, janë të gjithë buxhetorë

Një peticion me firmat e 77 intelektualëve është shpërndarë sot nga Parlamenti, në adresë të kreut të opozitës. Në listën shtesë, e cila e çon në 100 numrin e firmëtarëve, i kërkohet z. Rama që deputetët socialistë në Kuvend të votojnë tre ligjet që kërkon integrimi në BE.

Në listën e gjatë të emrave, mund të konstatosh menjëherë se firmëtarët janë punonjës të institucioneve shtetërore si TKOB apo QSUT.

Lista e sotme është e dyta pas asaj me firmat e 23 intelektualëve që u publikua dje.

“Nismëtarët e kësaj lëvizjeje sigurojnë qytetarët se kjo nismë nuk ka ngjyrime politike! Ajo është e frymëzuar vetëm nga interesi kombëtar dhe kërkojnë që me këtë interes madhor të bashkohet edhe kryetari i Partisë Socialiste, zoti Edi Rama. Nismëtarët e kësaj lëvizjeje qytetare kanë vënë në dijeni për këtë iniciativë edhe kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Personalitetet shqiptare i kërkojnë zonjës Topalli që 3 ligjet e integrimit të jenë pika e parë e rendit të ditës në Kuvendin e Shqipërisë, menjëherë sapo të nisë sesioni i ri parlamentar,” thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.

“Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallëherë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë. Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacenueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët  tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z.Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”, thuhet në peticion.

Lista shtesë

1.   Ismail Keta, kampion bote në sportin e kick dhe thaibox

2.   Kastriot Çipi, regjisor

3.   Fatmir Frashëri, ish- futbollist i Sport Klub Tirana

4.   Elma Doresi, regjisore

5.   Agustin Kola, ish- futbollist

6.   Edmond Zhulali, kompozitor

7.   Shpëtim Saraçi, kompozitor

8.   Rexhep Çeliku, koreograf

9.   Prof.DR Nestor Tereska

10.  Prof.DR Hysen Heta

11.  Prof.DR Anila Godo

12.  As.Prof. Petrika Afezolli

13.  Prof. Polikron Pulluqi

14.  Prof.As Thanas Furrera

15.  As.Prof Gerond Hysi

16.  As.Prof. Edvin prifti

17.  Prof.Dr. Gjeorgjina Kuli

18.  Pjerin Krapi, mjek

19.  Esmeralda Kushi, mjek

20.  Edlira Ndreu, mjeke

21.  Jeta Beli, mjeke

22.  Elenka Shehu, mjeke

23.  Ilir Peposhi, mjek

24.  Kujtim Qenani, mjek

25.  Genc Kastrati, valltar solist

26.  Sokol Malneu, mjek

27.  Klodian Hoxha, aktor

28.  Suela  Konjari, aktore

29.  Ismete Zëmblaku, muzikante

30.  Mira Turku, muzikante

31.  Merita Spahija, piktore

32.  Xhavit Ujkani, muzikant

33.  Ornela Bregu, psikologe

34.  Danjeta Alia

35.  Marilda Furrxhi, aktore

36.  Florinda Mazreku, aktore

37.  Denardi Xhillari, aktor

38.  Kujtim Dimo, mjeshtër

39.  Enkelejda Thertori, mjeke

40.  Merita Bardhoshi, mjeke

41.  Sulejman Balteza, dirigjent

42.  Manola Kelmendi, mjeke

43.  Jolanda Daka, mjeke

44.  Agron Meshi, mjek

45.  Fahri Kokiqi, mjek

46.  Alban Hatibi, mjek

47.  Ilir Shenduli, mjek

48.  Fadil Grashica, mjek

49.  Arjana Sina, mjeke imazheriste

50.  Olvis Petre, mjek pneumo

51.  Alma Teferici, mjeke pneumo

52.  Ibrahim Selishta, akrobat

53.  Ilirjan Mima, pneumo

54.  Anila Aliko, mjeke pneumo

55.  Ornela Nuredini, mjek pneumo

56.  Dafina Todri, mjek pneumo

57.  Rezarta Kazazi, mjek pneumo

58.  Holta Tafa, mjek pneumo

59.  Gerald Shima, akrobat

60.  Laureta Ihlami, mjek pneumo

61.  Sokol Papa, mjek

62.  Jonida Dika, mjeke

63.  Vilma Çadri, mjeke

64.  Edmond Benusi, mjek

65.  Sanije Caka, mjeke

66.  Simon Manjani

67.  Drane Sula, mjeke

68.  Rudian Blakcori, mjek

69.  Julia Kollcaku, mjeke

70.  Xhentiljan Nezaj, mjeke

71.  Tatjana Petriti, mjeke

72.  Alma Kalaja, mjeke

73.  Makbule Naipi Kastrati, mjeke

74.  Florta Konomi, mjeke

75.  Suzana Kurti, mjeke

76.  Eglantina Debra, mjeke

77.  Filloreta Xhomaqi, mjeke

 

Redaksia Online January 12, 2013 15:23
Komento

3 Komente

  1. lorin January 12, 15:49

    42 mjekë nga 77 firmetarë! interesante!

    Reply to this comment
    • EuroMaloku January 12, 17:20

      Nuk besoj se do te kete ne bote Sistem Shendetesor me te ndyre se ky qe eshte ne Shqiperi…dhe vetem per kete do te rrijme jashte Europes edhe nja tridhjet vjet..
      Sa maskarenj keta mjek qe nuk ndryshojne stilin e punes se tyre si hajdute!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*